• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOSOVË – RRETH 1.300 – 1.500 SERBË NË GAZIMESTAN FESTUAN VIDOVDANIN

June 28, 2015 by dgreca

Policia e Kosovës: Manifestimi ka përfunduar i qetë pa ndonjë incident/

Nga: Behlul Jashari/*

PRISHTINË,  28 Qershor/.-Serbë kosovarë dhe të ardhur edhe nga Serbia festuan Vidovdanin,  të mbledhur sot në mesditë në Gazimestan, në një fushë rreth pesë kilometra në veri të Prishtinës, duke shënuar kështu 626 vjetorin e Betejës së Kosovës.Në çdo 28 qershor serbët festojnë Vidovdanin apo Betejën e Kosovës, që ka ndodhur në vitin  1389, e cila ishte humbur.Lidhur me manifestimet tradicionale religjioze ortodokse të festës së Vidovdanit Policia e Kosovës paraprakisht ka përgatitur planin operativ për menaxhimin e situatës së sigurisë.

 Qëllimi strategjik i këtij plani operativ policor ishte:  Mbajtja e rendit dhe sigurisë publike dhe zbatueshmëria e ligjit në vend; Shtimi i masave të sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike, para, gjatë dhe pas manifestimit të Vidovdanit; Garantimi i lirisë së lëvizjes  për të gjithë qytetarët dhe ofrimi i sigurisë;  Kontrollimi dhe rregullimi i nevojshëm i rrjedhës së trafikut në të gjitha rrugët magjistrale, rajonale dhe ato lokale; Përcjellja dhe sigurimi i eskortave, individëve dhe grupeve të veçanta;  Zbatimi i kompetencave dhe autorizimeve ligjore, përballë situatave të ndryshme dhe marrja e masave ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, konform ligjeve të Republikës së Kosovës.

 Policia e Kosovës më tej bën të ditur se në bazë të të dhënave nga terreni ka regjistruar rreth 1.300 – 1.500 pjesëmarrës, të cilët në mënyrë të organizuar kanë marrë pjesë në Graçanicë dhe Gazimestan të rajonit të Prishtinës, me rastin e festës me karakter religjioz të quajtur Vidovdani.

 Fillimisht rreth orës 10:00 ka filluar manifestimi në afërsi të Manastirit në Graçanicë, ku kanë marrë pjesë një numër kryesisht i vogël i pjesëmarrësve.

 Njësitet policore janë përkujdesur për mbarëvajtjen e manifestimit në Graçanicë, duke përfshirë edhe njësitet policore të trafikut të Prishtinës, të cilat kanë mundësuar qarkullimin e trafikut duke ri-drejtuar automjetet në rrugë alternative.

 Ndërsa rreth orës 13:00, ka filluar manifestimi tek monumenti i Gazimestanit, ku njësitet policore janë përkujdesur për mbarëvajtjen e manifestimit si dhe rregullimin-orientimin e komunikacionit rrugor.

 Njoftimi thekson se, karakteristikë që duhet veçuar me rastin e realizimit të planit policor është një planifikim me kohë i udhëhequr me vigjilencë dhe profesionalizëm nga Policia e Kosovës, e cila ka ofruar shërbimin e vet të sigurimit të pelegrinëve dhe qytetarëve në përgjithësi, duke siguruar një qarkullim të lirë sipas axhendave dhe planeve të parapara.

 Po ashtu Policia e Kosovës është përkujdesur për të mundësuar lëvizjen e lirë për të gjithë pjesëmarrësit që kanë qenë pjesë e manifestimit, duke përfshirë edhe qytetarët tjerë të cilët nuk kanë qenë pjesë e këtij manifestimi.

 Manifestimi ka përfunduar i qetë pa ndonjë incident që vlen të potencohet dhe pjesëmarrësit janë shpërndarë në formën siç edhe kishin ardhur, përfundon deklarata e orës së fundit e Policisë së Kosovës.

Bëhet e ditur se tashmë ka përfunduar festa e Vidovdanit në Gazimestan, ku sipas medias, i pranishëm në  ishte edhe mitropoliti i Malit të Zi, Amfilohije Radoviq.

Duke folur rreth kësaj feste, Radoviq ka thënë se “Car Lazari dhe Skënderbeu kanë luftuar për të njëjtin ideal për largimin e Osmanëve prej Ballkanit”.

Ndërkohë, zyrtarët serbë, edhe pse kishin paralajmëruar pjesëmarrjen, ata nuk ishin të pranishëm në Gazimestan, raporton media kosovare.

Para 26 viteve, në 600 vjetorin e Betejës së Kosovës, kreu i atëhershëm shtetëror serb, Slobodan Milosheviç, pikërisht në ditën e Vidovdanit në fushën e Kosovës – Gazimestan, u binte daulleve të luftës, e cila pastaj u ndez e përfshiu hapësirat e ish-Jugosllavisë, luftës për Serbinë e madhe, nga më të përgjakshmet në gjithë historinë e Ballkanit, dhe që në fund e humbi e pastaj vet përfundoi në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në Hagë.

* Falenderojme gazetarin me pervoje nga Kosova z. Behlul Jashari qe i eshte shtuar lsites se bashkepunetoreve te Diellit nga Republika e Kosoves.

Filed Under: Rajon Tagged With: Behlul Jashari, festuan, serbet, Vidovdani

Mogherini: Në ditët e ardhshme finalizohen marrëveshjet

June 23, 2015 by dgreca

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka thënë se bisedimet e së martës midis kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq, janë përqendruar në çështjet e pazgjidhura midis palëve, si: energjia, telekomi, krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe në veri të Kosovës dhe liria e lëvizjes.

“Përparim i mirë është bërë në të gjitha çështjet. Ekipet tona do të vazhdojnë të punojnë për këto katër çështje në orët e ardhshme dhe ne do të mblidhemi shumë shpejt, në ditët e ardhshme, për të finalizuar marrëveshjet”, ka thënë Mogherini përmes një deklarate për media.

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se Memorandumi i Mirëkuptimit për njohjen e ndërsjellë të sigurimeve të makinave është nënshkruar në margjina të takimit.

Kryeministri i Serbisë, Vuçiq, ka thënë se bisedimet kanë qenë shumë të vështira dhe se nuk është arritur ndonjë marrëveshje finale.

“Kemi shënuar mjaft përparim, para së gjithash për çështjen më të vështirë që është Asociacioni i Komunave Serbe. Shpresoj se në ditët e ardhshme, së paku këtë marrëveshje mund ta finalizojmë, por po punojmë intensivisht dhe seriozisht për të gjitha temat e tjera”, ka thënë Vuçiq.

Kryeministri i Kosovës, Mustafa, nuk është deklaruar për mediat as para, as pas takimit.

Ministrja për Dialog e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se marrëveshja për sigurimin e makinave shton edhe një marrëveshje në marrëdhëniet midis dy shteteve.

“Marrëveshja për sigurimin e automjeteve, apo, me fjalë të tjera, njohja e kartonit të sigurimit mes dy shteteve nënkupton që tarifat do të jenë të ulëta. Pra, shuma e njëjtë që përdoret për të udhëtuar në Maqedoni dhe kartoni i njëjtë që përdoret atje, do të përdoren për udhëtim edhe nëpër Serbi”, ka thënë Tahiri.

Bisedimet e së martës në Bruksel kanë zgjatur më shumë se tetë orë. Ka sugjerime në Bashkimin Evropian se rrethi i ardhshëm i bisedimeve në nivel kryeministrash do të zhvillohet të hënën.

Normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është kusht për të dyja vendet që të avancojnë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.(Kortezi : Valona Tela)

Filed Under: Rajon Tagged With: Bisedimet, Mogherini, Srbi- Kosove

PAS PERIUDHES”PUTIN” RUSIA DO TE ORIENTOHET NGA PERENDIMI

June 19, 2015 by dgreca

FJALIMI I MIKHAIL KHODRKHORSKIT NE KESHILLIN ATLANTIK/
Khodrkorski ka qene nji kritikues i ashper i Putinit, dhe si rrjedhim ai u denue me 10 vjete burgim, sepse paraqiste rrezik politik per Putinin. Mbasi mbaroi burgimin, ai emigroi ne Zvicer, ku drejton nji organizate qe merret me mbrojtjen e te drejtave te njeriut, me qender ne Moske./
Perktheu Gjon Kadeli/
Gjate nji fjalimi qe ish pasaniku ma i madh Rus Zotni Mikhail Khodorkorski mbajti ne Keshillin Atlantik, me qender ne Uashinton, ai tha se,konflikti ndermjet Rusise dhe Ukraines, nuk ka nji zgjidhje afatshkurte, dhe se ai asht, pjese e nji konflikti te trilluem me Perendimin, kesht qe populli Rus te largoje vemendjen nga korrupcioni
ne mase, dhe nga pa aftesia e elites drejtuese.
Zotni Khodorkorski u tha te pranishemve gjate fjalimit qe mbajti me 17 Qershuer, se nuk do te kete ndonji afrim te vertete, ndermjet Perendimit dhe Rusise, gjat kohes qe ai vend do te sundohet nga Putini.
Khodrkorski ka qene nji kritikues i ashper i Putinit, dhe si rrjedhim ai u denue me 10 vjete burgim, sepse paraqiste rrezik politik per Putinin. Mbasi mbaroi burgimin, ai emigroi ne Zvicer, ku drejton nji organizate qe merret me mbrojtjen e te drejtave te njeriut, me qender ne Moske.
Zotni Khodorkorski tha gjithashtu se, marredhanjet Amerikano-Ruse, jane ne nivelin ma te ulet qe nga koha e Luftes se Ftohet, dhe se vete elita Ruse, e krijon nji vecim(izolim) te tille nga Perendimi, si mjet, keshtu qe ajo te mbaje pushtetin ne dore.
Ai shtoi “konflikti i tashem me Perendimin, asht absolutisht krijese artificiale” Ata ne menyre te dishprueme, kane nevoje, per te krijue, nji perfytrim te nji anmiku; keshtu qe vemendja e popullit Rus, te mos merret me ceshtjen e korrupcionit ne mase, si edhe me pa-aftesine e udheheqesve, qe ekziston ne ate vend.
Khodorkorski tha gjithashtu, se parasheh, se mbas periudhes se Putinit, Rusia do te riorientohet drejt Perendimit; megjithse nuk bani ndonji diskutim, se si qeveria e tashme mund  te humb fuqine,Ai theksoi se, Shtetet e Bashkueme dhe vendet  Europiane, duhet, pa tjeter te pergaditen, qe shkalle shkalle t’a mirepresin Rusine ne rradhet e tyne, dhe kjo don te thote, si antare e Bashkimit Europian si edhe e NATOs.(RFE)

Filed Under: Rajon Tagged With: fjalim, Gjon kadeli, Mikhail Khodorkorski

Putin: NATO ka mbërritur në kufijtë tanë

June 17, 2015 by dgreca

MOSKË – Putin: Rusia do të mbrohet nëse është e kërcënuar, NATO ka mbërritur në kufijtë tanë/Rusia do të mbrohet me forcat e armatosura dhe forcën e goditjes, nëse ajo është e kërcënuar, sepse NATO ka mbërritur në kufijtë e saj, deklaroi dje presidenti rus, Vladimir Putin.

“Nëse ndonjë kërcënon disa prej territoreve tona, ne do të përqendrojmë forcat tona të armatosura dhe forcën tonë të goditjes drejt territoreve nga ku vjen kërcënimi”, theksoi Putin gjatë një takimi pranë Moskës me homologun finlandez, Sauli Niinisto.

“Edhe në rast të një kërcënimi në një shtet fqinj, Rusia do të reagojë në mënyrën e duhur dhe do të zbatojë mbrojtjen në mënyrë për të neutralizuar këtë kërcënim”, theksoi presidenti rus.

Vladimir Putin njoftoi dje riforcimin e forcës së goditjes bërthamore ruse në përgjigje të projektit amerikan për vendosjen e armëtë rënda në Evropën lindore duke rritur zemërimin e NATO-s që e cilëson si një vendim të rrezikshëm.

“Është NATO që ka mbërritur në kufijtë tanë dhe jo ne ata që po shkojmë diku”, shtoi ai.

“Nuk duhet ekzagjeruar agjë”, theksoi ai.

”Sigurisht, ne do të analizojmë gjithë këtë nga afër, por për momentin nuk shikoj agjë alarmuese”, shtoi Putin

Filed Under: Rajon Tagged With: NATO ne kufijte tane, Putin, Rusia gati

Moska kërcënon me pasoja për armët e SHBA në Evropë

June 16, 2015 by dgreca

Moska i përgjigjet me fjalë të qarta lajmit se SHBA mund të stacionojnë si masë paraprake armë të rënda në Evropën Lindore. Kjo mund të jetë në kundërshtim me interesat strategjike të Rusisë.

Udhëheqja në Moskë nuk do ta pranojë duarlidhur një përforcim të mundshëm të pranisë ushtarake të SHBA në shtetet e Evropës Lindore. “Rusisë nuk do t’i mbetet tjetër, përveç forcimit të trupave dhe burimeve të saj në krahun perëndimor”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes, gjenerali Juri Jabukov, sipas një informacioni të agjencisë ruse të lajmeve, Interfax. Armatimi i planifikuar në kufi është “masa më agresive” e SHBA dhe e NATO-s që prej fundit të Luftës së Ftohtë, tha ai.

Përgjigja ruse do të përmbajë ndoshta përshpejtimin e stacionimit të raketave Iskandar në enklavën e Kaliningradit si dhe një përforcim të trupave ruse në Bjellorusi. Rusia ka dorë të lirë për të organizuar kundërmasa, për ta mbrojtur më mirë kufirin perëndimor, tha Jabukow-i.

Tanke në Evropën Lindore?

Në fundjavë u bë e ditur se SHBA po shqyrtojnë mundësinë e stacionimit të armëve të rënda në disa shtete të Evropës Lindore dhe të shteteve baltike. “New York Times” bëri të ditur një plan të Pentagonit, sipas të cilit do të zhvendosen pajisje ushtarake për deri 5000 ushtarë amerikanë në Estoni, Letoni dhe Lituani si dhe në Poloni, Rumani, Bullgari dhe ndoshta edhe në Hungari. SHBA do të transportonin kështu për herë të parë që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore armë të rënda si tanke luftarake në shtetet më të reja të NATO-s, të cilat më parë bënin pjesë në sferën e ndikimit të Bashkimit Sovjetik. Synimi është që të sprapset Rusia nga një sulm në Evropë.

Deri tani ky është një propozim. Por sipas raportit Pentagoni shpreson të marrë dritë të gjelbër nga Shtëpia e Bardhë deri në një takim të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s në fund të qershorit në Bruksel. Zëdhënësi i qeverisë ruse, Dmitri Peskow deklaroi se për sa kohë SHBA nuk janë pozicionuar zyrtarisht për këto plane, ai nuk dëshiron ta komentojë këtë lajm.

Konfirmim nga Polonia

Polonia dhe Lituania konfirmuan se ka bisedime me qeverinë e SHBA për të stacionuar armë të rënda në vendet e tyre. Ministri i Mbrojtjes i Polonisë, Tomasz Siemoniak deklaroi në Varshavë se vendimin e SHBA e pret javët e ardhshme. Planet ai tha se i kishte diskutuar tashmë në vizitën e tij në SHBA katër javë më parë me homologun e tij Carter. Vendi i tij ka kohë që angazhohet për një prani më të madhe të ushtrisë amerikane në Evropë. Zhvendosja e armatimeve luftarake të SHBA në rajon do të ishte në këtë kuadër “një hap shumë i rëndësishëm”, tha Siemoniak.Evropianolindorët dhe shtetet baltike janë gjithmonë e më të shqetësuar për politikën e fqinjit të madh, që kur Rusia aneksoi Krimenë në pranverë 2014. Kësaj i shtohet edhe zgjerimi i pranisë ushtarake ruse në Detin Baltik si dhe në hapësirën ajrore në kufijtë e tyre. Në prill, shtetet baltike paraqitën tek NATO-ja lutje për stacionimin afatgjatë të mijëra ushtarëve të NATO-s në territorin e tyre.(DW)

Filed Under: Rajon Tagged With: Moska kercenon, SHBA

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 159
  • 160
  • 161
  • 162
  • 163
  • …
  • 206
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ANGELA KOSTA DHE CHANEL BASHHYSA FITUESE TË ÇIMIMIT NDËRKOMBËTAR TË EKSELENCËS “DIVINAMENTE DONNA” NË SENATIN E REPUBLIKËS ITALIANE
  • “TASHMЁ JEMI TЁ VJETЁR PЁR T’U KTHYER NЁ SHTЁPI” – POEZI NGA ORIADA DAJKO
  • IRONIA DHE HIPOKRIZIA RRETH PRONËSIMIT TË KATEDRALËS NË SHKODËR
  • Dita e Verës – Festa e lashtë e ripërtëritjes shqiptare
  • Luan Rama sjell në Tiranë tablotë ikonike të piktorëve francezë për Shqipërinë dhe shqiptarët
  • Në Tiranë u zhvillua koncerti “Me Zanin e Bjeshkëve” i këngëtarit Gëzim Nika “Mjeshtër i Madh”
  • Shqipëria ka nevojë për Xhorxh Uashingtonët e saj
  • Kriza globale, nga Ukraina në Lindjen e Mesme
  • IRONIA DHE STILI NË DEBATET MES NOLIT DHE KONICËS 
  • MËRGIM XHEVAT KORҪA, IN MEMORIAM
  • Ardita Statovci, pedagoge pranë “Washington Conservatory of Music”: “Muzika është gjuhë universale që të mundëson ta prezantosh një copëz të identitetit e kulturës së vendit tënd në çdo anë të botës”
  • Përkujtojmë sot në përvjetorin e ndarjes nga jeta Fan Stilian Nolin, një figurë themelore të historisë dhe kulturës shqiptare
  • Festohet bukur 7-8 Marsi në Fialdelfia nga shoqata “Bijtë e shqipes”
  • Përtej mitit: identiteti si vetëdije shoqërore
  • Harmonia fetare në imazhin e një pulle postare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT