• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ALFONS GRISHAJ NE SOFREN E “DIELLIT”

October 18, 2016 by dgreca

Alfons-Grishaj1-250x300

Alfons Grishaj/

1-PENELI FRYMOR

Pa penel frymor…,/

Shtëpitë si fantazma neutroni ,/

Shtojzovallet si mermer i palëmuar ,/

Njeriu si kurth i ngrehur në korrnizë ,/

Ndjenjat si akulli kozmik ,/

Nektari si pluhur shkretëtire,/

Dashuria si far i fikur,/

Kënga si përshpëritja e një memeci !/

 

Kompozimi i luleve në burgun vazo/

Petalet copë–copë si copat e pëlhurës së vjetër./

Me penel frymor ,

Prarim i jetës si serë diellore

Mbledh dritën dhe ngrohtësinë

Brenda kulmit të ligjit natyral, ku shpërthejnë gonxhet në lule.

E fshikëza e mëndafshit mbulon lakuriqësinë

e larvës që bëhet flutur!

 

E ne , ne gëzojmë frytin frymor…

Endërrojmë shtojzovallet , shijojmë rrezet plot jetë,

Duke shpërfillur mesazhin hyjnor !

 

KURIOZITETI I FEMRËS

Mes nesh delikate perëndia femër !

Poret si inxhi me diademë misteri,

Dridhet në reverance kavalieri,

Zbuten luanë , në këmbë ngrihen mbretër. 4

 

Por atje , tej në shekuj molla zemër,

Histori e krijesës që sot njeri,

Kaluan mijëvjeçarë , por jo evari ,

Kureshtja, padurimi i njëjti emër! 8

 

Kredhur në hijesira, zgjohet me diellin,

Në fushat plot grurë falet me melin

Me lugë druri përzier padurimi… 11

 

Sa veshi dhe syu peshore mundimi,

Si gazele e etur mbrrin tek burimi,

Në vend të trofesë , ajo puth velin ! 14

 

ZOGJTË

Eufoni e krahëve fluturakë,

Më e mrekullueshmja gjuhë mbi tokë,

Frymorë aerodinamike këmb e kokë

Vepër e përkryer e Hyut , portret farkë. 4

 

Pashpresë provuar në tmerrin darkë,

Në gjallesa mbi dhe as ngjasim as shokë,

Kaluar oqeanit , degën e ullirit rrokë,

Solle shpresën e jetës mbi Noes Arkë. 8

 

“Stinët” e Vivald’ nisin me pranverën,

Muza e proshkët zgjon dhe Minerven.

Mbi bisqet jeshil dirigjent kardinal. 11

 

Zogjtë e zogjve qumështor racional,

Sa polenë e jetës kulmon eternal,

Muzika e shpendve , Hadit i kyç derën! 14

Alfons Grishaj

Tetor , Miçigan

Filed Under: LETERSI, Sofra Poetike Tagged With: alfons Grishaj, ME 3 SONETE NE, Sofren e Diellit

Letersi – “ETHET”, Poemth nga Faslli HALITI

October 5, 2016 by dgreca

    FASLLI HALITI NE SOFREN E DIELLIT”ETHET”/

1-faslli-haliti

 FASLLI HALITI/1-helidon

 AKUAREL NGA HELIDON HALITI(I biri i Faslli Halitit3-helidonhelidon-haliti2 2-helidon

            ETHET/ . poemthë /Rekujem për fushën dhe veten/

 Në çaste ethesh malarike/

Dridhesha, kërcisja/

Dhëmbët/

Ethet/

Kishin elektricitet të verdhë,/

Vinin si tufa grerash./

Digjej në ethe bari,/

Përvëlohej /

Tërfili/

Fushor,

Zbehte blerimin,

Zverdhej dhe balli im i gjorë.

O ç’malarje e verdhë,

O ç’dridhje trupi

Si n’eletroshok, 

O ç’malarje,

O ç’ethe,

O ç’dridhma,vibrime trupi, 

O ç’vibrime duarsh të verdha si gjethe …!  

***

Hahesha pasditëve me grerat e etheve

Që vinin  nga Tërbufi

Si cifla tunxhi

Dhe derdheshin mbi mua me furi,

Mizëri grerash

Mizëri,

Mizëri ..!

Mua

Më vibronte lëkura,

Më dridhej

Trupi,

 Kërcisnin    

Dhëmbët e mi  tepër sertë,

Fushës i thahej gjuha për një pikë shi, 

Fushës i zbardhej bari i bukur, dikur i blertë…  

Si motra që i lante të vëllait nëntë plagët 

(Me lot të bardhë motre)

Gjergj Elez Alisë

Natë edhe ditë,

Kështu dhe fusha,

Më rrinte mbi ballin që më digjej, 

Më vinte lecka e shkreta,

Lecka  

Me ujë

Dhe uthull 

Mbi ballin malarik

Natë

Edhe ditë,

Duke më shuar

Ethet e verdha ngjyrë zhabinë,

Që të më zbriste jermin,

Ethet malarike,

Zjarrminë,  

Edhe pse vetë ajo digjej,

I digjej shpirti për një fije blerim. 

***

 Myzeqe moj fushë,

Ti në blerim 

Dhe grunja

Harboje

Dikur, 

Kurse sot,  

Ne që të dy,

Ti dhe unë o fushë

Dergjemi në ethe, kllapi.

 

***

Në kohë malarike

Ti më qëndroje te koka mua myzeqarit,

Kur unë tretesha në kllapi malarike ngjyrë zhabinë,

Po ç’bëj unë myzeqari yt sot për ty

Fusha ime

Që të kisha

Ar ,

Flori,

Kur gjiri yt sot

Digjet për një pikë ujë kanali

Si  të jetë

Një Saharë,

Digjet për një fije  blerim e gjëra  

Digjet për një tufë me bar !

 1998- 2016

 

 

Filed Under: LETERSI, Sofra Poetike Tagged With: Ethet-poemth, Faslli Haliti, Helidon Haliti-Akuarel

Faslli Haliti sjell ne Sofren e Diellit: Aragon,KAVAFIS,ELIOT, HESSE,TJUTČEV

September 22, 2016 by dgreca

L  O  U  I  S    A  R  A  G  ON(1897-1982)/
louis_aragon_quote

 Louis Aragon (Paris, 3 tetor, 1897 – Paris, 24 dhjetor 1982) ishte një poet francez dhe shkrimtar, anëtar i Académisë Goncourt./

 NUK EKZISTOJNË  DASHURI TË LUMTURA

Asgjë s’i përket njeriut, as edhe forca e tij

As dobësia as  zemra e tij

Dhe kur beson

Për të hapur krahët

hija e tij është ajo e një kryqi

Dhe kur ai beson se po shtrëngon lumturinë

e dërrmon atë

Jeta është një divorc i çuditshme, i dhimbshëm

Nuk ekzistojnë dashuri të lumtura

Jeta i ngjan atyre ushtarëve të çarmatosur

Që ishin përgatitur për një fat tjetër, ndryshe

Që mund t’u shërbejnë atyre që zgjohen në mëngjes

Atyre që në mbrëmje gjenden përtacë inertë

I thoni  këto fjalë

Jeta ime

Dhe mbani lotët

Nuk ka dashuri të lumtura

Dashuria ime e bukur

e shtrenjtëa dashuria imja

loti im

Unë të mbaj vetë si një zog të plagosur

Dhe ata pa kuptuar na shohin të kalojmë

Duke përsëritur  fjalët që kam thurur

Që për sytë e tu të mëdhenj

kaq shpejt vdiqën

Nuk ekzistojnë dashuri të lumtura

Nuk ekzistojnë dashuri që kanë dhimbje

Nuk ekzistojnë dashuritë që s’torturojnë

Nuk ekzistojnë dashuri që s’lënë shenjë

Dhe jo më shumë se për ty dashuria për atdheun

Nuk ekzistojnë dashuri që nuk ushqehen me lot

Nuk ekzistojnë dashuri të lumtura

Por është dashuria jonë e ne të dyve

THOMAS  STEARNS ELIOT (1888 – 1965)

12-tomas-eliot

Thomas Stearns Eliot (26 shtator1888 – 4 janar 1965), shkrimtar anglez, me prejardhje amerikane.

Është njëri ndër poetët më të njohur europian të shekullit të 20-të, fitues i shumë çmimeve, ndër to edhe të Çmimit Nobel për Letërsi më 1948 dhe i Goethes më 1954. Bartës i 16 doktoratave të nderit.

TEZE HELENA

Mis Helenë  Slingsby, tezja ime, mbetur  lëneshë

Banonte në një shtëpi të vogël pranë një sheshi elegant

Së cilësë i shërbenin katër shërbëtorë,

Si vdiq, gjeti qetësi në qiell,

Dhe qetësi në rrugë…

Sipërmarrësi i funeralit mbylli shpenzimet

dhe fshiu këmbët – e dinte se gjëra të tilla kishin ndodhur

dhe më parë. Qentë u siguruan për çdo gjë,

Por pak më vonë vdiq edhe papagalli.

Ora e Dresdenit vazhdoi tik-takun e saj mbi oxhak,

Dhe asistenti me livre u ul në tavolinën e ngrënies.

Me shërbëtoren e dytë mbi gju – me atë që

kur zonja qe gjallë, pati treguar një sjellje  shembëllore.

HERMAN HESSE(1877 – 1962)

1-herman-hesse1

Herman Hese (Calw, 2 korrik 1877 – Montagnola, 9 gusht, 1962) ishte një shkrimtar, poet, aforist, filozof, lindur në Gjermani, piktor zviceran, nderua me Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1946.

UNË  TË PYETA

Unë të pyeta pse sytë e tu

Mbeten në sytë e mi

si një elitë yjesh qiellor

në përmbytje të errët.

 

Më pe gjatë

siç sheh një fëmijë,

pastaj më the me butë:

të dua shumë, sepse je tepër i trishtë.

FËDOR IVANOVIČ TJUTČEV(1803 -1873)

Fyodor Tyutchev Russian (Stug 5 dhjetor, 1803 – Tsarskoye Selo, 27 korrik 1873) ishte një shkrimtar rus dhe poet.

1-fyodor-tyutchev_3-t

HESHTJE!

Hesht, fsihu fshih dhe ëndrrat

dhe ndjenjat e tua;

të cilat në thellësi të shpirtit tend lindin

dhe kthehen në muzg

hesht si yjet natën:

soditi – dhe hesht.

A mund të zbulohet zemra vallë?

A do mund të të  kuptojë vallë një tjetër?

Do të të thotë me cilin jeton ti?

Mendimi i shprehur tashmë është gënjeshtër.

Torfa trazon burimin:

Ti  pi në të- dhe hesht.

 

Di të jetojsh vetëm dhe brenda vetvetes

fsheh një botë të tërë misterioze e mendime magjike,

si zhurma shurdhuese nga jashtë,

si rrezja ditore që shpërndahet:

dëgjo këngën e tyre – dhe hesht!…

1-costantino-kavafisCOSTANTINO KAVAFIS(1863 – 1933)/

Konstantinos Petrou Kavafis, i njohur  në  Itali edhe si Costantino Kavafis (në greqi Κωνσταντίνος Καβάφης;Alesandri tëEgjipttit, 29  prill 1863 – në  Alesandri të Egjipttit, 29 prille 1933), ka qenë poet e gazetar grek.

PASHË KAQ NGULTAS

Ta pashë kaq ngultaz bukurinë

sa m’u mbush syri me të.

Linjat e trupit. Buzët e kuqe. Gjymtyrët sensuale.

Si nga statujat greke të rrëmbeva flokët:

edhe të pakrehur gjithnjë të bukur,

mënjanuar pak mbi ballin e bardhë.

Fytyra dashurie  siç i donte poezia ime …

netët e rinisë sime netëve,

në takimet e mia të fshehtazi …

 

Përktheu: Faslli Haliti

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: 5 poete, Aragon, Eliot, Faslli haliti Sofra, Kavafis

Faslli Haliti Sjell ne Sofren poetike te Diellit Pablo Nerud-en & RONALD RUSSELL

August 31, 2016 by dgreca

PABLO  NERUDA/

poezi e sonet’ dashurie/

LERMË

 Lemë këtë herë/

të jem i lumtur,/

askujt s’i ka ndodhur gjë/

s’jam në snjë vend,/

thjesht/

jam i lumtur/

në të katër këndet/

 e zemrës, duke ecur,/

duke fjetur apo duke shkruar. /

Ç’mund të bëj, jam i lumtur,/

janë më të panumërueshëm se bari

në kullotat,/

e ndjej lëkurën si një pemë të rrudhosur,/

nën të uji,/

mbi të zogjtë,

deti si një unazë/

rreth meje,/

bërë prej buke dhe guri toka/

ajri këndon si një kitarë./      

Përktheu: Faslli Haliti

 ***

RONALD RUSSELL

1904 -1974

Rusell ishte një gazetar britanik, autor dhe politikan konservator.

U lind më 29 maj 1904, djali i J Stanley Russell e Seahouses, Northumberland. Ishte  arsimuar në Haileybury dhe Imperial College. Filloi një karrierë në gazetari në vitin 1929 në Newcastle Chronicle, duke lëvizur për Reuters në vitin 1931. Në vitin 1935, ai u bë një lektor në ekonominë e industrisë së qymyrit. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ai shërbeu si oficer në artileri Royal dhe si një oficer i stafit.

  SOT DHE DJE

 Frikacaku i sotëm

Është ai fëmija që e tallnin dje.

torturuesi i sotëm

është fëmija që kamzhikonin dje.

Mashtruesi i sotëm

është fëmija që s’i besonim dje.

Protestuesi sotëm është fëmija që shtypnin dje.

I dashuruari i sotme është fëmija që ledhatonin dje.

I pakompleksuari  i sotëm

Është ai fëmija që ledhatonim dje.

I pakompleksuari  i sotëm

është fëmija që nuk e blasfemonim dje.

I shfrenuari i sotëm

Është ai fëmija që s’e anashkalonim dje.

Inteligjenti i sotëm

është fëmija që e mësonim dje.

Indulgjenti i sotëm

është fëmija që falnim dje.

Njeriu që aspiron dashuri dhe bukuri

Është ai fëmija që jetonte i lumtur edhe dje.

 ___________________________________________

 *Ronald Russell ka ngritur problemin e njeriut që është zhvilluar në mënyra të ndryshme në bazë të metodave me të cilat është trajtuar si një fëmijë. Cila nga këto favore dhe çfarë e pengojnë  zhvillimin paqësor të personalitetit të foshnjës.

 Përktheu: Faslli Haliti

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Faslli Haliti, Pablo Neruda, perkthim, RONALD RUSSELL

POETI ALFONS GRISHAJ NE SOFREN POETIKE TE DIELLIT

August 30, 2016 by dgreca

NGA ALFONS GRISHAJ/

 HUMBJA E TRADITES/

Votrat e ndezura parfum buk kakini /

Krahë zonjave sojnike  rritej zengjini./

Nderimi i fëmijëve për at’ e për nënë,/

Familjet e shenjta,  Zoti e pat thënë./

Nga Jug në Veri, furia e kalorësit /

Me rrahjet e zemres ritmi i trokthit./

Besimin në Zot , si perëndi  vatanë,/

Me gjakun bilurë  dragonj e titanë ./

Tash, frengji të thyera , s’ka më bedena,/

Dyert  e  kalbura si pullat e rëna./

Këndez’ krenar zhveshur der’ në lëkurë ,/

Shqyer brez i burrave  as rryp as ushkurë./

Verë e shenjtëruar në kupa të argjenda

Pihej prej trimave që bëheshin legjenda,

Tani n’plastikë gotash i rrëkëllen njeriu

Fryhet  si  ariu  dhe sfumohet  si miu.

Erdh’ kohë e pritur e thënë nga profetët

Virtyti s’mbahet  lart , si e mbanin Atletët…

Tani i lartë qeni, gishtërinjtë  krrabë.

Nuk njohin më Zot…S’ka më nënë e babë!

1 LuleZANA DHE LULET

Sa herë  toka  vjell avujt

Retë mblidhen porsi brumbujt.

Litarë shiu  përgjat  malit

Mbi çaj e makth er’ e mjaltit .

Zanë veshur  lule mantel

Valle vetë  loz tarantel.

Befas  eter pelerinë

Hiret zbulon  suferinë.

Rreth saj si shtjellë  ylberi,

Veshje qielli  një qind Feri*.

Bashkë me to një  këmbanë,

Aromën  lë pas perria  Zanë.

1 Gjethe okGJETHET/

O gjeth !  Filtri i  frymës…

Hija , briza e jetës në sy,

T’adhuroj lagun prej brymës

Kunor e gjelbërt mbi kry.

T’ adhuroj dhe në vjeshtë

Ku andshëm ndrron hijeshinë,

Dimni idhnak bie mbi kreshtë

Vjeshta ligshtohet, merr arratinë.

Me shpres  pragut pranveror

Kthehesh me t’ njatën bukuri,

Ligji  e ciklit  njerëzor …

Ku shpirt’ shtegton…bulon nji  fmi.

MEDILODGE*

Shoh sa pleq e plaka  krrusun

Braktis idhtë  si t’ leprozun,

Nga uladi i formum keq

Që lindi shejt e u ba dreq.

I shoh, qajnë me ofsham…

Lot’ e tyne shkrijnë shandan.

Durtë ngul  fole në qiell

Ka prendimi fundin ndjell.

Ulem afër , me u thanë dy fjalë,

Por si mik dhe jo si djalë.

M’i marrin durtë fort në gji

Se , u dukem si i tyne fmi.

E më thojnë ca fjalë të ambla

Siç mi thoshte e mi thot nana.

Sikur baba të ish gjallë

Do mi thoshte me aq mallë…

***

Shpjegime:

Feri-Fairy =  Krijesa më e bukur mbi dhe. Sipas legjendave , formë e shpirtit . Mini-vashë e bukur , apo krijesë e mrekullueshme me krahë dhe  fuqi magjike.

Medilodge = Nursery Home , Azil pleqsh. Aty shkojnë pleqtë e pamundur për shërbim , por dhe pleq të braktisur nga fëmijët e tyre…Në këto azile , plus ushqimit , shërbimi është mjekësor dhe shpirtëror.

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: alfons Grishaj, ne sofren poetike, te Diellit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 58
  • 59
  • 60
  • 61
  • 62
  • …
  • 135
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT