• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Protesta e Pare si Evropian

November 16, 2013 by dgreca

Nga: Ervin Shkulaku/

Shqiptaret gjate 23 viteve te fundit  kaluan neper protesta. Disa shkonin protestonin per krahun e djathte edhe disa protestonin per krahun e majte. Ndersa politikanet duke i hedhuır benzine zjarrit per arsyet politike I çonin shqiptaret ne grackat e tyre politike.

Por ne protesten kundra armeve kimike ndodhi nje mbrekulli. Gjate ketyre 23 viteve proteste te shqiptareve me ne fund erdhi ndryshimi. Me ne fund nje shprese rilindje e vu ne dukje te protesta e rinise shqiptare. Une mund te them qe kjo proteste eshte e para ne llojin e saj.  Edhe kete here kjo proteste u mundua te perdorej per qellime politike. Duke zbritur ne shesh kryetari i partise Demokratike z. Lulezim Basha dhe deputeti i partise Demokratike Sali Berisha u perpoqen qe ta kethenin protesten kundra armeve kimike per favoret e tyre politike.

Por nuk doli ashtu siç u planifikua. Ne kete proteste u perballen me nje realitet tjeter shqiptar. Ky realitet perbehej nga rinia shqiptare qe u duk fare qarte se shoqeria shqiptare po ndryshon.

Fatkeqesisht ish kryetari i partise demokratke perseri e la ne hije kryetarin aktual dhe si ne protestat e tjera u perpoq qe me dy gishta te bente per vete te pranishmit. Por kete here ndodhi e kunderta. Kete here shqiptaret nuk rane ne kete kurth dhe dolen kundra qe kauza e tyre te perdorej. Dolen kundra dhe me rruge paqesore e larguan politiken ne mes tyre.

Besoj se nga kjo ngjarje Partia Demokratike duhet te rishikoje strategjine e saj. Perfundimisht shoqeria shqiptare po ndryshon. Perfundimisht nje element Evropian u duk te shqiptaret. Prandaj kryetari aktual duhet ti marre ne dore frenat e partise dhe te afrohet me rinine shqiptare.

Ishte pikerisht rinia shqipatare qe votoi partine ne pushtet dhe kjo rini perseri protestoi ne mbrojtje te kauzes kombetare. Prandaj politika shqipatre te pershtatet me realitetin e ri ne Shqiperi. Te jete e gatshme qe te mos dale kundra ketij realiteti por ta mbeshtese ate. Nese kjo funksionin atehere Shqiperia shume shpejt do te jete krah Bashkimit Evropian.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Ervin Shkulaku, protesta e pare, si evropian

Delvina mbushet me përmendoret e andartëve grekë që masakruan shqiptarët, reagon Arben Llala

November 15, 2013 by dgreca

Ne Foto: Arkiv: Gjate vendosjes se permendores se Thimi Lolis.Historiani Arben Llalla ka deklaruar se ka të dhënë që Thimo Lolis ka bërë masakra edhe në fshatrat shqiptarë, që gjenden në Kostur dhe Follorinë. “Ka të dhënë që Thimo Lolis më 1904 ka bërë masakra edhe në fshatrat shqiptarë që gjenden në Kostur dhe Follorinë./

Ka reaguar historiani dhe njohësi i mirë i çështjeve greko-shqiptare, Arben Llalla, për vendosjen e disa përmendoreve të andartëve grekë në territoret shqiptare, të cilët kanë luftuar dhe luftojnë për aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Përmendore të tilla ka në çdo fshat ku banon minoriteti grek dhe strukturat shtetërore shqiptare nuk kanë fare qasje në këto fshatra, bile gjuha shqipe nuk është zyrtare dhe anashkalohet. “Është e vërtetë se më 15 Gusht 2013 sheshi qendror i  fshatit Sopik në Gjirokastër u pagëzua me emrin e Mihal Zerva. Mihal Zerva ka lindur në Janinë, ai është njëri nga aktivistët e flaktë të lobit grek në SHBA që promovojnë greqizmin e jugut të Shqipërisë. Ai ka qenë disa vite kryetar i Federatës së Epiriotasve në SHBA dhe sot është kryetar i Fondacionit grek në SHBA. Është financuesi i aktiviteteve të ndryshme në aspektin propagandistik për aneksimin e jugut të Shqipërisë ose siç i thonë grekët Autonomisë së Vorio Epirit. Por nuk është vetëm sheshi i Sopikut me përmendore të grekëve që punojnë dhe luftojnë për aneksimin e Jugut të Shqipërisë”, ka deklaruar Lalla. Ai ka shtuar se në shumë fshatra shqiptare, ku jeton minoriteti grek, janë ngritur përmendore për figurat kombëtare greke, të cilët kanë masakruar popullsinë shqiptare. “Në çdo fshat që jeton minoriteti grek ka nga një përmendore apo më shumë të figurave kombëtare greke, të cilat kanë kryer masakra mbi popullsinë shqiptare. Ironike është fakti se në fshatrat e minoritetit grek gjuha shqipe nuk figuron fare në mbishkrimet e këtyre përmendoreve, duke shkelur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë Një rast të tillë kemi në Kranë të Delvinës ku klasa politike e minoritetit grek më 2010 vendosën Përmendoren e njërit nga andartët më të rrezikshëm Thimi Lolis i cili më 1914 kreu masakra në fshatrat shqiptar në jug të Shqipërisë”, tha ai.

Kush është Thimo Lolis

Historiani Arben Llalla ka deklaruar se ka të dhënë që Thimo Lolis ka bërë masakra edhe në fshatrat shqiptarë, që gjenden në Kostur dhe Follorinë. “Ka të dhënë që Thimo Lolis më 1904 ka bërë masakra edhe në fshatrat shqiptarë që gjenden në Kostur dhe Follorinë. Për këto masakra, qeveria shqiptare më 1940 i kërkoi qeverisë greke arrestimin dhe ekstradimin e tij në Tiranë. Në vitin 1941 qeveria greke e arreston Thimo Lolin dhe ia dorëzon qeverisë shqiptare, të cilët e burgosin, por pas kapitullimit të Italisë fashiste Lolis del nga burgu dhe i bashkohet trupave të Napolon Zervës të cilët kryenin masakra mbi popullsinë shqiptare në Çamëri. Pra, për këto merita minoriteti grek i ngriti përmendore në Kranë Thimo Lolit më 2010”, tha ai.

Kryetari i partisë MEGA

Një fakt tjetër interesant është se më 2012, kryetari i partisë MEGA të minoriteti grek Kristaq Kiços, deklaroi përpara përmendores së Thimo Lolit se: “Çdo komb në botë ka heronjtë e tij, dhe për këtë kemi ardhur ne sot për të përkujtuar heronjtë tanë kombëtar të cilët luftuan për të drejtat e tyre, në tokën e tyre stërgjyshore, këtu në Vorio Epir(në Shqipërinë e Jugut). Është detyra jonë për të nderuar heronjtë e djeshëm dhe për të marrë shembull për luftën e sotme. Për të ruajtur arsimin tonë, pronën tonë, identitetin tonë kombëtar. Për të ruajtur gjithçka që gjyshërit tanë na e kanë lënë për të cilat luftuan dhe sakrifikuan. Të gjithë bashkë duhet ta kuptojmë se shkojmë për të arritur kombëtar…”

Grekët bllokuan përmendoren për çamët

Deklarata e Kiços është provokative duke ditur se ai e tha më 19 Shkurt 2012 në kishën e Shën Gjergjit me rastin e shpalljes së 98 vjetorit të Autonomisë së Vorio Epirit. Më tej Llalla bëri krahasimin me kryetarin e Komunës së Xarrës në Sarandë Dhimo Kote i cili pengon qëllimisht ngritjen e përmendores në kujtim të viktimave të genocidit grek kundër popullsisë çame. Ku ndër të tjera Llalla tha: Mesa kam informacion përfaqësues të shtetit grek dhe kishës së tyre i kanë kërkuar kryetarit të komunës së Xarës Dhimi Kotes që të pengojë me sa mundet ndërtimin e Monumentit në Kllogjer në kujtim të popullsisë çame të cilët vdiqën gjatë rrugës për në Shqipëri në vitin 1945. Në të njëjtën kohë Dhimi Kote në komunën që drejton ka lejuar ngritjen e përmendoreve shkruara vetëm në gjuhën greke në Mursio etj.

Nipi i Napolon Zervës

Një shesh i një fshati shqiptar ka marrë emrin e nipit të Napolon Zervës, arkitektit, ideatorit dhe orkestruesit të masakrës së kryer mbi popullsinë shqiptare në Çamëri, gjatë viteve 1944-1945. Ndërsa Greqia ende nuk ka kërkuar falje për genocidin dhe masakrimin e mijëra burrave dhe grave shqiptare, nipi i famëkeqit Napolon Zerva, nderohet, duke i vendosur emrin e tij fshatit Sopik në Gjirokastër. Pas aktiviteteve të fshehta për aneksimin e Jugut të Shqipërisë, ky është provokimi i radhës që u bëhet shqiptarëve. Gjithçka ka ndodhur gjatë qeverisjes së Sali Berishës, ku Greqisë iu falën edhe territore ujore, pavarësisht se këto pazare u hodhën poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Më konkretisht, në datën 15 Gusht 2013 sheshi i fshatit Sopik në Gjirokastër u quajt me emrin Mihal Zerva. Ky emërtim i një sheshi që ndodhet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë është një provokim i hapur, pasi Mihal Zerva është njeri nga ekstremistët grek në SHBA që promovon aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Adriatik Doçi

Friday, November 15, 2013 – 08:43

 

Filed Under: Opinion Tagged With: arben llalla, ne Delvine, permendore te andarteve greke, Reagon historiani

Shoqëria Civile – Opozita e Vërtetë në Shqipëri

November 15, 2013 by dgreca

Uroj që lajmi që po qarkullon se armët kimike të Sirisë tani mund të dërgohen në Kosovë nuk është i vërtetë. Po qe se kjo gjë konfirmohet, jam i bindur se populli i Kosovës do të dij t’ia shkulë veshin z. Thaçi/

Opinion nga Dr Gëzim Alpion/Birmingham, Angli/

Protestat popullore kundër shkatërrimit e armëve kimike nga Siria po dëshmojnë forcën e shpërfillur të demos-it si dhe afirmimin e shoqërisë civile si opozita e vërtetë në Shqipëri.

Zemërimi popullor është një favor që po i bëhet z. Rama në fillim të mandatit të tij, si dhe një paralajmërim për këdo që lakmon drejtimin e vendit në të ardhmen, se pazarllëqet në kurriz të interesave të vendit nuk do të tolerohen më.

Përsa i përket Partisë Demokratike, fatkeqësisht, kjo forcë politike akoma nuk po e kupton se, më shumë se zgjedhjet, ajo ka humbur kredibilitetin për aq kohë sa do të dirigjohet nga z Berisha i cili nuk pati kurajon që të largohet përgjithmonë nga politika pas mësimit që i dha elektorati më 23 qershor.

z. Basha ngelet nje figurë e mjergullt në politikën shqiptare për disa arsyje por veçanërisht për aq kohë sa nuk është sqaruar roli i tij në ngjarjet e 21 janarit 2011. Për një ish-kryeministër dhe ish-ministër të punëve të brendshme, gjatë mandatit të të cilëve dikush dha urdhër të qëllohej ndaj demonstruesve, vendimi për tu futur mes protestuesve më 14 nëntor 2013, më tepër se budallallëk, është një maskarallëk dhe akt sadist.

Shqiperisë i duhet sa më shpejt një opozitë e shëndoshë. Jam i sigurtë së një pjesë e mirë e brezit të ri të anëtarëve të Partise Demokratike e kuptojnë se sa e rëndësishme është që të dëshmojnë me vepra se partia e tyre e meriton të quhet ‘demokratike’ për të mirën e popullit tonë që aspiron për më shumë se dy dekada për një shtet demokratik funksional në të cilin askush, përfshirë politikanët, nuk është mbi ligjin.

Fëmijëve, dhëndurëve, nipërve dhe mbesave të pronarëve të partive politike, të cilët me sa duket e konsiderojnë atdheun si çiflikun e tyre, do t’ju këshilloja të qëndrojnë jashtë politikës pasi edhe një ‘mbret’ që patëm ja mbathi kur Shqipëria ishte në pikë të hallit.

Uroj që lajmi që po qarkullon se armët kimike të Sirisë tani mund të dërgohen në Kosovë nuk është i vërtetë. Po qe se kjo gjë konfirmohet, jam i bindur se populli i Kosovës do të dij t’ia shkulë veshin z. Thaçi sa nuk është vonë po qe se ai akoma nuk ka mësuar se gjuha shqipe ka edhe fjalën JO, të cilën politikanët shqiptarë, kur është në të mirën e atdheut, duhet ta pëdorin me shpesh me miqtë, kushdo qofshin ata.

Birmingham, 15 Nëntor 2013

 

 

 

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: ne Shqiperi, opozita e vertete, shoqeria Civile

A ishte ky rasti i vetëm… në Kuvend!?

November 14, 2013 by dgreca

Nga Gani Qarri /

Ka kohë që përpjekja e një përfaqësueseje të “popullit” për mashtrim në Kuvend, është vënë në qendër të vëmendjes dhe diskutimit shoqëror.

Nga rastet e panumërta të njohura dhe të panjohura për opinionin për të cilat, thuaja se përditë flitet dhe shkruhet në media, shqiptari nuk di më se në ç’vend në mes të heroizmit dhe tradhtisë qëndrojnë aktet e tilla.

Shprehja e njohur se qëllimi justifikon mjetin, për akte si këto, vërtet është absurd në vete nëse edhe një deputete bie në pozita të tilla sa ta mashtrojë institucionin kryesor të vendit, për të vjedhë shtetin dhe dëmtuar buxhetin e vogël të tij.

Shembull më të keq nuk mund të jap një përfaqësuese e popullit, në asnjë mënyrë! Kurse, pamjet si këto janë një proces i dhimbshëm për të gjithë varfanjakët e shumtë të Kosovës të cilët bukur gjatë presin që në vend të hajnisë dhe mashtrimit, deputetët e këtij vendi më në fund të paraqiten me një ofertë më të ndershme për ta dhe fëmijët e tyre.

Korrupsioni, kjo sëmundje infektive, ka kohë që është bërë modë në Kosovë, kurse deputetët e saj thellojnë edhe më tepër klimën e frikës dhe mosbesimit tek të gjithë ata të cilët të paktën një herë në vit mendojnë se në duar të kujt kanë mbetur ligjet dhe institucionet e vendit.

Mjerisht, me gjeste si këto, ata nuk vjedhin vetëm mëditjet e pafituara, por edhe të ardhmen e shqiptarëve, duke shuar edhe atë pak fije shprese në sytë e tyre, të cilët të rënë në siklet, për vite të tëra, përfaqësuesit e tillë i shohin si mishërimi më i madh i së keqes në vend…

Kleptomania dhe mashtrimi në Parlament nuk janë akte revolucionare e as heroizma patriotikë, në të cilat përkundër të gjithave, ata përditë e më tepër, më kot përbetohen.

Sjellja si kjo, qoftë edhe vetëm e një personi, tradhton rëndë “përfaqësimin” zyrtar si deputete të cilin shihet qartë se pa të drejtë e mban. Ky akt nuk i përshtatet aspak institucionit ku keni zgjedhur të vidhni, kurse akti juaj është i dënueshëm dhe ofendim i rëndë për popullin dhe Kuvendin e Kosovës.

Para sa kohësh tregoi se di të ftojë me dëshirë kolegët serbë në Parlament, për të goditur deputetët e Vetëvendosjes duke hequr edhe këpucën për gjuajtje drejt tyre, kurse me provën për mashtrim dëshmoi se deputetët tanë janë të gatshme t’i mbushin grushtet dhe xhepat, sa herë u jepet mundësia për ta vjedhur këtë vend. A do koment një gjest i tillë i pamoralshëm?!

Ndaj, përpjekjet si kjo është e pamundur të kalohen pa ndëshkim nga ana e Kuvendit dhe moralisht është e palejueshme që të “zgjedhura” të tilla edhe në të ardhmen të mbeten deputete të këtij Parlamenti.

Për aq më keq, para këtyre provave, zëdhënësi i popullit nuk mund të flas më për ligj dhe ndershmëri. Ai ka rënë keq nga provimi dhe duhet të shkojë e tu lirojë rrugën të tjerëve, atyre burrave dhe grave të cilët prioritet kanë interesat e vendit dhe jo mirëqenien e tyre personale, mashtrimin dhe hajnin edhe në vendin i cili do duhej të konsiderohej tempull i shenjt për bërjen dhe respektimin e ligjit.

Shembuj si ky i kanë hequr këtij populli të pafat, tërë entuziazmin dhe patriotizmin, të cilit i vije sëmundja, varfëria dhe vdekja nga sy të tillë që shohin vetëm për vete, deputetë që shfrytëzojnë pozitën për mbushjen e pangopësisë së tyre duke vjedhë e mashtruar.

Siç është e njohur për të gjithë, për vite të tëra, qëllimi i bashkëkombësve, kudo, ishte çlirimi i Kosovës nga pushtimi serb dhe krijimi i shtetit të tyre të lirë.

Por, të zhgënjyer nga gjendja e rëndë, korrupsioni dhe varfëria e skajshme,shkaktuar nga akte si këto e tjera edhe më të këqija, shqiptarët vërtetë nuk mund t’i bësh më fajtorë për asgje,madje as pse ata edhe sot e kësaj dite kërkojnë shpëtim nën çadra e ura të Evropës,duke marrë rrugë të vështira për të ikur sa më larg Atdheut të traumatizuar,dhe arratisur në një botë krejt tjetër, paksa më humane dhe njerëzore, atje ku  përfundimisht “të zgjedhur ” të tillë nuk kanë pushtet.

Gani Qarri    Cyrih, nëntor 2013

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Deputetja, Gani Qarri, Kuvendi i kosoves, mashtrim

Kush po qëndron prapa asgjesimit të armëve kimike të Sirisë në Shqipëri?

November 13, 2013 by dgreca

A ka “dorë” Moska ? dhe pse asnjëherë deri tani s’u zbardh tema e bisedimeve të shtatorit në Nju Jork, mes kryeministrit Rama dhe ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov!/

Nga BEQIR SINA, New York/

 BENSONHURST BROOKLYN NY : Në rastin e arsenalit sirian, megjithatë, se sasia është madhe e stoqeve kimike për të asgjësuar dhe kushtet e sigurisë në Shqipëri, nga të gjithë përbëjnë një sfidë edhe më të madhe, sa qe mendohet. Por, kjo nuk po e pengon fare qeverinë klienteliste dhe servile të Edi Ramës, të pranojë edhe “koston” tjetër, që do ti kushtojë rëndë vendit tonë me një “Recetë për një katastrofë” .

Rama i vendosur “me shpatulla pas murit” si i themi ne shqiptarët, mes marrëveshjes së shtatorit në mes Moskës dhe Uashtingonit, ka pranuar “në mësheftësi ” që t’i marrë ai për ti asgjesuar këto armë në tokën shqiptare. Ashtu si dikur kur Tirana i hapte( ose i shqyente) dyert ndaj servilizimit dhe “dashurisë” ndaj Moskës dhe Kinës, për “miqësin vëllazërore” për të marrë armët kimike(helmuese) dhe si deklarojnë sot ish specialistët e kohës së monizimit, :”mbasi ato nuk u përdorën kurrë, përveçse si po thonë ish ekspertët e ushtrisë së kuqe, ” U provuan në terren me eleminimin e kafëshve, deleve, lopëve, kuajve dhe gomarëve”.

Mbas kësaj marrveshje dyshimet janë pse Moska ka pranuar Shqipërinë, në mesin e pesh shteteve, çfarë kushtesh ofron Shqipëria, për Moskën. Dhe se :”A po përmbush kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama një kërkesë të Rusisë, me pranimin e armëve kimike në Shqipëri? A dyshon Uashingtoni në se kush qendron pas kësaj …..? Pse Beogradi, Shkupi dhe Athina heshtin …..për shkatërimin e këtyre armëve në Shqipëri? si fqinjë dhe çfarë garancie kan marr ata, nga vizita e fundit të Venezelios në Tiranë…..?

Përderisa, asnjëherë deri tani s’u zbardh tema e bisedimeve të shtatorit në Nju Jork, mes kryeministrit Rama dhe ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov, dyshimet shtohet edhe mës hsumë. Pas këtij takimi, Rusia zyrtarizoi kërkesën e saj që armët kimike të zhvendosen në Shqipëri, bile publikoi edhe shifrën e turpshme të 2 milionë dollarëve, si ndihmë për procesin i cili do të kushtoi OKB 15 milion Euro.

Këto janë një serë pyetjesh që lindin pasi qeveria shqiptare hesht, bile tani në mënyrë të turpshme kur Rama dje e justifikojë atë me ” mos ndërhyrjen me trupa në Siri nga SHBA ” sikur Shqipëria të kishte përgjegjësinë e Ushingtonit për Sirinë .

Mirëpo, pavarësisht deklaratave nga Tirana, dhe dekelratës së Edi Ramës, se ende nuk është marrë një vendim për të pranuar që armët kimike të Sirisë të shkatërrohen në Shqipëri, në mediat ndërkombëtare flitet krejt e kundërta.

Televizioni “Al Jazera  në emisioni ” The Stream” i kushtoi sot një hapësirë të veçantë shkatërrimit të arsenalit kimit të Sirisë.  Drejtori i programit, të Green Cros Internacional, Pol Walker i ftuar në emision ka theksuar se vendimi për ti asgjesuar armët kimike siriane në Shqipëri, është marrë dhe ai do të bëhet i ditur të premten.

I pyetur se përse është përzgjedhur Shqipëria si vend për të shkatërruar këto armë kimike, Walker thotë :

“Këtë pyetje bëra edhe unë para pak javësh. Kush e kishte menduar Shqipërinë? Ky vend ka pasur një proces të mëparshëm të shkatërrimit të armëve kimike. Në 2007 ata kanë shkatërruar për 6 muaj, 16 ton mbetje kimike, gaz mustard  që i ishte dhënë nga Kina. Shkatërrimi i lëndëve kimike do të ndodhë në 2-3 muajt e ardhshëm”, ka theksuar Walker duke shtuar se gjëja më e rëndësishme është që kudo që të bëhet ky proces të jetë i sigurtë.

Sipas drejtorit të Green Cros Internacional, Paul Walker, Shqipëria gjithashtu është treguar e gatshme dhe ka sjellë përgjigje pozitive kur SHBA dhe Rusia pyetën se kush është gati të mirëpresë këto kimikate për asgjësim.

“Ata ngritën një bazë të vogël, një godinë e vogël industriale dhe besoj se procesi do të fillojë në Shqipëri në 2-3 muajt e ardhshëm” ka theksuar ai.

Por ajo që Mustafa Kibarog , Professor në universitetin Okan Tuzla i frikësohet është se nxjerrja e arsenalit kimik nga Siria në një kohë që luftimet nuk kanë  të ndalur si dhe aftësinë e Shqipërisë për të përballuar këtë kapacitet, rreth 1000 tonë lëndë kmike, gaz sarin dhe mustard.

Megjithëse, për momentin, qeveria shqiptare taktikisht po shfaqet shumë e kujdesshme në deklarimin e saj dhe po e fsheh të vërtetën e “prapaskenës”, ndjeshëmëria e popullit po vjen duke u rritur. Edi Rama i pa “eksperiencë” për të manaxhuar situata të tilla, veçse tre muaj që kur erdhi në krye të shtetit si Kryeministër, po përballet me një ekuacion kompleks, dhe ndoshta që as e kishte mendur si i dilte kaq prapështë,”revoltën popullore – kundra asgjësimit të këtyre armëve në Shqipëri”.

I zgjedhur Kryeministër më 15 shtator, pasi partia e tij fitoi zgjedhjet parlamentare të qershorit, socialisti Edi Rama , çështjen e armëve të Sirisë e justifikon me ” NATO-n dhe SHBA, pra që Shqipëria të ruajë orientimin atlantik dhe pro-europian të vendit”, por se sa vlen kjo me këtë rast, askush nuk mund t’a besojë dhe t’a kuptojë .

Shumë analistë pro qeverisë Edi Rama, dhe ish shërbëtorë të regjimit komunist, specialistë dhe gazetar e ish ushtarak – ngritjen e shqiptarëve kudra asgjesmit të këtyre armëve në Shqipëri, e lidhin “me pro amerikanizmin e shqiptarëve, me mikun tonë të përjetëshëm SHBA,”. A thua se ne jetojmë në një botë tjetër, dhe ne që jemi kundra asgjesimit të armëve jemi kundra Amerikës”. Njësojë si në kohën e propogandës komuniste, kur dënoheshin shqiptarët me burg politik, agjitacion e propogandë “neni 55” për Begoradin , Moskën dhe Kinën.

 

 

Por këta qyqar, dhe servil e hipokritë, në gjak, që u shkoi gjithë jeta të këtillë kështu kan folur për Beogradin, deri në 1949, Moskën deri në 1960, dhe Kinën deri në1979, dhe tani flasin për SHBA…!? pra “je me SHBA apo jo!” thotë Rama

Harrojnë dhe bëjnë sikur nuk e dinë se edhe në Washington D.C, New York City, dhe Los Angelo’s me mijëra protestues, ishin kundër luftës në Siri, dhe i thanë Jo Amerikës!. Ata kan shprehur kundërshtimin ndaj çdo veprimi ushtarak nga ana e Shteteve të Bashkuara në Siri. Protestuesit dolën menjëherë pas fjalimit të presidentit Barack Obama, mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, ku ai i bëri thirrje Kongresit të miratojë ndëshkimin ushtarak të regjimit të Asadit për shkak të vrasjes me gaz sarin të qindra fëmijëve dhe grave në Siri.

Pra, a mos vallë edhe këta amerikanët janë “kundra SHBA” kur përmendën një sërë arsyesh për të mos ndërhyrë në Siri?…….

Çdo shqiptarë atij që i dhembset me të vërtet Shqipëria , e di fort mirë se si një prej shteteve më të varfra në Europë, Shqipëria ka nevojë për mbështetje perëndimore, dhe SHBA, si një mik të madh, por “Jo me servilizëm – dhe në këtë mënyrë” si vepron partia Socialiste dhe Edi Rama. Janë gjëra të tjera dhe arsye që janë për t’u gjykuar dhe të shpjegojnë mungesën e përgjigjes ndaj kërkesës amerikane, në qoftëse kjo është e vërtet perderisa edhe vetë Ambasadori i SHBA, në Tiranë Alexandër Arvizu, ende nuk është deklaruar hapur por po përdor gjuhën diplomatike.

Në fakt, duhet theksuar se dy ditë pas marrjes zyrtarisht të detyrës, Edi Rama vendosi të ndalojë importin e mbetjeve toksike, të rrezikshme ose jo, sipas tij dhe Socialistëve, duke mbajtur në këtë mënyrë një premtim elektoral për një çështje shumë të ndjeshme në Shqipëri, atë të mbetjeve kimike. Ambasadori Arvizu, qe ai që e “nxiti” një lëvizje, të udhëhequr nga opozita e athershme me Edi Ramën, kryeopozitar  kundra qeverisë së qendrës së djathtë e Sali Berishës, e cila kishte autorizuar importin e 55 produkteve toksike, duke shkaktuar zemërimin e organizatave për mbrojtjen e mjedisit me sollaganin “Recetë për një katastrofë”, kjo dihet dhe nuk fshihet.

Pra a nuk është e gabuar për të thënë PO sot, pas ndalimit të bërë nga qeveria Rama që “vendosi të ndalojë importin e mbetjeve toksike, të rrezikshme ose JO,”. Mbasi kjo që bënë Rama sot, do të krijonte një çoroditje në mesin e vet shqiptarërve. Tani mbasi kemi qeverinë Rama me “dy fytyra”.

Në Shqipëri, qeveria “Rama” dhe komunistët ose ish bijtë e tyre tashmë në qeveri kan një tendencë të “pështirë” që të jenë sa më shumë servile përballë aleatëve perëndimorë, dhe sidomos amerikanëve dhe europianëve. Ata kërkojnë “legjitimitetin” e tyre jashtë kufijve, në dëmë të Shqipërisë dhe sigurisë kombëtare. Kur vjen në pyetje se ” kush merr në konsideratë në këtë rast interesat e shqiptarëve?” Duke parë kapacitetet e dobëta administrative të shtetit tonë dhe rrezikun e lartë të arsenalit sirian, kjo do të ishte një “Recetë për Katastrofë” . Në një kohë që edhe vetë kryeparlamentari Meta pjesë dërmuese e kësaj qeverie e pranoi se “Shqipëria, duhet të mbaj aq sa ka mundësi të mbajë përgjegjësi”

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike , e cila fitoi Çmimin Nobel për Paqe muajin e kaluar , tha se është caktuar nën mbikqyrjen e shkatërrimit të stoqeve të Sirisë, sidomos atyre armëve me efktet nervore, sipas një marrëveshjeje amerikano – ruse arritur në muajin shtator.

Organizmi ndërkombëtar i ngarkuar me eleminimin e armëve kimike të Sirisë ka ngritur shumën e parave të mjaftueshme për të financuar deri tani misionin e saj për shkatërimin e armëve kimike të Sirisë. Ka shumë gjasa që në fund të këtij muaji, të mblidhen më shumë para që do të duhet të gjenden së shpejti të paguajnë për shkatërrimin e rezervave të gazit helmues, të cilat do të nisin gjatë vitit të ardhshëm, shkruajnë autoritativet amerikane duke iu referuar burimeve zyrtare nga Uashingtoni dhe kryqendrat e botës. .
Televizionet dhe gazetat më të mëdha amerikane njoftuan se shuma e ngritur deri tani për shkatërrimin të stoqeve të Sirisë, sidomos atyre armëve me efktet nervore rreth 10 milionë euro (  13.500.000 dollar ) për detyrën.
“Është vlerësim i Sekretariatit se saj ekzistuese burimeve të personelit janë të mjaftueshme për operacione të kryera në tetor dhe nëntor 2013, ” tha një dokument 25 tetor ONAK shihet nga Reuters . Në atë kohë, llogaria e saj të mbajtur vetëm 4 milionë euro.
Presidenti sirian Bashar al- Assad thotë se kostoja totale mund të jetë 1 miliard dollarë, edhe pse ekspertët thonë se ka të ngjarë të jetë më e ulët , drejtimin në dhjetëra ose qindra miliona dollarë, në varësi se ku dhe si janë shkatërruar armët kimike .
Shtetet e Bashkuara ka qenëkontribuesi më i madh deri më tani në fondin ONAK për misionin Siri , me Britaninë , Kanada , Gjermania , Holanda dhe Zvicra kontribuon gjithashtu .
Uashingtoni ka kontribuar  6 dollar milionë pajisjeve , trajnimit dhe të holla , ndarë ndërmjet fondeve me ONAK dhe Kombet e Bashkuara ,dokumenti ONAK tha .
Sipas propozimit të përbashkët ruso- amerikan , Siria ra dakord në shtator për të shkatërruar tërë programin e saj të armëve kimike nga mesi i 2014. Veprim shmangu sulmet raketore kërcënuar nga Uashingtoni pas një sulmi me gaz 21 gusht sarin në periferi të Damaskut që vranë qindra njerëz .

Rritja e kostove

Deri në shtator , Siria ishte një nga një pjesë të vogël të vendeve që nuk kanë qenë palë në një traktat global të nxjerrjes jashtë ligjit magazinimin e armëve kimike.
Konventa e Armëve Kimike krijon problemin unik të sigurtë për shkatërrimin e rezervave të mëdha të helmeve në mes të një lufte civile që ka vrarë 100.000 njerëz dhe i shtyrë deri në një të tretën e Sirëianve lënjen e shtëpitë e tyre .
Kostot e personelit do të mbulohet kryesisht nga buxheti i rregullt ONAK -së , me më pak se një të ardhur vjetore 100 milionë dollar, por organizata me bazë në Hagë thotë se do të kenë nevojë për burime të konsiderueshme shtesë.
Deri në fund të javës së ardhshme ,OPCW dhe Siria duhet të bien dakord për një plan të detajuar të shkatërrimit , duke shpjeguar në detaje se si dhe ku për të shkatërruar helmet , duke përfshirë gazin Sarin sinapit, dhe ndoshta VX .
ONAK tha javën e kaluar se ekipet e saj kishn inspektuar 21 nga 23 faqet e armëve kimike në të gjithë vendin , duke u takuar në një kyç afat deri në 15 nëntor . Dy faqet e tjera ishin shumë të rrezikshme për të arritur për inspektim , por pajisjet kritike tashmë ishin lëvizur në vende të tjera që ekspertët kishin vizituar .
Siria shpalli tek ONAK se prodhimit 30 faqeve , e kishn bërë me mbushjen dhe objektet ishin  magazinuar , në tetë njësitë mobile me mbushje dhe tre armë kimike të lidhura me objektet .
Magazinimi përmbante afërsisht 1,000 tonë metrikë e armëve kimike , kryesisht në formën e prekursorëve të para, 290 tonë metrikë e municioneve ngarkuar dhe municioneve të 1230 të paplotësuara , dokumentet i vertetoi edhe ONAK .
Katër vende të tjera kanë premtuar për të kontribuar një shtesë prej 2.700.000 Euro për fondin OPCW ,thoshte dokumenti .Gjermania , Italia dhe Hollanda kan marrë transportin ajror të fluturojë anëtarët e ekipit ONAK në Siri , ndërsa vendet e tjera evropiane dhe Shtetet e Bashkuara me kusht automjete të blinduara që janë dërguar nga Kanadaja , thoshte dokumenti .

Anijeve për në Shqipëri?

Mbretëria e Bashkuar ka premtuar për të dhënë 3.000.000 dollar , ndërsa Rusia 2.000.000 dollar, Franca dhe Kina thanë se do të dhurojë ekspertët dhe stafin teknik, të cilët kanë nevojë për të dëshmuar tërë procesin , kohën – dhe çfarë do të konsumojnë shkatërrimet .
Një kosto e madhe ende që do të vijë do të jenë ato me anijet të transportit të kimikateve të para jashtë e Sirisë për shkatërrim të sigurt larg nga zona e luftës. Diskutimet janë në vazhdim me vendet gatshëm të presë objektet për djegien ose kimikisht të neutralizuar helmet , përfshirë Shqipërinë , Belgjikën dhe një vend të papërcaktuar skandinave,  thanë burimet .
Kompanitë në Shtetet e Bashkuara , Gjermania dhe Franca janë duke konkurruar për kontratën për të siguruar objektet shkatërrim, thanë burimet .
Që pas Konventës 1997 të Armëve Kimike,OPCW ka mbikëqyrur shkatërrimin e më shumë se 50.000 ton municione toksike, ose më shumë se 80 përqind e arsenalit deklaruar në botë .
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, poseduesit më të mëdhenj të armëve kimike , janë vite pas afatit në shkatërrimin e arsenaleve të tyre .

Filed Under: Opinion Tagged With: armet kimike, Beqir Sina, Rusia prapa skene, shqiperi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 782
  • 783
  • 784
  • 785
  • 786
  • …
  • 864
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!
  • 5th Annual Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Fair
  • E premtja e Gjuhës Shqipe — Një mision përtej oqeanit
  • MËKATET E ZONJËS EMA
  • GAZETA “DIELLI” SYRI I DRITËS SË SHTYPIT SHQIPTAR NE AMERIKË
  • Banda “Vatra” në kontekstin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe ndërtimit të identitetit kombëtar shqiptar
  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT