• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-“Bombë e kurdisur”

August 9, 2016 by dgreca

– Grupi Parlamentar i AAK-së: Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme ka bërë një gabim, sepse ka proceduar një “bombë të kurdisur” për të ardhmen e Kosovës/

PRISHTINË, 9 Gusht 2016-Gazeta DIELLI/ Grupi Parlamentar i AAK-së dërgoi sot këtë reagim:

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës pas “kontrabandimit” për në seancë, të marrëveshjes së demarkacionit, vlerëson se Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme ka bërë një gabim, sepse ka proceduar një “bombë të kurdisur” për të ardhmen e Kosovës.Neni 2 i kësaj marrëveshje, nuk don të thotë asgjë për të ardhmen e saj. Është një tendencë e qeverisë, që duke u thirrur në ketë nen, t’i bëjë për vete deputetët e Kuvendit të Kosovës, dhe të hedhin mjegull në opinionin publik, kinse po mbetet një mundësi për argumentet e reja e për ndryshim të saj.

Qeveria duhet të jep përgjegjësi që kanë futë klauzola të ndryshme e të dyshimta, nga ajo që kanë ratifikuar Mali i Zi.

Është detyrë, legale e morale, e çdonjërit prej deputetëve që të jemi në krye të deytrës, për vendin tonë, pa interesa personale, se çka humbim e çka fitojmë në këtë mes.

Nëse seanca parlamentare shkon në favor të ratifikimit të kësaj marrëveshje, jemi duke e lënë të hapur një krizë me mundësinë e një konflikti të çdohershëm.

Është në dorën e të gjithë neve që të hedhim poshtë këtë version të demarkacionit, për t’i dhënë mundësinë e një zgjidhjeje me mjete politike. Është më shumë se poshtërsi t’i vësh qytetarët e vendit tënd në rrezik, për interesa personale të pushtetit.

Duhet të jemi të matur se çka po ju lëmë trashëgimi gjeneratave. Mos të hapim plagë të vjetëra edhe pas 17 vitesh nga lufta, e 8 vite nga pavarësia.

Nuk është koha të marrin nga Kosova, nëse i hyjmë këtyre temave, do të duhej t’i kthehën ato që i janë marrë dikur Kosovës.

Mos ta shesim ndërgjegjen për hirë të pushtetit, parim i yni duhet të jetë, e japim vetën për Kosovën, kështu kishte ndodhë në mars të vitit 2005.

Mos të krekoset askush çka ka qenë dje në luftë, por çka po bëjmë sot për Kosovën në paqe. Askush që i thotë po kësaj marrëveshje, nuk do ta ketë nderin e lavdinë nesër.

Grupi Parlamentar i AAK-së

Filed Under: Politike Tagged With: -“Bombë e kurdisur”, Grupi Parlamentar AAK, Kosove

Basha: Beteja e opozitës, zgjedhje të lira e të ndershme

August 6, 2016 by dgreca

Kreu i PD-së Lulzim Basha thotë se beteja e opozitës mbetet vendimtare për Zgjedhje të Lira e të Ndershme.

Në një njoftim për shtyp, Bashas tha në një deklaratë të shpërndarë për mediat, se tashmë vendimi është marrë.

“Edi Rama me një grusht mercenarësh mediatikë po përpiqen të shpikin fijen e kashtës në PD për tu kapur si i mbyturi. E njëjta intrigë që i doli huq në planin e tij për të kapur drejtësinë duke përjashtuar opozitën. Të njëjtat mendje të prishura që mbështetën atë kundër konsensusit për reformën në drejtësi sepse ashtu do të përçante opozitën. Nuk ka zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. Vendimi është marrë. Është një vendim popullor i pakthyeshëm”, deklaroi kreu i opozitës.

Filed Under: Politike Tagged With: Basha: Beteja e opozitës, të lira e të ndershme, zgjedhje

Ilir Meta “rrëzon” qeverinë teknike

August 2, 2016 by dgreca

Basha: Qeveria teknike kusht i patejkalueshëm. Fton LSI-në/

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, artikuloi një kusht të ri gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët kur tha se do të punojë për një qeveri teknike që garanton zgjedhjeve të lira e të ndershme. E meqë qeveria teknike kërkon një mbështetje të gjerë partish ftesta e parë për një gjë të tillë nga Kryetari i opozitës i drejtohet LSI, partisë së dytë në qeveri me të cilën PD ka ndarë së fundmi disa momente të frytshme bashkëpunimi siç ishte reforma në drejtësi dhe arritja e konsensusit. Basha e cilëson të tejkaluar momentin politik të kësaj reforme dhe thotë se tashmë ka një proces teknik duke hedhur poshtë mundësinë e përfshirjes në një krizë të re politike.

Tirane- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka një kusht të patejkaluashëm për zgjedhjet e ardhëshme parlamentare. Qeveria teknike sipas tij rruga e vetme qe garanton zgjedhje me standarte.

Lulzim Basha: Me asnjë çmim nuk do të lejojmë prishjen e procesit të ardhshëm zgjedhor. Dua të përsëris kushtin se për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është dhe mbetet qeveria teknike

Beteja për zgjedhje të lira nuk pret tha Basha, ndaj sipas tij qeveria teknike duhet të arrihet një orë e më parë. Por si mendon se mund te arrihet qeveria teknike.

Lulzim Basha:  Ka një rrugë bashkëpunimi politik mes palëve. Unë nuk e mbyll këtë shteg po kërkoj kontributin e çdo force politike për zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që përfshijnë qeverinë teknike. Por nëse kjo qeverisje, siç pres nuk reflekton mbi këto dy kushte themelore dhe qeverisjen teknike rruga tjetër është ajo e detyrimit me presion popullor

Kryetari i opozitës, tha se koalicioni për zgjedhjet të lira e të ndershme tejkalon opozitën dhe po zgjerohet çdo ditë. Basha ftoi për të bashkëpunuar mbi këtë qëllim Lëvizjen Socialiste për Integrim, e cila aktualisht është në koalicionin qeveritar edhe pse më herët kryetari i saj ka artikuluar mundësinë e një qeverie teknike në kushtet e mungesës së konsesusit për reformën në drejtësi. Dhe kjo ftesë vjen vetëm një ditë pas takimit që ai pati me kryetarin e LSI Ilir Meta.

Lulzim Basha: Sapo thashë kërkoj bashkëpunimin e çdo force politike, LSI dhe PS të cilët nuk duhet të nisen nga premisa e frikës së votës së lirë por nga përgjegjësia për ti dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme. Mirëpres kontributin e çdo force politike, sic mirëprisja kontributin për të arritur konsensusin e 21 korrikut. Reforma zgjedhore është shans për Edi Ramën dhe Ilir Metën. Një gjë është e sigurtë ne nuk do rrimë duarkryq”

Por a është i gatshëm ti besojë Ilir Metës ?

Lulzim Basha:Ne jemi gati ti besojmë vetëm qytetarëve shqiptarë, as Ilir Metës as Edi Ramës. 

Në bashkëbisedimin me gazetarët në selinë e PD-së Basha shtoi: “Kushdo që kërkon alibi për të rindezur konfliktin politik do të zhgënjehet thellë e do të përballet që nga dita e sotme me arsyet pse kërkon të rishpikë një luftë politike”

Kryetari i opozitës në këtë fillim gusht, piku i pushimeve verore thirri ne bashkebisedim gazetarët, për të njoftuar se opozita do të jetë në punë pa pushime. Edhe pse minorancë numërash ne Parlment, Basha tha Partia Demokratike në vitin e fundit ka qënë promotore e reformave të rëndësishme duke permendur ketu dekriminalizmin dhe drejtësinë.

***

META:Nuk është opsion. Situata u tejkalua/

Kreu i Kuvendit Ilir Meta i ka mbyllur shtigjet për krijimin e një qeverie teknike dhe sqaroi se ku ndryshon opsioni i tij për një gjë të tillë me atë të kreut të opozitës tani.

Meta: “Qeveria teknike për të cilën flet zoti Basha është diçka tjetër. Nuk ekziston një opsion i tillë. Në rast se ka një keqkuptim për propozimin tim në një situatë të ndryshme disa ditë para 21 korrikut, ajo ishte thjesht me qëllimin për të bërë çdo gjë për të miratuar reformën”.

Kryeparlamentari ka konfirmuar qëndrueshmërinë e koalicionit, duke garantuar se shumica i ka 84 votat për miratimin e ligjeve që bëjnë të zbatueshëm reformën. Por Meta, erdhi me një propozim surprizë, kur shtoi numrin e ligjeve për diskutim, sikurse edhe seancat plenare.

Kryeparlamentari iu përgjigj në distancë edhe zërave që vijnë nga radhët e PS për të rishikuar koalcionin pasi reforma në drejtësi dëshmoi problem brenda aleancës.

Kreu i Kuvendit rrëzoi mundësinë që me Rexhep Meidanin një ditë më parë të kishte diskutuar për një qeverë teknike, dhe se ish presidenti në rast të këtij skenari mund të ishte kryeministër. Dreka me Mejdanin dhe ish deputetin e PS, Koço Kokëdhima, kryeparlamentari tha se ishte miqësore.

Ilir Meta i përcolli këto mesazhe për politiken nga vendi ku bën masazhe dhe për ta konfirmuar këtë u shfaq përkrah fizioterapistit.

Meta doli në një deklaratë për median rreth orës 16:00 ndërsa dy orë pasi kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët artikuloi një kusht të ri kur tha se do të punojë për një qeveri teknike që garanton zgjedhjeve të lira e të ndershme. E meqë qeveria teknike kërkon një mbështetje të gjerë partish ftesta e parë për një gjë të tillë nga Kryetari i opozitës iu drejtua LSI, partisë së dytë në qeveri me të cilën PD ka ndarë së fundmi disa momente të frytshme bashkëpunimi siç ishte reforma në drejtësi dhe arritja e konsensusit. Ndërkohë Rama përmes një postimi në fb i kujtoi Bashës se ai mund të vendosë kushte vetëm brenda PD-së

Intervista e plote që Meta dha për gazetarët

Pyetje: Sa i takon drekës me ish presidentin Meidani Meta kërkoi mos politizimin e saj.

Meta: Më vjen keq për këtë konferencë të pazakontë shtypi, por në respektin tuaj që në këtë kulm vape keni pritur këtu për dy orë, keni pritur dhe dje për disa orë por nuk komunikuam dot dhe duke qenë i shqetësuar se përsëri nesër apo në ditë të tjera mund të ketë ndonjë sms që Meta vajti tek Grandi dhe Koço është trek Grandi që ka shtëpinë këtu tek Grandi dhe rri vazhdimisht këtu tek Grandi apo politikanë të tjerë që vinë këtu për arsye dhe të vendodhjes së Grandit duhet tu sqaroj se unë kam qenë për dy orë me Arjanin.Dhe rri vazhdimisht këtu. Arjani është miku im por njëkohësisht dhe trajneri dhe masazhatori im për një kohë shumë të gjatë dhe më ndihmon të çliroj trupin dhe mendjen nga toksinat në mënyrë që përpiqem të kontribuoj pozitivisht për të detoksikuar dhe politikën shqiptare aq sa të mundem.

Pyetje: Do sillni dhe zotin Rama këtu?
Meta: Ushtrimi më i mirë këtu është biçikleta në ujë, për të gjithë.Është ushtrim i jashtëzakonshëm.Në një kohë shumë të shkurtër, duke fituar kohën fiton dhe veti të jashtëzakonshme, jo vetëm harxhim kalorish por dhe masazh, relaks dhe shumë elementë të tjerë, edhe performancë trupore. Të gjitha këto janë falë Arjanit, unë do vij vazhdimisht. Nuk mendoj se është e nevojshme që ju të vini vazhdimisht këtu për arsye se ju thashë kush është arsyeja kryesore pse unë vi tek holel Grandi. Nuk kam qenë as në katin e parë, as në katin e dytë, as për kafe dhe as për drekë dhe mendoj që është pozitive që ju të mos keqinformoheni më.Jam gati për çdo pyetje politike dhe pse kisha vendosur të mos flisja.

Pyetje: E takuat zotin Meidani, ishte apo nuk ishte zoti Kokëdhima?

Meta: Kam patur një drekë me Profesor Meidanin dje, zoti Kokëdhima ka qëlluar rastësisht për arsye se ju thashë që zoti Koço ka shtëpinë ngjitur me hiotelin dhe rri vazhdimisht te hoteli.Ka ndjenjur një pjesë të kohës me ne pastaj ka vazhduar, ne kemi vazhduar drekën tonë.

Pyetje: E takuat zotin Meidani, ishte apo nuk ishte zoti Kokëdhima?

Meta: Kam patur një drekë me Profesor Meidanin dje, zoti Kokëdhima ka qëlluar rastësisht për arsye se ju thashë që zoti Koço ka shtëpinë ngjitur me hiotelin dhe rri vazhdimisht te hoteli. Ka ndjenjur një pjesë të kohës me ne pastaj ka vazhduar, ne kemi vazhduar drekën tonë.

Pyetje: Temperaturat si në gusht kanë qenë edhe në korrik të larta, duket se të tilla kanë qenë dhe në politikë, me diskutime për reformën në drejtësi, por nuk kanë munguar dhe zërat mes grupeve parlamentare për çështje që i përkasin koalicionit. Deri ku është toksikuar pjesa e koalicionit nga diskutimet dhe debatet sipas jush?

Meta: Mendoj se çështja e koalicionit nuk duhet të përzihet me çështjen e reformës në drejtësi. Reforma në drejtësi ka përmasa të tjera, koalicioni ka programin e tij, detyrimet reciproke dhe vazhdon punën e tij kështuqë nuk mendoj se ka ndonjë arsye për ti trazuar këto dy çështje të ndryshme.

Pyetje: Koalicioni vazhdon në të njëjtën linjë?

Meta: Koalicioni sipas vlerësimit tim duhet të vazhdojë të bëjë maksimumin që të përmbushë detyrimet e tij programore, qeverisëse dhe morale ndaj qytetarëve shqiptarë, të gjithëve sepse ky koalicion qeveris të gjithë shqiptarët, por në mënyrë të veçantë ndaj atyre që e kanë përkrahur dhe votuar si detyrim moral për të mos i zhgënjyer.

Pyetje: A është zoti Meidani kandidat për Kryeministër të ri të qeverisë teknike?

Meta: Mendoj se kjo është një pyetje pa vend sepse nuk ekziston një opsion i tillë. Në rast se ka një keqkuptim për propozimin tim në një situatë të ndryshme disa ditë para 21 korrikut, ajo ishte thjesht me qëllimin për të bërë çdo gjë për të miratuar reformën.

Pyetje: Për reformën në drejtësi sot është mbledhur Komisioni.I qëndroni gatishmërisë që keni shprehur gjatë javës së shkuar për të arritur të gjitha proçeset dhe afatet edhe të diskutuara dhe vendosura nga ndërkombëtarët për ta plotësuar reformën në drejtësi?

Meta: Ne do bëjmë çdo gjë për të përmbushur të gjitha afatet, në mënyrë të veçantë që deri me 30 gusht të mund të votojmë tre ligjet më kryesore të kërkuara, duke filluar me atë të vetingut dhe kemi rënë dakort dhe me kryetarin e opozitës Lulzim Basha dhe përfaqësues të opozitës, padyshim dhe me zotin Xhafa si kryetar i një komisioni që përfaqëson shumicën që të ecim në këtë drejtim.

Sot është  bërë një seancë ku opozita ka paraqitur të gjitha pikëpamjet dhe propozimet e saj që do të shqyrtohen dhe nga partnerët tanë që na asistojnë dhe për këtë ligj kaq të rëndësishëm dhe për reformën.Ndërkohë do të gjendet një moment i dytë që përsëri në Komision opozita të paraqesë për dy ligjet e tjera më prioritare përsëri mendimet e saj dhe sa më shpejt ne të jemi në gjendje të planifikojmë një seancë të suksesshme plenare për ligjin e vetingut ose të treja sëbashku, ose dy seanca të njëpasnjëshme.Jam shumë dakort me qëndrimin e zotit Basha që ky proçes duhet parë si një proçes ligjor, jo si proçes politik.

Debatet politike ishin tek çështjet e ndryshimeve kushtetuese si çështje shumë parimore. Ky është një proçes që duhet të ecë në linjën e ndryshimeve të Kushtetutës dhe të rekomandimeve të Venecias. Është e vërtetë që mazhoranca i ka 84 vota dhe mund ti votonte në çdo moment. Por mendoj që dhe linja e konsensusit duhet ndjekur. Jo vetëm kaq, është e rëndësishme që të mos bëjmë veprime të nxituara të cilat mund të çojnë një nga këto ligje në Gjykatën Kushtetuese apo në Komisionin e Venecias dhe mund të na kthente mbrapa procesin. Duhet të bëjmë gjithçka në mënyrë konstruktive të gjithë, në mënyrë që të arrijmë një rekomandim pozitiv nga Komisioni Europian në nëntor për çeljen e negociatave të Shqipërisë në BE.

Pyetje:  Ju e përjashtoni kategorikisht një qeveri teknike. Në këtë mënyrë ju i mbeteni besnik deri në fund mazhorancës, nuk do të ketë ndryshim qeverie deri në zgjedhjet e ardhshme?

Meta: Unë kam folur për një qeveri teknike që mund të garantonte klimën e besimit për të miratuar një reformë, ku shikoja se një nga shqetësimet e opozitës ishte shqetësimi se mos qeveria do të përdorë pushtetin ekzekutiv për të ndikuar tek reforma në drejtësi. Kjo situatë është një situatë e kapërcyer, reforma u realizua me konsensus, pretendimet e opozitës në përgjithësi për rekomandimin 88 u dakordësuan. Qeveria teknike për të cilën flet zoti Basha është diçka tjetër, ndërsa ajo që unë mund të them është se angazhimi për zgjedhje të lira dhe të ndershme do të jetë maksimal në mënyrë që të gjithë qytetarët shqiptarë të jenë të qetë dhe të sigurtë se vota e tyre do të jetë e barabartë dhe njësoj e rëndësishme.

Pyetje: Meqë opozita ka vendosur si kusht se nuk do të hyjë në zgjedhjet e ardhshme me qeverinë Rama, sa do ta ndikojë koalicionin një qëndrim i tillë?

Meta: Jemi në momentin për tu përqëndruar tek ecuria e reformës në drejtësi, është reformë shumë e madhe, është një punë akoma më e madhe që na pret ërpara. Të bashkëpunojmë ngushtë dhe me OSBE-ODIHR dhe për reformën zgjedhore dhe për plotësimin e standarteve më të mira për zgjedhjet e ardhshme.

Pyetje:Vlahutin është hetuar për fshehje pasurie, ndërsa këtu ka qenë negociatore?

Meta: Nuk kam asnjë njohuri dhe asnjë koment.
Pyetje: Po me zotin Meidani çfarë diskutuat, nëse nuk diskutuat për qeverinë teknike?

Meta: Ka qenë një drekë e planifikuar prej kohësh dhe kemi pasur shkëmbime shumë miqësore, kështu që nuk e kuptoj pse duhet politizuar qoftë një drekë apo kafe.

Filed Under: Politike Tagged With: Basha po, Meta Jo, Qeveria teknike

Reforma në drejtësi: Meta-Basha dakordësim për votimin në gusht

August 1, 2016 by dgreca

Për rreth 60 minuta në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, kryeparlametari Ilir Meta ka pritur në një takim kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe Nënkryetarin e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi Oerd Bylykbashi, i cili kishte në fokus mënyrën e miratimit sa më të shpejtë dhe me konsensus të Ligjit për Vettingun. Gjatë takimit u dakortësua në parim nevoja për miratimin me përparësi brenda muajit gusht të Ligjit për Vettingun, si dhe mbi kalendarin e shqyrtimit të këtij ligji sipas procedurave kushtetuese parlamentare për të cilin kryeopozitari Basha ofroi mbështetjen e tij.

Një ditë përpara mbledhjes së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti në zyrën e tij kryeopozitarin Lulzim Basha, i cili shoqërohej nga nënkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Oerd Bylykbashi.

Menjëhërë pas takimit i cili zgjati rreth 60 minuta, zyra e shtypit e Kryesisë së Kuvendit në një njoftim për mediat bëri me dije se në qendër të tij ishte mënyra e miratimit sa më të shpejtë dhe me konsensus të Ligjit për Vettingun.

Në takimin Meta-Basha u dakortësua në parim nevoja për miratimin me përparësi, brenda muajit gusht të Ligjit për Vettingun, si dhe mbi kalendarin e shqyrtimit të këtij ligji sipas procedurave kushtetuese parlamentare.

Kryeopozitari Basha ofroi mbështetjen e tij për këtë kalendar, duke vënë theksin tek fakti se opozita do të marrë pjesë aktive dhe konstruktive në Komisionin e Posaçëm, duke filluar me prezantimin e komenteve të saj për Ligjin e Vettingut në mbledhjen e ditës së martë.

Në njoftimin për mediat të Kryesisë së Kuvendit bëhet me dije se Kryetari i Partisë Demokratike shprehu gatishmërinë për të avancuar edhe me ligjet e tjera, sapo anëtarët dhe ekspertët e opozitës të njihen me draftet më të fundit të përgatitura nga Komisioni i Posaçëm, veçanërisht Ligji për Prokurorinë Speciale dhe Ligji për Organet e Qeverisjes së Gjyqësorit.

Gjatë takimit i cili u mbajt në Kryesinë e Kuvendit, Meta informoi Bashën dhe Bylykbashin mbi bisedimet që ka pasur me Kryetarin e Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, Ambasadorin e SHBA Lu, Ambasadoren e BE Vlahutin mbi domosdoshmërinë e miratimit të Ligjit për Vettingun brenda muajit gusht.

Filed Under: Politike Tagged With: Meta-Basha dakordësim, për votimin në gusht

Basha: Ramën e sëmur Konsensusi prandaj shpikë armiqësi te reja

July 28, 2016 by dgreca

TIRANË, 28 Korrik/– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi sot se ende pa kaluar shumë nga marrëveshja historike në parlament për Reformën në Drejtësi, Edi Rama shfaqet tërë entuziazëm sikur ka zbuluar një vatër të re konflikti.

“Ç’është ky njeri që e zë konsensusi? Që e sëmur rënia dakord me opozitën për interesat e mëdha të vendit dhe vrapon të shpikë armiqësi te reja? Kontrata më e madhe nën të cilën jemi, është Kushtetuta. Kushtetuta ka përcaktuar afate për kalimin e ligjeve. Dhe asgjë e drejtë e në emër të drejtësisë, s’mund të bëhet duke shkelur Kushtetutën”, thekson Basha.

“Ekspertët e opozitës janë në punë çdo orë të ditës dhe po shqyrtojnë edhe ligjin e vettingut që ka mbërritur afër mesnatës, dy ditë më parë. I gjithë procesi ka tashmë një lider, të konfirmuar, të pakontestuar, të gjithëpushtetshëm. Ky lider nuk është as Edi Rama, as Lulzim Basha, e aq më pak Fatmir Xhafaj. Por është konsensusi. Konsensusi është rruga ku do të kalojnë ligjet. Opozita ska asnjë minutë kohë për të harxhuar me debate shterpë e as ti përgjigjet llogoreve të reja që germon Edi Rama. Punë dhe rezultate, ky është angazhimi ynë”, vijon Kreu i PD.

Nuk kemi asnjë minutë kohë, shton Basha, “sepse teksa shfaqet si komentator drejtësie, cka në të vërtetë nuk eshte, se nuk ia ka haberin fare, kërkon të fshehë plojën e madhe të vendit, të zhytur në mjerim, papunësi e mungesë shprese. Krimi po thyen edhe rekordet e veta, ndërsa Rama i përgjigjet me inkriminime të reja në Policinë e Shtetit e me karta dixhitale për naftën”, thekson Basha.

“U bë më shumë se një muaj që mediat më të rëndësishme të botës shkruajnë përditë për 80 mijë dollarëshin e paligjshëm që ka paguar për foton me Obamën, e ai nuk jep asnjë shpjegim. S”ka mbyllur një kilometër asfalt, por po ju vë shqiptarëve edhe një taksë të re, 10 euro për Rrugën e Kombit ndërkohë që vapa e gushtit po ja thanë palmat qindra mijë euroshe që i përdor si lodra për të mashtruar shqiptarët. Shëndetësia është në kolaps të plotë, ekonomia ka ngrirë, prodhimi i fushave po kalbet se nuk shitet asgjë, ndërkohë që skota e tij e ministrave dhe oligarkëve vazhdon të shqyej mes vedi miliona euro të tenderave e koncesioneve. Droga ka mbuluar vendin e njerëzit po vriten me njëri-tjetrin për ngastrat me kanabis, drejtorët e tij te policisë marrin 30 përqindëshin, drekojnë e darkojnë me trafikantë dhe tregojnë muskujt me varfanjakë, të moshuar e invalidë”, nënvizon Basha.

Filed Under: Politike Tagged With: Basha, konsensusi, Rama, semundja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 600
  • 601
  • 602
  • 603
  • 604
  • …
  • 651
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT