Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donlad Trump, tha se “është koha që Jerusalemi të njihet zyrtarisht kryeqytet i Izraelit”.“Kam vendosur se është koha ta njohim zyrtarisht Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. Derisa presidentët e mëparshëm (v.j. amerikanë) e kanë bërë këtë premtim të madh, ata nuk e kanë realizuar. Sot, unë po e realizoj”, tha Trump.
Në një fjalim që mbajti të mërkurën, Trump po ashtu tha se ka urdhëruar Departamentin e Shtetit të nisë përgatitjet për zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem.Vendimi i Trumpit për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit paraqet ndryshim të politikës amerikane që statusi i qytetit të vendoset në negociata me palestinezët, të cilët duan që Jerusalemi Lindor të jetë kryeqytet i shtetit të tyre të ardhshëm.Trump tha se dëshiron të bëjë gjithçka në fuqinë e tij për të ndihmuar arritjen e një marrëveshjeje të paqes, të pranueshme edhe për izraelitët, edhe për palestinezët.
Izraeli e mirëpriti lajmin, por palestinezët dhe udhëheqësit arabë, ashtu si dhe aleatët kyçë të SHBA-së, e paralajmëruan Trumpin se ky veprim rrezikon të nxisë dhunë në gjithë Lindjen e Mesme dhe të komplikojë procesin e paqes.
Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, tha se do të bisedojë me Trumpin në lidhje me këtë çështje.
“Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Statusi i Jerusalemit duhet të përcaktohet nga një zgjidhje e negociuar midis izraelitëve dhe palestinezëve”, tha May.
Një zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se ky i fundit e kundërshton çdo veprim të njëanshëm ndaj Jerusalemit, i cili mund të minojë zgjidhjen me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez.
“Ne gjithmonë e kemi konsideruar Jerusalemin si çështje të statusit përfundimtar, e cila duhet të zgjidhet me negociata të drejtpërdrejta nga të dyja palët, bazuar në rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit”, tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, thirri një takim të posaçëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik – trupit kryesor pan-islamik në botë – për të diskutuar çështjen më 13 dhjetor.
Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, tha se do të ndjekë samitin dhe se “nuk do të tolerojë shkelje të shenjtërive islamike”.
Zëdhënësi i presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, tha se njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit do të ketë pasoja serioze për përpjejkjet e paqes, që udhëhiqen nga SHBA-ja.
Izraeli e ka pushtuar Jerusalemin Lindor në luftën e vitit 1967 dhe pretendon se i gjithë qyteti është kryeqytet i tij.
Megjithatë, sovraniteti i Izraelit mbi Jerusalemin nuk është njohur kurrë ndërkombëtarisht dhe të gjitha vendet i kanë ambasadat e tyre në Tel Aviv.
Përgatiti: Valona Tela





Uashington D.C., 30 Nëntor 2017 –Gazeta DIELLI/ Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, z.Behgjet Pacolli, në kuadër të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është pritur në një takim të ndarë në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Ndihmës-Sekretari i Shtetit për Europë dhe Euro-Azi, z. Wess Mitchel, i cili shoqërohej edhe nga Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit, z. Hoyt Yee.Në kuadër të këtij takimi është diskutuar mbi nivelin e marrëdhënieve në mes dy vendeve, duke përfshirë çështjet më prioritare, zhvillimet e gjithëmbarshme politike në rajon, si dhe nevojën e rritjes së angazhimit amerikan në këtë pjesë.“Zhvillova një takim shumë pozitiv me Ndihmës-Sekretarin e Shtetit për Europë dhe Euro-Azi, z. Wess Mitchel dhe Zëvendës-Ndihmës Sekretarin e Shtetit, z. Hoyt Yee.Ri-konfirmuam bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e shkëlqyera në mes dy vendeve dhe dy popujve në të gjitha fushat. Mbështetja amerikane për Kosovën do të vazhdojë të jetë edhe më e fuqishme dhe do të ketë angazhim më të madh të ShBA-ve në Kosovë dhe rajon.
Uashington D.C., 30 Nëntor 2017 – Gazeta DIELLI/ Shansi i vetëm efektiv për Ballkanin Perëndimor për të përmirësuar standardin jetësorë dhe vetëdijen e qytetarëve të saj është prosperiteti i shpejtë dhe bashkëpunimi ekonomik në mes vendeve të këtij rajoni.Kështu ka thënë Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, në adresimin e tij në Konferencën e Këshillit Atlantik në panelin “Investimi në të ardhmen: a munden ndërmarrësit ta rregullojnë Ballkanin?