• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

THACI NE TIRANE:Shqipëria dhe Kosova, model bashkëpunimi

October 3, 2016 by dgreca

1-ok-thaci-nishani-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi, takim në Tiranë/

1-nishan-thaci-Presidenti i Kosovës në vizitën zyrtare në Shqipëri, sot dhe nesër takohet me krerët e shtetit shqiptar, liderin e opozitës dhe kryebashkiakun e Tiranës, ndërsa zhvillon edhe aktivitete tjera/

TIRANË, 3 Tetor 2016-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Shqipëri me takimin e përbashkët me homologun e tij, Bujar Nishani.Pas përfundimit të takimit dypalësh, në konferencën e përbashkët për medie, presidenti Thaçi ka thënë se Kosova dhe Shqipëria kanë marrëdhënie te shkëlqyera dypalëshe, duke mos pasur asnjë çështje diskutabile mes tyre.“Marrëdhëniet mes dy shteteve janë të shkëlqyera dhe tashmë kanë fituar edhe dimension të partneritetit të pandashëm strategjik, i cili i ka hapur rrugë institucionalizimit të marrëdhënieve tona në çdo fushë. Jemi model për rajonin në rrafshin e bashkëpunimit dhe kemi përparim në të gjithë sektorët”, ka thënë presidenti Thaçi.Kreu i vendit theksoi se edhe marrëdhëniet ekonomike në mes Kosovës dhe Shqipërisë kanë shënuar një rritje dhe, sipas tij, në këtë rritje ka ndikuar investimi i dyanshëm në infrastrukturën rrugore.Presidenti Thaçi ka shtuar se Kosova dhe Shqipëria bashkëpunojnë shkëlqyeshëm edhe në skenën ndërkombëtare.

“Shqipëria ka kërkuar gjithnjë pjesëmarrje të barabartë të Kosovës në të gjitha nismat rajonale e ndërkombëtare, kurse Kosova ka mbështetur fuqimisht vendosjen e selive në Tiranë të Fondit të Ballkanit Perëndimor dhe të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor, që nënkupton forcim të rolit të Shqipërisë në rajon”, ka thënë presidenti Thaçi, duke shtuar se i rëndësishëm është edhe bashkëpunimi për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, që është një urë mes shteteve të rajonit dhe Bashkimit Evropian.Ndërkaq, Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka thënë se Kosova është konsoliduar si shtet dhe po vazhdon me sukses reformat në ekonomi, në forcimin e sundimit të ligjit, si dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe të qeverisjes së mirë.“Pas hyrjes në fuqi të MSA-së, si marrëveshje e parë kontraktuale e Kosovës me BE-në, shpresojmë që shpejt të ndodhë edhe përmbyllja e procesit të liberalizimit të vizave nga ana e Komisionit Evropian, sepse nuk ka alternativë tjetër përpos eurointegrimit të Kosovës dhe Shqipërisë”, ka thënë presidenti Nishani.Ai ka shtuar se Shqipëria gjithmonë do të jetë avokuese e Kosovës në forume ndërkombëtare.“Do të jemi gjithmonë përkrahës të aspiratës së Kosovës për anëtarësim në organizata dhe forume ndërkombëtare”, tha presidenti Nishani.Presidenti Thaçi dhe homologu i tij shqiptar, Bujar Nishani, kanë theksuar edhe nevojën e rritjes së bashkëpunimit në rrafshin akademik.Ata kanë thënë se duhet të shfrytëzohen mundësitë e mëdha që ekzistojnë dhe të rritet bashkëpunimi edhe në mes të universiteteve të të dyja shteteve.Gjithashtu, presidenti Thaçi ka thënë se më shumë projekte të përbashkëta duhet të bëjnë edhe dy akademitë përkatëse, projekte këto që kanë interes edhe për publikun ndërkombëtar dhe që i shërbejnë interesave të të dy vendeve.Në vizitën e tij zyrtare në Shqipëri, presidenti Thaçi po shoqërohet edhe nga Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, si dhe ai i Bujqësisë, Memli Krasniqi.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në vizitën zyrtare në Republikën e Shqipërisë, sot dhe nesër takohet me krerët e shtetit shqiptar, liderin e opozitës dhe kryebashkiakun e Tiranës, ndërsa zhvillon edhe aktivitete tjera.

Presidenca e Kosovës në njoftimin dërguar e ka bërë të ditur axhendën:Të hënën (3 tetor), në orën 09:00, presidenti Thaçi do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani. Ndërsa, në orën 10:30, dy presidentët do të mbajnë edhe një konferencë shtypi përbashkët.Pas takimit me presidentin Nishani, në orën 11:00, presidenti Thaçi do të pritet nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kurse në orën 13:30, do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.Pas takimeve me krerët e shtetit, presidenti Thaçi do të vizitojë familjen e shkrimtarit Dritero Agolli.Ndërsa, në orën 16:30, presidenti Thaçi do të takohet edhe me liderin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.Të nesërmen (4 tetor), në orën 09:00, presidenti Thaçi do të vendos kurore lulesh në monumentin “Nëna Shqipëri”.Ndërsa, në orën 09:30, në Bashkinë e Tiranës do të takohet me kryebashkiakun Erion Velijaj.

Pas këtij takimi, para se të niset për në Bashkinë e Shkodrës, presidenti Thaçi do të vendos gjithashtu kurore lulesh edhe te shtatorja e Adem Jasharit në Tiranë.Ndërsa, në mesditë, rreth orës 13:00, në Bushat, presidenti Thaçi do t’i vizitojë futbollistët e kombëtares së Kosovës, të cilët po i bëjnë përgatitjet e fundit për ndeshjen me Kroacinë./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: presidentin Nishani, takim, Thaci ne Tirane

Rajoni-Daçiç-Boçka: Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë në drejtimin e mirë

September 27, 2016 by dgreca

-Ministri Daçiç bisedoi me amabsadorin e Shqipërisë në Sërbi, Boçka: Aktivitetet e afërta të dy qeverive do t’i kontribuojë  stabilitetit të përgjithshëm në rajon/

BEOGRAD, 27 Shtator 2016-Gazeta DIELLI/ Nënkryetari i parë i qeverisë së Serbisë dhe ministër i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, ka pritur dje ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Serbi, Ilir Boçka.Gjatë bisedës, dyanshëm është konstatuar se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë po zhvillohen në drejtimin e mirë, për çka dëshmojnë edhe aktivitetet e afërta të dy qeverive, që padyshim do t’i kontribuojë  stabilitetit të përgjithshëm në rajon.Njoftimi në faqen zyrtare të MPJ-së së Serbisë thekson se, ministri Daçiç theksoi veprimin e përbashkët të dy vendeve në kuadër të “Procesit të Berlinit”. Kjo në rend të parë ka të bëjë me zbatimin e projekteve të rëndësishme të infrastrukturës, siç është ndërtimi i autostradës Nish-Prishtinë-Durrës, fillimi i punës së Zyrave rajonale për bashkëpunimin e të rinjve dhe themelimi i Fondit për Ballkanin Perëndimor, përfundon njoftimi zyrtar./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: Daçiç-Boçka:, Marrëdhëniet mes, Serbisë dhe Shqipërisë

Delegacion nga Bashkia e Tiranës në Prishtinë

September 13, 2016 by dgreca

  • Shpend Ahmeti dhe Erion Veliaj diskutuan edhe për konkretizimin e unionit të bashkive/komunave kryesore shqiptare në rajon/

tirane-prishtine

tirane-prishtine-3

tirane-prishtine-5PRISHTINË, 13 Shtator 2016-Gazeta DIELLI/Komunën e Prishtinës e vizitoi sot një delegacion i Bashkisë së Tiranës, i udhëhequr nga Kryebashkiaku Erion Veliaj. Ata u pritën nga Kryetari Shpend Ahmeti, dhe përfaqësues të tjerë të kësaj Komunës së Prishtinës. Në këtë takim të parë të kësaj vizite dyditore, u diskutuan për projekte të përbashkëta si dhe u shkëmbyen përvoja nga të dy qytetet, meqë edhe problemet janë të ngjashme.

Ahmeti dhe Veliaj diskutuan edhe për konkretizimin e unionit të bashkive/komunave kryesore shqiptare në rajon. Ata u dakorduan që në fundjavën para Ditës së Pavarësisë, në datat 26 dhe 27 nëntor, të takohen në Tiranë me kryetarët e komunave si Tetova, Presheva e Ulqini, ku do të diskutojnë për tema konkrete që prekin direkt mënyrën e jetesës së qytetarëve nëpër këto komuna.

Delegacioni nga Bashkia e Tiranës do të qëndrojë për dy ditë në Prishtinë, ku do të merr pjesë nëpër aktivitete të ndryshme të kësaj komune, si dhe do të zhvillojë takime me drejtori të caktuara për të forcuar edhe më tepër bashkëpunimin në fusha konkrete./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: bashkia e Tiranes, delegacion, Erion Velija, ne Prishtine

Kosovë-Maqedoni, bashkëpunim me axhendë evropiane

July 29, 2016 by dgreca

PRISHTINË, 29 Korrik 2016/ Qeveritë e Kosovës dhe Maqedonisë diskutojnë bashkëpunimin në kuadër të axhendës evropiane./ Një delegacion nga qeveria e Republikes së Maqedonisë, udhëhequr nga Arber Ademi, zëvendëskryeministër përgjegjës për integrim evropian, ku ishin edhe Shiret Elezi, binistre e Vetëqeverisjes Lokale dhe  Bashkim Ahmeti, ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sot në Kosovë takuan zëvendësministrin e Integrimit Evropian Ramadan Ilazi, zëvendësministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal Bajram Gecaj dhe zëvendësministrin e Mjedisit e Planifikimit Hapësionor, Ferat Shala.

   “Gjatë takimit, delegacionet diskutuan ecurinë e axhendës evropiane të dy vendeve respektive, Kosovës e Maqedonisë, si dhe bashkëpunimin e ndërsjelltë në fushën e legjislacionit të BE-së, zbatimit të MSA-së si dhe zbatimin e fondeve të BE-së. Në veçanti, delegacionet disktutuan mbi potencialin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në kuadër të zbatimit të fondeve ndërkufitare të BE-së apo Cross Border Cooperation (CBC)”, thekson deklarata e dërguar.
 
 Dy delegacionet vlerësuan lartë bashkëpunimin politik dhe teknik ndërmjet dy qeverive dhe dhanë mbështetje të plotë politike për intensifikimin edhe më tutjeshëm të shkëmbimit të informacionit dhe përvojave./b.j/

 

Filed Under: Rajon Tagged With: bashkepunim me qeverine, maqedonse, qeveria e Kosoves

Kosova mori njohjen e 112-të, nga Suriname

July 22, 2016 by dgreca

-Ky lajm i mirë vjen pikërisht në ditën kur Kosova shënon gjashtë vjetorin e mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas të cilit shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare/

PRISHTINË, 22 Korrik 2016-B.Jashari/ Kosova mori sot njohjen e 112-të që nga shpallja e pavarësisë në 17 shkurtin historik 2008./

Suriname është shteti më i ri që e njeh Kosovën, bëri të ditur pasditen e sotme ministri i Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj.“Faleminderit presidentit Dési Bouterse, të cilin pata kënaqësi ta takoj javën që shkoi në Gajana dhe qeverisë të këtij vendi”, shprehet ai për njohjen më të re të shteteve anëtare të OKB.

Kryeministri Isa Mustafa deklaroi se, “ky lajm i mirë vjen pikërisht në ditën kur Kosova shënon gjashtë vjetorin e mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas të cilit shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare”.“Ky vendim i dha një mbështetje të fuqishme shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës si dhe konfirmoi legjitimitetin dhe të drejtën e popullit të Kosovës për shtet të pavarur dhe sovran. Republika e Kosovës tashmë është njohur nga 112 shtete të botës”, shprehet kryeministri kosovar.

Në vitin 2010 ishin dy ngjarje shumë të rëndësishme drejt njohjes së plotë ndërkombëtare të shtetit më të ri evropian: lëgjitimimi i pavarësisë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë më 22 Korrik dhe Rezoluta e 9 Shtatorit e Asamblesëë së Përgjithshme të OKB-së, e cila me respekt e merr në konsideratë opinionin e GJND-së.Njohjet e para Kosovës iu bënë në orët e para – ditën e parë pas shpalljes së Pavarësisë, nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqia, Shqipëria, Afganistani dhe Kostarika.

Nga shtetet fqinje vetëm Serbia ende nuk e ka njohur Kosovën, ndërkohë që në procesin drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve, të kryesuar nga BE e mbështetur nga SHBA, në Bruksel janë zhvilluar 30 raunde të dialogut në nivel të lartë kryeministror, duke nisur nga 19 tetori 2012. Raundi i fundit ishte në 27 janar 2016.

 

Filed Under: Rajon Tagged With: Enver Hoxhaj, kosova, njohja e 112, Suriname

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 110
  • 111
  • 112
  • 113
  • 114
  • …
  • 206
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT ORTODOKSË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Fan Noli, apostull i ringjalljes shqiptare
  • KOSOVA NË NATO DHE ASNJËHERË ASOCIACION SERB
  • ELIOT ENGLE DHE HARRY BAJRAKTARI: NJË BASHKËPUNIM QË FUQIZOI ZËRIN SHQIPTAR NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • “Ngërçi Presidencial në Kosovë Zbulon një Dobësi të Kushtetutës”
  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT