• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Vazhdon të jetë…

August 19, 2020 by dgreca

Astrit Lulushi

Në Sofrën Poetike të Diellit- Astrit Lulushi-

Shiko! Atje ai qëndron;-

Jo i guximshëm si më parë,-

Por është gjallë,-

Nga budallallëku yt.-

Mbaje mend mirë!-

Jo më shumë si njeri se të keq.-

Shiko në sytë e tij!

Nuk gjen dritë; asnjë,

Përveç shkëndijave;

Si në qiell tani

Dhe tani ikin;

Kafshë e egër

Kapur në grackë

Që kërkon të iki.

Si erdhi kjo bishë

Në formë njerëzore?!

-Jam dhe nuk jam. –

Atëherë, kush, pse je,

Fol?!

-Jam një gjë jo e re

Si natyrë njeriu.

Që joshet,

Gati të dalë,

Si bari i keq

Sa herë që thahet;

Tipar që luftoj pa pushim

Kundër frenimit në ngjitje;

Dhe peshave që mbajnë

Tërheqjen poshtë;

Frut i hidhur i farës së mbjellë;

Rezultati, fundi i pashmangshëm

Nga ligësia dhe fuqitë e gabuara;

Jam kujtesa e pamjeve

Dhe veprave mizore,

Hidhërimi i mbyllur,

Dhe urrejtja e pashpirt,

Që gërmon dhe gjen jetën sporadike

Në mallkimin e gjymtuar të atyre që vret.

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Astrit Lulushi, Vazhdon të jetë…

  16 Gusht-Dita e Shën Rrokut

August 16, 2020 by dgreca

Nga Loro STAJKA-Virginia-
N’ breg t’liqenit me shokë/
Ngarkue n’sule t’u vozitë,/
Vijshin gzueshëm në Shirokë/
Për t’kremtue t’ bardhën ditë,/
Për Shna Rrok hare bahet/
Atje Shkodranët tanë vrapojnë,/
Taraboshi edhe fort krenohet/
Kangë e valle kur gjimojnë.
Herët nadje me bylbyla
Cohet bota e pregaditet,
Shporta, boce e zymbyla
Gadi janë n’ zbardhun  dritet.
Niset gjindja me freski
N’sule, take e t’u nga vrap,
Shije ka dhe bukuri
Dhe vaporri me dallap
E njerzija andej nga vona
Pi si ka raki e vene,
Dhe harese I mene jehona
Lodheshem në shëpi shkon e flenë

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: 16 Gushti, Loro Stajka

ATHETARZMI NË SOFRËN E DIELLIT…

August 1, 2020 by dgreca

Bajame Hoxha (Çeliku)/ DY POEZI PËR PATRIOTIN QAZIM GJANA /

Në t’naltat male o Luma trime, /     

Ke pas njoftë besë e burrërinë./           

T’ ka pas kalue bajagi moti/             

Ku ty t’ u dha ajo besë voci./

Mos me harrue kurr besën e dheut       

Që u pat lindë n’majat e nalta,               

E mbajti ndez’ dhe larg atdheut            

Hej, trim Lumjanin Qazim gjana!         

Nuk ishte lojë ajo besa e trimit           

Që i ushtoi zani ndër shqiptari.                    

Ishte dritë – qielli e atij mërgimit            

Për t’shtrenjtën Nanën Shqipni.                     

Qazim Gjana, o shqiponjë me fletë        

Ti për at’ mbret e për at’ shtet,               

Eh, sa ka hjekë popull’ i shkretë              

Pa një strategë e për njëri t’ drejtë!           

Ndër fusha e mal deri në Dri t’ Zi            

Me i zbardhun faqen asaj Shqipni!                 

Me trima e mbret të Shqiptarisë 

Moti kisht ndritë nën dritë t’ lirisë. 

Për besë burri t’ kish lind ty nana 

Me faqe t’ bardhë e për trimëni. 

Veç ndera yte o Qazim Gjana,  

Asht flamur sot për ket Shqiptari. 

Fisnikrisht ajo marshon xhenetit 

Plot nder’ e gjithkah n’ lavdi, 

Për at’ besë që i dhe ti mbretit                   

Gjanajt përjetësohen në histori. 

     QAZIM GJANA

Dy tri fjalë due me i bashkue 

Për me ndreq një fjalë të drejtë,

Për at’ trimin Qazim gjana

Që kurrë emni s’ka me iu tret!

Për me fol e me nderue 

Njat trim Lume që ka shku nalt, 

Kurrë s’jam step e lanë pas dore

Kësi bij trimash, e besë artë.

N’faqet e atdheut të paharruem

Dhe në atë të bukurin Bruksel,

Ia ke zbardh faqen ti atdheut

Me fjalë burri, e besë fort.

Nëpër udhët e bukura të Brukselit

Këmba yte ku ka ec,

Ka lëshu aromë rrënjësh t’atdheut

Si strateg majash, në mot e jetë.

Veç paqen ambël ti ke pas afrue

Ndër shqiptarët në mërgim,

Hapin kur s’e ke pengue

Për ma të mirën e Shqiptarisë.

Sot, me ken trim është pak zor

Zor ashtë me ken i ndershëm,

Ty t’kish lan’ baba nder e lavdi

Me ia kushtue jetën atdhetarisë.

Kur zogjtë lart ndër t’bukurat cicërima

Emrin tënd po e ndeshin shpesh,

Ishe trim, mburret malësia

N’kuvende burrash, fjala yte kishe peshë.

Ndër oda burrash e kudo ku ngrite zanin

T’ka respektu fjalën gjithë shqiptaria,

Emri yt është shkrujt ngado:

Jo! S’ke vdek o Qazim Gjana 

Ndër atdhetarizëm ti je Hero!

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Bajame Hoxha (Çeliku), Dy poezi, Qazim Gjana

Një rënie me sy

July 29, 2020 by dgreca

Nga Astrit Lulushi-

Poeti ka dy bashkëbisedues –

Natyrën dhe veten –

Kur flet u drejtohet të dyve;-

Përgjigjet i vijnë veç e veç-

Por ai i përzien.-

Pyetjet e para janë:

Cila është dashuri,

Dhe cila është romancë?

Të dyja janë trulluese –

Njeriu hutohet prej tyre:

Kur gruaja me të cilën je

Është gruaja e vetme në botë,

Është dashuri.

Romanca është,

Kur gruaja me të cilën je

Është çdo grua në botë.

Po kodër çfarë do të thotë?

Dhe përgjigja është,

Se kodra ishte e para;

Kur kështjella u ngrit në gur,

Hodhi vështrimin poshtë,

Dhe pa një “poshtë-kodër”,

Vendi mori emrin Shkodër.

Ndërsa kështjella Rozafa

U quajt, kur ilirët labeatë

Lundrën ia lanë traditës

Dhe me Gentin në krye

Zgjodhën të jetonin ndryshe.

Në natyrë,

Njeriu i ngjan peshkaqenit

I cili shkon nga shkon, dhe kërkon

Në fund, të kthehet aty ku u lind.

Edhe hedhja e hirit në det,

Kur njeriu vdes, nuk është pakuptim,

As kursim i një pëllëmbe toke

Por është thjesht një ritual

Që fillimisht Ilirët kanë pasur

Për të nderuar të rënët në luftra,

Më vonë këtë zakon

Të tjerët e morën.

Oh, vazhdo, na thuaj më –

Dhe poeti i qetë shton –

Në kohën tepër të lashtë

Para helenëve dhe të gjithëve

Në Egjipt jetonte një popull,

Nga Qielli mendonte se ishte;

Edhe Perëndinë e quante Ra

Jo vetëm se urdhërat e tij

Binin lëshuar nga lart, por se

Mes reve një sy mbante hapur,

Osirin bariun e zgjuar, që vëzhgonte

Në Tokë, se ç’bënin krijesat e Zotit.

Shekuj më pas, Herodoti udhëtoi

Nëpër Egjipt anë e mbanë

Dhe u çudit sa shumë ngjante

Kultura e lashtë atje

Me atë të fiseve që Hënën

Kishin marë për emrin e tyre;

U bë kurioz, kopjoi, studioi

Dhe u ul e shkroi historitë e tij

Për helenët dhe botën;

Ku ilirët barbarë i quante

Sepse flisnin gjuhën e parë.

***

Ftohtësi

Astrit Lulushi

Dje fusha ishte vetëm gri

Nga dëbora e shpërndarë,

Ku tani fijet e reja të barit

E kanë vështirë të zgjaten;

Megjithatë, gjurmët e thella

Shënojnë kufirin e borës që iku

Për t’u fshehur në pyllin pranë

Nga ku e shkuara s’mund të shihet

Pasi shalli i bardhë i mjegullës

Mbështillet rreth pemëve

Rrëzë kodrës së zbardhur

Nën qiellin e heshtur rozë;

Por pret me padurim, e ftohtë,

Për të sjellë psherëtimën e ngrirë,

Kur duhet t’a dijë se e pret

Vetëm më e afërta e saj,

Lamtumira e pashmangshme.

Kodra duket më e pjerrët tani,

Mbi dëborë ecet më ngadaltë;

Pse e shkuara shpreson të kthehet

Kur, veç ftohtësisë, tjetër

Nuk ka asgjë çfarë të sjellë?

Filed Under: LETERSI, Sofra Poetike Tagged With: Astrit Lulushi, Ftohtesi, Një rënie me sy

NE SOFREN POETIKE TE DIELLIT-BAJAME HOXHA – ÇELIKU

July 27, 2020 by dgreca

DASHURIA/

Dot më s’do takohemi, sa më mungon ngushëllimi,     

Timbri yt i ëmbël mungon s’kam më lot gëzimi.

Ëndrrën, flakën e ndezur, ndjenjat s’i mori dot era,

Do t’më shkrijnë ajsbergun kur të vijë pranvera. 

Ah, kjo dashuri që asgjë s’e tret tani sa shndërrohet,

Nëpër pritje të gjata në dhimbje e lëngatë!

E ndjej shpirtin tim të thyet, të griset të pendohet,

Jo, asnjëherë s’gabuam e s’ramë në mëkat!

Dielli kur fshihet reve, rrufeve kur zbret ngatërruar,

Rrufeshëm më ndez shpresën eh, ditën e lënduar!

Mos vallë është shenjti që zbret ylberit ngazëlluar?

Mos vallë je ti, ai yll që po më ndrin vezulluar? 

E di, sonte s’do mbyll sy, do bëj me qindra pyetje,

Nxitur nga e papërsëritshmja ndjenja qiellore.

Atij buzagazit tënd të dëlirë do t’i hap çdo dritore.

Që të më josh luhatjen e brishtë shpirtërore.

Thellësisht më mungon e s’do takohemi përjetësisht,

Ky shpirt si duron, më thuaj, kam shumë frikë!

Orët e ftohta, nga dashuria që më përthith tërësisht,

Ngrohen, digjen, pastaj pres agimin t’më ndrit! 

Ah, sot

Sot nuk i shkula sytë nga gjelbërimi

I fushave ngazëlluese të vendit tim.

Sa dukej malli, vuajtja dhe pikëllimi, 

I viteve ku s’ndihej gëzimi im!

Të gjitha vuajtjet, kujtimet janë shtjellë,

Lëndinave, pranverave të praruara.

Rinia faqendezur paska humbur thellë,

Tek vitet tona të dashuruara!

E ndjeva me zemër pasionin përsëri,

Ah, sa  hyjnor shpërthimi rinisë!

Kthjellë e shoh qiellin, yjet po ndrinë,

Zot im, dhuroji paqe vendit tim!

FILIZAT E DASHIRISË

Të adhurova marrëzisht

Përmes belbëzimeve,

Përmes pasionit tënd të furishëm.

Dhe të dashurova fuqishëm.

Por, s’vonoi erdhën shirat me ujë të tërbuar

Përtej çdo caku,

Përtej çdo prove,

Përtej çdo dhimbje.

E megjithatë,

Filizat e dashurisë 

Lulëzuan ndër ne,

Po me atë forcë,

Po me atë pasion,

Po me atë siguri.

Lulëzuan filizat 

Përjetësisht,

Lulëzuan

Tek të dy!

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: BAJAME HOXHA - ÇELIKU, cikel poetik, dashuria

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • …
  • 132
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT