• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHBA përkrahje sundimit të ligjit në Kosovë

November 16, 2016 by dgreca

-Ministrja Hoxha në Departamentin Amerikan të Shtetit merr përkrahje për fuqizimin e sundimit të ligjit/

dhurata-hoxha-ne-shba

Uashington, 16 Nëntor 2016-Gazeta DIELLI/ Ministrja e Drejtësisë në qeverinë e Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha, gjatë vizitës zyrtare dyditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar ndihmëssekretarin e Shtetit Hoyt Brian Yee, dhe mori mbështetje të fuqishme nga Departamenti i Shtetit për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe sistemin e drejtësisë.

ministrja-dhurata-hoxha-dhe-z-bruce-swartz-3
Në Departamentin e Shtetit, ministrja Hoxha është pritur nga Hoyt Brian Yee, ndihmëssekretarin e Shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, përgjegjës për marrëdhëniet e SHBA-së me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore.
Në këtë takim, Hoxha dhe Yee diskutuan për sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës, sfidat dhe të arriturat. Ministrja e njohu Ndihmës sekretarin e Shtetit në veçanti me angazhimin për reformën në drejtësi.ministrja-dhurata-hoxha-dhe-z-bruce-swartz-2
Ndihmëssekretari i Shtetit Yee vlerësoi angazhimin dhe përkushtimin e ministres Hoxha për sundimin e ligjit dhe fuqizimin e legjislacionit që i kontribuon sundimit të ligjit, duke ofruar përkrahje reformës në drejtësi.
Ministrja Hoxha e njoftoi ndihmës sekretarin për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë siç janë rishikimi funksional i sektorit të sundimit të ligjit dhe reformat legjislative.
Ministrja Hoxha mori mbështetje të plotë të ndihmëssekretarit të Shtetit Yee për reformën legjislative që fuqizon sundimin e ligjit, llogaridhënien dhe transparencën në drejtësi. Gjatë vizitës me ftesë nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, ministrja Hoxha është takuar në Uashington edhe me Bruce Swartz nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së, përgjegjës për bashkëpunim ndërkombëtar për zyrat OPDAT, ICITAP, INL, të cilat mbështesin Republikën e Kosovës.Në këtë takim, ministrja Hoxha dhe Bruce Swartz nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së,  kanë diskutuar për përkrahjen amerikane për sundimin e ligjit në Kosovë, ndërsa u vlerësua puna që po bënë Ministria e Drejtësisë për reforma në sundimin e ligjit.Ministrja Hoxha mori mbështetje të plotë të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së edhe për fuqizimin e legjislacionit për sistemin e drejtësisë, për të fuqizuar edhe më shumë llogaridhënien dhe transparencën e institucioneve të drejtësisë./b.j/

 

Filed Under: Politike Tagged With: Ministrja Hoxha, ne Departamentin e Shtetit, SHBA

Sa shumë trampizëm në Shqipëri

November 15, 2016 by dgreca

3-ilir-levonja-2-288x300Nga Ilir Levonja/ Nuk e kuptojë këtë shqetësimin e tepruar. Fitoren e Donald Trump-it. Sidomos për ne shqiptarët. Moikanët e demokracisë ballkanike. Që edhe pse ka kaluar njëzetë e kusur vite. Shpresojmë akoma tek Amerika. Kur në fakt më shumë se shpresën. Duhet t’i shohim aktin. Vendit të demokracisë së vërtetë. Studio të tëra analistësh. Aq sa me të vërtetë, duket sikur një gjëmë e madhe ka pllakosur vendin. Aq sa statute të tëra presin përgjigje. Se çfarë do të ndodhë tani? Se a do ta rrëzojë Amerika Edi Ramën nga pushteti? Dhe se a do ta qërojë këtë ambasadorin që flet pa takt. Ashtu troç. Sikur të jetë ambasador i Fidel Kastros dhe jo i administratës së Barack Obamës.

Dhe unë tek akti do ndalem.

Fitoi ky dhe pse nuk fitoi ajo. Nuk ka më asnjë rëndësi.

Nuk ka pse humbet kohë pafund. Nëpër studiot e një vendi të përmbytur.

Trump fitoi për të vetmen arsyen…, lodhja me politikën. Tashmë të konsideruar tradicionale. Me aktorë të njëjtë.

Fitoi dhe për tu nxjerrë kallpin këtyre sondazheve, që me sa u kuptua, u paskan dhënë pushtet të pamerituar plot presidentëve.

Pra qe një betejë e qytetarit me trashjen e llumit politik. Në kuptimin e fytyrshmërisë. Amerika është vendi i sfidave. Dhe njerëzit e kanë më shumë se bindje këtë. Shkurt u mërzitën.

Të mërzitesh është njerëzore. Nuk është obobo.

U mërzitën me gërrvërret. Se në fund. Edhe Trumpi si politikanët u soll. E lavdëroi rivalen. Po kështu edhe kundërshtarja atë. E quajti mendje të hapur që duhet të merret si shembull.

Pas kësaj del një pyetje për shqiptarët. Po ju, ne…, a jeni mërzitur me gërrvërret e politikës shqiptare?

Kthjellohuni dhe vështroni përreth vetes. Jetën tuaj…

A jeni mërzitur?

Duket se jo. Se po të ishte ndryshe nuk do lodheshim së pyeturi përse fitoi Trump-i.

Dhe tjetra… Nuk e rrëzon Amerika Edi Ramën, pse quajti anormale zgjedhjen e Trumpit. As nga opozitarizmi, nuk e largon Amerika çiftin fantastik Berisha – Balla. As hiret elegante të kryetarëve balerinë si Nard Ndoka. Nuk harxhon Amerika karburant për 100 njerëz që janë grup interesi në një rreth veprimi me të vërtetë virtual. Kuvendi i Shqipërisë, gjiri i Lalzit, kodrat e Golemit etj. Amerika nuk harxhoi karburant gjatë 45 viteve të diktatit të Enver Hoxhës. I mjafton një ambasador aty. Kaq.

Nga ana tjetër ka një skenë teatrore gjigande. Ku njerëzit i bërtasin në sy presidentit. I thonë mos fol sikur të jetë ky vend pronë e jotja.

Ky vend është i yni.

Tani se kemi sy ta shohim. Se kemi vesh ta dëgjojmë. Kjo është punë e jona. Jo e Amerikës.

Filed Under: Politike Tagged With: Ilir Levonja, ne Shqiperi, Sa shumë trampizëm

Trump bën emërimet e para në kabinet

November 14, 2016 by dgreca

1-trumpPresidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë dy emërime kyçe në kabinetin e tij.Reince Priebus, kryetar i Komitetit Kombëtar Republikan, do të jetë shef i stafit. Në këtë rol, ai do të vendosë për përbërjen e re të Shtëpisë së Bardhë dhe do të shërbejë si kanal midis Kongresit dhe Qeverisë.

Stephen Bannon, nga Rrjeti i Lajmeve Breitbart, do të shërbejë si kryestrateg i Trumpit.Bannon ishte larguar përkohësisht nga posti i shefit ekzekutiv të Breitbart për të shërbyer si shef i fushatës së Trumpit.“Steve dhe Reince janë liderë të kualifikuar, që kanë punuar mirë në fushatën tonë dhe na kanë udhëhequr drejt fitores historike. Tani do t’i kem të dy në Shtëpinë e Bardhë, për ta bërë Amerikën të madhe përsëri”, ka thënë përmes një deklarate Trump.

Trump, kandidat i Partisë Republikane, ka mundur rivalen demokrate Hillary Clinton në zgjedhjet e javës së kaluar.Ai do të marrë udhëheqjen e Shtëpisë së Bardhë më 20 janar, kur edhe presidenti i deritashëm, Barack Obama, përfundon mandatin e dytë.Në intervistën e parë si president i zgjedhur, për televizionin CBS, Trump ka thënë se do të dëbojë ose burgosë deri në tre milionë migrantë të paligjshëm, me lidhje kriminale.

Trump ka thënë se nuk do të përmbysë legjislacionin për martesa midis çifteve me gjini të njëjtë.Ai po ashtu ka thënë se do të heqë dorë nga paga e presidentit prej 400,000 dollarësh në vit dhe, në vend të kësaj shume, do të marrë vetëm një dollar.

Trump ka thënë se do të mendojë nëse do të emërojë ose jo një prokuror të posaçëm për të hetuar Hillary Clintonin mbi përdorimin e emailit privat gjatë kohës sa ka qenë Sekretare e Shtetit në administratën Obama.

Gjatë fushatës, ai ka thënë se do ta dërgonte atë në burg, nëse do të zgjidhej president.

Duke folur për CBS-in, Trump ka thënë se nuk do të donte t’i lëndonte Clintonët, të cilët, sipas tij, janë “njerëz të mirë”.

Ai i ka bërë këto komente derisa mijëra njerëz kanë protestuar për të pestën natë me radhë, në disa qytete të mëdha të SHBA-së, kundër zgjedhjes së Trumpit president.

Trump ka thënë se demonstruesit “nuk e njohin atë” dhe u ka kërkuar që “të mos kenë frikë”, sepse, siç ka thënë, “ne do ta rikthejmë vendin tonë”.

Trump është zgjedhur presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara, pas një fushate që është konsideruar si më e pista në historinë amerikane.(Përgatiti: Valona Tela-RFL)

Filed Under: Politike

KESHILLTARI I PRESIDENTIT I PERGJIGJET DEPUTETIT SOCIALIST:MJERAN

November 13, 2016 by dgreca

cuko-ahmetajPiro Ahmetaj: Përgënjeshtrim i “Statusit të Deputetit Çuko”!

 

1-pirro-ahmetaj

Shumë të nderuar miq & dashamirës,

Në respekt të shqetësimit familjarëve, kolegëve (brenda & jashtë vendit) dhe miqve për statusin dezinformues të deputetit-Çuko.. , botuar te gazeta Tema & Dita dhe disa portale elektronike ndjej detyrimin të qartësoj të gjithë ata që kane “arsye/vesh të dëgjojnë” dhe u intereson e vërteta për sa adresohen në këtë status: Së pari, për sa shpifjen për “skandalin e mungesës së certifikatës së Sigurisë” = konfirmoj me përgjegjshmëri se jam i pajisur me certifikatë të nivelit “TOP SEKRET” (RSH/NATO/BE) deri 2020. Kjo është lehtësisht e verifikueshme (edhe nga udhëheqësit-shpifës) në institucionet përkatëse të shtetit në RSH! Së dyti, për “skandalin e mbajtjes së uniformës ushtarake në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare”, gjatë vizitës së Presidentit në NATO, në SHBA (Ëashington DC, Çikago) dhe 100-ndra raste të tjera = konfirmoj po ashtu korrektësisht se kjo qasje është në përputhje të plotë me ligjet dhe protokollin e ngjarjeve ku merr pjesë ose drejton Kreu i Shtetit. Theksoj në të gjitha rastet sipas përcaktimit ligjor (miratim nga Autoriteti), është në diskrecionin e Presidentit, dhe për natyrën e detyrës, në vartësi të drejtpërdrejte të Komandantit të Përgjithshëm! = Për më tepër, për statusin e “gradës ushtarake” bëj qetësisht me dije, se një proces institucional dhe 3 procese gjyqësore, 2 nga të cilët me vendim të “formës së prerë” janë fituar nga ana ime. Por në përulësi ndaj përgjegjësive zyrtare dhe sensitivitetit që kanë çështjet e sigurisë kombëtare, me koshiencë nuk kam dashur ti bëj publike me gjithë kërkesat e shumë dashamirësve dhe insistimin e mediave. Së fundmi, ndjej sinqerisht keqardhje të thellë për këtë kategori mediokrish-mjeranë, përfshi udhëheqësin-çuko… në fjalë, që nuk kanë me çfarë të kontribuojnë në fushën e përgjegjësive, por ri-ciklojnë shpifje ordinere, të rëndomta (uniforma, lustrimi këpucëve, lyerja e bordurave, “shpallin armiq për agjitacion ”, etj !!! Në çdo rast, kjo kategori janë bërë për të qeshur dhe për t’u mëshiruar! Shpresoj nëpërmjet këtij statusi të qartësohen dhe qetësohen dashamirësit dhe jo vetëm!

Miqësisht

Piro Ahmetaj(Statusi i tij ne Fb)

***cuko-ahmetaj-300x177Statusi i Arben Çukos

Presidenti i Republikës mblodhi dje Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar për situaten e kanabisit ne vend. Pikërisht në këtë mbledhje Këshilltari I Presidentit të Republikës, Pirro Ahmetaj, ka kryer skandalin e rradhës duke përdorur uniformën e ushtarakut aktiv edhe pse ka dalë në rezervë (kur ne fakt per shkeljet qe ka bere duhet te ishte liruar) që prej tetorit të vitit të kaluar.

Pervec se gafë institucionale, këshilltari I Presidentit ka kyer kundravajtje penale pasi ligji “Për Statusin e Ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë” i cili dikton mbajtjen e uniformës nga ushtarakët në rezervë vetëm në rastet kur, marrin pjesë në ceremoni ushtarake, përvjetorë armësh e shërbimi, stërvitje ushtarake dhe kur përfaqsojnë organizatat e ushtarakëve në rezervë ose lirim nëveprimtari brenda dhe jashtë shtetit.

Sakaq, neni 72 I Kodit Penal Ushtarak, parashikon burgim deri në dy vjet për persona që ne shkelje te ligjit mbajnë publikisht uniforma apo shenja dalluese të gradës ushrarake si në rastin e ketij Ahmetajt. Mesa duket, Presidenti duhet ta kete ngaterruar mbledhjen e keshillit te Sigurise per kanabisin me festat e nentorit dhe i ka lejuar keshilltarit te tij te perdore uniformen me te cilen ai abuzon cdo dite..

pasi shkon me te i veshur ne zyren ngjitur me ate te presidentit, bile na ka truperuar me kete gjest duke u paraqitur deri ne USA. Presidenti jon i nderuar ka qen dhe ushtarake aktiv ne FA dhe i di mire keto gjera, nese e lejon , e ben thjesht per karshillek politik. Gjeneralet politike le ti mare me vete te PD pas gjashte muajsh, kur te shkoje dhe vete dhe mund ta veshe uniformen blu te PD, ashtu sic ka qene keto pese vite, thjesht nje kapterr I Saliut.

 

Filed Under: Politike Tagged With: deputetit Arben Cuko, i pergjigjet, Piro Ahmetaj

Të besuarit që Trump do të marrë në ekipin e tij

November 13, 2016 by dgreca

Me shumë interes pritet ekipi që do të përcaktojë presidenti i zgjedhur, Donald Trump për të qeverisur në katër vitet e ardhshme. Në media ndërkohë spekulohet për disa emra. Trump nuk do ta fshijë komplet “Obamacare”.

1-trump-ekipi

Ne foto: Presidenti i zgjedhur Donald Trump dhe mbeshtetsi i tij i fuqishem Rudy Giuliani/

Së shpejti do të marrë formë kabineti i ri i Donald Trumpit. Vetë Trump është shprehur përmes Twitterit – se “shpejt do të marrë vendime të rëndësishme për njerëzit që do të jenë pjesë e qeverisë”. Miliarderi Donald Trump, pa përvojë politike pritet të marrë njerëz me përvojë në kabinetin e ri. Në media qarkullojnë emra të mundshëm, të besuar të Trumpit gjatë fushatës elektorale. Kështu si Sekretar i Departamentit të Shtetit përmendet ish-zëdhënësi i Dhomës së Përfaqësuesve, Newt Gingrich. Por ai është përmendur edhe për postin e kreut të shtabit në Shtëpinë e Bardhë. Ndërsa për postin e ministrit të Drejtësisë qarkullojnë emra si Rudy Giuliani, ish-kryebashkiaku i New Yorkut, por edhe Chris Christie, guvernatori i shtetit federal, New Jersey. Për poste në qeverinë e Trumpit vazhdojnë të përmenden edhe emra si Reince Priebus, kreu i republikanëve apo menaxherja e fushatës elektorale të Donald Trumpit, Kellyanne Conway, përgjegjësi për financat gjatë fushatës, Steven Mnuchin, ish-kandidati presidencial, Ben Carson si edhe ish-kreu i shërbimit secret të ushtrisë, Michael Flynn. Një ndryshim në ekip, Trump e ka bërë ndërkohë. Zëvendëspresidenti Mike Pence është emëruar edhe kreu i ekipit të përkohshëm, që aktualisht mbehej nga Chris Christie.

USA Parteitag der Republikaner in Cleveland Donald Trump und Mike Pence (Reuters/J. Ernst)Trump dhe Mike Pence

Telefonata me Merkel dhe Hollande

Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka kohë më shumë se dy muaj për të vendosur për emrat e qeverisë. Betimi i presidentit bëhet më 20 janar. Ndërkohë që protestat në SHBA kundër Trump kanë vazhduar, në shumë vende ekziston pasiguri, se si në cilin drejtim do ta çojë Trump Amerikën. Vetë Trump ka telefonuar për herë të parë (11.11) me kancelaren Angela Merkel dhe presidentin francez, Francois Hollande. Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Georg Streiter në Berlin është shprehur se Merkel e ka uruar Trump për suksesin. Në bisedën 10-minutëshe të dyja palët kanë shprehur se të dyja palët duan të punojnë së bashku. Në takimin me presidentin Hollande po ashtu është theksuar bashkëpunimi dypalësh, por po ashtu është rënë dakord që të „sqarohen pozicionet” në disa tema si në Siri, Ukrainë dhe në marrëveshjen e Parisit për klimën.

USA Chris Christie und Donald Trump (Getty Images/AFP/J. Samad)Donald Trump dhe Chris Christie

Obamacare mbijeton

Duket se Trump që tani po e ndryshon qëndrimin për disa deklarata në fushatën elektorale. „Një gjë është e sigurtë”, ka thënë Trump. „Obamacare do të jetë gjëja e parë që do të shfuqizoj”, por tani pas votimit si president, ai nuk duket aq i pakompromis. Në një intervistë për “Wall Street Journal” ai ka thënë se së paku disa pjesë të reformës së shëndetësisë do të mbeten. Nga ana tjetër Trumpi është shprehur se do të trajtojë shumë shpejt temat e imigrimit, sigurisë së kufijve dhe derregullimit të tregjeve financiare.

Filed Under: Politike Tagged With: Donald Trump, te besuarit e tij

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 596
  • 597
  • 598
  • 599
  • 600
  • …
  • 667
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ANGELA KOSTA DHE CHANEL BASHHYSA FITUESE TË ÇIMIMIT NDËRKOMBËTAR TË EKSELENCËS “DIVINAMENTE DONNA” NË SENATIN E REPUBLIKËS ITALIANE
  • “TASHMЁ JEMI TЁ VJETЁR PЁR T’U KTHYER NЁ SHTЁPI” – POEZI NGA ORIADA DAJKO
  • IRONIA DHE HIPOKRIZIA RRETH PRONËSIMIT TË KATEDRALËS NË SHKODËR
  • Dita e Verës – Festa e lashtë e ripërtëritjes shqiptare
  • Luan Rama sjell në Tiranë tablotë ikonike të piktorëve francezë për Shqipërinë dhe shqiptarët
  • Në Tiranë u zhvillua koncerti “Me Zanin e Bjeshkëve” i këngëtarit Gëzim Nika “Mjeshtër i Madh”
  • Shqipëria ka nevojë për Xhorxh Uashingtonët e saj
  • Kriza globale, nga Ukraina në Lindjen e Mesme
  • IRONIA DHE STILI NË DEBATET MES NOLIT DHE KONICËS 
  • MËRGIM XHEVAT KORҪA, IN MEMORIAM
  • Ardita Statovci, pedagoge pranë “Washington Conservatory of Music”: “Muzika është gjuhë universale që të mundëson ta prezantosh një copëz të identitetit e kulturës së vendit tënd në çdo anë të botës”
  • Përkujtojmë sot në përvjetorin e ndarjes nga jeta Fan Stilian Nolin, një figurë themelore të historisë dhe kulturës shqiptare
  • Festohet bukur 7-8 Marsi në Fialdelfia nga shoqata “Bijtë e shqipes”
  • Përtej mitit: identiteti si vetëdije shoqërore
  • Harmonia fetare në imazhin e një pulle postare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT