• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PD përshëndet vendimin për SHQUP-in

August 16, 2013 by dgreca

Vorpsi: Kryeministri Socialist, Edi Rama, kërkon të eleminojë opozitën/

Partia Demokratike ka përshëndetur vendimin për kalimin e Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë në seli të kësaj force politike.

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi e cilësoi vendimin si akt moral, demokratik e ligjor.

“PD pëshëndet vendimin për të dhënë godinën publike. Këto vendime janë marrë që prej ‘90 edhe për parti të tjera përfshi dhe PS-në. Kjo godinë ka humbur funksionet dhe do t’i kthehet serioziteti. Do të modernizohet dhe funksionojë si institucion publik në shërbim të opozitës shqiptar”  tha Laura Vorpsi.

Ajo ka akuzuar kryeministrin e ardhshëm Edi Rama se kërkon të minojë veprimtarinë e opozitës së re.

“Po del në pah lufta e paskrupllt e maxhorancës së re për të eleminuar aktivitetin e opozitës. Kërcënimet publike nga figura të larta politike janë reflekse të regjimeve totalitare.Kreu i socialistëve me gjuhën e ashpër që përdori  dëshmoi se do eleminimin e opozitës. Reflekset e njeriut-shtet flasin për rrezikun e rënies së shtetit në duart e një sundimtari” shtoi ajo.

Filed Under: Opinion Tagged With: Edi Rama, PD pershendet, vendimin per SHQUP-in

Nacionalizmi dhe shqiptarët!

August 13, 2013 by dgreca

Shkruan: Faik KRASNIQI/

Çfarë dallimi ka mes kombit (nacionit) dhe nacionalizmit?Kombi apo “nacioni” nuk ka të bëjë me ato bashkësi vlerash. Kombi është diçka e lindur, diçka që ta ka dhënë Zoti apo natyra siç ju pëlqen ta quajnë ateistët. Kombi është gjenetika e një populli, është ajo çfarë kanë të përbashkët një popull, raca e para, gjuha, traditat, zakonet, arkitektura, veshja etj. Dhe ne shqiptarët jemi populli, kombi (nacioni) më i vjetër në Ballkan dhe një nga më të vjetrit në Evropë. Sipas historianit francez Edvin Jacques, grekët apo helenët janë dyndur në Ballkan të paktën 800 vjet pas shqiptarëve, pa përmendur sllavët që erdhën këtu në shekullin e VII-të .

I madhi Faik Konica e ka quajtur gjuhën shqipe një nga dhjetë gjuhët kryesore të botës. Ata që marrin veshë nga gjuhët e huaja e dinë fare mirë që me shqipen shprehen të gjithë tingujt zanorë gjë që nuk mund të bëhet bile as me gjuhën angleze apo spanjolle.

Veshja, fustanella shqiptare e jugut është një veshje që ka habitur kulturën botërore me origjinalitetin dhe bukurinë e saj. Grekët e kanë kopjuar, por e kanë bërë kopje të keqe.

Të jesh nacionalist do të thotë të duash vendin tënd, tokën tënde, origjinën tënde vlerat që mbart populli yt, kombi yt. Sepse do thosha unë shkatërrues të vlerave shqiptare sot dhe mbartës të antivlerave janë pikërisht ata që kanë origjinë dhe identitet të dyshimtë.

Duhet të notohet në ujëra më të thella për të zbuluar se ç’është nacionalizmi dhe ai shqiptar në veçanti. Dikush pasi të ketë lexuar përkufizimin tek enciklopedia pandehë se e njehë me rrënjë kuptimin apo atë që përmbledh nacionalizmi. Ai përkufizim është një presim i fuqishëm i gjithësisë së elementeve që përbëjnë nacionalizmin.

Një llafollog nacionalist shqiptar po të flasë me një nacionalist italian, francez etj., pas 2-3 fjalive fshihet me bisht ndër shalë. Nacionalizmi ka nevojë të pandalshme të ushqehet me vepra nga pjesëtarët e tij dhe jo me fjalë.

(Autori është publicist dhe redaktor në gazetën e përditshme ”Lajm”)

Filed Under: Opinion Tagged With: Fadil Krasniqi, Nacionalizmi dhe shqiptaret

Tagri i Normimit të Giuhës Shqipe

August 9, 2013 by dgreca

Shkruan: Nik Klementi/

Para disa ditësh Rami Memushaj, një nga dekanët e giuhës shqipe, iu turr Gjergj Metës, një prifti katolik, me një artikulll mjaft briguas sepse Meta paska lypë integrimin e gegnishtes në Normën ‘72.  Giuha e përdorun në kët artikull afirmon se Memushaj i përket atij grupimi shqiptarësh të cilët nuk mund t’i zgidhin problemet pa revolucione, demonstrata, e ngatërresa.  Por sjellja e tij nuk na habitë sepse, sipas moralit marksist në të cilin beson dekani ynë, rishikimi i teksteve zyrtare asht i ndaluam.  Historia na mëson se pikpamje të këtilla janë të rrezikëshme.  Ato kanë gremisë shoqni ma të mëdhaja se jona në kohë të errëta që kanë zgiatë me shekuj.  Ja disa prej tyne,
·         Inkuizicioni Spanjoll
·         Marksizmi
·         Fundamentalizmi Arabo-Turk
·         Norma ’72 e Giuhës shqipe
Gjergj Meta kërkon integrimin e gegnishtes me Normën ’72 sepse atij i nevojiten veçsitë e gegnishtes për të përkthye tekste të cilat janë bazua në giuhët me paskajore.  Ai, gjithashtu, kërkon që giuha shqipe të përfshihet në një proces të randomtë risimi e rigjallënimi si të tãna giuhët e normuame të botës.  Prandej Meta ka tagër me folë për Normën ‘72.
Sikur Memushaj të besonte se Normës ’72 i duhet shtua ose mungua diçka, atëherë, edhe ai do të kishte tagër.  Por dekani ynë nuk kërkon asnjë ndryshim të Normës ’72; as zbritje as shtesë.  Ai kërkon vetëm që të tjerëve t’u mohohet e drejta për t’a rishikua kët normë.  Në fakt, ai kërkon që të tjerëve t’u mohohet deri edhe e drejta për t’a analizua giuhën standarde.  Vetëm persiatja e thjeshtë e koncepteve udhzuase të kësaj norme e bajnë dekanin tonë me i thekë ligjëratat e tij me giuhë të palatuame.
Askush nuk ka tagër me vendosë se cilat të drejta u duhen pranua ose mohua të tjerëve.  Kuvendi asht i hapun për gjithkand e për gjithçka!  Kësaj i thonë mënyrë të logjikuami prendimor tash 6000 vjet.  Këtij i thonë ‘Kanoni i Shqiptarëve’ tash së paku 1000 vjet—nga Labëria e Memushajt në Rugovë.  Mohimi i të drejtës me diskutua një çeshtje nuk i përshtatet natyrës së civilizimit evropjan.
Askush nuk mund të ketë tagër me ua ndalua tagrin të tjerëve
Problemet e Memushajt nuk janë vetëm giuhsore.  Ai ka edhe probleme mirsjellje, kulture, e fisnikrie.  Ai i referohet Gjergj Metës vetëm si ‘dom’.  Për ata që kanë provua të jetojnë nën kallashin e marksistave shqiptarë, përdorimi i fjalës ‘dom’ në vend të fjalës ‘prift’ asht përdorim cinik dhe ofenduas.  Mâtej, fjala ‘dom’ ka rregullat e veta të përdorimit.  Ajo shkruhet gjithmonë me germë të madhe, dhe pasohet nga emëri i priftit, p.sh., ‘Dom Gjergji’.  Dekani ynë, i cili pretendon t’i njohi rregullat gramatikore të giuhës shqipe, luan bukur pathuktas me drejtëshkrimin e emërit ‘dom’.  Ai e shkruan atë gjithmonë me germë të vogël, e përdorë të izoluam, dhe e lakon në të gjitha rasat.  Vene re,
Ku e sheh komunizmin domi…
Unë do ta cilësoja domin si një nga servilët…
Domit duket se i dhemb për mazhorancën…
Domi ynë u vë si detyrë studjuasve…
Po i përgjigjem domit…
Po i them domit…
E kanë informuar gabim domin…
Në artikullin e tij, dekani ynë e perdorë fjalën ‘dom’ 21 herë, ndërsa fjalën ‘Gjergj’ vetëm një herë.  Përmashum, dekani ynë e quan Kristianimin ‘… një ideologji e zezë’.
Siç shihet ky dekan nuk ka tagër me folë për shum gjana.  Në bazë të ligjeve të logjikës prendimore, normave të mirësjelljes, dhe kanonit shqiptar, ai nuk ka tagër me hy në kuvende burrash, as grashë, parase ai të mësojë me frenua turrin e emocioneve cullane—një gja që mëci ynë mund t’a mësojë nga Meta.
Problemi i Vertetë i Ramit dhe mikut të tij, Jorgos
Rami ka pasë andërra të mëdha.  Ai dëshironte me udhhjekë Institutin e Giuhësis.  Por, fatkeqësisht për të, ai nuk ishte kompetent për një punë të këtillë.  Të njëitin problem ka edhe miku i tij Jorgo Bulo.  Bulua ishte drejtor i Institutit të Giuhsisë por u pensjonua parakohe, çka Jorgos nuk duhej t’i vinte e papritun, sepse ai nuk figuron si giuhtar i mirfilltë as giatë diktaturës komuniste as giatë diktaturës demokratike.
Rami dhe Jorgua nuk janë partizanë të flaktë të Normës ’72.  Ata janë dy partizanë Méke të zemruam ngase ata nuk morën gradat që ata andërronin.  Norma ’72 nuk u intereson atyne.  Ata gjakojnë për një përshpagim personal kundër Ardian Marashit, Drejtorit të Qendrës së Studimeve Albanologjike (QSA), i cili për herë të parë në histori po i drejton giuhën dhe giuhsinë shqipe kah përspektivat shkencore, dhe tutje përspektivave krahiniste, politike, fetariste, e ultranacionaliste.  Por këto pikpamje nuk janë kongruente as me interesat as me moralin-fiks marksist të Ramos e Jorgos.
Në replikën ndaj Metës, dekani ynë e ruan shfrymjen e tij ma të randë shì për Ardian Marashin, megjithëse, ashtu si Metës, ai refuzon t’ia përmendë emërin edhe atij .   Ja si e përshkruan Memushaj emërimin e Marashit në krye të QSA , ‘… një mercenar i sjellë në krye të QSA-së.’  
Në kjoftëse Marashi kênka mërcenar se ai kërkoi analizimin e mbipërdorimit të tingullit ‘ë’, çka asht Memushaj i cili po ngulmon që shqipes t’i krasitet paskajorja, njëra nga gjymtyrët e saj kryesore?
Mehalla Ballkanike dhe Nyja Jonë Historike
Tash që edhe Serbët e Rumunët e kanë zyrtarua paskajoren, të vetmet giuhë pa paskajore në Evropë janë Turkishtja, Shqipja, Bullgarishtja, Makedonishtja, dhe Grekishtja.  Historia n’a ka sjellë në një nyje të randësishme në evolimin e popullit, kulturës, dhe giuhës shqipe.  Duhet me zgiedhe,‘t’i përkasim mehallës ma të pazhvilluame ballkanike, apo kontinentit evropjan?’
FJALOR
tagër – drejtësi; kompetenc ligjore, kanonore, ose shkencore
brigua – me qortua randë me fjalë
flug – fuqi;  flugim – fuqizim
përsiatë – analizua
shestua – panifikua
cull – djalë
mëc – djalë

Filed Under: Opinion Tagged With: Nik Klementi, tagri i normimit, te gjuhes shqipe

Federata Vatra dhe Gazeta Dielli urojne besimtaret myslimane

August 8, 2013 by dgreca

FEDERATA PAN SHQIPTARE E AMERIKËS DHE GAZETA “DIELLI” urojnë të gjithë besimtarët myslimanë në Amerikë, vendlindje dhe kudo ku ndodhen: Gëzuar Festën e Bajramit!

Kjo ditë e shënuar për besimtarët myslimanë është ditë feste, paqeje, harmonie, e cila mëshiron virtytet më të larta shpirtërore.

Nga mot Gëzuar!

Filed Under: Opinion Tagged With: myslimane, urojne besimtaret, Vatra dhe Dielli

Rikthimi i duhur i Kolonel Tomsonit…

July 26, 2013 by dgreca

Shkruan: Dorian KOCI/

Shqiptarët si komb kanë një problem të njohjes së historisë së krijimit të shtetit të tyre. Për shkak se për 50 vjet  ideologjia komuniste kërkoi dhe zhvilloi një paradigmë mendimi që nënkuptonte krijimin e shtetit shqiptar nga vetë shqiptarët duke mohuar çfarëdolloj kontributi të të huajve në këtë proces, mesa duket për t’ia përshtatur ideologjisë së vet të ndërtimit të socializmit me forcat e veta, shumë personalitete të huaja u përmendën kalimthi apo si zakonisht nëpërmjet kriterit të fillit të kuq që duhet të përshkruante aktivitetin e tyre politik. Mirëpo Shqipëria Politike që gëzojmë sot nuk është vetëm kontribut i patriotëve shqiptarë por dhe i një sërë dashamirësish e miqsh të Shqipërisë që kanë dhënë kontribut në fusha të ndryshme të ndërtimit të shtetit të ri shqiptar. Mes tyre shquan Koloneli holandez Tomson i ardhur në Shqipëri sëbashku me administrastën e Princ Vidit për të themeluar xhandarmërinë shqiptare. Në krye të misionit të vet që përbehej nga 80 oficerë holandezë , Tomsoni u mundua që të organizonte mbi baza moderne rendin publik në Shqipëri , përpjekje e cila nuk do të rezultonte e lehtë dhe atij për fat të keq do ti kushtonte dhe jetën. I gjendur në mes të rebelimit haxhiqamilist të Shqipërisë së Mesme që me kërkesat e veta absurde kërkonte të zhbënte pavarësinë e Shqipërisë , misioni holandez me në krye Kolonel Tomsonin nuk e braktisi Shqipërinë por i doli zot administratës së Princ Vidit dhe bashkë me të dhe Shqipërisë së porsalindur.

 Kjo ishte një nga arsyet që shqiptarët e njohën që herët kontributin e Kolonel Tomsonit jo vetëm duke i dhënë vendin që meritonte në historinë e ringjalljes së  Shqipërisë por duke e nderuar veprën e tij dhe në monumente të fjalës së shkruar dhe të artit plastik. Fan Noli dhe Skënder Luarasi kanë krijuar poezi dhe monografi për të, por nderimi kryesor iu dha nga qyteti i Durrësit që me taksat e veta më 1923 i ngriti bustin duke shënuar kështu jo vetëm mirënjohjen e shqiptarëve ndaj Kolonel Tomsonit  por duke shënuar në të njëjtën kohë dhe monmentin e parë publik të realizuar në Shqipëri. Busti përkujtimor i Kolonel Tomsonit ka qenë vendosur në vendin ku sot është busti i Mujo Ulqinakut, madje topat me zinxhirë dhe kolona mbi të cilën rri busti, i përkasin monumentit të vjetër. Busti i Kolonel Tomsonit ishte i pranishëm në Durrës deri nga filimi i viteve 50’ , kur rregjimi komunist në kuadër të sterilizimit të kujtesës historike dhe vlerësimit të simboleve të veta, e hoqi dhe më vonë e zëvendësoi me bustin e Mujo Ulqinakut. Ky veprim, për të cilin dhe vetë heroi i popullit Mujo Ulqinaku po të ishte gjallë nuk do ta pranonte, përveçse shprehte mentalitetin mohues të vlerave historike që nuk ishin të lidhura me komunizmin synonte të fshihte çfarëdolloj kontributi evropian në ndërtimin e shtetit shqiptar.

Tashmë që kohët kanë ndryshuar dhe shqiptarët prej kohësh janë njohur me burime të ndryshme historike për kontributin e miqve të Shqipërisë për të krijuar shtetin shqiptar, dhe për më tepër viti që vjen do të jetë 100 vjetori i rënies së Kolonel Tomsonit , do të ishte në nderin e bashkisë së Durrësit që në emër të vlerësimit të drejtë të historisë por dhe të kontributit të këtij miku të shqiptarëve, ta anullojë vendimin e mbrapshtë të heqjes të bustit të Kolonel Tomsonit dhe të marrë vendim për ta rivendosur sërish në pidestal. Një komb që harron martirët e vet apo akoma më keq nuk shpreh mirënjohjen për miqtë që e kanë ndihmuar në kohë të vështira e ka shumë të vështirë të mbijetojë në dallgët që historia dhe fati njerzor ndërthur, ndaj për tu përsosur dhe për tu zhvilluar është mirë që para se të ndërtojë monumente mirënjohje për luftën e afërme të Kosovës, të nderojë dhe ata që kontribuan në krijimin  hershëm të tij.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Dorian Koci, i Kolonel Tomsonit, rikthimi i duhur

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 793
  • 794
  • 795
  • 796
  • 797
  • …
  • 864
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!
  • 5th Annual Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Fair
  • E premtja e Gjuhës Shqipe — Një mision përtej oqeanit
  • MËKATET E ZONJËS EMA
  • GAZETA “DIELLI” SYRI I DRITËS SË SHTYPIT SHQIPTAR NE AMERIKË
  • Banda “Vatra” në kontekstin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe ndërtimit të identitetit kombëtar shqiptar
  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT