• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KUJTESA-“NËNË TEREZA, SHENJTORJA E PERIFERIVE” PROMOVOHET TË MARTËN NË VATËR

June 21, 2021 by dgreca

Ditën e Martë më 22 Qershor 2021, në orën 6.00 PM, në selinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA” do të organizohet promovimi i librit “Nënë Tereza, Shenjtorja e Periferive” e PhD Ines Angeli Murzaku. Libri është një studim shkencor mbi Nënë Terezën, i bazuar në dokumenta origjinale, letra të shkruara nga dora e Nënë Terezës. Libri është një libër teologjik, përdor metodat teologjike, filozofike e misionare për të kuptuar e interpretuar figurën e Nënë Terezës dhe veprën e saj që e tejkalon bamirësinë. Libri është i bazuar në teologjinë e periferive të Papa Françeskut, një periferi që manifestohet në forma të ndryshme, me dimensione të ndryshme, me aktorë të ndryshëm. Nënë Tereza me zërin e saj i dha zë atyre që nuk kishin zë, i dha sy të verbërve. Autorja PhD Ines Murzaku është Profesore (Full Professor) e Historisë Kishtare, Drejtoreshë e Programit të Studimeve Katolike dhe Themeluese e Departamentit të Studimeve Katolike në Universitetin Seton Hall në New Jersey. Ka një doktoraturë kërkimi nga Pontifical Oriental Institute në Romë, pjesë e Konsorciumit Pontifikal Gregorian University dhe ka mbajtur pozita vizituese (visiting profesor) në Universitetet e Bolonjës dhe Kalabrisë në Itali dhe Universitetin e Münster në Gjermani. 

Në këtë promovim do të referojnë dhe përshëndesin:

Elmi Berisha – Kryetar i VATRËS

Paulin Zefi – Historian

Dr. Pashko Camaj – Nënkryetar i VATRËS

Dr. Paulin Marku – Studiues

Agim Rexhaj-President Nderi i Vatrës

Marjan Cubi- Anëtar i Kryesisë së Vatrës

PhD Ines Murzaku – Themeluese e Departamentit të Studimeve Katolike në Universitetin Seton Hall, New Jersey.

Veprimtaria do të moderohet nga gazetari i “Diellit” Sokol Paja.

Jeni të ftuar të bëheni pjesë e këtij promovimi.

Filed Under: Politike Tagged With: Mother Teresa, PhD.Ines Murzaku, Promovimi ne Vater

“SHËN JERONIMI ILIR” I DON LUSH GJERGJIT

June 21, 2021 by dgreca

Nga Sokol PAJA – DIELLI/Mhill Gjuraj Anëtari i Këshillit të VATRËS, në një prononcim për Diellin ka vlerësuar kontributin e madh të Don Lush Gjergjit për rigjallërimin fetar e shpirtëror dhe ngritjen e institucioneve fetare në Kosovë.

Z.Gjuraj vlerëson edhe librin e fundit të Don Lush Gjergjit “Shën Jeronimi Ilir” i cili i dedikohet një prej Doktorëve të shkëlqyeshëm të Kishës Katolike. “I shpreh mirënjohjen dhe admirimin e thellë për misionin fisnik e hyjnor, në funksion të përhapjes së fjalëve të Zotit dhe mësimeve të shenjta e veprave kushtuar Shenjtores Shqiptare Nënë Terezës” vlerëson Don Lush Gjergjin në Diellin e Vatrës z.Mhill Gjuraj. Libri Shën Jeronimi ilir (347-420) i Don Lush Gjergjit doli në shtyp me rastin e 1600-vjetorit të kalimit në amshim të Jeronimit të Stridonit. Shën Jeronimi lindi në vitin 247 në Stridon të Ilirisë (Dalmacisë). Në libër paraqiten mjeshtërisht aspekte të cilësuara historike, biblike, teologjike dhe shpirtërore. Parimi i njohur i Shën Jeronimit ishte: “Mosnjohja e Biblës është mosnjohja e Krishtit”. Mhill Gjuraj Anëtari i Këshillit të VATRËS, në prononcim për Diellin ka deklaruar se: “Shën Jeronimi Ilir” është një libër i shkëlqyer. Jam ndjerë shumë i respektuar prej Don Lushit për veprën që na ka sjellë dhe mbi të gjitha dedikimin që më ka bërë. Jam befasuar nga libri ku Shën Jeronimi nuk shquhet në libër vetëm si filolog i ditur, përkthyes shumë i zoti, si një mjeshtër i veçantë i fjalës së shkruar por edhe si krijues gjenial që ka arritur mjeshtrisht të depërtojë në skutat më të largëta teologjike e kishtare. Nëpërmjet këtij libri lexuesi mëson shumë rreth aspekteve të veçanta të jetës së Shën Jeronimit” shprehet Mhill Gjuraj për Diellin e Vatrës. “Ky botim zë një vend të veçantë në kolanën e veprave të jashtëzakonshme letrare, përkthimeve e botimeve teologjike e kishtare që Don Lush Gjergji na lë trashëgimi për brezat dhe institucionet fetare e bibliotekat fetare dhe publike në Kosovë” u shpreh z.Mhill Gjuraj për gazetarin e Diellit Sokol Paja. Shën Jeronimi ka qenë një biblicist i spikatur, si dijetar i lartë, dhe sekretar personal i Papë Damasit. Ai përktheu Biblën në gjuhën latine. Ai ia kushtoi 25 vite të jetës së tij përkthimit. Shën Jeronimi është Doktor i shkëlqyeshëm i Kishës së bashku me Shën Ambrozin (330-297) dhe Shën Augustinin (354-430). Veprimtaria kryesore e Shën Jeronimit ishte fokusi dhe lufta e tij ndaj mëkatit, veseve e epsheve si grykësi që dëmtojnë jo vetëm besimtarët por çdo njeri duke e afruar me djallin dhe jo me Zotin. Duke iu referuar librit për Shën Jeronimin, Don Lush Gjergji në aspektin përmbajtësor e ndan në kapitujt e mëposhtëm: a. Përthimi i tërësishëm i Biblës; b. Egzegeza – shpjegimet e teksteve biblike me kompetencë dhe njohuri të rrallë, me thellësi dhe mprehtësi jetësore për jetën fetare dhe morale; c. 122 letra personale e 32 korrespondenca që ai i definonte si libër, që janë thesar shpirtëror, kulturor dhe letrar që krahasohen me ato të Ciceronit; d. De viris illustribus, si ndër veprat më të rëndësishme letrare kishtare; e. Vepra dhe shkrime  të tjera. Sipas anëtarit të Këshillit të Vatrës z.Mhill Gjuraj “Roli i Don Lush Gjergjit ka qenë jashtëzakonisht i madh për ringritjen shpirtërore e fetare të besimtarëve në Kosovë. Ai ka punuar me mund, përkushtim, e sakrifica. Falë dashurisë, urtësisë, falë forcës së besimit të madh tek feja, Atdheu dhe Zoti, Don Lush Gjergjit brezat do i jenë mirënjohës për çka ai i ka dhënë Kosovës”. Don Lush Gjergji sipas Mhill Gjurajt promovoi harmoninë mes besimtarëve, mirëkuptimin, respektin reciprok, respektin ndaj shtetit, institucioneve dhe solidaritet mes njerëzve në Kosovë.

Filed Under: Politike Tagged With: don Lush Gjergji, Mhill Gjuraj, Shen Jeronimi Ilir, Sokol Paja

Reagim ndaj disa televizioneve militante shqiptare dhe pseudo-analistit Ilir Demalia

June 19, 2021 by dgreca

Nga Valentin Lumaj,Michigan- 19 Qershor 2021/

Palo-analisti ose analisti i vetshpallur Ilir Demalia: “Vatra eshte ne nivelin e atyre shtepive te kultures neper fshatra ne kohen e komunizmit…Vatra eshte nje gje e mbaruar…” Emisioni Te Paekspozuarit, 17 Qershor 2021/

Po endesha  ne mendime per te gjetur nje shprehje qe i shkon pershat pseudo-analistit Ilir Demalia, dhe nder te tjera si keto qe pershkruajne njerezit pa asnje rendesi dhe qe kur flasin, fjala e tyre nuk ka asnje peshe, u ndalova tek keto dy te fundit: “fyell pa bira” apo “bira e fundit e kavallit”, mbasi i pashe se ishin me etike se te tjerat. Si shume paradokse te tipit vetem shqiptar, ku horrat, gojendyret dhe te marret nderohen, ndersa te ndershmitperçmohen si qyqare apo te pazotte, edhe Iliri eshte nje nga keto paradokse, qe fale ndyresise se gojes dhe mendimeve, por pa u kufizuar tek keto dy te dyja, eshte bere i “famshem” ne disa ekrane televizive shqiptare te cilat kane nevoje edhe per pak diabolizem mediatik i tipit Demalia. Them diabolizem sepse Iliri gjoja si analist, shperthen ne banalizem, etiketon dhe sulmon te medhenjte e Kombit, ne kete rast Sali Berishen, lideret e komunitetit, ne kete rast Elmi Berishen apo Evi Kokalarin dhe çdo gje me vlere sikurse eshte Vatra.

Une po ndalem vetem tek pershkrimi i mesiperm qe Demalia i ben te mires, te bukures, antikes dhe te pavdekshmes Vatra. Vatra, kjo bashkesi njerezish te mire, veprimtare e patriote, te cilet cdo dite kontribuojne dhe japin nga koha, nga mendja dhe nga xhepi i tyre per brengen e tyre te madhe, Shqiperine dhe Kosoven, por edhe viset te tjera shqiptare, qe nje dite te bashkohen si nje komb i lire. Sigurisht qe ne ketu ne Vater nuk jemi asnje si Noli e as Konica, e as pretendojme te jemi te tille, por jemi ca te tjere, shume te ngjashem në virtyte por prape te ndryshem në borekuptime, gjithsesi ithtare te devotshem ne ndjekje te gjurmeve qe lane pas korifejte tane, me te njejtin mission, te njejtin vision dhe destinacion. 

Kjo Vater, ne vijim te rruges se saj 108 vjeçare, reflekton ngjyrat e saj ne pershtatje te  koheve dhe shekujve, tashme te shekullit 21, me e shndritshmja e kuqja e flamurit te kombit dhe te Skenderbeut, e cila duket se e terbon “demin” Demalia. Them “demin” jo ne perngjasim te mbiemrit te tij, por te natyres dhe instiktit  te njejte kafsheror per ti “ngulur briret” kujtdo qe i del perpara.

Por horizontin e ngushte te Ilirit, nuk mund te behesh analist pa denigruar dike dhe nuk mund te denigrosh dike pa qene analist dhe keshtu ai sorodhatet ne rrethin vicioz te mendimeve te tij skizofrenike, i pashprese per te dale shendosh nga gjendja e tij e renduar. 

Me vjen ne mend nje here kur shkoja ne shkolle me autobuzin e linjes. Nder ato dite, filloi te vinte ne autobusin tone nje meso-burre leshtarak i parruar e i palare. Sapo hipte ne autobus, ulej ne ndenjese, vinte koken mbi duar dhe fillonte nje kenge pa kuptim duke u çjerur “ga ga ga ga “ dhe jarget i vareshin pergjate mjekres. Fillimisht njerezit filluan qe ta marrin per humor dhe te qeshin, por shpejt çjerrja e tijj “ga ga ga ga” filloi te behej e bezdisshme dhe e neveritshme per te gjithe. Filluan qe ti bertasin, por burri çirrej edhe me shume. Atehere doli njëri qe i ofroi 100 leke per te pushuar. Burri sa i pa, i mori, pushoi kengen dhe u ul nga autobuzi yne dhe u fut tek autobusi tjeter. Aty ishte loja, tek 100 lekshi. Çdo dite e njejta loje, burri çirrej derisa dilte dikush qe ti falte 100 lekshin. Te gjithe e kuptuan “biznesin” e tij, leke per ti mbydhur gojen. Nje dite ndodhi qe ne autobus afer burrit  te ishte nje nga ata “hunde-leshet qe ne ate kohe nuk ishin te pakte rrugeve.  Pusho i tha nje here, por burri edhe me te madhe “ga ga ga ga”. Pusho i tha te dyten here. Prape burri vazhdoi edhe me te madhe. Te treten here pashe qe fluturoi nje dore ne ajer dhe shpulla u ngjesh mbas kokes se burrit. Ai as nuk e priti e as nuk e diti nga i erdhi, mbasi ra nga sedilja ne dysheme, u ngrit dhe tha:  “a nuk mundesh ma lehte a?”.  Si tha ashtu, u ul nga autobusi dhe nuk e pame me.

Me kete histori, te cilen ndoshta ndokush qe bente te njejten linje autobusi e kujton, nuk dua te them se Demaliaj merr leke per te llomotitur, per te mbydhur gojen apo dikush do tja meshoje mbas kokes, por qe pa dyshim qe Iliri joshet nga televizionet shqiptare me hapesiren qe i japin per te “kenduar çjerrjen” e rradhes, dhe te pakten Demalia duhet qe ta kuptoje sa i neveritshem dhe i padurueshem eshte bere.

DREJTUESIT E EMISIONEVE DHE PRONARET E TELEVIZIONEVE DUHET QE TA KUPTOJNE NJE HERE E MIRE SE NUK MUNDEN ME TEJ QE TE NEPERKEMBIN DIASPOREN DUKE FTUAR “NJE ZE NGA AMERIKA”, “NJE SHQIPTARO-AMERIKAN”, NJE PERFAQERUES TE DIASPORES” E TE TJERE TITUJ TE PAQENE DHE TE PAMERITUAR PER ILIR DEMALIAJ, PASI ILIRI JO VETEM QE NUK PERFAQESON ASNJE GRUP APO SHOQATE DHE AQ ME PAK DIASPOREN, POR AI NUK PERFAQESON AS VEHTEN E TIJ, PER SA KOHE QE AI ESHTE I PUSHTUAR NGA ATA QE NUK THUHEN DHE SALL QE FJALA IME T’I BEJE DERMAN PERDERISA AI KA NEVOJE PER NJE EKSORTIZEM TE THELLE TE SHPIRTIT. 

Keshilla ime per Demaliaj eshte qe kur te permende  Vatren, le te pastroje me pare gojen, ne menyre qe fjala e tij te mos mbaje ere te keqe, me te rende se myku i podrumeve ku gdhihet ne  mengjes dhe ngrys naten, dhe perpara se te dale ne ndonje emision driteshkurter, te shkundet mire qe te pastroje kakrroçet, por jo aq shume per te mos zgjuar djajte brenda tij.

Filed Under: Politike Tagged With: Ilir Demalia, Pseudoanalist, reagim, Valentin Lumaj

RËNDËSIA E ZBULIMIT TË ORIGJINËS SË SARS-COV-2

June 18, 2021 by dgreca

Nga: Dr. Pashko R. Camaj, Doktor i Shkencave të Shëndetit Publik */

Një vit e gjysëm nga fillimi i pandemisë globale COVID-19, më seriozja që nga gripi Spanjoll i vitit 1918-19, ende nuk e dimë origjinën e virusit që e shkaktoi këtë pandemi. Përgjigja përfundimtare për pyetjen se si filloi pandemia ka evituar komunitetin shkencor. Dy hipoteza konkurruese, transmetim natyror nga një strehë kafshësh tek njerëzit ose një rrjedhje nga një laborator kërkimi janë fokusi i shkencëtarëve. Teoria që ka marrë vëmëndje kohët e fundit është se pandemia e cila ka vrarë më shumë se 3.4 milion njerëz në të gjithë botën, mund të ketë dalë aksidentalisht nga Instituti i Virologjisë Wuhan në Kinë, megjithëse kjo nuk është përfundimtare. Presidenti Biden ka urdhëruar zyrtarët e inteligjencës të japin një raport deri në fund të verës që mund të na sjellë më pranë një sqarimi përfundimtar rreth kësaj. Kuptimi i origjinës së pandemisë është thelbësor për zhvillimin e politikave që mund të zvogëlojnë gjasat e pandemive në të ardhmen. Kjo do të thotë, nëse duam të parandalojmë epideminë tjetër, është me rëndësi jetike të zbulojmë origjinën e COVID-19.

VIRUSET DHE VEPRIMI BRENDA QELIZAVE

Viruset janë më të vegjlit nga të gjitha mikrobet. Ato janë unike sepse janë vetëm të gjalla dhe janë në gjendje të shumohen brenda qelizave të gjallesave të tjera. Qeliza në të cilën shumohen quhet qelizë pritëse. Një virus përbëhet nga një bërthamë e materialit gjenetik, ADN ose ARN, i rrethuar nga një shtresë mbrojtëse e quajtur kapsid e cila përbëhet nga proteina. Viruset janë të aftë të futen në qelizat pritëse dhe të futen brenda tyre, ku ata “komandojnë” qelizën pritëse dhe përdorin makinerinë e saj qelizore për të bërë më shumë viruse, në thelb riprogramimin e saj për t’u bërë një fabrikë virusesh. Shfaqja e një patogjeni të tillë si kur viruset kalojnë strehuesit nga kafshët ndodh përmes një procesi të quajtur përhapje zoonotike. Shumica e sëmundjeve infektive virale dhe jovirale njerëzore kanë ekzistuar me shekuj si fruthi, gripi, kolera, lisë (çrrënjosur në 1980), malaria, dengu, HIV, SARS, Ebola dhe shumë të tjerë kanë ‘kërcyer’ nga kafshet në njeriun. Ngjarjet komplekse gjenetike që qëndrojnë në themel të kalimit nga kafshët tek njeriu ndryshojnë shumë nga një patogjen në patogjen tjetër, por mekanizmat e përgjithshëm janë të njohur për shumë prej këtyre patogjenëve.

VIRUS NATYROR APO LABORATORIK?

Që nga fillimi i pandemisë COVID-19, shkencëtarët janë përpjekur të gjejnë burimin e saj. Deri më tani, nuk ka asnjë provë të qartë dhe të verifikueshme në lidhje me origjinën e SARS-CoV-2 që mund të përjashtojë hipotezën e rrjedhjeve laboratorike, ose për të provuar alternativën – se virusi ka origjinë natyrore. Shumë studiues të sëmundjeve infektive pajtohen se skenari më i mundshëm është që virusi të evoluojë natyrshëm dhe të përhapet nga një lakuriq nate direkt tek një person ose përmes një kafshe të ndërmjetme. Pra, çfarë thonë studiuesit e sëmundjeve infektive dhe biologët evolucionistë për këto argumente? Shumë shkencëtarë thonë jo. Vetëm për shkak se virusi përhapet midis njerëzve nuk do të thotë që është krijuar ne laboratore për ta bërë këtë. Ky virus përhapet gjithashtu në mes të vizonave dhe infekton kafshë të tjera. E rëndësishme është se ky virus nuk ishte i transmetueshëm në mënyrë optimale midis njerëzve për pjesën më të mirë të vitit të kaluar. Përkundrazi, variante të reja, më efikase janë evoluar në të gjithë botën që kanë treguar se janë më të transmetueshme. Për të përmendur një shembull, varianti shumë i transmetueshëm i SARS-CoV-2 i raportuar për herë të parë në Indi (B.1.617.2, ose Delta) ka mutacione që duket se e bëjnë virusin më të mirë në infektimin e qelizave.

VIRUSI PËRMBAN TIPARE TË PAZAKONTA

Disa ithtarë të rrjedhjeve laboratorike pretendojnë se virusi përmban tipare të pazakonta dhe sekuencat gjenetike që sinjalizojnë se është prodhuar në laborator. Dhe disa thonë që SARS-CoV-2 përhapet midis njerëzve aq lehtë saqë duhet të jetë krijuar me atë qëllim. Një argument tjetër sugjeron që SARS-CoV-2 mund të ketë dalë nga koronavirusët e gjetur në një minierë të papërdorur, ku studiuesit mblodhën mostra nga lakuriqët e natës midis 2012 dhe 2015. Ndër provat rrethanore që mund të mbështesin teorinë e rrjedhjeve laboratorike, disa studiues kanë theksuar faktin që Instituti i Virologjisë Wuhan në të kaluarën ka kryer një lloj kërkimi shkencor të quajtur “fitim i funksionit” që ka mundesi te jetë problematik. Hulumtimi i përfitimit të funksionit është një teknikë e përdorur nga shkencëtarët për të përmirësuar aspektet e një organizmi. Eshtë e zakonshme në disa fusha të studiojmë variacione gjenetike dhe të kuptojmë më mirë entitetet biologjike – por përdorimi i tij në mjedise të caktuara për të rritur vdekshmërinë ose transmetueshmërinë e një virusi është bërë i diskutueshëm. Ideja është të zbulojmë dhe të kuptojmë këto viruse, kështu që ne të dimë se me çfarë mund te përballemi. Kundër argumentimi ishte, ne po luajmë me zjarrin. Nëse rezulton që COVID-19 buron nga një incident aksidental në laborator nga Instituti i Virologjisë Wuhan, do të dalë se kjo frikë ishte më se e arsyeshme.

RËNDËSIA E NJOHJES SË ORIGJINËS SË VIRUSIT

Sa më shumë që të mund të kuptojmë se si ka ndodhur pandemia globale COVID-19, aq më shumë shanse kemi që ta ndalojmë atë të ndodhë në të ardhmen. Të kuptuarit se si u shfaq COVID-19 është një pikë kritike në një kurbë të pjerrët të të mësuarit, të cilën duhet ta mësojmë shpejt. Ndërsa përballemi me vdekjet në rritje dhe përmbysjet shoqërore të pandemisë COVID-19, nuk duhet të harrojmë se si filloi kjo pandemi, si dhe pse humbëm shenjat paralajmëruese dhe çfarë mund të bëjmë për të parandaluar që ajo të ndodhë përsëri në të ardhmen. Kërkimi i zgjeruar për t’u marrë me urgjencën e situatës, dhe më shumë shkencëtarë, përfshirë shkencëtarët që punojnë në Kinë dhe vende të tjera të pikave të nxehta, duhet të rekrutohen në këto përpjekje, veçanërisht në partneritetet ndërkombëtare të kërkimit. Bashkëpunimi i plotë dhe i hapur ndërkombëtar është thelbësor. Rezultatet e raportit të shumëpritur të studiuesve ende mbajnë potencialin për pasoja të mëdha. Qëllimi është të kuptojmë origjinën e virusit aq sa të përgatitemi, ose të parandalojmë, pandeminë tjetër. Nëse shkenctarët arrijnë në përfundimin se virusi ka pasur origjinë natyrore atëherë, virologët kanë të ngjarë të rrisin përqendrimin e tyre në gjetjen e pararendësve të atyre viruseve të ardhshëm që mundë të shkaktojnë pandemi në të ardhmen. 

A JANË LABORATORËT TË SIGURTË?

Nëse SARS-CoV-2 do të vinte nga njç laborator, rezultati ka të ngjarë të ishte ushqim për të ata që shofin gjithçka përemes prizëms së konspiracionit. Të paktën  do të kërkohej një qëndrim global i ri ndaj të gjithë laboratorëve të biosigurisë me rrezik të lartë, si ajo në Wuhan të Kinës. Do të bëhej një nxitje për të zhvendosur këto laboratorë me ‘siguri të lartë’ në vende më të largëta, pasi një virus nëse shpëton përmes një aksidenti ose shkelje të protokollit të sigurisë, do të ishte më e lehtë për t’u përmbajtur. Më shumë siguri në laboratorë nuk do të ishte një gjë e keqe, sikurse nuk do te ishte nje ide e keqe rritja e mbikëqyrjes se këture virusëve edhe në natyrë. Ndoshta duhet t’i jepej më shumë besim qendrimit të administratës së fundit Amerikane që deklaronte kohë-pas-koheë, se origjina e kësaj pandemije mund të ishte ikja e virusit nga laboratori dhe se kjo mundësi nuk duhej të përjashtohej siç ishte bërë nga shumë media dhe virologë. Por ne e dimë që loja e fajësimit politik që vjen me historinë e origjinës SARS-CoV-2 ka të ngjarë të dëmtojë shkencën përreth saj për dekada – dhe potencialisht mund të kërcënojë gatishmërinë tonë për ndonjë pandemi të ardhshme. 

* Nënkryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës –VATRA. 

Filed Under: Politike Tagged With: Dr. Pashko R. Camaj, SARS-COV-2, Zbulimi i Origjines

STUDIUESI IDRIZ LAMAJ I DHUROI ARKIVIT TË VATRËS REKORDIN E VITIT 1919

June 17, 2021 by dgreca

Sot kisha në Vatër mikun tim, studiuesin e njohur Idriz Lamaj. Ashtu si në të shkuarën ai nuk erdhi duarbosh në selinë e Vatrës: Këtë herë solli rekordin e shtypur në Shtypshkronjën e  Diellit, record që ka regjistruar punimet, vendimet, zgjedhjet, bilancet financiare të Kuvendit të Vatrë, 6 Korrik 1919. Z. Lamaj i ka dhuruar Vatrës një sërë dokumentesh me vlerë, Letërkëmbime të personaliteteve të Vatrës dhe Diellit, kopje të plotë të dosjeve të emigrantëve shqiptarë të ardhur në SHBA me ndërmjetësimin e Komitetit Shqipëria e Lirë dhe Kisha, qindra libra të bibliotekës së tij etj etj…Cfarë përmbanë broshura e dhuruar sot?

Është i plotë Rekordi i Kuvendit të Federatës Pan-Shqiptare “VATRA” për Kuvendin që filloi punimet me 6 Korrik dhe përfundoi me 15 Korrik 1919. U zhvilluan gjithsej 21 sesione dhe aty përshkruhen me detaje se cfarë ndodhi në secilin prej tyre.

Kjo ishte një praktikë mjaft e mirë që i shërbente shumë Vatrës për të mos krijuar precedente pas Kuvendeve. Gjithcka është shkruar në 36 faqet e broshurës.

Faleminderit z. Lamaj!

Shenim: -Kushdo që disponon materiale të Vatrës, koleksione te Diellit, dëshmi, apo fotografi, relike, është i lutur t’i sjell në Vater…

Filed Under: Politike Tagged With: Idriz Lamaj, Rekordi 1919

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 273
  • 274
  • 275
  • 276
  • 277
  • …
  • 654
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PREJARDHJA ILIRE DHE AUTOKTONIA E SHQIPTARËVE
  • Fitoi “Gold Winner” në konkursin ndërkombëtar “New York Photography Awards”, Erion Halilaj: “Promovim i talentit shqiptar në një skenë ndërkombëtare”
  • Kur filozofia dhe psikologjia ndërveprojnë për të shpëtuar njerinë
  • BALFIN REAL ESTATE HAP ZYRËN E PARË NË SHBA, NJË MUNDËSI E RE INVESTIMI PËR DIASPORËN SHQIPTARE
  • Konferenca “Diaspora 2025” organizuar nga Federata Kombëtare Shqiptare në Itali ( FNAI)
  • Koncepti i lumturisë dhe Krishtlindjet sot
  • Nxënësit e shkollës shqipe “Gjuha Jonë” në Philadelphia festuan Festat e Fundvitit
  • Vatra Tampa Bay organizoi piknikun tradicional me rastin e festave të fundvitit
  • VATRA URON TË GJITHË SHQIPTARËT: GËZUAR E PËRSHUMËVJET KRISHTLINDJEN
  • SHQIPTARËT DHE CILA ËSHTË DOMOSDOSHMËRIA STRATEGJIKE E MAQEDONISË SË VERIUT?
  • Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” përkujtoi shkrimtarin Bilal Xhaferi në 90 vjetorin e lindjes
  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT