• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

AT GJERGJ FISHTA-NGADHNJIJA E KRYQIT

April 4, 2015 by dgreca

NGADHNJIJA E KRYQIT/
1 Nji ditë nder dit atje n’qytet t’amshuem,/
Kur enè ky ligjë t’randë mbarë dheut i vęte,/
Nji Galileas, peshkatár i shuem,/
Atje po zęte./
2 As n’kambë koturn, as togë mbi shtat nuk kishte,/
As shpatë mizore nuk i varej ijes;/
Por veç nji Kryq visari i tij t’tânë ishte,/
T’ tânë shęj’ i madhnijes./
3 Me atë Kryq në dorë atje m’atë ditë ai duli/
E n’sŷ t’Cezarit, t’ Rromës e t’rruzullimit
Në Vatikan ai Krygjen shęjte e nguli
Shęj’n e Shelbimit.
4 Ehu ! kush kisht’ thânë atë herë se n’t’endun t’motit
Cezari e Rroma e rruzullimi unjí
Do t’i a perkulshin gjű’n korís s’Golgotit
Me pervujtni ?
5 Kush kishte thânun se nji bimë zabelit
N’vedi do t’kishte njaq fuqí grumbllue,
Sá shekllit t’ rręjshem fill e prej themelit
Faqe me i ndrrue?…
6 Po, rán n’dritë t’Kryqit idhujt e u rroposen,
Augurt u zhduken, tempujt edhe u rrxuen:
Dodona, Delfi, fallet edhe u sosen
Krejt u harruen.
7 T’ randat veriga u kputen t’robënís,
Tirajt fashiten, doket edhe u dliren;
Habitun fiset t’tâna t’rrokullís,
Kah Kryqi u priren.
8 E n’rreze t’Kryqit, m’t’ cillen vetë Dashtnija
N’mjet tokës e qiellit pezull ndęj per né,
Ata me njohtun xűn se ç’âsht vllaznija
Permbi ketë dhé.
9 Shűjten e dhunshme shkrehi Kanibali,
Robin bujari e thirri vllá n’sy t’Lumit,
E, zęmerdhimbshem, me dorë dhânse ndali
Lott e t’mjeruemit.
10 S’i dau mâ popujt gjuha, e tregu, a fisi,
As s’i dán lume, as male te madhnueshme,
Por u njisuen per Kryq, si degë t’njaj lisi,
Me Fé t’hyjnueshme.
11 Nen ligjë t’dashtnís filloi me gzue atë herë niri
Njatë kohë lirijet prej kahmot t’premtueme,
T’cillen me e dhânun sheklli nuk ka hiri
Veç Krygjes s’lume.
12 T’falem, o Krygjë, shpresa e rruzullimit,
Qi kohen arit, prej Profetësh permendun
E kndue nder kanga, vetem ti njerzimit
Nise m’i a endun.
13 T’ vertetë lirín, po, nierit ti i a prűne,
Popuj e fise me dashtní vllaznove,
T’padijes terrin n’shekull ti perzűne:
Dhén qytetnove.
14 E ků janë rritë veç hijes s’ate burrat,
Qi do t’permenden per sá t’rrjedhe jeta,
Të cillt kerkuen e gjeten t’dijes gurrat
T’kjarta e t’verteta?
15 N’per rreze t’ua Toma, po, e Augustini
Fleten e mendes rrahen nalt kah qiella,
E punët, qi njeh n’Parrěz veç Kerubini,
Na i zbluene t’kthiella.
16 Mjeshtrit i a mbajte doren nder punë t’mbara,
E bukurí Ti para sysh na qite,
Popull a fis qi kurr n’ketë jetë perpara
Njohtun si ki’te.
17 Ti t’shkretë mundqarit i a bekove punen,
E lot mbi dhé nuk lae me rá pa hiri;
Travajët e thyeshme pse shęjtnove e dhunen,
Qi pson i miri.
18 Po, sod këndon robnesha nder travajë,
Kahdo qi âsht shtrî mbretnija e jote e lume,
Ke e din ajo se edhe per fmij të sajë
E ka ‘i jetë t’gzume.
19 O Krygjë, o gurrë, kah rrjedhë per né gjith mshrira.
Deh! Shtrij krahët t’ú kahdo rreh dielli e hâna,
E fise e popuj, sa permbledhë hapsira,
Pershîj të tâna.
20 Pse veç atje, kű kapë mbretnija e jote,
Lirín e pagjen gzon n’ket jetë njerzimi,
Sundon dashtnija, shpresa s’âsht e kote:
Gjindet shelbimi.

Atë Gjergj Fishta, “Ngadhnija e Kryqit”, “Vallja e Parrizit”, bot. II, Shkoder, Sh. Bot. “Atë Gjergj Fishta”, 1941, fq 11-1

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Fishta, NGADHNJIJA E KRYQIT

ALFONS GRISHAJ NE SOFREN POETIKE TE DIELLIT

March 31, 2015 by dgreca

Për Babain Tim/

Eh ,unë baba ,por pa baba!/
Mistereve të universit/
Tetë vite më parë më la…/

I lash’ tek shkonte një amanet,/
Kthehu me trego prej Shën Pjetrit…/
Besimi shëron e kurr nuk vret./

Dhe ai u shfaq i ri e i bukur./
Thirra :”jetojnë gjithë etrit,/
Shpirtërat nuk kan për tu zhdukur!”/

U pamë atë natë dhe më tha:/
“Po ,po ! Lutju për mua shëlbuesit,/
Se kurrë nuk kemi me u pa ma!”/

Afruar ta përqafoja me mall,
Dëshira e zemrës shqim në zenit,
Larg mbeta si peshku në zall.

Padashur mbeta vetëm sëri
Nën avujt pa formë , ngrit e zbrit.
Me një dhimbje ,por pa mëri.

Femijët tanë rriten sa kaq,
Do vezullojë thirrje e skeptrit,
Ne, do shkojmë nga erdhëm në paq’…

Ja cikli i jetës së robit,
Kurrë mos u bëfshim android,
Por trupi dhe gjaku i Zotit.

Abrahami me baballarët…
Në kopshtin e parajsës që ndrit,
Vend nuk ka për jo besimtarët.

Në krahun e djathtë një perri ,
Milion’ vegime,pjalm e drit’,
Engjejt me trompeta e brohori.

Jeta vazhdon si në përrallë,
Parajsa e besimit në infinit,
Shpirti ,rrënja që trup’n ringjallë!

Ja ,unë baba,por pa baba,
Ektoplazma tij vjen tu u rrit’!
Sërish bashk kemi me u pa !

——————————————————–
Këtë poezi ia kushtova babait tim sonte , në përvjetorin e largimit të tij …Por, kjo poezi nuk është vetëm për babain tim, por për të gjithë ata që kanë mbetur pa baba. Besomëni , do ti takojmë një ditë!

Alfons Grishaj
Michigan me, 20 Mars 2015

Armiqtë e Jetës

Në Parakalim armiqt e jetës…

Gëlojnë Tartarët triumfalë
Lakuriqsive të mermerit borë dymijë vjeçar.
Figurat, krehra hekuri për trupat e brishtë,
Mburoja e tyre vetëm besimi!

Dhimbje sjellin armiqt e jetës,
Me gërbujat në duart Luciferrijanve.
Krehin gjakun mu në dritë,
Krehin terrin drejt në sy,
Në vrimat e zeza të universit.

Bien daullet e armiqve të jetës,
Me tajfunin, korrektoren e mjaullimave.
Vërviten te babëzitur me thonjt e shkreptimave
Me ushqy vampirët paganë që kanë shaluar
kuajt e vdekjes.

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: alfons Grishaj, ne sofren poetike, te Diellit

CARRIE HOOPER ME POEZI PER PRANVEREN NE SOFREN E DIELLIT

March 27, 2015 by dgreca

NGA CARRIE HOOPER/
Arritja e pranverës/
Ka ardhur pranvera/
Dhe bora ka shkrirë!/
Po ngroh dielli/
Tokën e ngrirë./

Kalimin e dimrit/
Të gjithë festojnë,/
Dhe nëpër lëndina/
Gjallesat vallëzojnë./

Lodhja zhduket,/
Kemi prapë energji./
Luajmë dhe qeshim/
Porsi fëmijë!/

Këtë ditë/
Gjatë kemi pritur/
Dhe tani brohoritim,/
Pranvera ka arritur!/

Jargavanët/

O jargavanë,
Nga aroma jote
Që flladi pranveror sjell me vete,
me kënaqësi dehem!
Gishtërinjtë e mi,
Sa dëfrehen të përkdhelin
Gonxhet e tua delikate
Që Si rruaza ari varen.
Bashkë me ekstazin,
Një valë pikëllimi më pushton
Se bukuria jote e brishtë
Shumë shpejt do të venitet.
Vetëm një kujtim Do të mbetet.
Prandaj në këtë rruzullim të ëmbël
Dua të qëndroj.
Këtë çast të papërsëritshëm
Dua ta zgjas
Sa të mundem!

Këngë e shpresës

Kur të ka pushtuar zhgënjimi,
Kur dhe shpresa të mungon,
Kur të ka mbuluar trishtimi,
Mbaj mend që Zoti të do.

Vetëm në rrugë ai s’të ka lënë.
Edhe pse nuk e kupton tani,
Një derë tjetër do të hapet.
Ka për ty një plan të ri.

Si pas stuhisë pëson qetësia
Dhe pas natës dita agon,
Kështu pas dëshpërimit gufon gëzimi’
Lart ngre kokën dhe jeta vazhdon!

Këngë për natyrën

Male ngrihen në madhështi.
Gurgullojnë lumenj në pastërti.
Ngjyrat e Luleve tok6n pikturojn6.
Pyjet ëmbëlsinë e tyre lëshojnë.

Qielli si zjarr xixëllon,
Fusha dhe lëndina ndriçon.
rrezet e diellit fort shkëlqejnë.
Lotët e shiut pemët ushqejnë.

Më magjeps kjo bukuri.
Mbështjellem me paqe dhe harmoni.
Kur barra e jetës më rëndon,
Natyra përherë më ngushëllon.

Koncerti i pranverës
(E shkruar pasi një shoqe e mirë më përshkruajti praninë e pranverës në kopshtin e saj)

Shfaqet koncerti i pranverës
Në të gjitha kopshtet.
Në puhinën e ëmbël
Na dëfrejnë
Me vallet e tyre
Drunjtë dhe lulet.
Zogjtë cicerojnë,
Gëzuar pranverën!

Lule e vogël

Lule e vogël,
Pas gjumit dimror
Kokën tënde
po ngre.

Rrezet e mëngjesit
Të ledhatojnë dhe puthin,
Dhe në çeljen tënde
Buzëqesh pranvera.

Lule e vogël,
Mezi të vëren
Turma që nxiton
Dhe të anashkalon,
Ah, po të dinte
Se gjërat më të vogla
Shfaqin bukurinë
Më madhështore!

Një ditë vere

dielli ngroh faqet e mia.
Erën e ëmbël të luleve
Frymëzoj thellë.

Zogjtë me këngët e tyre
Zotin lavdërojnë.
Fryn një erë e lehtë,
Shushurijnë drujntë.

Në oborr qeshin dhe luajnë fëmijët.
Ah, i them vetes,
Sa shijohnë jetën me gjithë qejf!
Nuk mund të mos këndojë zemra ime:
Lavdi Zotit!

Në qetësinë
Që qenien time përshkon,
Reflektoj se si jeta
Si dhe vera
tepër shpejt kalojnë.

Pra Të çmojmë çdo çast si fëmijë!
Në ngjarjet e zakonshme
Të vëmë re mrekullitë!
për njeri-tjetrin jetojmë!
Të njohim shpirtin e Zotit në të gjithë!

sa shpesh këto mësime të thjeshta harrojmë
Duke kthyer verën në dimrin
Me urrejtjen tonë,
Me fjalë të ashpëra,
Me luftëra dhe vrasje,
Me ndotjen e tokës
Që në marrëzinë tonë
Pretendojmë të pronojmë.

Kjo ditë vere më kujton
Sa tepër e çmueshme
Dhe e shkurtër është jeta
Për ta humbur kështu.

Një stuhi

Vapa frymëvjedhëse
Në furrën e saj
Na pjek.
Qetësia e tendosur
Para shfaqjes së natyrës.

Përnjëherresh
Shkëndijet e vetëtimës
Qiellin elektrifikojnë.
Shiu mbi çatitë
Dhe dritaret
Si një ushtri gjëmon.

Tamburi i bubulimës
Plaset dhe buçet.
Pasditen paqësore godet.

Zotin fuqiplot
Ky spektakël natyror paraqet.
Na kujton
Se vetëm kokrra
Në gjithësinë e madhe jemi.

Për një përrua

Përrua, mor përrua,
Ku po shkon?
Udhëtimin tënd vazhdon
Pa ditur
Fundin e tij.

Përrua, mor përrua,
Kur rruga e jetës
Na çon
Në drejtime të papritura,
Na mëso
Të mos druhemi.
Na gurgullo besimin fëmijëror
Se rrjedhjen tonë,
Ashtu si rrjedhjen tënde,
Zoti vetë drejton.

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: carrie hooper, cikel poetik, pranvera

Jo Bace, jo nuk u krye!

March 22, 2015 by dgreca

Nga Asllan Dibrani/
TI Baca Adem/
Me mushkëritë e Tokës merr frymë/
Për Atdhe ,komb, gjuhë e mëmëdhe/
Për zogjtë,me gjak në fole!/
Po e vret harrimi,amanetin tënde/
Këmbë e hasmit Kosovën mos me prek/
Por, O Bacë shkelëm besë e amanet/
Sillet shkau me bishte dhelpre këtu/
si në shtëpi të vet…/
Bacë Adem edhe Flamurin ta kanë ndërruar!/
Edhe para botës jemi turpëruar/
Kemi humb fjalë e besë/
Ti na e le amanet Kosovën/
Kosova të mos vdesë/
E rrejnë botën e vetën me pavarësi/
Në themelet e Arbrit gërmon erë e tradhti/
E duan edhe një grusht Serbi/
Ti bacë shkove në atë botë por gjithëmot
Nën diell e qiell me Lapidarin me Gur
Jo bace-jo nuk u krye!
Kosova me plagë të re përpëlitet
E gjarpëruar krekoset kurva Serbi
E ndihmuar nga pushtetarët e hajdutët tanë shqipfolës
Në lukse të kënaqur në djepin e këtij populli
T’u i kurdis kartha keq e ma zi!
U mbush Kosova me hajna tradhtar e manifiki
Kush për serb , e kush për turk e Azi
Bacë nuk u krye, kjo s’është “Liri”!
Sofra bosh dhe me bark zbrazur e në varfëri
Tradhtarët krah për krah hanë e pinë me rrospien Serbi
Zgjohu Bacë edhe një njëherë nga varri pash atë zot
Kujto luftën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut
Kujto Pavarësinë e Shqipërisë e mëmdheun
Kujto ngjarjet 1981 për Liri e “Kosovën Republikë”
Luftën e 1999-tës për “Kosovën e Pavarësi”
Thirr Skënderbeun dhe lësho kushtrim bashkë me te
Thirrëne Ismail Qemalin dhe Isë Boletinin
Mos e leni pa e marre Shaban Polluzhen e Hasan Prishtinën
Kështu thotë populli i tëre
Mos të rrojmë te turpëruar e në ferr
T’i bashkojmë Kosovë e Shqipëri
Çamërinë Shkup ,Ulqin e Preshevë
Atëherë do të themi “Bacë urime se u krye”

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: asllan dibrani, Jo bace, jo nuk u krye

Cikël Pranveror në Sofrën Poetike të Diellit

March 20, 2015 by dgreca

Nga Ilir Levonja/Florida/
Brenda natës/
Brenda natës blu e kthjellët/
Një ëndërr e kuqe merr formën e shallit,/
Që mbulon gojën tënde në mëngjeset/
Me dimër stalaktidesh;/
E bardha e kornizave në dritare feks në të grinjtë/
Muret e gjelbër të një paqeje me qënie gruaje./
Në divanin e verdhë në formën e dorës sime/
Fle ti si një fetus rozmarine./
Në këmbët e tua kotet macja e qumësht,/
e bardhë./
Po i dashuri yt hapi dritaren për të parë një zjarr në natyrë,/
Përtej në një qytet ku njerëzit i ecin në këmbë mbrëmjes./

Triko e pranverës

Dy shtiza dhe një shportë me lëmshej ngjyrash.
Eshtë pranvera ime në trikon e re.
Më ke thënë se të pëlqen bluja,
Edhe bezha …
Ajo si gruri i pjekur.
Si pluhuri që të kujton një element të harrimit,
Të bukur por edhe të rremë.
Asgjë nuk harrohet,
Vetëm përsoset forma e harrimit.
I thashë sime mëje se,
Këto janë ngjyrat që më pëlqejnë,
Bluja dhe bezha.
Dhe ajo që s’e kuptoi gënjeshtrën time,
E thuri siç e doje ti.

Një shkurre

Një shkurre me trëndafila rozë, gjethe plot,
I avitet dita-ditës avllisë së rrugës sonë.
Dikur
Vura re se,
Sipër nuk ka më qiell,
Veç trëndafila; e roztë nata, e roztë dita.
Të bardha rrobat tona, këpucët, hapat.
Eja të vrapojmë zënë dorë për dorë.

Pjekësi

Në zjarrin e mbrëmjes
Një shpirt i paqtë burri
U jep misrave të verdhë pak timbër kafeje;
Ngadalë
I kthen, e i kthen
Me kaq delikatesë tymi për hatër të një vajze
Dhe një djali që i kanë ikur larg.
Nuk bërtet as nuk thërret
Përkundër debateve që kalimtarët kanë
Përkundër duarve të lidhura pas,
Në harmoni me mbrëmjen që bijtë e ëndrrojnë,
Në kullimin e trishtë të syve
Të veshëve pipëz për një thirrje celulari.
Pjek misra aq të shijshëm
Me duart mbushur gjithë verore
Për nipërit dhe mbesat
Që i mungojnë.

Filed Under: LETERSI, Sofra Poetike Tagged With: cikel pranveror, dielli, Ilir Levonja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 83
  • 84
  • 85
  • 86
  • 87
  • …
  • 134
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DASHURIA NDAJ ATDHEUT – THEMEL I NDËRTIMIT DHE ZHVILLIMIT TË SHTETIT
  • THE SPHERE (1929) / HISTORIANI GJERMAN, FRANZ BABINGER : “VIZITA IME TEK DERVISHËT E KRUJËS, NJË KOMUNITET I JASHTËZAKONSHËM…”
  • Njoftim publik nga Shoqata Malësia e Madhe – NY
  • “Gjergj Kastrioti Scholarship Fund”
  • Gazeta “Shqiptari i Italisë”
  • KONSULLATA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË SHTUTTGART SHËNOI DITËN E PAVARËSISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE PËRURIMIN E HAPËSIRAVE TË REJA TË KONSULLATËS
  • “SKËNDERBEU SHQIPJA QË NDALOI PERANDORINË OTOMANE” E AUTORËVE ITALIANË: ALDO DIOMEDES DHE CLAUDIO DI GIÁ
  • KANDIDAT PËR KËSHILLIN BASHKIAK NË LEWISVILLE, TEXAS, ADRIAN DOKO: “SHQIPTARËT JANË SHEMBULL I INTEGRITETIT, FAMILJES DHE UDHËHEQJES”
  • Ekzistenca e kombit shqiptar varet nga ekzistenca e kombit amerikan
  • Flamuri Shqiptar: Nga Emblemë Perandorake në Identitet Kombëtar
  • ATHANAS GEGAJ VEPRIMTAR DHE STUDIUES SHQIPTAR NË AMERIKË  I SHQUAR PËR ROLIN E TIJ NË ÇËSHTJEN KOMBËTARE 
  • DR. ATHANAS GEGAJ, EDITORI I DIELLIT DHE SEKRETARI I VATRËS U PËRKUJTUA NË NEW YORK
  • Ismail Qemali në gazetën franceze “Le Bloc”
  • Grupi artistik shqiptar “Albanian Eagles Dance” përformoi në “ArtFest Fort Myers” në Florida
  • INSTITUCIONALIZIMI I BARAZISË SË SHQIPTARËVE – NGA MARRËVESHJA POLITIKE TE GARANCIA JURIDIKE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT