• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Në New York vijon tradita shqiptare në dasmën Gjokë & Elidona Berisha

November 7, 2014 by dgreca

Nga Klajd Kapinova/
Maestro’s Caterers, Bronx, New York. Dasmat shqiptare, janë festa të mëdha për mbarë familjet, që nën tingujt e muzikës dhe valleve popullore, shprehin gëzimin e brendshëm, që ndjejnë të gjithë dasmorët, miqtë dhe shoqëria e dhëndrrit dhe nuses.
Për më tepër, në New York, ku, jeton dhe punon sot një komunitetit i madh shqiptaro-amerikanë, martesat midis shqiptarëve, janë një dukuri e zakonshme. Kështu djemtë dhe vajzat shqiptare të lindur dhe rritur në Amerikë, mundohen të ruajnë traditat dhe vlerat më të mira të kulturës dhe zakoneve tipike shqiptare, duke preferuar, që vajzat dhe djemtë të marrin bashkëkombas të tyre këtu në Amerikë dhe shpesh në vendlindje.
E tillë është kjo martesë tipike shqiptare, ku, djali Gjokë Berisha, lindur dhe rritur në New York, gjatë udhëtimeve të shpeshta në vendlindjen e gjyshërve të tij në Kokëdodë të Pukës, është njohur me kohë me një vajzë të bukur, elegante, e gjatë dhe shkathët si sorkadhe Elidonën, që për konçidence është po nga i njëjti fshat, sikurse ishte gjyshja e tij…

Drejt altarit të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”

Në orët e para të ditës, një mot i ftohtë me shi të butë, perkdhelte lehtë xhamat e karvanit të gjatë të makinave, të cilat, shoqëronin limozinën e bardhë të çiftit të ri Gjokës & Elidona Berishës, që kishte marrë udhën drejt Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale New York, ku, do të vendosin kurorën e shenjtë të martesës çifti i ri, në prani të prindërve, të afërmve të tyre dhe shoqërisë.
Babai i vajzës Marku, kur të gjithë ishin drejtuar tek Kisha Katolike, ai ende nuk kishte mbërritur në New York. Babai i djalit, aktivisti i mirënjohur i komunitetit tonë Zef Berisha, lajmerohet në telefon se babai i vajzës, nuses së djalit të tij, sapo kishte mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar “John F. Kennedy” dhe të gjithë e presin deri sa makina, që kishte shkuar për ta marrë mbërrin mbas 1 orë në Hartsdale NY, duke iu bashkuar dasmorëve dhe miqve të shumtë, që kishin ardhur për të ndarë gëzimin e përbashkët në venien e kurorës së martesës në Kishë…
Buzëqeshja dhe gëzimi i natyrshëm, lexohet në sytë e të gjithëve. Dasmorët dhe të afërmit e çiftit, kishin zënë vendet në ulëset e Kishës dhe shikonin të gëzuar skenën emocionale të kurorës së martesës të rinjve, të veshur me elegance bukurie dhe buzëgazë pranë njeri-tjetrit.
Gjatë momentit, kur nusja shoqërohet prej babait të saj Mark Zefi drejt altarit, ku e priste dhëndrri buzagazë, dëgjohen në sfond tingujt melodioz të muzikantit të talëntuar Agim Kola, i cili, shoqëroi gjithë ceremoninë e venies së kurorës së martesës, para dhe mbas meshës së shenjtë. Ai sërisht ecën ngadalë dhe ndalet për një çast para dhëndrrit e i zbulon fytyrën vajzës së tij dhe mbasi e përqafon i jep bekimin e prindërtit, duke u uruar atyre jetë të lumtur bashkëshortore…
Tingujt e ëmbël hyjnorë, ishin një moment shumë mbresëlënës për të gjithë të pranishmit në Shtepinë e Zotit, mbasi pianisti Agim Kola, me pasion dhe ndjeshmëri artistike intepretoi mjeshtërisht pjesë nga kryeveprat e muzikës klasike botërore, të cilat i japinn një madhështi dhe krenari çdo kurore të martesës, që vihet në prani të Zotit, që i bashkon çiftet e reja, për një jetë të mbarë bashkëshortore…
Meshtari i ri shqiptar, Mirlind Gega, që për koncidencë të kësaj dasme edhe ai vjen nga Berisha e Pukës, nga ku vjen dhe familje e dhëndrrit Gjokë Berishës. Ky klerik katolik, që ndodhet si mik në New York, ishte shumë i gëzuar, që kishte fatin dhe kënaqsinë të marrë pjesë në një darsëm tipike shqiptare, në zemër të New York-ut dhe të kurorëzoj me bekime mbarësie për një jetë të lumtur çiftin e ri, që vijnë nga Puka.
Don Mirlindi gjatë predikimit të tij, iu drejtua çiftit të ri me këto fjalë: “Martesën mos e mendoni se eshtë një kopsht me lule. Sfidat e jetës janë me batica dhe zbatica. Ju jeni të rinj dhe me dashuri dhe respekt kalohet çdo gjë.”
Këto momente gëzimi gjatë meshës dhe në kopshtin e luleve të parqeve buzë brigjeve të Oqeanit Atlantik, u fiksuan profesionalisht në celoid nga mjeshtërit e fotografisë dhe viodove “Adriatic Studio” Brooklyn, New York.

Këngë, valle dhe humor

Maestro’s Caterers, Bronx, New York. Në orën 6:00 të mbremjes, para dyerve të Hotelit ishte rreshtuar sipas traditës shqiptare, të zotit e shtëpisë familja Berisha dhe pjesëtarët e tjerë, për ti uruar mirëseardhjen të gjithë dasmorëve dhe miqve të shumtë që vinin për të ndarë sëbashku gëzimin për martesën e çiftit të ri.
Dasma, u zhvillua me sukses në një sallë të madhe luksoze, në restorantin “Maestro’s Caterers”, ku, hyrja e çdo çifti pjesëmarrës dhe miqve të tjerë shoqërohej me muzikë popullore shqiptare dhe shkrepja e blicave të shumtë, që fiksonin gëzimin e madh të shqiptaro-amerikanëve.
Në orën 9:00, kur salla ishte e mbushur përplot me miq, këngëtari Aleksander Gjelaj me orkestrën e tij “Në çdo gëzim me ju”, lajmëroj të pranishmit për hyrjen në sallë të përcjellsve të çifit, duke filluar me dy flamurtarët shqiptarë dhe amerikanë: Anton Buçaj dhe Arben Berisha. Me radhë vijnë fëmijët me kostume shumëngjyrëshe popullore tradicionale shqiptare nga krahina e Pukës.

Ura e mirëseardhjes që mirëpret çiftin e ri

Njëri mbas tjetrit vijnë: Erik & Aleksandra Shoshi, prindërit e djalit: Zef e Marte Berisha, babai i nuses Mark Zefi, deveri (kunati) dhe dasmoresha: Luigj Berisha & Florinda Merturi, Gjon & Zoje Berisha, Viktor & Valentina Berisha, Zef& Mrika Kçira, Gentian & Albana Blloshmi, Gjin & Margarita Gega, Martin & Valentina Berisha, Chris & Teresa Zeltham, John Sinishta & Donika Mrijaj, George Camaj & Rovena Pjetërgjoka, Valentino & Sofia Ivezaj, Jozef & Joanna Berisha, Vincens Lleshi & Teresa Camaj, George & Kristina Dedaj, Kristofer & Violeta Mrijaj, Daniel & Monica Berisha, Paul Nika & Emanuela Marku, Michel Berisha & Isabela, Brian & Isabela Camaj, Robert Shytani & Abigal Berisha, Tommy & Samantha Camaj, kumbare ndrikulla Nikolla & Valbona Mrijaj, djali i unazave dhe vajza e luleve: Sebastian Berisha & Olivia Juliano dhe ëmbëlsira e dasmës çifti i ri: Gjokë & Ilidona Berisha.
Atmosfera ndezet edhe me shumë, kur nusja dhe dhëndrri sapo hyjnë në sallë nën tingujt e muzikës vallëzojnë të rrethuar nga përcjellësit e tyre…

Bekimi i darkës dhe fjala përshëndetëse e kumbarës në emër të familjes Berisha

Meshtari Don Mirlind Gega, nga Durrësi, i ardhur enkas, për të marrë pjesë në gëzimin e familjes Berisha, bekoi darkën, duke sjellë një moment shumë emocionues për të gjithë.
Aktivisti i palodhur i komuniteit tonë, Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes së Tretë të Prizrenit në SHBA, studiuesi dhe publicist Tomë Mrijaj, përshëndet ngrohtësisht në emër të familjes Berisha. Ai ndër të tjera, tha: “Në emër të familjes së madhe Berisha, ju falënderojmë dhe urojmë mirëseardhjen në gëzimin tonë familjar. Prania e juaj e shton gëzimin e familjeve tona. Lusim Zotin, që të gjithë juve t’ua kthejmë në raste të tilla gëzimi në familjet tuaja. Uroj nga zemra miqsinë mes dy familjeve, që sipas traditave shqiptare të kenë miqsi dhe dashuri të përjetshme. Në emër të familjes I dëshiroj mirëseardhje edhe dajës së vëllezërve Berisha, Lod Prendushit, që ka ardhur enkas nga Shqipëria, për të qenë mes nipave të tij në këtë gëzim të madh familjar. Martesat e tilla mes dy të rinjve shqiptare, sikurse janë Gjoka & Elidona, kanë rëndësi të madhe në ruajtjen e gjuhës dhe traditave të të parëve tanë ndër shekuj…”
I ndërprerë shpesh nga duatrokitjet emocionuese kumbara, shtoi: “Duke e njohur për shumë dekada familjen e madhe Berisha këtu në New York dhe Detroit, gjyshi i dhëndrrit Gjok Dedë Berisha me vëllezërit e tij, duket se sollën me vete nga bjeshkët tona kreshnike doket dhe zakonet tradionale të trevës nga ata e kanë origjinën, të cilat ua lanë trashëgim breznive të reja edhe këtu në New York. Në familjet e tyre flitet vetëm shqip. Të gjithë martesat sot, janë të lidhura nga krahinat e trojeve etnike shqiptare. E veçanta, është se nusja e re Elidona, vjen nga i njëjti vend nga erdhën disa dekada më parë edhe gjyshi dhe gjyshja e dhëndrrit. Vëllezërit Berisha, e lanë si vijimsi amanetin për të gjithë nipat e tyre, që të përkujtojnë çdo vit natën e madhe të kremtimit të festës tradicionale katolike me lutje për Zojën e Berishës, duke e festuar sëbashku me miq e shokë me një darkë të madhe, ku ndizet gjithnjë qiri, një traditë shumëshekullore e familjes së tyre… Nga zemra ime dhe familjes, uroj çiftin e ri Gjokën & Elidonën, duke iu dëshiriar jetë të lumtur, shëndet dhe çdo të mirë që ua dëshiron zemra, me një familje të madhe me shumë djem dhe vajza, gjithnjë me bekimin e Zotit, me lutje që të ruani traditat e të parëve nga keni ardhur…”(eshte e botuar ne Diellin e printuar)

Filed Under: Reportazh Tagged With: Elidona Berisha, Klajd Kapinova, ne New York, shqiptare në dasmën Gjokë &, vijon tradita

NJË VËSHTRIM ANTROPOLOGJIK DHE KULTUROR MAGJEPS NË VERIUN E LARGËT

November 1, 2014 by dgreca

Shkruajne: Dr. Rovena VATA& Sokol DEMAKU*/
Ujdhesa e re/
Aty afër qytetit Kalmar, por në det, shtrihet ujdhesa Öland. Öland-in, ndryshe e thërrasin “Ujdhesa e diellit dhe e erës”, përndryshe kjo është një rrafsh, pra një ujdhesë në rrafsh, ku ka erëra të forta dhe me shumë rreze dielli se në çdo pjesë tjetër të vendit. Edhe bregdeti i saj e bën Öland një vend me mjaft popullaritet që njerëzit të kalojnë pushimet e tyre të verës. Është karakteristike se në ishull gjatë sezonit së dimrit jetojnë për afërsisht diku 25 000 banor, ndërsa në sezone të verës në ishull mund të këtë diku mbi 2 milionë turistë.
Në të dy skajet e ishullit ka nga një Fener. Ai në veri quhet Feneri i Erikut të gjatë, ndërsa ai në jug quhet Feneri i Janit të gjatë.
Në vjeshtë zona ajrore për rreth Fenerit të Janit të gjatë është e populluar me shpendë. Shumë shpend shtegtarë pushojnë këtu para se të marrin rrugën për në vendet e ngrohta në jug. E njëjta gjë ndodh edhe kur ato kthehen në pranverë në Suedi. Valët e detit hedhin në breg shumë peshq, me të cilët do të ushqehen shpendët shtegtarë para se të marrin udhëtimin e gjatë vjeshtor.
Era këtu është një motor që vë në lëvizje shumëçka dhe syri i njeriut has në çdo vend Mulli ere. Njeriu këtu në këto vise të njëjtit i ka përdorur për të bluar drithërat në kohët e shkuara. Krahët gjigantë të mullinjve i vinte në lëvizje era e fuqishme dhe ata rrotullonin gurët e mëdhenj të mullinjve, të cilët thyenin kokrrat e drithërave dhe i bënin miell.
Sot këtu njerëzit nuk ndërtojnë më mullinj ere, por ata në këtë fushë të gjerë ndërtojnë Centrale elektrike me fuqi ere për prodhim të energjisë elektrike në ishull e këtu sot ka mbi 40 sish në veprim.
Öland është i njohur edhe me prodhimin e luleshtrydheve, e këtë ia mundëson klima, pra dielli dhe lagështia e bollshme në këtë vend.
Öland është parajsa e Suedisë dhe suedezëve. Këtë ishull e bënë të njohur Ura mbi det, flora dhe fauna e saj, mullinjtë e erës që ishin atraksion një kohë në këtë vend, qytet e saja të lashta me arkitekturën e tyre, gurët gëlqeror në çdo cep të saj, me një karakteristikë të veçantë pasi këta gurë gëlqeror janë përdorur në ndërtim thuajse në gjithë vendin.
Me një florë mjaft të pasur e sidomos me Arkaide, të cilat këtu janë ndër lulet më të kërkuara dhe me të pëlqyera. Këtu është edhe Vila Mbretërore e pushimeve verore të familjes Mbretërore Suedeze e ngritur në vitin 1906, që është mjaft e vizituar gjatë gjithë vitit nga turistë. Mullinjtë e erës të ndërtuar nga një stil i veçantë kryesisht me dru janë një atraksion i vërtetë i Öland edhe sot e që mendohet të jenë diku mbi njëqind sosh në këtë ujdhesë. Qytetet më karakteristike dhe joshëse për vizitoret janë Färjestaden, Borgholm.
Borgholm është qytet i vetëm në ishull, ku pranë tij qëndrojnë muret e qytetit të lashtë mbi 200 vjet, që në atë kohë ishte shkatërruar nga zjarri. Në sezone të verës në gërmadha të qytetit antik organizohen koncerte verore. Nga Borgholm nuk është larg as Rezidenca Mbretërore në Soliden, ku Mbreti dhe Mbretëresha kalojnë pushimet verore dhe se kjo rezidencë vizitohet edhe nga turistët të cilët kalojnë pushimet në ishull.
Öland është ishulli i dytë më i madhi Suedisë dhe Provinca më e vogël. Ai është i vendosur në lindje të Detit Baltik dhe krahinës Småland, nga e cila është ndarë nga ngushtica Kalmar. Ishulli është që nga viti 1972 i lidhur me kontinent nëpërmjet urës Öland. Ndërtimi i urës Oland ka filluar në janar në vitin 1968. Ura Öland u inaugurua në 30 shtator 1972.
Öland është gjeologjikisht një ishull shumë i ri. Ishulli është i përbërë nga gurë gëlqerorë, të ndryshëm nga gjeologjia kontinentale e Småland. Portet dhe shumica e ndërtesave ndodhen në anën perëndimore të ishullit, sepse janë më të mbrojtur dhe në kontaktet me qytetin Kalmar.
Fillimisht ka qenë zgjidhja më e rëndësishme përgjatë bregdetit lindor të ishullit, me Köping në anën perëndimore, si vendi kryesor gjatë mesjetës së hershme. Banorët e Öland e kishin të ndaluar më vonë që të angazhohen në tregtinë, por e gjithë tregtia e tyre duhej të kalonte nëpër Kalmar.
Nga 1569-1801, i gjithë ishulli Oland, i ngritur si kopsht mbretëror, u bë edhe parku i gjuetisë së Mbretërisë Suedeze.
Kur qyteti i Borgholm u ndërtua me dekret mbretëror në 1816, u bë një ringjallje e tregtisë në Öland edhe nëpërmjet lundrimit të anijeve.
Ndërtimi i urës mes Kalmar – Öland, i dha fund shërbimit të trageteve në mes të qytetit Färjestaden në Öland, me Kalmar.
Në Öland, ka kohë që jeton dhe vepron patrioti, poeti, përkthyesi, shkrimtari, leksikografi i njohur shqiptar Sadulla Zendeli Daja, cili me dashamirësi tregon:
Pas diplomimit të shkollës së lartë të bibliotekarisë, duhej të punësohesha. Si vend për të jetuar zgjodha ishullin Öland. Më tepër e kam zgjedhur si një ishull shqiptar, se kështu e paramendoja. Edhe shenjtorja Birgita (Härliga Birgita) e ka kështjellën këtu. Ajo, kur ka shkuar në Itali, e gjeti një ishull si Ölandin dhe mbeti atje. Përmendorja i është ndërtuar në këtë ishull, aty afër shtëpisë verore, mbretërore.
Motivi ka qenë se, duke qenë larg Atdheut, mërgimtarët tanë i pret pashmangshëm asimilimi i pjesshëm ose ai i plotë. Ajo, që brengos çdo njeri, në rrethanat e jetës jashtë atdheut, është ruajtja e gjuhës. Mendoja se detyra e secilit intelektual ishte t´u ndihmonte shqiptarëve në mërgim.
Këtu është një nga urat më të gjata në Europë. Ky ishull më solli frymëzime… Siç e thashë më lart, Ölandin më tepër e kam zgjedhur si një ishull shqiptar. I pata thënë vetës: Unë do të shkoj në një ishull. Deti Baltik është i madh, sigurisht edhe një pikë e këtij deti piqet me detin Adriatik. Kjo ishte ujdhesa ime dhe e Shqipërisë sime. Ky ishte mendimi im. Dhe këtu më lindën shumë frymëzime… Këtu është jeta ime dhe shtëpia ime, në Fërjestaden. Nuk është vetëm shtëpi e flamurit dhe shqiponjës. Ajo është një bibliotekë e pasur, ku u shkruan mijëra fjalë shqip. Një shtëpi botuese dhe një shtëpi drite në ujdhesë.
Fati më ndihmoi që të ma zbuste këtë dhimbje, duke më çuar në pllajat nordike të Suedisë. Kam prekur tokën e ftohtë, me besimin se ëndrra ime për arsim dhe liria e popullit tim do të realizohen.
Bregdet me rërë të cekët apo vendeve gurore të thella, trotuar gëlqeror ose pyje të dendur e të gjelbër, arti modern apo klasik, zejtaria, këto janë karakteristikat kryesore të Öland dhe kësaj oaze magjike, e cila shtrihet pra në pjesën jug-lindore të Suedisë.
Pastaj në fshatrat e këtushme me varre Vikingësh, kopshteve zoologjike ose edhe ambiente joshëse për të huaj, turistë dhe fëmijë. Pra diçka në Öland për shijen e të gjithëve. Bimësia në pyje, livadhe dhe në kënetë, shumë tërheqëse për fëmijët që duan të luajnë në breg ose në qoftë se ju doni të hidheni në ujë menjëherë, pastaj arti dhe vepra artizanale për të gjitha shijet, historinë suedeze dhe skandinave dhe argëtuese nga kopshte dhe në klube nate.
Tërë rajoni i Mbretërisë së Kristaltë dhe rajoni i qytetit të lashtë Kalmar lidhen nëpërmjet urës së bukur në tokat jugore dhe pastaj rruga vazhdon deri në veri, edhe me provincat lindore të vendit. Dyqanet, kampingjet, hotelet ose bujtinat, në të dy anët e ujdhesës, fushat e rërës, fushat madhështore të golfit, vendet arkeologjike, kalërime me kuaj të vegjël, parqet karakteristike të këtyre anëve, kjo është e gjitha atje!
Me siguri edhe dielli ka zgjedhur Öland si në peizazhin e tij të preferuar suedez në nxehtësi dhe me dritë. Këtu është dielli dhe ditët janë të ngrohta. Këtu rëra është e bardhë. Deti ka ngjyrë blu dhe i jep një gjallëri jetës, natyrës në Öland, e bën këtë vend edhe më tërheqës për vizitorët e, sidomos, për ata të cilët janë për herë të parë në këtë ujdhesë.
*(Marrë nga libri me te njejtin titull dalë nga shtypi këto ditë në Tiranë dhe që do botohet në vazhdime e që ka fillua që ka kohë më këtë)

Filed Under: Reportazh Tagged With: Dr. Rovena VATA& Sokol DEMAKU, kulturor, MAGJEPS NË, NJË VËSHTRIM ANTROPOLOGJIK DHE, VERIUN E LARGËT

Vjeshta bujqesore 2014 ne Shqiperi dhe ne Kosove

October 28, 2014 by dgreca

Mbresa dhe shenime pas nje udhetimi ne Atdhe, Shqiperi e Kosove/
Nga Illo FOTO/ New York/
Vjeshta nuk eshte vetem stina e shirave , as e shkollave , vjeshta e dasmave,vjeshta e panaireve madje as stina e renies se gjetheve . Vjeshta eshte stina me e ngjeshur e puneve bujqesore . Mbillet dhe korret ne vjeshte . Ne kete shkrim do te paraqes faktikisht , si po e pershkon token bujqesore – mjedisore te Shqiperise dhe Kosoves vjeshta e ketij viti .
Ne vjeshte, zakonisht kryej vizita ne Atdhe . Kete vit isha per vizite 29 dite ( 15 Shtator – 14 Tetor ). Pershkrova shume kilometra ne autostradat e Kombit tim . Sodita dhe analizova vjeshten bujqesore .
Perpara se te zbrisja nga avioni , dita me diell , me dha mundesine , qe te soditja nga ajri, tokat e Shkodres, Lezhes dhe Krujes , sic munda te vrojtoj ne ngjitje , tokat bujqesore rreth Vjenes dhe me gjere , sa te hante syri, prej dritares se avionit. ky vleresim eshte metode , qe zbatohet ne praktiken e shteteve me bujqesi te madhe .Kete praktike mua ma mundesoi, si me porosi avioni “Vjenaair line” , qe me solli ne Tirane , ku kisha 4 vite , qe nuk kisha shkelur .Pamja nga lart e fushes se Shkodres , deri ne Durres , nuk ngjante me fushe , por me nje qytet gjigant kaotik , qe pret nga dita ne dite , te permbytet . Siperfaqet pyjore i ngjanin fytyres se nje njeriu te vrare nga lija .
Ne kete shkrim do te rrefej kryesisht per tokat bujqesore ne vjeshten e ketij viti ; impresionet e tjera do t’i pershkruaj rrast pas rrasti , ndoshta mund te me duhet shume kohe . Nervi i gazetarit dhe studjusit eshte shume i njeshem ndaj mjedisit rrethus .Plotesohet , kur kete ndjeshmeri e percjell tek te tjeret.
Per punet bujqesore te vjeshtes kane folur shume dietare dhe shkencetare te natyres , qe te permbledhura mund te shprehen keshtu : “Per bujqesine dhe bujkun , mos prit fundin e vitit . Viti mbyllet ne vjeshte “ . Nga fotografimi , qe i behet tokes ne vjeshte , bujku gjykon se si do te jete viti bujqesor, qe mbyllet dhe ai qe vjen .
Po e nis me token bujqesore vjeneze , qe e vezhgova nga dritaria e aroplanit . Eshte nje pikture e vertete ! Peisazh , qe te clodh syte . Kryesisht bie ne sy ugari i vjeshtes . Rreth 70 % e siperfaqes eshte e punuar rishtas ; eshte mbjelle ose pret faren e bimve te vjeshtes , qe perbejne boshtin e bujqesise , ne sejcilen bujqesi , e perparuar ose e prapambetur qofte . Duken gjurme te gjelbra te ndezura , qe jane parcellat e jonxhes dhe foregjereve . Vjeshta ne tokat vjeneze ka ardhur e begate dhe premtuse . Si jane ruajtur konturet e parcelles ? Rendesi ka fakti, qe nuk duket as nje ndertim ne fushe . Ndertesat e banimit dhe ekonomike ndodhen vetem ne vendbanimet e grumbulluara, ne forme qyteze. Konturet ndarese te blloqeve fushore , dallohen qarte , ndersa konturet e parcellave ngajne si vija me laps te holle . Mbizoteron figura katerkendshe , me vija rigorozisht te drejta , qe jane rrjeti kullus dhe ujites , ne gjendje perfekte .
Javen jeter, shetita dhe shumicen e fushave te komunes se Prizrendit . Tokat nuk kishin ndonje ndryshim rrenjesor nga ato vjeneze . Bujku i talentuar prizentas , kishte ne proces shumicen e parcellave te misrit . Ishte pluguar pjesa me e madhe e siperfaqes te vjeshtes. Ishte siguruar nje ugar si buk e ardhur, me ngjyre marmalate . Parcella te mbjella me laker foragjere dhe ato te jonxhes , perbenin nje peisazh te gjelber , qe i ka hije stines . Ishte vjele kungulli karakteristik prizenes, qe eshte perberesi i shumices se gatimeve tradicionale . Vjeshta konsiderohet gjysem pranvere . Pashe disa parcella me miser te pa korrur , qe nuk dallonin nga parcellat me miser te zones fushore te NY. Ne keto pika vjeshta e Prizendit krahasohet me vjeshten bujqesore vjeneze . Ajo qe nuk eshte e ngjashme , jene ndertimet e pa ligjshme , qe jane ndertuar buze autostrades , larg venbanimeve te fshatrave te grumbulluara . Ndertimet e pa ligjshme, krahasuar me Shqiperine m nuk jane shume , por gjithsesi ka . Ne zhargonin e perditshem , ndertimet ne fushen bujqesore , quhen ndertime pa leje , ne ngjashmeri me ndertimet ne qytete . Ndertimet ne fushe , me ose pa leje konsiderohen jo vetem te pa ligjshme , por figure krimi , sepse na heqin token nga kadastra , kur jemi vendi me me pak toke bujqesore , per fryme . Kush mund ta ligjeroi kete veprim , me nje firme dhe vule ? Toka eshte pasuri private , po nuk mund ta tjetersosh statsin e saj .
Toka bujqesore shqiptare e kodres dhe e malit , zhvillohet normalisht , si dhe toka ne Kosove , ndoshta dhe si ne Europe .
Situata ne token bujqesore fushore shqiptare edhe kete vjeshte , nuk ka as nje zgjidhje . Nuk pashe as nje traktor, pashe ndoshta 2 eskavatore ne pune, ne fushen e madhe , qe ka emrin gjografik “Ultesira bregdetare shqiptare “ . Ka kaq pak toka te pluguara , sa mund te mos i marresh ne konsiderate.Bujku i ketyre zonave eshte i traumatizuar , perballe stines se permbytjeve , qe do te jete rrastesi ne se nuk ndodhin. Te tera keto tregojne se vjeshta shqiptare , vjen apatike dhe e varfer . Ta themi troc , bujqesia ne vitin e 24 te tranzicionit , do te perseriti vitet e trishtushme para ardhese . Shenova me lart se ne fushen e Prizrenit ka ndertime te pa ligjshme , por jane lehtesisht te manipulshme , sepse jane me pak dhe toka eshte rafshnalte , nuk eshte baraz me nivelin e detit , sic eshte fusha shqiptare .
Pylltaria ne Kosove eshte e demtuar , por jo si ne Shqiperi , qe jane rrafshuar dhe parqet e mbrojtura .
Ultesira bregdetare shqiptare , bashkengjitur Fushat e Maliqit dhe te Vurgut , eshte pasuria me e madhe e vendit. Po qe se kjo toke do te rivihet nen kulture , jeta dhe punesimi ne Shqiperi do te permiresohen rrenjesisht . Ne kete vjeshte ajo eshte aq e trishtuar , sa dhe 23 vitet paraardhes . Nuk ka dyshim se shumica dermuse e vilave , bizneseve dhe pikave te karburantit jane ilegale . Prishja e tyre eshte domosdoshmeri , por perben nje dhimbje te madhe ekonomike. E pa perballushme nga shteti yne eshte krijimi i infrastruktures bujqesore , qe lidhet me kullim- ujitjen . Kjo gjendje erdhi e trasheguar ng tranzicioni yne i deshtuar dhe qe 75 % e shqiptarve besuan se filloi nje ere e re , ne 23 Qershor 2013 .
Menoj se nje vit ishte i mjaftushem , per te njohur gjendjen tragjike te bujqeise fushore te Shqiperise . Kam besim se Profesor Panariti do te vihet ne krye te nje pune gjigante , per t’i rikthyer identitetin Zones fushore te vendit , qe aktualisht eshte ne gjendjen e vitit 1939. Nje komisjon ekspertesh , duhet te kryej nje studim gjithperfshires , ku te pasqyrohet dhe fatura e fondeve . Kam mendimin , se ky studim duhet t’i paraqitet Komunitetit europjan , nga vete Profesori ndoshta dhe ne OKB, per te perfituar nga programet, qe jane te shumta , per bujqesine , si alternativa antikrize .Nuk shof ndonje mundesi tjeter , per t’ i kther popullit shqiptar Ultesiren bregdetare , qe ka 24 vite qe nuk ka as ngjyre as forme dhe dergjet nen ujrat siperfaqesore te maleve , qe i rrine si kurore. Konstatimi im , qe publikoj dhe rruga e zgjidhjes , ma dikton ndergjegja dhe pasioni , per bujqesine . Une nuk jam specjalist i fushes se bonifikimit , jam pensionist . Gjithe karieren time profesionale , prej me shume se 40 vite e kam kaluar ne ish Fermat socialiste te Ultesires bregdetare . E dua kete fushe si shqiptar , si profesionist dhe si autor i librave bujqesore . Dikush duht t’i dali per zot kesaj pasurie te jashtzakonshme , qe na i ka falur natyra dhe historia .
Illo Foto / studjus – Tirane 13 Tetor 2014

Filed Under: Reportazh Tagged With: bujqesore 2014 ne Shqiperi, dhe ne Kosove, Illo Foto, Vjeshta

DURRËSI-TRE DITE KRYEQYTET I FËMIJËVE TË BALLKANIT

October 21, 2014 by dgreca

Nga Kadri Tarelli/Durres/
Durrësi i lashtë 3000-vjeçar, në ditët 16-17-18 tetor 2014, si rrallëherë në këtë mestetori, të ngrohtë e plot diell, gumzhinte nga zërat e gëzueshëm të fëmijëve shqiptar e të Ballkanit. Me pjesëmarrjen e tyre në festivalin e përvitshëm të emërtuar “Luajmë e vallzojmë”, (Në fillimet e tij quhej “Fest-loja”), këtë herë për të shtatëmbëdhjetin vit, qyteti ynë u shndërua në kryeqytet të fëmijëve. Më pëlqeu të vendos titullin e këtij shkrimi “Kryeqytet i fëmijëve të Ballkanit”, pasi e gjeta në fjalët e z. Myzafer Livareka, përfaqësues i ekipit të Tetovës, i cili u shpreh: “Ne shqiptarët, ma sëpari e njohim Tiranën kryeqytet të të rriturve, ndërsa Durrësi në këto vite asht ba kryeqytet i fëmijëve të Ballkanit”. Ishin 600 pjesëmarrës, të ndarë në 32 grupe, që përfaqësuan gati të gjithë qytetet e rrethet e Shqipërisë, së bashku me grupe të ardhur nga Turqia, Rumania, Bullgaria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i ZI, mes tyre edhe një grup i fëmijëve të komunitetit serb që jeton në Kosovë.
Kjo veprimtari me përmasa kaq të mëdha, u organizua nga QKF. e Durrësit, e mbështetur fuqimisht nga pushteti vendor. Është nderim, njëkohësisht vlerësim i veçantë për pjesëmarrësit e grupeve të fëmijëve nga shtete të tjerë të Ballkanit, që u pritën nga titullarët e Prefekturës, Bashkisë dhe DAR-së së Durrësit.
Vështirësitë, në raste të tilla janë të pranishme, të njohura, mbase edhe të shtuara për këtë vit, sepse krahas programit të ngjeshur artistik me valle nga trevat shqiptare dhe ballkanike, u zhvillua edhe kampionati mbarëshqiptar i futbollit, i përfaqësuar nga 5 ekipe. Mëgjithatë drejtuesit e QKF, ia dolën mbanë me sukses, falë programimit të detajuar të festës, bashkëpunimit të admirueshëm me drejtuesit dhe nxënësit e shkollave 9-vjeçare, njëkohësisht mirëkuptimit dhe mikpritjes së familjeve. Të gjithë e meritojnë një përshëndetje nga e gjithë qytetaria durrsake, sepse së bashku mundësuan këtë festë, duke sjellë në qytetin tonë të lashtë, gëzimin dhe harenë e fëmijëve të Shqipërisë dhe Ballkanit. Gjithëçka erdhi si një buqetë me lule vjeshte, plot ngjyra. Veç t`i shikoje fëmijët e veshur me kostumet kombëtare dhe me flamuj në dorë, kur marshuan në bulevardin e qytetit. Një mrekulli e vërtetë veshjesh e ngjyrash. Aq sa të gjithë kalimtarët e rastit, ndalonin dhe uronin: U lumtë fëmijëve, që na sollën kaq bukuri e gëzim në qytetin tonë!
Për tre ditë me radhë, koncertet u zhvilluan në hollin mahështor të “Amerikan college” të Durrësit, të ndjekur nga qindra qytetarë, prindër e nxënës të Durrësit, që duartrokitën nxehtësisht grupet e valltarëve që ngjiteshin në skenë. Ç`llojshmëri e bukuri kostumesh e vallesh, u shpalosën para artdashësit të shumtë durrsak. Është kjo veprimtari e të vegjëlve, që e çfaqur me pafajësinë dhe freskinë e moshës, e bën të mundur të shijojmë brenda pak orësh e ditësh, folklorin e magjishëm e shpirtin artistik të popujve të Ballkanit.
Në ceremoninë pëmbyllse, ku morën pjesë të gjithë përfaqësuesit e grupeve pjesëmarrëse, drejtues të pushtetit vendor, njëkohësisht dhe plot të ftuar, znj. Lindita Muka, drejtore e DAR, përshëndeti të gjithë të pranishmit, falënderoi nxënësit pjesëmarës, përgëzoi organizatorët, duke uruar suksese në veprimtari të tjera po kaq të bukura e të dobishme. “Për mua, besoj se ky është edhe mendimi i shumicës, nuk ka rëndësi kush del fitues. Të fituar jemi të gjithë, sepse sollëm e shpalosëm kulturë e traditë, krijuam njohje të reja dhe forcuam urat e miqësisë, shkëmbyem përvojë”.
Z. Avni Çuni drejtor i QKF së Durrësit, si nikoqir i kësaj “Dasme me kaq shumë dasmorë”, më në fund i qetësuar, shprehet: Ka kohë që menduam, planifikuam dhe u përpoqëm për këtë takim kaq të madh, që i tejkalon fuqitë dhe mundësitë e QKF që unë drejtoj. I qendroj besnik idesë që lindi që në fillesë këtu e 17 vite të shkuar, dhe që qëndron në themel të kësaj veprimtarie, se “Fëmijët janë më të mirët ambasadorë të paqes dhe miqësisë mes njëri – tjetrit dhe mes popujve të Ballkanit”. Është një mendim fisnik që i vlen dhe u bën zë të gjitha kohëve, ndaj u mundum të bëjmë më të mirën. Tani që gjithçka përfundoi, ndjehem shumë i kënaqur nga gatishmëria e punonjësve të qendrës, njëkohësisht nga mbështetja që gjeta tek pushteti vendor, por edhe tek drejtuesit e shkollave. Mos llogarisni të tjerat, mendoni për një çast vetëm 600 fëmijë, që u shpërndanë nëpër shtëpitë e nxënësve moshatarë, të cilët u pritën me aq ngrohtësi e bujari nga prindërit e tyre, e për të vazhduar deri tek gjetja e një mjedisi sa më të mirë, siç ishte holli i brendshëm në “Amerikan college Durrës”, një mrekulli e vërtetë e artitekturës, që ne na shërbeu aq mirë për të ndërtuar atë skenë fantastike.
Znj. Teuta Musa, drejtore e QKF, Prishtinë, me kënaqësinë e suksesit e bukurisë së kësaj veprimtarie, shprehet: “Edhe ne në Prishtinë kemi mbi dhjetë vjet që organizojmë festivalin e valleve për fëmijë, që e titullojmë “Ylberi i Prishtinës”. Në koncertin e para një muaji të këtij viti, mes grupeve të tjerë, grupi i valltarëve të Durrësit u vlerësua nga publiku prishtinas, si më i miri, duke merituar duartrokitje të zgjatura. I përgëzoj kolegët durrsak për punën që kryejnë. Kështu forcojmë lidhjet mes vedit. Pritshmëria është e madhe, ndaj i uroj suksese për veprimtari të tjera”.
Z. Kujtim Vllamasi, coordinator për sportin pranë QKF. Durrës, i cili u kujdes direkt me organizimin e kampionatit mbarëkombëtar të futbollit, që këtë vit rastisi të zhvillohet njëkohësisht me “Fest-lojën”, i kënaqur e qetësisht rrëfen: “Çdo vit qendra e kampionatit ndryshon. Këtë herë miq të durrsakëve ishin katër ekipe, të ardhur nga Peja, Ulqini, Bujanoci, dhe Tetova. Lufta sportive ishte e bukur, niveli i lojës dhe lojtarëve ishte mjaft i mirë, që tërhoqi e kënaqi mjaft sportdashës. Fituan më të mirët, futbollistët e ekipit të Pejës”.
Në fund, siç është zakon, shpërndahen çmime vlerësimi dhe dhurata. Z. Rexhep Çeliku, artisti dhe valltari ynë shumë i njohur, në emër të juries, vlerësoi nivelin e lartë të përgatitjes së valleve popullore:
Me çmim të III-të, grupi i Tiranës dhe Turqisë.
Me çmim të II-të, grupi Bullgar dhe Prishtinas.
Me çmim të I-rë, grupi i kosovar i Kishnicës, dhe i Korçës.
Me çmin honorifik u vlerësua grupi i valltarëve rumun.
Përgatiti
Kadri Tarelli

Filed Under: Reportazh Tagged With: Durresi, Kadri Tarelli, kryeqytet i femijeve, te Ballkanit, tre dite

DHE NE DIELL PO TE JEM…

October 1, 2014 by dgreca

NGA GËZIM LLOJDIA/
Te ftuar nga Shkolla private e Arsimit të larte :”PAVARESIA “ Vlorë dhe klubi i shkrimtarëve:” PETRO MARKO”, u promovua në Vlorë libri më fundit i autores Albana Hodaj:” Dhe ne diell po te jem” .Morën pjese Këshilltari kryeministri Rama Fate Velaj, prefektja e Vlorës Etiona Hoxha si dhe shume drejtues institucionesh. Moderatorja duke filluar këtë veprimtari tha: Të nderuar miq!Mirëserdhët në këtë takim mes poetësh.Poezia është bijë e parë e bukurisë hyjnore. Poezia është vargu dhe muzika e magjishme.Është prafullima e zjarrte qe del nga damarët e ndjenjave, është fjala qe vret malin dhe qe shuan vullkanin, është shpërthim i brendshëm i ndjenjave te bukura, te përdhosura, te mençura, te çmendura. Është një vepër ku mund te dëgjohet llava vullkanike, ku mund te preket ajri i bardhe, ku mund te plase uji ne ngjyrat e kaltërsisë, ku kalon përtej kufirit te se bukures, dhe përtej kufirit te se magjepsës… Vargu qe prek qiellin, këndon zogjtë, ulurin rrufetë, përkëdhel hënën.
është arti me i mire qe te frymëzon dhe te jep shprese te jetosh
Poezia lind nga dashuria për të rijetuar jetën në vargje, thotë – Octavio Paz.Plutarku në lidhje me poezinë dhe pikturën është shprehur
se poezia është pikture e cila flet, kurse piktura është poezi pa fjalë;
Por si mendon Fate Velaj ,Këshilltari i Kryeministrit Rama ?Zoti Velaj foli për poezitë e autores dhe si ishte njohur me eposin e saj poetik nëpërmjet internetit.
-A.Xhuvani ,tha moderatorja e takimit shprehet :“Poezia,- thoshte ai,- është një harmoni poetike, që tregon një ngritje, një naltësim të veçantë të shpirtit, sikurse muzika.”
Shekspiri shkruan: “Ne jemi materiale me të cilat ndërtohen ëndrrat.”
Borges, thoshte: “Një revistë lexohet për t’u harruar, gjithashtu edhe një disk dëgjohet për t’u harruar, është diçka mekanike, jetëshkurtër. Ndërsa një libër lexohet për t’u kujtuar”.Vlora qyteti ynë ka nxjerrë jo vetëm artistë,sportistë por edhe poetë.Liriku i madh Ali Asllanin, Petro Marko, Fatos Arapi. Në ditët e sotme një numër i madh poetësh kanë krijuar vargmalin e madh poetik shqiptar me botimet e tyre. Midis këtij vërshimi poetik është edhe Albana Hodo krijuese autore e 5 botimeve në gjini te ndryshme midis të cilave libri me poezi. Dr Leka Skendaj shprehi mendimin e tij rreth këtij vëllimi poetik. Duke përvijuar mw tej u tha:Të nderuar miq. Po poetët çfarë janë:
Esenini besoj se e shpreh më mire se c’është poezia e te qenit poet.
Qe te jesh poet , kjo do te thotë te plagosesh veten kurdoherë
dhe me gjak te ndjenjave te tuat ne shpirt te ledhatosh te tjerë.”Poeti është kryefamiljari i dhjete botëve shpirtërore! Clirim Hoxha e solli rrugëtimin e Albanës në sofrën poetike shqiptare.Filozofi Osho shprehet:Krijimtaria është gjithmonë e përtejshme. Krijimtari më shumë se krijues; nuk është poeti por poezia, jo kërcimtari por vallja, jo lulja por aroma. Në meditim, çfarëdo që ndodh shprehet në krijimtari. Në fillim meditoni, pastaj do të krijoni vetvetiu. Krijimtaria është dytësore, meditimi është themelor, çdo gjë duhet të vijë prej meditimit tuaj. Krijimtaria vjen nëpërmjet pafajësisë meditative, pastërtisë medituese, dhe një krijues i vërtetë shpaloset vetëm prej meditimit.
Kryetari i Klubit të shkrimtarëve “Petro Marko” Vlorë,Myrteza Mara mendon kështu për poezinë e Albanës .Dita e parë e muajit të letërsisë hapet me përurimin e një vëllimi poetik të poetes Albana Hodaj-anëtare e klubit të shkrimtarëve “Petro Marko”. Një ogur i mirë ky për këtë muaj letërsie që përkon edhe me 70 vjetorin e Çlirimit të Vlorës.
Poezia-kjo këngë e shpirtit udhëton nëpër shekuj e veshur me misterin e magjisë së fjalës së shkruar. Nuk është nevoja të bëjmë histori për gjenezën e poezisë, për kolosët që mbollën vargjet e tyre nëpër minierat e brengave dhe të dhembjeve, në lëndinat e lotëve dhe qiejt e dashurisë sepse poezia është si universi, është e pafundme!
Të shkruash poezi do të thotë të mohosh përkohësisht veten, të ndahesh nga të tjerët për të shkruar frymën e muzës dhe në kohën që të tjerët shëtisin, punojnë, apo dëfrejnë poeti fshin djersën që kullon mbi vargjet e tij. Dhe pastaj poezia bëhet si zogu me krah.
Në një pyll nuk janë të gjithë lisa, por edhe lisat vetëm, pa pyllin, i djeg vetëtima, ndaj poeti e gjen formatin e tij të plotë mes krijuesve, mes lexuesve, mes miqsh, mes komunitetit dhe brezave .Poetja Albana Hodaj vjen më vëllimin e saj të pestë në poezi duke e hedhur hapin më të plotë, më të sigurt, më të gjatë. Përvoja e autores duket qartë në gdhendjen e vargut sipas në funksion të motivit. Kapërcimi, ose ndërthurja e stilit, mënyrës së thurjes së vargut është aq sa e rregullt aq edhe spontane, por autorja ia del me sukses për të thënë e përcjell atë që do, idenë dhe qëllimin e motivit. Sot shkruhen shumë vargje dhe kushdo që shkruan vetëquhet poet. Liria e mendimit, e botimit dhe sidomos publikim në rrjetet sociale të lloj-lloj vargëzimesh është në një masë të atillë saqë edhe lexuesi i thjeshtë e ka të vështirë të ndaj “egjrën nga tërshëra”. Prandaj poetët dhe shkrimtarët e kanë për detyrë të krijojnë vlera të vërteta dhe t’i diskutojnë ato në ambiente krijuesish me intelektual të mirëfilltë, t’i promovojnë ato po në ambjente të tilla. Sepse poezia, sidomos, është shumë qibare, ajo nuk duron dot mediokritetin-thot Prof. Isuf Luzaj, sepse poezia është këngë, është mesazh, ajo recitohet, mësohet përmendsh, etj.“Dhe në qiell po të jem”-thotë poetja: Këngës do t’ia marr/Me një iso shtruar/ “Jam Shqiptar” / E kur zemra vëllezër /Të na rrah plot gëzim/ Aty/ Është lumturia e Atdheut tim!Pra kemi të bëjmë me këngën e poetit e endur nëpër hojet e mjaltit të vet poetik, thënë e shkruar në mënyra e stile bashkëkohore pa rrezikuar në asnjë çast të vetëm për t’ju afruar eksperimenteve hibride. Dhe poetja është në tokë. Dhe “Poezia e tokës nuk vdes kurrë.”-thotë poeti dhe filozofi angles Xhon Kits (1795-1821)
Nëse çdo poezi e këtij vëllimi do kishte edhe datën se kur është shkruar atëherë të gjithë do shikonim se si është mbushur ky det shpirti. Me reshjet e vrullshme të frymëzimit, me pikat e shiut të trishtimit, me gazin e fluturimit dhe me mallin e njeriut! Thënë më shkurt, ky vëllim është gati një përmbledhje e një pune disavjeçare me të cilën autorja ka të drejt të krenohet dhe ne kemi po aq të drejtë të themi mendimet, përshtypjet dhe urimet tona. Në një hapësirë pak a shumë të madhe, në 200 faqet e librit autorja ka krijuar një pyll të vërtet poetik duke mbjell lloj-lloj motivesh dhe duke ruajtur masën dhe formën për ta paraqitur poezinë ashtu siç e meriton: Të bukur, të pastër, me dritë e shije!Herë-herë autorja të krijon përshtypjen sikur është një vizitore e jashtme, e panjohur dhe e padukshme si poete dhe me laps e letër ka fiksuar momente duke i paqëruar ato në ekranin poetik të vëllimit. “Po plaken plakat e mëhallës”, “Rrugët”, “Paradoks”, “Gjyshet”, “Rruga me krisma”, “Në orën e vonë”, etj.Dimensionet artistike të këtij vëllimi poetik për mendimin tim janë të admirueshme. Duke lexuar poezinë e Albanës ndjen shlodhje, mbërthehesh në emocione dhe të duhet që shumë poezi t’i rilexosh. Të shkruash poezi të vërtet do të thotë jo vetëm ke përmbushur pasionin, por edhe misionin qytetar e atdhetar.“Mos mallko errësirën, por ndiz një qiri” Nënë Tereza. Dhe poeti gjithë shpirtin e tij e djeg si qiri!
Nw kwtw veprimtari Adelina Ibrahimi shprehi mendimet e saj për botimin poetik .Gazetarja Egla Imeraj në këndvështrimin e saj për poezinë. Si do të tingëllonte një poezi e kësaj poete përkthyer mjeshtërisht nga Laureta Petoshati. Në kulturat e mëdha thuhet shpesh se çdo valë e re poetike stimulohet nga përkthimet. Poezia shqipe, përveç kontaktit me artin oral, është zhvilluar nga kontaktet që ka pasur me poezinë e gjuhëve të mëdha, të Lindjes e të Perëndimit. Për te kuptuar poezinë duhet ta dëgjosh…
Klaudja Nuredini do të recitojë poezinë e Albanës ,por Klaudja nuk harron se talentin i saj e ka zanafillën tek zbulimi që i bëri disa vjet më parë mësuese Albana.
Një autorë kosovar shkruan:Në asnjë vend të botës nuk ka më shumë poetë dhe libra poetikë, se sa ka Kosova dhe Shqipëria. Të gjitha libraritë e Francës bashkë, nuk kanë libra me poezi sa ka në libraritë shqiptare. Unë nuk di te hesht thotë poeti kur tek mua është zemra qe flet…..
Muzika dhe poezia. Muzika dhe poezia nuk mund të zëvendësojnë njëra tjetrën, pasi poezia nuk priret drejt muzikës, kurse muzika nuk ka nevojë për fjalë. Një ndërthurje mes vargjeve dhe muzikës,me origjinë burimin shpirtëror.
Ne jemi pikërisht
ajo cka te gjithë shohin.
Jemi ajo qe pak gjejnë.
Dhe qe pak,
shume pak kuptojnë….Thotë Angelo De Pascalis
Kam nostalgji për dicka shume te bukur, shume te thjeshte, një lloj parajse te humbur; kam nevoje për një lloje bukurie, kjo me bën te jetoj thotë-Igor Mitoraj.
Po recitoj një poezi te autores
Po ndërrohen stinët ne këtë kohe me zhurme..
E bubullimat pa gjumë do me lënë
Shiu do nis me ere e furtune
Nate, shkreptime ne qiellin pa hënë..
Një Plak i marre me thes mbi stuhi…
Dhe biri im do vije ne shtëpi
E dimri do fryje e fort do gjëmojë
Se biri shtëpinë me mall do shikoje..
Dhe stinët malli ne çast do i ndërrojë…
Kjo është një nga poezitë e autores .

Filed Under: Reportazh Tagged With: Albana Hodaj, DHE NE DIELL PO TE JEM, Gezim Llojdia

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 147
  • 148
  • 149
  • 150
  • 151
  • …
  • 178
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ANGELA KOSTA DHE CHANEL BASHHYSA FITUESE TË ÇIMIMIT NDËRKOMBËTAR TË EKSELENCËS “DIVINAMENTE DONNA” NË SENATIN E REPUBLIKËS ITALIANE
  • “TASHMЁ JEMI TЁ VJETЁR PЁR T’U KTHYER NЁ SHTЁPI” – POEZI NGA ORIADA DAJKO
  • IRONIA DHE HIPOKRIZIA RRETH PRONËSIMIT TË KATEDRALËS NË SHKODËR
  • Dita e Verës – Festa e lashtë e ripërtëritjes shqiptare
  • Luan Rama sjell në Tiranë tablotë ikonike të piktorëve francezë për Shqipërinë dhe shqiptarët
  • Në Tiranë u zhvillua koncerti “Me Zanin e Bjeshkëve” i këngëtarit Gëzim Nika “Mjeshtër i Madh”
  • Shqipëria ka nevojë për Xhorxh Uashingtonët e saj
  • Kriza globale, nga Ukraina në Lindjen e Mesme
  • IRONIA DHE STILI NË DEBATET MES NOLIT DHE KONICËS 
  • MËRGIM XHEVAT KORҪA, IN MEMORIAM
  • Ardita Statovci, pedagoge pranë “Washington Conservatory of Music”: “Muzika është gjuhë universale që të mundëson ta prezantosh një copëz të identitetit e kulturës së vendit tënd në çdo anë të botës”
  • Përkujtojmë sot në përvjetorin e ndarjes nga jeta Fan Stilian Nolin, një figurë themelore të historisë dhe kulturës shqiptare
  • Festohet bukur 7-8 Marsi në Fialdelfia nga shoqata “Bijtë e shqipes”
  • Përtej mitit: identiteti si vetëdije shoqërore
  • Harmonia fetare në imazhin e një pulle postare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT