• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Qeveria e Kosovës, 50 mijë euro për maternitetin e Preshevës

March 14, 2014 by dgreca

Nga B.Jashari/.-Qeveria  e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka marrë vendim për transferimin e shumës financiare në vlerë prej 50 mijë eurove në llogarinë e Komunës së Preshevës, në mbështetje të implementimit të projektit të Maternitetit të Preshevës.Vendim i sotëm, u bazuar në konkluzionet e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, të mbajtur në Prizren në 11 janar 2014, dhe me qëllim të përkrahjes së popullsisë shqiptare në Komunën e  Preshevës.

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë,  janë zotuar të përkrahin bashkërisht  projektin për ndërtimin e Maternitetit në Preshevë, në shumë prej 100 mijë euro.

Në këtë drejtim, Qeveria e Republikës së Kosovës, është zotuar që të përkrahë Komunën e Preshevës me shumën prej 50 mijë euro. Ministra e Financave ka pranuar kërkesën nga Komuna e Preshevës në transferim të mjeteve financiare në llogarinë e saj.

 

Filed Under: Rajon Tagged With: 50 mijë euro për, maternitetin e Preshevës, qeveria e Kosoves

Hoxhaj-Bushati: Mbledhja e ardhshme e dy qeverive në Vlorë, me vendime konkrete

March 14, 2014 by dgreca

Nga B.Jashari/.-Ministrat e punëve të Jashtme të Kosovës dhe Shqipërisë, Enver Hoxhaj dhe Ditmir Bushati kanë ligjëruar të premten para një audience të përzgjedhurish të organizuar nga Akademia Diplomatike e Kosovës.

Para diplomatëve, zyrtarëve të institucioneve, përfaqësuesve të shoqërisë civile e gazetarëve dy ministrat u fokusuan në partneritetin strategjik si dhe bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve, veçmas pas mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy qeverive në Prizren. MPJ kosovare bën të ditur se ministri Hoxhaj gjatë ligjëratës tha se Kosova dhe Shqipëria janë model për rajonin në rrafshin e bashkëpunimit. Ai tha se për Kosovën ka tre nivele të bashkëpunimit rajonal. “Niveli i parë është fqinjësia e mirë, niveli i dytë është fqinjësia konstruktive, ku kohëve të fundit kemi reflektuar edhe në disa vende të rajonit, dhe niveli i tretë për ne është partneriteti strategjik. Me Shqipërinë për arsye historike, kulturore, gjuhësore, politike, por mbi të gjitha për arsye ekonomike, jemi partnerë strategjik”, tha Hoxhaj.

Ministri Hoxhaj po ashtu paralajmëroi se në një të ardhme të afërt ndërmjet Kosovës e Shqipërisë do të jetë mundësia e krijimit të një tregu energjetik të përbashkët, duke shprehur besimin se mbledhja e ardhshme e dy qeverive në Vlorë do të sjellë vendime konkrete.

Ministri Ditmir Bushati tha se rruga e bashkëpunimit do të duhej të shihej me një qasje të integruar me portet, me energjinë, me turizmin, me arsimin, me një qasje tjetër në produktet bujqësore. “Ne jemi përpjekur për të punuar, për të pasur një dokument i cili thjesht nuk do t’iu shërbejë vetëm qeverive të cilat ne përfaqësojmë, por do të jetë një mekanizëm, një kuadër konceptual i cili do të përcaktojë mënyrën sesi do të ndërtohet edhe më tej ky partneritet strategjik. Pra, jo thjesht inflacion marrëveshjesh dhe në fund të ditës për t’i matur këto, por projekte konkrete dhe bashkëpunim të strukturuar. Ky lloj bashkëpunimi është strategjik për ne, është stabilizues për rajonin dhe është orientues për të gjithë rrugëtimin tonë euroatlantik”, tha Bushati.

Pas diskutimeve të dy ministrave, pjesëmarrësit kanë pasur mundësi të diskutojnë, komentojnë dhe shtrojnë pyetje për temën dhe çështje të tjera që ndërlidhen me marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri

 

Filed Under: Rajon Tagged With: Hoxhaj-Bushati, Mbledhja e ardhshme, ne Vlore

Kosova kërkon 1700 të zhdukurit

March 13, 2014 by dgreca

“Projekt me pajtueshmërinë e palëve” për varrezën masive në Rashkë- Ne Foto: Komisioni qeveritar per te pagjeturit/

Nga B.Jashari/.-Komisioni qeveritar i Kosovës për personat e pagjetur dhe partnerët ndërkombëtarë mbajtën sot një takim, ku u diskutuan përgatitjet dhe hapat e mëtejshëm në rastin e varrezës masive të Rashkës, në Serbi. Në këtë takim në Prishtinë, nën drejtimin e zv/kryeministres së Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, ishin të pranishëm përfaqësuesit e Komisionit qeveritar për persona të pagjetur dhe partnerët ndërkombëtarë të angazhuar në këtë çështje, si dhe përfaqësues të ambasadave që do të jenë mbështetës të projektit për gërmime në Rashkë.
Zv/kryeministrja Tahiri theksoi se “jemi thellësisht të shqetësuar për çështjen e të pagjeturve dhe mungesën e një zgjidhjeje të plotë për këtë dhe si Qeveri e Republikës së Kosovës kemi qenë dhe mbetemi tërësisht të angazhuar për zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi”.
Qeveria e Kosovës, vijoi ajo, angazhohet që sa më parë të realizohen të gjitha veprimet për ndriçimin e fakteve nga rasti i Rashkës, prandaj domosdoshmëria e hartimit të një Projekti gjithëpërfshirës dhe Planit për veprim për rastin e Rashkës janë mekanizma konkretë që do të mundësojnë realizimin e qëllimeve tona.
Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit qeveritar për persona të pagjetur njoftoi për rrjedhat e deritanishme lidhur me rastin e varrezës masive në Rashkës, si dhe për të gjitha aspektet e rëndësishme që duhet të merren parasysh në përgatitjet e projektit për gërmimet.

Pas diskutimeve të pjesëmarrësve në këtë takim u nxorën konkluzionet, ku përfshihet “Projekti me pajtueshmërinë e palëve”, i cili “ nënkupton një projekt të dakorduar, përkatësisht projekt me pajtueshmërinë mes institucioneve kompetente të Republikës së Kosovës dhe institucioneve të Serbisë, mbi hapat e mëtutjeshëm dhe shpenzimet e nevojshme buxhetore për rifillimin, vazhdimin dhe përfundimin e punimeve në ‘rastin e Rashkës’”.
Ambasadorja e Zvicrës, Krystyna Marty Lang, vlerësoi rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare në këtë projekt të rëndësishëm, që do të kontribuojë për ndriçimin e fakteve të reja për të pagjeturit. Ajo shprehu gatishmërinë për të mbështetur me donacione duke theksuar se projekti i tillë duhet të jetë i dakorduar mes palëve, për të qenë e mundur përkrahja.
Kosova mëse 15 vjet pas luftës vazhdon të kërkojë zbardhjen e fatit të 1718 qytetarëve të saj të zhdukur dhe me këtë mesazh fotografitë e të pagjeturve janë rivendosur nga familjarët në 8 mars në rrethojat e Kuvendit e Qeverisë, në sheshin qendror të Prishtinës

 

Filed Under: Rajon Tagged With: 1700 te pagjetur, kerkon, kosova

Kosovë/ Takim me Misionin Vlerësues për Liberalizimin e Vizave

March 10, 2014 by dgreca

Nga B.Jashari/.-Prishtinë, 10 Mars/ Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, organizuan sot një takim plenar në Prishtinë,  me ekspertët e Misionit Vlerësues të Komisionit Evropian, të cilët do të vlerësojne kriteret që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizim të vizave, respektivisht blloku 2  – menaxhimi i integruar i kufirit  dhe blloku 3 – mbi  rendin publik dhe sigurinë.

Misioni vlerësues do të verifikojë zbatueshmërinë e kritereve që dalin nga udhërrëfyesi, rekomandimet e identifikuara në raportin e fundit për viza.

Ministrja Çitaku tha se, Raporti që është përgatitur dhe i është  dorëzuar misionit vlerësues. “Ky është  një raport gjithëpërfshirës i përcjellur me shumë anekse”, tha ajo. Nga ana e tij, ministri Rexhepi theksoi nevojën  për të dhëna statistikore të harmonizuara dhe kërkoi nga zyrtarët relevantë që këto të dhëna të prezantohen sa më saktë pranë Vlerësuesve të Komisionit Evropian.

Udhëheqësi i Misionit Vlerësues për  Liberalizimin e Vizave, Ioan – Dragos Tudorache tha se, “Kosova është në rrugë të mbarë  drejt përmbushjes së kritereve që dalin nga udhërrëfyesi  për liberalizimin e  vizave”.

Në njoftimin e Ministrisë së Integrimit Evropian theksohet se Misioni Vlerësues do të ketë takime me zyrtarë të nivelit qendror dhe lokal, si dhe do  t’i inspektojë pikat  kufitare në tërë territorin  e  Kosovës.  Në këtë mënyrë është duke u realizuar kordinimi gjithëpërfshirës për të prezantuar zbatimin e të gjitha kritereve që kanë dalë nga udhërrëfyesi për liberlizimin e vizave

 

Filed Under: Rajon Tagged With: komisioni i vizave, Kosove, takim

Shërbimet sekrete amerikane justifikojnë mosparashikimin e ngjarjeve në Krime

March 9, 2014 by dgreca

UASHINGTON – Të akuzuar se nuk mundën të parashikonin pushtimin e Krimesë nga forcat ushtarake ruse, shërbimet sekrete amerikane mbrohen duke thënë se u gjendën në befasi, edhe pse garantuan se i kanë dërguar rregullisht paralajmërimet përkatëse pushtetit ekzekutiv.

Rrëzimit nga pushteti të Shahut të Iranit, pushtimit sovjetik në Afganistan, sulmeve të 11 Shtatorit, zhvillimeve të pranverës arabe, disa kongresmenë amerikanë nuk hezitojnë t’i shtojnë pushtimin e Krimesë listës së gjatë të ‘vonesave ose dështimeve’ të shërbimeve sekrete amerikane, pavarësisht 16 agjencive dhe 62 miliardë dollarëve të buxhetit të vitit 2014.
“Kjo ngjarje nuk u arrit të parashikohej nga shërbimet tona sekrete”, u shpreh me ton akuzues senatori republikan John McCain.
”Bëhet fjalë për një dështim masiv si pasojë e keqinterpretimeve të bëra planeve dhe synimeve të Vladimir Putinit”, theksoi ai.
Kryetari i Komisionit të Shërbimeve Sekrete në Dhomën e Përfaqësuesve, republikani Mike Rogers, nga ana tjetër njoftoi se “kishte nisur punën për të zbuluar se cilat pjesë të informacioneve mungonin”.
Kjo manovër sulmi e ka detyruar kreun e shërbimeve sekrete ushtarake (DIA), gjeneralin Michael Flynn, të jetë në linjën e parë të zjarrit për të mbrojtur, përmes një interviste të rrallë për radion NPR, punën e shërbimeve të kryesuara prej tij.
“Gjatë periudhës kohore prej shtate deri në 10 ditë që çuan në praninë e trupave ushtarake ruse në Krime, kemi hartuar raporte solide”, theksoi ai, ku veçoi se ”një paralajmërim strategjik i ishte dërguar ekzekutivit amerikan”.
”Këto paralajmërime janë grumbulluar dhe kanë arritur deri në fazën e parashikimit të një veprimi të shpejte te forcave ruse në rajon”, sipas tij.

Vizion i çmuar dhe i përditësuar

“Ne u kemi paraqitur funksionarëve politikë një paralajmërim strategjik të mirë me qëllim që të marrin vendimet e duhura në hapat e tjerë”, vazhdoi gjenerali Flynn.
CIA mbrohet gjithashtu nga akuzat se ishte në hije për evoluimet e situatës.
“Që me fillimin e paqëndrueshmërisë politike në Ukrainë, CIA ka njoftuar vazhdimisht funksionarët politikë që të kenë një vizion të saktë dhe të përditësuar për krizën në Ukrainë”, deklaroi Todd Ebitz, zëdhënës i agjencisë së zbulimit.
“Këto informacione paralajmëronin edhe për një ndërhyrje të mundshme të ushtrisë ruse në Ukrainë. Të thuash të kundërten do të ishte e gabuar”, theksoi ai.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, ka mbrojtur gjithashtu punën e agjentëve. “Ne ishim të ndërgjegjshëm për kërcënimet”, u mbrojt ai përpara Senatit.
Presidenti rus kishte deklaruar publikisht se do të kryente manovra ushtarake duke mobilizuar 150 mijë trupa në perëndim të Rusisë duke filluar nga data 26 shkurt. Dy ditë më vonë, të premten, disa persona të armatosur pa uniforma dhe të maskuar vunë nën kontroll gadishullin ukrainas të Krimesë.
Shërbimet amerikane kishin gjithë kohën që të vëzhgonin lëvizjet e trupave ruse. Të parashikonin nëse këto do të kalonin kufirin varej kryesisht nga analiza që do t’i bëhej lëvizjeve dhe qëllimeve të shefit të Kremlinit.
”Një ditë pas pushtimit të Krimesë, komuniteti amerikan i informacionit nuk dukej i bindur se Rusia do të kalonte Rubicon-in”, sipas “Los Angeles Times”.
Gjatë një mbledhje me dyer të mbyllura të anëtarëve të Kongresit më 27 shkurt, Robert Cardillo, numri dy i Drejtorisë Kombëtare të Informacionit (DNI) që drejton 16 agjencite e zbulimit në terren nuk kishte lënë të kuptohej se mund të kryhej një veprim i mundshëm ushtarak”, sipas të përditshmes, qe citon funksionarë të cilët kërkuan të mos identifikohen.
Shërbimet amerikane vazhdojnë të mbajnë sytë drejtuar nga jugperëndimi i Rusisë. “Ne po tregohemi të vëmendshëm ndaj të gjitha aktiviteteve të disa prej forcave të tyre ushtarake”, sipas gjeneralit Flynn.(AFP-ATSH)

Në lojë është të dihet nëse Moska synon të marrë Krimenë ose jo

 

Filed Under: Rajon Tagged With: CIA, Krime

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 194
  • 195
  • 196
  • 197
  • 198
  • …
  • 206
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IRONIA DHE STILI NË DEBATET MES NOLIT DHE KONICËS 
  • MËRGIM XHEVAT KORҪA, IN MEMORIAM
  • Ardita Statovci, pedagoge pranë “Washington Conservatory of Music”: “Muzika është gjuhë universale që të mundëson ta prezantosh një copëz të identitetit e kulturës së vendit tënd në çdo anë të botës”
  • Përkujtojmë sot në përvjetorin e ndarjes nga jeta Fan Stilian Nolin, një figurë themelore të historisë dhe kulturës shqiptare
  • Festohet bukur 7-8 Marsi në Fialdelfia nga shoqata “Bijtë e shqipes”
  • Përtej mitit: identiteti si vetëdije shoqërore
  • Harmonia fetare në imazhin e një pulle postare
  • Mirash Ivanaj, 12 mars 1891-22 shtator 1953
  • Ramazani, tradita shqiptare e mikpritjes dhe harmonia ndërfetare
  • “Ajatollahu, fati i çdo sundimtari gjakatar”!
  • Departamenti i Shtetit ka publikuar një rregull përfundimtar për të ndryshuar Programin e Vizave të Imigrantëve të Diversitetit (“Programi DV”) që hyn në fuqi më 10 prill 2026
  • 50-VJET SHQIPËRIA PRITI!
  • Gjon Buzuku, nga cikli “Humanistë të hershëm shqiptarë shek XV-XVIII”
  • DIELLEZIM VLERASH PATRIOTIKE NE KUJTIM TE FAMILJES JASHARI NE FIRENCE ITALI
  • Zef Kolombi, mjeshtri i penelit dhe ngjyrave, një dritë e pashuar e artit shqiptar

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT