• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Lista Serbe edhe në pushtet, edhe në opozitë!…

April 12, 2018 by dgreca

-Qeveria e Kosovës zhvillon mbledhjen e 40-të, të tretën pa 3 ministrat e Listës Serbe/
1 Qeveria-Kosove.jpg
-Shtypi i Kosovës: Lista Serbe edhe në pushtet, edhe në opozitë!/

KUJTESE -Në 2015-tën, përfaqësuesit e Listës Serbe në Kuvend dhe në qeverinë e Kosovës bojkotonin rreth tre muaj/

 PRISHTINË, 12 Prill  2018-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Qeveria e Kosovës e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj zhvilloi pasditen e djeshme mbledhjen e 40-të, të tretën pas largimit të deklaruar të Listës Serbe, të përfaqësuar nga tre ministra, një prej tyre edhe zëvendëskryeministër.Kryeministri Haradinaj duke iu përgjigjur interesimit të medias tha se, dorëheqjen e Listës Serbe të prezantuar formalisht në një takim të qeverisë nuk e ka pranuar.“Kam kërkuar një dialog, të cilin ata e kanë pranuar. Jemi në dialog e sipër, mirëpo ende s’ka dhënë rezultat konkret”, deklaroi ai pas mbledhjes së qeverisë së Kosovës. “Mospranimi i dorëheqjes ka pasuar vazhdimin e një komunikimi me ta dhe mundësinë që kohë pas kohe të jenë në detyrë, mirëpo formalisht nuk janë kthyer në qeveri ende”, vijoi kryeministri Haradinaj.Lista Serbe me grup parlamentar prej 10 deputetësh në Kuvendin 120 anëtarësh nga fundi i marsit ka deklaruar largimin nga koalicioni qeverisës që kishte 62 deputetë, ndërsa tre ministrat e saj thonë se janë “në dorëheqje” dhe nuk marrin pjesë në mbledhje të qeverisë së Kosovës.Nw 29 mars 2018 në mbledhjen e qeverisë së Kosovës u pa largimi nga ajo i Listës Serbe, i deklaruar pas arrestimit të hënën e 26 marsit në veri të Mitrovicës të zyrtarit të qeverisë së Sebisë, Marko Gjuriç, që kishte kaluar kufirin jashtëligjshëm dhe pa respektuar marrëveshjet e dialogut Prishtinë-Beograd në Bruksel. Nga tre ministrat serb në qeverinë e Kosovës, në mbledhje kishte ardhur vetëm  minisitri për Kthim dhe Komunitete , edhe zëvendëskryeministër, Dalibor Jevtiç, të cilit kryeministri Ramush Haradinaj ia dha fjalën e kërkuar para se të fillohet me axhendën e paraparë 19 pikëshe, e cila u votua e plotësuar edhe për një para të parës.Përfaqësuesi i Listës Serbe, Jevtiç u largua nga mbledhja e qeverisë së Kosovës pasi mbajti fjalën e tij dhe lidhur me të dëgjoi deklarimet e kryeministrit Haradinaj e zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj.

Më pas mbledhja e qeverisë së Kosovës vazhdoi pa asnjërin nga tre ministrat e Listës Serbe.Zëvendëskryeministri e ministri Dalibor Jevtiç duke iu drejtuar me fjalën e tij qeverisë së Kosovës lidhur me ngjarjet e zhvilluara në Mitrovicë, ku u arrestua shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, u shpreh se, “rasti nuk i ka kontribuar paqes dhe gatishmërisë për bashkëpunim”.

 “Qëndrimi i Listës Serbe për të vazhduar qëndrimin dhe bashkëpunimin në institucionet e Kosovës është që të hetohet rasti i ndërhyrjes së policisë në Mitrovicë, krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe bashkëpunimi i sinqertë më të gjitha institucionet”, tha Jevtiç.Kryeministri Ramush Haradinaj vlerësoi se çështjet e ngritura nga zëvendëskryeministri Jevtiç do të diskutohen në qeveri dhe institucionet tjera dhe  kërkoi largpamësi në të mirë të paqes dhe bashkëpunimit në Kosovë. Kryeministri apeloi për angazhim të tejkalimit të situatës së krijuar dhe shprehu qëndrimin se intervenimi policor nuk ka qenë i drejtuar kundër asnjë komuniteti. “Kosova mbetet e vendosur dhe e përkushtuar për vazhdimin e dialogut”, tha kryeministri Haradinaj.Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj gjithashtu  apeloi që të mos keqpërdoret rasti, i cili nuk ishte i drejtuar në asnjë rrethanë kundër ndonjë komuniteti.

“Kosova ka një rend kushtetues dhe juridik, i cili duhet të respektohet nga të gjithë”, tha ai.

Edhe në Bruksel, vijoi Hoxhaj, në procesin e dialogut është arritur marrëveshje për kushtet dhe mënyrën e realizimit të vizitave reciproke të zyrtarëve qeveritar nga të dyja vendet.

“Dua të theksoj se edhe ngjarjet e djeshme në Mitrovicën veriore janë të papranueshme”, tha zëvendëskryeministri Hoxhaj.

Vite më parë, në 2015-tën, përfaqësuesit e Listës Serbe në Kuvend dhe në qeverinë e Kosovës bojkotonin rreth tre muaj, prej 3 shkurtit, kur  kryeministri Kosovar atëherë Isa Mustafa shkarkoi ministrin serb për Komunitete dhe Kthim, Aleksandar Jablanoviç, pasi deklarata e tij ku protestueset në Gjakovë, familjare të personave të zhdukur gjatë luftës, i kishte quajtur “egërsira” shkaktoi shumë reagime dhe protesta, madje edhe të dhunëshme.

“Lista Serbe edhe në pushtet, edhe në opozitë!”, është një kryetitull balline në shtypin e sotëm të Kosovës.

Gazeta Zëri shkruan se, ministrat nga Lista Serbe në Qeverinë e Kosovës po vazhdojnë t’i kryejnë detyrat e tyre, ndërkohë që deputetët e këtij subjekti politik kanë kaluar në ulëset e opozitës. Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nuk i ka pranuar dorëheqjet e ministrave serbë dhe se pret kthimin e plotë të Listës Serbe në pushtet.

Ani pse Lista Serbe ka deklaruar se është larguar nga koalicioni qeverisës dhe që nga ajo kohë deputetët serbë janë radhitur në ulëset e opozitës në Kuvend, ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës janë duke e kryer detyrën e tyre, megjithëse nuk po marrin pjesë në mbledhjet e ekzekutivit.

Kështu zëvendëskryeministri dhe ministri për Kthim e Komunitete Dalibor Jevtiq, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Ivan Teodosijeviq, dhe Nenad Rikalo ministër i Bujqësisë, i Pylltarisë dhe i Zhvillimit Rural, po vazhdojnë të kryejnë detyrën në këto dikastere qeveritare, shkruan më tutje gazeta.Kjo është konfirmuar dje nga kryeministri Ramush Haradinaj, i cili tha se ministrit serbë vazhdojnë të qëndrojnë në krye të detyrës pasi ai nuk e ka pranuar dorëheqjen e tyre.Kurse njohësit e çështjeve politike këtë veprim të Listës Serbe e shohin si një lëvizje strategjike në këmbim të plotësimit të kushteve.Ata thonë se Lista Serbe në këtë mënyrë po i shfrytëzon pozitat udhëheqëse në Qeveri, ndërkohë që në Kuvend koalicioni qeverisës s’mund të llogarisë në votat e tyre.

Filed Under: Analiza Tagged With: Behlul Jashari, Lista Serbe, qeveria e Kosoves

PAS IKJES SE LISTES SERBE- HARADINAJ: KOSOVA, SIGURI DHE STABILITET

March 27, 2018 by dgreca

-Kryeministri Ramush Haradinaj pas takimit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës: Situata e sigurisë në vend e qetë dhe stabile/

–LDK: Nuk do lejojmë që deputetët e Listës Serbe ta përcaktojnë fatin politik të Kosovës/

1 Haradinaj-Jo doreheqje

PRISHTINË, 27 Mars 2018-Gazeta DIELLI/ Gjendja e përgjithshme e sigurisë në vend është vlerësuar e qetë dhe stabile. Ky ishte konstatimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, i cili u mbajt sot pas zhvillimeve të fundit në Kosovë.Këshilli i Sigurisë së Kosovës, ka mbledhur përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës, mekanizmave të sigurisë dhe të organeve të drejtësisë, për të shqyrtuar  situatën në vend, me theks të posaçëm pas zhvillimeve të fundit në veri dhe arrestimit të zyrtarit të Serbisë, Marko Gjuriç.

Poashtu, kryeministri në një konferencë për media tha se institucionet e rendit dhe të ligjit janë në nivel të përgjegjësisë, të punës së vet në gjithë territorin.“Veprimi i djeshëm i arrestimit të zyrtarit të Serbisë, Marko Gjuriç nuk ishte një veprim i këndshëm ose i pëlqyer nga ne, por ishte zbatim i ligjit, i pa alternativë. Meqenëse hyrja ka qenë ilegale, në këtë rast vlejnë procedurat standard të cilat i kanë zbatuar organet e rendit, policia dhe institucionet tjera me profesionalizëm”, tha kryeministri pas takimit.Në komunikatë thekohet se arrestimi dhe deportimi i Marko Gjuriç është procedurë standarde në zbatim të rendit dhe ligjit dhe se është e pashmangshme dhe e aplikueshme çdo herë në rast të veprimeve të ngjashme.

***

Lista Serbe del nga qeveria e Kosovës

 -Rakiç: në 20 prill formohet Bashkësia e 10 komunave serbe në Kosovë-

 PRISHTINË, 27 Mars 2018-Gazeta DIELLI/ Lista Serbe del nga qeveria e Kosovës, ndërsa 10 komunat me shumicë serbe  do formojnë në 20 prill Bashkësinë e komunave serbe në Kosovë, paralajmëroi sot kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, pas takimit në Beogard me presidentin e Serbisë Alaksandar Vuçiç.

 ***

Kosovë-Haradinaj: Dorëheqje s’e kam plan të jap

-Deklaratë pas njoftimeve për vendimin e Listës Serbe për largimin nga qeveria e Kosovës/

PRISHTINË, 27 Mars 2018-Gazeta DIELLI/“Dorëheqje s’e kam plan të jap”,  tha pak më parë kryeministri Ramush Haradinaj, pas njoftimeve për vendimin e Listës Serbe për largimin nga qeveria e Kosovës.“Punën e kam në plan ta vazhdojë seriozisht, atyre që e përkarhin punën e qeverisë iu shpreh partneritet, për ata që shkojnë, hyjnë e dalin, nuk kam ndonjë mendim tjetër për ta”, u shpreh kreu i qeverisë së Kosovës.Haradinaj është pytur në një konferencë shtypi për hapat e ardhshëm tash kur me largimin nga qeveria të Listës Serbe me grup parlamenatar prej 10 deputetësh koalicioni qeverisës me 61 deputetë ka humbur shumicën në Parlamentin 120 anëtarësh.Kryeministri Haradinaj deklaroi kështu në një konferencë shtypi pas mbledhjes sëë Këshillit të Sigurisë së Kosovës, i cili ka diskutuar për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend./b.j/

***

LDK: Nuk do lejojmë që deputetët e Listës Serbe ta përcaktojnë fatin politik të Kosovës

-LDK-ja garanton qytetarët se veprimet e saj do të jenë të matura dhe, si gjithmonë, në përputhje me interesin nacional të Kosovës/

PRISHTINË, 27 Mars 2018-Gazeta DIELLI/ Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka grupin më të madh parlamentar me 27 deputetë në Kuvendin e Kosovës 120 anëtarësh, deklaroi sot se në asnjë rast nuk do të lejojë që deputetët e Listës Serbe ta përcaktojnë fatin politik të Kosovës.“Dalja e Listës Serbe nga koalicioni qeverisës konfirmon vërejtjet që kemi bërë me rastin e themelimit të qeverisë, kur votimi i saj u vonua deri sa nuk mbërritën nga Beogradi deputetët e Listës Serbe”, thekson LDK.Më tej shton se, asnjë qeveri e Kosovës nuk mund të jetë stabile, kur shumica e thjeshtë prej 61 votave në Kuvend varet nga deputetët e Listës Serbe, të cilët, fatkeqësisht, janë bërë një instrument i Beogradit dhe nuk sillen si përfaqësues të interesave të qytetarëve të Kosovës, nga të cilët janë votuar.“Në këtë gjendje të re të krijuar, LDK-ja garanton qytetarët se veprimet e saj do të jenë të matura dhe, si gjithmonë, në përputhje me interesin nacional të Kosovës”, siguron deklarata.Përfundohet se, qëndrimet e lidershipit të LDK-së, edhe në ditët në vijim, do të jenë në dobi të përmirësimit të situatës dhe të kthimit të saj në favor të Kosovës.

Filed Under: Politike Tagged With: Haradinaj, Jash qeverise, Jo doreheqje, Lista Serbe

Kushtet e Listës Serbe frenojnë formimin e institucioneve

September 6, 2017 by dgreca

1 Ramushi4

Lista Serbe është e gatshme që të jetë partner konstruktiv në institucionet e ardhshme të Kosovës dhe të punojë për përparimin e pozitës së të gjithë qytetarëve, e në veçanti të serbëve në hapësirën e Kosovës, thonë zyrtarët e Listës Serbe.

Igor Simiq, deputet i Listës Serbe dhe zëdhënës i këtij subjekti politik , thotë për Radion Evropa e Lirë se para se të arrihet çfarëdo marrëveshje me subjektet politike shqiptare, Lista Serbe do të konsultohet me Qeverinë në Beograd dhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Ne nuk kemi bashkëpunëtor më të mirë, mik dhe dikë që mendon më mirë për serbët në Kosovë, se sa Qeverinë tonë dhe Presidentin tonë”, ka thënë Simiq.

Ai ka theksuar se Lista Serbe konsideron që është mirë që Kosova po lëvizë drejt formimit të institucioneve të reja, prej kur koalicionit PAN, e përbërë nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, i është bashkangjitur edhe Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e koalicionit PAN, kanë theksuar se janë duke u koordinuar me Listën Serbe për marrëveshjen lidhur me formimin e Qeverisë së re, por, ata nuk kanë dhënë detaje se mbi cilat kushte synohet një marrëveshje e tillë.

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, ka thënë se janë duke biseduar me Listën Serbe. Ndërkaq, lidhur me kushtet e kësaj të fundit, ai ka thënë se ato janë të njëjtat që kanë qenë edhe në mandatin e kaluar legjislativ dhe ekzekutiv.

“Ju i mbani mend nga seancat paraprake pozicionet e tyre. Pra, nuk ka ndonjë ndryshim”, ka thënë Haradinaj.

Igor Simiq ka thënë se Lista Serbe do të jetë e hapur për bisedime pasi që të konstituohet Kuvendi i Kosovës dhe pasi që do të dihet emri i mandatarit për formimin Qeverisë së Kosovës.

“Lista Serbe e ka prezantuar programin e saj dhe për të e ka marrë mbështetjen e qytetarëve. Kushdo që dëshiron të bisedojë me Listën Serbe duhet të tregojë respekt ndaj interesave të popullit serb në hapësirën e Kosovës, por edhe ndaj nesh si përfaqësues të serbëve”, tha Simiq.

Lidhur me bisedimet e koalicionit PAN me Listën Serbe, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar edhe Muharrem Nitaj, anëtar i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Ramush Haradinaj, mund të jetë njëri prej politikanëve më të sinqertë e më bujar që ka njohur Kosova ndonjëherë. Por kjo nuk nënkupton që bujaria e tij mund të shkojë deri aty, sa që ai mund të pranojë të jetë i kushtëzuar nga çfarëdo grupimi politik, shqiptar apo me shumicë serbe në Kuvendin e Kosovës. Ai për hir të një stabiliteti politik, ka bërë kompromise të mëdha në dëm të partisë që e drejton, por këtu përfundojnë të gjitha kompromiset e tij”, ka thënë Nitaj.

Ndryshe, Simiq ka theksuar se për Listën Serbe nuk janë të rëndësishme funksionet në kuptimin e numrave, por fakti se a do të jenë në gjendje njerëzit që do t’i kryejnë funksionet që ta forcojnë serbët në mënyrë institucionale dhe që ta përmirësojnë jetesën e tyre.

“Për interesin e serbëve në Kosovë mund të luftojnë vet serbët. Gjithçka varet prej nesh. Nuk dëshirojmë të diskutojmë për pozitat ministrore, nuk duam që të apostrofojmë se çfarë është ajo që duam dhe çfarë është ajo që nuk duam. Por, ajo që mund ta them në këtë moment është që ne nuk do të merremi me spekulime dhe se interesi i popullit serb është parësor në luftën politike”, tha Simiq.

Sipas tij, Asociacioni apo Bashkësia e komunave me shumicë serbe, sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, është kurora e kërkesave të Listës Serbe. Në anën tjetër, siç thotë ai, deputetët e këtij subjekti brenda Kuvendit të Kosovës do të luftojnë që zgjidhjet ligjore që sillet për çështje të ndryshme, të sillen në pajtim me interesat kombëtare serbe.Bisedimet e përfaqësuesve të koalicionit PAN me Listën Serbe ende janë duke vazhduar dhe deri më tash, nuk ka ndonjë rezultat konkret për marrëveshje eventuale.(RFL)

Filed Under: Politike Tagged With: Kushtet, Lista Serbe, Ramush Haradinaj, vonon institucionet

Artikujt e fundit

  • REZISTENCA ANTIFUNGALE: NJË SHQETËSIM GLOBAL SERIOZ PËR SIGURINË USHQIMORE DHE SHËNDETIN PUBLIK
  • U NDA NGA JETA ‘MËSUESI I MERITUAR‘ SADIK SEJDI LEKA 
  • Monsinjor Dr. Zef Oroshi dhe persekutimi i familjarëve të tij
  • LE TË PIMË…
  • PUBLIÇISTIKA  E  DON LAZЁR SHANTOJЁS  DHE NYJET  E PAZGJIDHURA  TE HISTORIOGRAFISЁ  SHQIPTARE
  • President Biden Signs the Veterans Health Care Legislation
  • ENVERISTAT NUK MUND TË BËHEN HERONJ SHOKU VELIAJ!
  • KANAÇEMBLEDHËSI AMERIKAN
  • Lamtumirë N/Kolonel Sokol Qehaja
  • “DIRECTORIUM AD PASSAGIUM FACIENDUM” 
  • ULQINI PRET BIJTË E VET
  • QEVERIA NË MES TË VOTËBESIMIT DHE ZGJEDHJEVE TË PARAKOHSHME PARLAMENTARE
  • NË VËMENDJE, 400 MIJË DOSJET E SPIUNËVE TË (ISH) SIGURIMIT TË SHTETIT KOMUNIST…
  • SHTETI SEKULAR DHE IDENTIETI YNË KULTUROR DHE KOMBËTAR NË RREZIK!
  • #SiSot ndërroi jetë në Selanik, pas një atentati, Hasan Prishtina

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT