Nga Ilir Levonja/ Nuk e kuptojë këtë shqetësimin e tepruar. Fitoren e Donald Trump-it. Sidomos për ne shqiptarët. Moikanët e demokracisë ballkanike. Që edhe pse ka kaluar njëzetë e kusur vite. Shpresojmë akoma tek Amerika. Kur në fakt më shumë se shpresën. Duhet t’i shohim aktin. Vendit të demokracisë së vërtetë. Studio të tëra analistësh. Aq sa me të vërtetë, duket sikur një gjëmë e madhe ka pllakosur vendin. Aq sa statute të tëra presin përgjigje. Se çfarë do të ndodhë tani? Se a do ta rrëzojë Amerika Edi Ramën nga pushteti? Dhe se a do ta qërojë këtë ambasadorin që flet pa takt. Ashtu troç. Sikur të jetë ambasador i Fidel Kastros dhe jo i administratës së Barack Obamës.
Dhe unë tek akti do ndalem.
Fitoi ky dhe pse nuk fitoi ajo. Nuk ka më asnjë rëndësi.
Nuk ka pse humbet kohë pafund. Nëpër studiot e një vendi të përmbytur.
Trump fitoi për të vetmen arsyen…, lodhja me politikën. Tashmë të konsideruar tradicionale. Me aktorë të njëjtë.
Fitoi dhe për tu nxjerrë kallpin këtyre sondazheve, që me sa u kuptua, u paskan dhënë pushtet të pamerituar plot presidentëve.
Pra qe një betejë e qytetarit me trashjen e llumit politik. Në kuptimin e fytyrshmërisë. Amerika është vendi i sfidave. Dhe njerëzit e kanë më shumë se bindje këtë. Shkurt u mërzitën.
Të mërzitesh është njerëzore. Nuk është obobo.
U mërzitën me gërrvërret. Se në fund. Edhe Trumpi si politikanët u soll. E lavdëroi rivalen. Po kështu edhe kundërshtarja atë. E quajti mendje të hapur që duhet të merret si shembull.
Pas kësaj del një pyetje për shqiptarët. Po ju, ne…, a jeni mërzitur me gërrvërret e politikës shqiptare?
Kthjellohuni dhe vështroni përreth vetes. Jetën tuaj…
A jeni mërzitur?
Duket se jo. Se po të ishte ndryshe nuk do lodheshim së pyeturi përse fitoi Trump-i.
Dhe tjetra… Nuk e rrëzon Amerika Edi Ramën, pse quajti anormale zgjedhjen e Trumpit. As nga opozitarizmi, nuk e largon Amerika çiftin fantastik Berisha – Balla. As hiret elegante të kryetarëve balerinë si Nard Ndoka. Nuk harxhon Amerika karburant për 100 njerëz që janë grup interesi në një rreth veprimi me të vërtetë virtual. Kuvendi i Shqipërisë, gjiri i Lalzit, kodrat e Golemit etj. Amerika nuk harxhoi karburant gjatë 45 viteve të diktatit të Enver Hoxhës. I mjafton një ambasador aty. Kaq.
Nga ana tjetër ka një skenë teatrore gjigande. Ku njerëzit i bërtasin në sy presidentit. I thonë mos fol sikur të jetë ky vend pronë e jotja.
Ky vend është i yni.
Tani se kemi sy ta shohim. Se kemi vesh ta dëgjojmë. Kjo është punë e jona. Jo e Amerikës.
Jakov says
Sternipi i xhaxhi Spiridhonit te mos kete frike fare se mos Amerika (Trump )do te hakmerret e te pastroje halet shqiptare .Ajo ka probleme me te medha se sa kanabisi qe e ka tejkaluar pllanin e pordhimit duke furnizuar Europen me mall te zgjedhur alla vietnamez .Rama sipas meje do te mbetet ne kete PUSHT _SHTET edhe katervjecarin tjeter .Dhe a e dini pse ?Sepse ai popull eshte mesuar me kerbac –e sa me shume ta rrahesh ,aq me shume te adhuron .E dyta -ne fushaten e 2017 Ramadani do te shpenzoje gjithe arsenalin e tij te pareve te ndyra kanabiste ,per te blere vota 10 here me teper se cka bere deri tani –paret presin ,aty jane dhe jane ruajtur per diten e kijametit .Prandaj te dashur politikane ,mos u trembni prej atyre qe kane friken ne palce >keni edhe avantazhin se deri athere do te hyni triumfalisht ,por pa bisht ,ne Euugropen aq te enderruar prej jush .Dulla qendroi ne pushtet me zgjedhje fallco per 50 vjet -edhwe ju ne rrugen e tij po ecni sepse jane pasardhesit tuaj te ndyre .Rames nuk do tja jap une pergjigjen per prockullat qe volli per Trumpi sepse pergjigjen me te bukur e mori prej te madherishmit BLUSHI .Mos e harro Ramadan se te ka pickuar jo bleta por Gumeni qe e ka thumbin vdekjeprures .Me rrofsh sa kaposhi i detit .
Arb says
Ne nuk jemi merziur nga politika ne Amerike. Aspak nuk jemi lodhur
Jemi ne vendin me demokratik ne bote, jemi ne kohe lirie, krejt ndryshe
nga diktatura e krimineleve byroiste gjakatar.
Na pelqejne ndryshimet e perparimet ne SHBA, ndaj themi God bles America!