• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Historiani i oborrit të Enver Hoxhës mohon krimet në kampin e Tepelenës

March 29, 2018 by dgreca

1 Tomorr Alizoti

Nga Tomorr ALIZOTI/

Në një studio televizive një historian i oborrit familjar të Enver Hoxhës,(Pellumb Xhufi) paska mohuar vuajtjet në kampin famëkeq të Tepelenës duke thënë se aty nuk ka pasur kushte të këqija, se nuk paskan vdekur fëmijë dhe se të burgosurit paskan qenë familje armiqsh të vendit, të arratisur në Jugosllavi, të cilët ktheheshin dhe në Shqipëri fshehtas për të bërë atentate ndaj njerëzve të shtetit.
Unë i përkas një familjeje që ka vuajtur në atë kamp. Babai im ka qenë një prej fëmijëve të burgosur aty, bashkë me gjyshërit. Në familjen time nuk kemi pasur të arratisur, siç shprehet historiani në fjalë. Ai ka qenë një kamp ku grumbulloheshin kryesisht pleqtë dhe fëmijët, ndërsa të rriturit e aftë për punë i dërgonin në fabrikën e Nish Tullës duke i ndarë nga familja. Nëse regjimi do ta kish ngritur këtë kamp si një masë mbrojtëse nga të arratisurit, nuk do burgoste aty fëmijë e pleq.
Është e turpshme që ka njerëz që kërkojnë të mohojnë vuajtjet dhe tmerret e atij regjimi, duke synuar të mbrojnë kriminelët që vranë e prenë elitën e këtij vendi. Dëshmitë e njerëzve që janë ngujuar aty janë nga më tronditëset. Unë ruaj dëshmitë e të afërmve të mij që më tregonin sesi im atë, fëmijë i vogël, kërkonte bukë, i dërrmuar nga uria, dhe gjyshërit e mi nuk kishin ç’ti jepnin. Im atë mbijetoi, por shumë fëmijë të tjerë, si dhe të rritur, nuk ia dolën. Të dëgjosh sot përralla të tilla që mohojnë kalvarin e vuajtjeve dhe tmerreve që kanë pësuar ata njerëz është një dënim për së dyti.
Është e trishtë të dëgjosh se, akoma pas 27 vjetësh, ka historianë që mbrojnë atë regjim. Akoma ka njerëz që duan të bëjnë avokaturën e krimit duke mohuar gjakun dhe vuajtjen e viktimave! Dhe më e ndyra është kur shikon që këtë e bëjnë njerëz të lidhur me atë regjim e bij hetuesish të makinerisë së krimit, të cilët nuk u penduan e nuk shfaqën kurrë keqardhje për atë që kanë bërë ata dhe etërit e tyre.
Një vend normal nuk mund të lejojë që të artikulohen pikëpamje të tilla që mbrojnë krimin dhe dënojnë viktimat. Nëse kjo do të ndodhte në një vend si Gjermania apo Anglia ata sot do të ishin ishin përpara gjykatës. Por në një vend ku e vërteta nuk u zbardh kurrë e ku përgjegjësit nuk u vunë përballë përgjegjësisë, është e kuptueshme që poshtërsia të mos ketë kufinj, dhe natyrisht ajo do të mbajë peng vendin në çdo aspekt.
Mos prisni që ky vend të ecë përpara kur fle dhe ushqehet mbi një të kaluar kriminale të panjohur e dënuar në asnjë moment! E kaluara nuk mund të shlyhet me harresë, e as me apologjetët e krimit!

***

 

Filed Under: Politike Tagged With: Kampi i Tepelenes, Tomorr Alizoti

Tragjedia“SKËNDERBEU”-Si e njoha Ethem Haxhiademin në Kaushin e burgut

March 28, 2018 by dgreca

1-makensen

NGA MAKENSEN BUNGO/ Nju Jork/

Me 17 Mars të këtij viti në gazetën“ Mapo “ është  botuar një artikull interesant shkruar nga poeti Sadik Bejko titulluar: “Tragjedia e Haxhiademit: si shkroi intrigën  vrastare brenda kampit të Skënderbeut “. Në këtë artikull poeti Sadik Bejko e vlerëson Ethem Haxhiademin  si tragjedian dhe bën thirrje për të vënë në skenë tragjedinë e e shkruar prej tij me titull “Skënderbeu “në këtë vit, që është quajtur Viti i Skënderbeut.

E përgëzoj dhe e falënderoj poetin Sadik Bejko për këtë thirrje atdhetare dhe do të dëshiroja që ajo të mos binte në vesh të shurdhër. Edhe unë  e vlerësoj Etëhem  Haxhiademin si atdhetar, si poet, si përkthyes,si romancier dhe mbi të gjitha si themelues i tragjedisë shqiptare.

1 Ethem-Haxhiademi

Foto: Et’hem Haxhiademi/

Vite më parë e  kam studjuar Ethem Haxhiademin, e kam njohur personalisht, kam biseduar me të, më ka dhënë këshilla, kam qenë bashkë me të në birucat e Sigurimit; unë  i dënuar si armik populli dhe ai i arrestuar-po si armik i popullit. Kam pas fatin e mirë(që isha me të në ditë të vështira) por dhe të keq(se ishim bashkë në një qelitë e vdekjes),… kam banuar me të për një kohë të  gjatë në një kaush në burgun e madh të Elbasanit .Për të  plotsuar dhe  përforcuar ato që thotë poeti Sadik  Bekto, që të vihet në skenë tragjedia“ Skënderbeu “ me rastin e vitit të Skënderbeut po  shtoj edhe unë disa të dhëna për këtë personalitet të  letrave shqipe dhe mbi tragjedinë “Skënderbeu “ . Haxhiademi ishte  republikan.

Në kohën e Monarkisë, me gjithëse ishte  kompetent nga studimet që kishte kryer, haxhiademi  ka shërbyer në adminstratën e shtetit shqiptar deri si sekretar i prefekturës në  Gjirokastrës. Më lart jo, se nuk ishte servil  dhe karrierist.

Gjatë  luftës ka  qenë me Ballin Kombëtar, gjithënjë si republikan. Me porosinë e Mithat Frashërit shkoi në Elbasan dhë formoi degën  e Ballit në atë rreth, ka marrë pjesë  në mbledhjen e Mukjes por nga fundi i luftës u largua nga Balli dhe u kthye në Elbasan pranë familjes dhe u përpoq që të jetonte  larg politikës . .

Mbas luftës mori pjesë për krijimin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë  dhe u zgjoth kryetar i saj për degën e Elbasanit, por ndonjë veprimtari nuk zhvilloi.Kur  u caktua të kryesonte delegacionin e parë të shkrimtarëve shqiptarë, që do  të shkonte në vizitë në Jugusllavi , nuk pranoi, refuzoi të shkojë .U emërua profesor në shkollën Normale të  Elbasanit, por nuk do të zgjaste shumë sepse në vitin 1948 u arrestua me akuzën se po rithemelonte degën degën së Ballit Kombëtar në qytetin e Elbasanit.Arrestimi u krye në shtëpinë e tij, në mes natës, duke korigjuar hartimet e nxënësve. tema e hartimit që u ksihte dhënë nxënësve të tij titullohej “Djali pa nënë , si nata  pa hënë “. Do të mjaftonte edhe kjo temë për akuzën.E dërguan drejte e në Tiranë, ku e mbajtën një kohë të gjatë, duke e torturuar tmerrësisht. Pastaj e kthyen në Elbasan, ku torturat vazhduan ditë e natë. Unë e kam  parë atë dhe kam përjetuar dhimbje të thellë kur e shihja tek e nxirrnin për në banjë. ishte i lodhur, i raskapitur, mezi mbahej në këmbë, ecte duke u mbajtur pas murit. Një herë e pashë  që në korridor duke vajtur në banjë, u rrëzua dhe me që nuk ngrihej dot , filloi të ecte këmba doras. Dhimbje për intelektualin, shkrimtarin, pedagogun. Ku e kishin katandisur! Një ditë kur  më kishin nxjerrë në koridorin e birucave për t’ i pasatruar, me që isha më i vogli nga të gjithë të arrestuarit, ai duke shkuar në banjë, roja ishte larguar pasi e thirrën, unë iu afrova dhe ai me përshpërimë, me zë fare të ulët, më tha: Ti je i ri. Do të jetosh. Mos harro se cfarë po sheh me sytë e tu. Kur të përmbyset diktatura shkruaj një tragjedi për këto tortura barbare. Mos harro dhe iku duke u zvarritur…(Për më shumë do të lexoni në Diellin e printuar)

Filed Under: Politike Tagged With: Bungo, ETHEM HAXHIADEMI, Makensen Bungo, Tragjedia Skenderbeu

SHBA: Kosova dhe Serbia, normalizim me dialog

March 28, 2018 by dgreca

-SHBA: Kosova dhe Serbia, normalizim marrëdhëniesh nëpërmjet dialogut/

1 shba

-Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme për të mbështetur të gjitha palët në bisedimet e Dialogut/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 28 Mars 2018/ Kosova dhe Serbia duhen të përqëndrohen në normalizimin e marrëdhënieve nëpërmjet dialogut të udhëhequr nga BE-ja, thekson një Komunikatë për medie e Heather Nauert, Zëdhënëse e DASH -Washington, DC – të 27 mars, 2018, dërguar sot nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë:

Komunikatë për medie

Heather Nauert

Zëdhënësja e DASH

Washington, DC

27 mars, 2018

28 mars, 2018

ARRESTIMI I I ZYRTARIT SERB NË KOSOVË

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë fuqishëm ngjarjet e djeshme në Mitrovicë, të cilat panevojshëm ngrejnë tensione dhe kërcënojnë stabilitetin rajonal. I nxisim të gjitha palët që të shmangin përshkallëzimin e mëtejmë të situatës dhe të veprojnë me urtësi dhe të zgjidhin mospajtimet në mënyrë paqësore. Për të krijuar paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Ballkan, Kosova dhe Serbia duhen të përqëndrohen në normalizimin e marrëdhënieve nëpërmjet dialogut të udhëhequr nga BE-ja. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme për të mbështetur të gjitha palët në bisedimet e Dialogut.

Press Statement

Heather Nauert

Department Spokesperson

Washington, DC

March 27,2018

March 28, 2018

ARREST OF SERBIAN OFFICIAL IN KOSOVO

The United States strongly condemns yesterday’s events in Mitrovica, which unnecessarily heighten tensions and threaten regional stability. We urge all parties to avoid further escalation of the situation, and to act calmly and resolve disputes peacefully. To create lasting peace and stability in the Balkans, both Kosovo and Serbia need to focus on normalizing relations through the EU-led Dialogue. The United States stands ready to support all parties in Dialogue negotiations.

Filed Under: Politike Tagged With: Departamenti i shtetit, Marrdheniet, Serbi-Kosovë

PAS IKJES SE LISTES SERBE- HARADINAJ: KOSOVA, SIGURI DHE STABILITET

March 27, 2018 by dgreca

-Kryeministri Ramush Haradinaj pas takimit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës: Situata e sigurisë në vend e qetë dhe stabile/

–LDK: Nuk do lejojmë që deputetët e Listës Serbe ta përcaktojnë fatin politik të Kosovës/

1 Haradinaj-Jo doreheqje

PRISHTINË, 27 Mars 2018-Gazeta DIELLI/ Gjendja e përgjithshme e sigurisë në vend është vlerësuar e qetë dhe stabile. Ky ishte konstatimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, i cili u mbajt sot pas zhvillimeve të fundit në Kosovë.Këshilli i Sigurisë së Kosovës, ka mbledhur përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës, mekanizmave të sigurisë dhe të organeve të drejtësisë, për të shqyrtuar  situatën në vend, me theks të posaçëm pas zhvillimeve të fundit në veri dhe arrestimit të zyrtarit të Serbisë, Marko Gjuriç.

Poashtu, kryeministri në një konferencë për media tha se institucionet e rendit dhe të ligjit janë në nivel të përgjegjësisë, të punës së vet në gjithë territorin.“Veprimi i djeshëm i arrestimit të zyrtarit të Serbisë, Marko Gjuriç nuk ishte një veprim i këndshëm ose i pëlqyer nga ne, por ishte zbatim i ligjit, i pa alternativë. Meqenëse hyrja ka qenë ilegale, në këtë rast vlejnë procedurat standard të cilat i kanë zbatuar organet e rendit, policia dhe institucionet tjera me profesionalizëm”, tha kryeministri pas takimit.Në komunikatë thekohet se arrestimi dhe deportimi i Marko Gjuriç është procedurë standarde në zbatim të rendit dhe ligjit dhe se është e pashmangshme dhe e aplikueshme çdo herë në rast të veprimeve të ngjashme.

***

Lista Serbe del nga qeveria e Kosovës

 -Rakiç: në 20 prill formohet Bashkësia e 10 komunave serbe në Kosovë-

 PRISHTINË, 27 Mars 2018-Gazeta DIELLI/ Lista Serbe del nga qeveria e Kosovës, ndërsa 10 komunat me shumicë serbe  do formojnë në 20 prill Bashkësinë e komunave serbe në Kosovë, paralajmëroi sot kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, pas takimit në Beogard me presidentin e Serbisë Alaksandar Vuçiç.

 ***

Kosovë-Haradinaj: Dorëheqje s’e kam plan të jap

-Deklaratë pas njoftimeve për vendimin e Listës Serbe për largimin nga qeveria e Kosovës/

PRISHTINË, 27 Mars 2018-Gazeta DIELLI/“Dorëheqje s’e kam plan të jap”,  tha pak më parë kryeministri Ramush Haradinaj, pas njoftimeve për vendimin e Listës Serbe për largimin nga qeveria e Kosovës.“Punën e kam në plan ta vazhdojë seriozisht, atyre që e përkarhin punën e qeverisë iu shpreh partneritet, për ata që shkojnë, hyjnë e dalin, nuk kam ndonjë mendim tjetër për ta”, u shpreh kreu i qeverisë së Kosovës.Haradinaj është pytur në një konferencë shtypi për hapat e ardhshëm tash kur me largimin nga qeveria të Listës Serbe me grup parlamenatar prej 10 deputetësh koalicioni qeverisës me 61 deputetë ka humbur shumicën në Parlamentin 120 anëtarësh.Kryeministri Haradinaj deklaroi kështu në një konferencë shtypi pas mbledhjes sëë Këshillit të Sigurisë së Kosovës, i cili ka diskutuar për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend./b.j/

***

LDK: Nuk do lejojmë që deputetët e Listës Serbe ta përcaktojnë fatin politik të Kosovës

-LDK-ja garanton qytetarët se veprimet e saj do të jenë të matura dhe, si gjithmonë, në përputhje me interesin nacional të Kosovës/

PRISHTINË, 27 Mars 2018-Gazeta DIELLI/ Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka grupin më të madh parlamentar me 27 deputetë në Kuvendin e Kosovës 120 anëtarësh, deklaroi sot se në asnjë rast nuk do të lejojë që deputetët e Listës Serbe ta përcaktojnë fatin politik të Kosovës.“Dalja e Listës Serbe nga koalicioni qeverisës konfirmon vërejtjet që kemi bërë me rastin e themelimit të qeverisë, kur votimi i saj u vonua deri sa nuk mbërritën nga Beogradi deputetët e Listës Serbe”, thekson LDK.Më tej shton se, asnjë qeveri e Kosovës nuk mund të jetë stabile, kur shumica e thjeshtë prej 61 votave në Kuvend varet nga deputetët e Listës Serbe, të cilët, fatkeqësisht, janë bërë një instrument i Beogradit dhe nuk sillen si përfaqësues të interesave të qytetarëve të Kosovës, nga të cilët janë votuar.“Në këtë gjendje të re të krijuar, LDK-ja garanton qytetarët se veprimet e saj do të jenë të matura dhe, si gjithmonë, në përputhje me interesin nacional të Kosovës”, siguron deklarata.Përfundohet se, qëndrimet e lidershipit të LDK-së, edhe në ditët në vijim, do të jenë në dobi të përmirësimit të situatës dhe të kthimit të saj në favor të Kosovës.

Filed Under: Politike Tagged With: Haradinaj, Jash qeverise, Jo doreheqje, Lista Serbe

Provokim, tentim eskalimi i situates në prag dialogu me Serbinë

March 26, 2018 by dgreca

Kosovë-Takime për zhvillimet në dialogun me Serbinë/

-Presidenti Thaçi takime me krerët e shtetit të Kosovës dhe ambasadorët e Kuintit/

-Ambasadorët, i SHBA-së Greg Delawie e të tjerë në takim, theksuan se do të ofrojnë mbështetje të plotë institucionale dhe ekspertizë profesionale/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

1 Thaci Vuciv

PRISHTINË, 26 Mars 2018/ Krerët e shtetit të Kosovës në një takim të përbashkët sot kanë biseduar për zhvillimet aktuale në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, i cili do të përfundojë me marrëveshje ligjërisht obligative në mes të dy shteteve.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin, si dhe kryeministrin Ramush Haradinajn.Ata u pajtuan që dialogu i Kosovës me Serbinë është interes nacional i Kosovës, që duhet të bashkojë të gjithë spektrin politik të Kosovës.Në takim u konkludua për ta krijuar një Grup Punues të gjerë institucional, i cili do të bashkëpunojë me Ekipin Menaxhues dhe me Misionin e OSBE-së në Kosovë, për draftimin e Statutit të Asociacionit/ Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot pasdite në një takim të përbashkët ambasadorin e SHBA-së, Greg Delawie, atë të Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt, ambasadorin e Francës, Didier Chabert, atë të Italisë, Piero Cristoforo Sardi, shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, si dhe Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, me të cilët ka biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë.Duke folur për procesin e dialogut me Serbinë, presidenti Thaçi ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar të përmbushë të gjitha obligimet e saj, përfshirë edhe atë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.“Kosova zotohet dhe do të jetë e përgjegjshme në funksionalizimin e Grupit Punues, që do të fillojë punën në draftimin e Statutit të Asociacionit”, u shpreh presidenti Thaçi.

“Asociacioni do të jetë në përputhje me Kushtetutën, me ligjet e Kosovës dhe me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, shtoi ai.Ambasadorët ndërkombëtarë theksuan se do të ofrojnë mbështetje të plotë institucionale dhe ekspertizë profesionale në realizimin e këtij obligimi që Kosova ka marrë në Bruksel.Në 23 mars 2018 presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç, vijuan bisedimet në Bruksel me lehtësimin e shefes  së Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila fillimisht ka  takuar ndaras krerët e dy shteteve para takimit trilateral.Në një deklaratë të lëshuar nga Bashkimi Evropian pas takimit, thuhej se diskutimet u zhvilluan në kuadër të fazës së re të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe “përgatitjet për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve”.

Presidentët shqyrtuan përparimin e bërë në zbatimin e marrëveshjeve të kaluara, në dritën e takimeve të fundit të grupeve punuese të mbajtura në Bruksel.

“Përfaqësuesja e lartë Mogherini theksoi rëndësinë që BE-ja i jep zbatimit të plotë të të gjitha marrëveshjeve ekzistuese dhe theksoi në veçanti nevojën urgjente për të filluar me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pastaj zbatimin e marrëveshjes për energjisë dhe përfundimin e punimeve për rivitalizimin e Urës mbi Ibër në Mitrovicë”, thuhej në deklaratën, të cilën e ka bërë publike zëdhënësja Kocijançiç.

Mogherini ka përshëndetur angazhimin e vazhdueshëm të të dy presidentëve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ka rikujtuar se përparimi i të dyja vendeve në axhendat e tyre integruese në BE është i lidhur fortë me përparimet në dialog.

Në dialogun në Bruksel Kosovë-Serbi për presidentin Thaçi të inauguruar në muajin prill 2016 dhe presidentin Vuçiç të inauguruar në qershor 2017, takimi i 23 marsit 2018 është i treti, pas të parit në 3 korrik e të dytit në 31 gusht 2017, ku në fokus ishte një fazë e re e dialogut dhe zbatimi i marrëveshjeve drejt normalizimit të marrëdhënieve.Në 2017-tën kishte edhe dy takime të tjera në Bruksel në nivelin e lartë. Në 1 shkurt Kosova dhe Serbia zhvilluan takimin e dytë brenda një jave, në vazhdimësi të takimit të 24 janarit, me pjesëmarrje edhe të presidentëve bashkë me krerët e qeverive pas 30 raundeve kryeministore të procesit drejt normalizimit të marrëdhënieve, të kryesuar nga BE e mbështetur nga SHBA.Në këto dy raunde presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u takua me atëherë presidentin e Serbisë Tomislav Nikoliç. Realizimi i marrëveshjeve dhe dhënja fund situatave tensionuese e retorikave ishte në fokus të ketyre dy takimeve që u zhvilluan ndërkohë që kishte kaluar një vit pa asnjë raund të nivelit të lartë, që nga takimi i 30-të kryeministor, por i vetmi në 2016-tën i zhvilluar në 27 janar dhe i fundit që nga i pari në 19 tetor 2012.

Në Bruksel, në procesin drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të kryesuar nga BE e mbështetur nga SHBA, para 5 viteve, në 19 prill 2013 është nënshkruar Marrëveshja për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e vlerësuar historike, e parafuar nga kryeministrat e atëhershëm Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, si dhe ndërmjetësuesja, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së në atë kohë, baronesha Catherine Ashton.Në 30 raundet kryeministrore, 23 takimet Thaçi-Daçiç janë pasuar me 7 raunde të tjera të kryeministrave Isa Mustafa e Aleksandar Vuçiç të qeverive të reja të zgjedhjeve 2014 në të dy vendet, që u mbajtën më parë në Serbi e pastaj në Kosovë. Bisedimet Kosovë-Serbi në nivel të lartë kanë pasuar dialogun teknik, të filluar në 8 mars 2011, poashtu në Bruksel.

Kosovë-MPJ: Provokim, tentim eskalimi i situates

-Ministria e Punëve të Jashtme e Kosoves thërret Shtetet e Kuintit, Bashkimin Evropian dhe komunitetin ndërkombëtarë në përgjithësi që t’i bëjnë thirrje urgjente shtetit serb të distancohet nga politikat dhe veprimet provokuese, që kanë synim përkeqësimin dhe destabilizimin e situates/

-Deklaratë për media/

Prishtinë, 26 Mars 2018 –Gazeta DIELLI/ Në kohën kur Republika e Kosovës dhe Republika e Serbisë kanë hyrë në një fazë përfundimtare të dialogut për arritjen e një Marrëveshjeve të Detyrueshme Ligjore/Traktat Paqeje në mes dy vendeve, hyrja ilegale e zyrtarëve të lartë shtetëror serb në territorin e Republikës së Kosovës është një provokim, tentim eskalimi i situatës në terren për të forcuar pozicionin në bisedime dhe nxitje e pastër e marrëdhëneve ndër-etnike.

 

Republika e Kosovës dhe Republika e Serbisë, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, kanë arritur Marrëveshje, e cila specifikon në mënyrë të qartë rregullat dhe procedurat e vizitave të zyrtarëve të lartë nga të dyja shtetet respektive.

 

Andaj, Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se veprimi i sotshëm illegal i zyrtarëve të lartë nga  fqinji verior ishte shkelje e rëndë jo vetëm e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, por edhe e Marrëveshjes së Brukselit.

 

Ministria e Punëve të Jashtme mbetet e përkushtuar për dialog, promovim të mëtejmë të marrëdhënieve të mira ndër-fqinjërore, forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perendimor dhe përmirësimin e mirëqenies të të gjithë qytetarëve pa dallim etnie, por nuk do të heshtë dhe tolerojë sjellje të tilla.

 

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosoves thërret Shtetet e Kuintit, Bashkimin Evropian dhe komunitetin ndërkombëtarë në përgjithësi që t’i bëjnë thirrje urgjente shtetit serb të distancohet nga politikat dhe veprimet provokuese, që kanë synim përkeqësimin dhe destabilizimin e situatës.

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, Takimi Serbi-Kosove, Thaçi- Vuçiç

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 487
  • 488
  • 489
  • 490
  • 491
  • …
  • 668
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Saint Paul in Dyrrach”
  • THEMELIMI I “ALBLIBRIS” – LIBRI SHQIP NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • Dy kryeqytete, një komb
  • Dashamir Gurabardhi: “Arti si zhvillim dhe emancipim kombëtar”
  • SHUMËSIA STILORE-LIGJËRIMORE NË PROZËN DOKUMENTARE TË REXHEP QOSJES
  • Atë Arthur Liolin, kleriku, studiuesi dhe shërbestari i shquar i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
  • FEDERATA VATRA URON: GËZUAR FITËR BAJRAMIN
  • Gjykata: Mbyllja e “Zërit të Amerikës” e paligjshme, urdhërohet rikthimi i 1,000 punonjësve
  • Experience History: Ambassador William Walker’s inaugural visit to the Saint George Orthodox Cathedral and the Fan Noli Cultural Center
  • 𝑺𝒉𝒆̈𝒏𝒅𝒆𝒕𝒊 𝒊 𝑺𝒊𝒔𝒕𝒆𝒎𝒊𝒕 𝑻𝒓𝒆𝒕𝒆̈𝒔 – 𝑩𝒂𝒔𝒉𝒌𝒆̈𝒃𝒊𝒔𝒆𝒅𝒊𝒎 𝒎𝒆 𝑱𝒖
  • NICOLAE IORGA, HISTORIANI ME I MADH RUMUN DHE ZBULUESI I SHKRIMIT TE PARE NE GJUHEN SHQIPE
  • Doktrina Wilsoniane dhe mbijetesa e shtetit shqiptar – nga shpëtimi i Shqipërisë te e drejta historike e Kosovës për vetëvendosje
  • Zarfi që sfidoi censurën në Shqipërinë komuniste
  • Albanian Night @ Yankee Stadium
  • O SOT, O KURRË! O FLAMUR, O DEKË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT