• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Një ditë e paharuar në atelienë e mjeshtrit të skulpturës Ferid Kola./

April 27, 2015 by dgreca

Për skulptorin Ferid Kola, për madhështinë e veprave të tij me frymëzim kombëtar… /
Nga Pjeter Logoreci-Wien/
Kush viziton atelienë e skulptorit shkodran Ferid Kola, befasohet nga bukuria dhe shumëllojshmeria e figurave të krijuara me teknika nga më të ndryshmet që njeh arti i skulpturës. Përshtypja e parë të përballon me një burrë energjik, mikpritës e shumë komunikues, i cili pret cdo vizitor me kenaqësinë e mikut. Nuk e pata të vështirë të ambientohem menjëherë me shoqërinë e skulptorit Ferid Kola, por edhe me ambientin artistik që më rrethonte. Më mjaftoj një vështrim për rreth studios, që nëpermes objekteve – krijime, të përjetoj historinë mijravjecare të qytetit tim, por sytë më mbetën mbi bocetin e mbretit të Ilirisë Gentit, të cilën skulptori po e punonte në baltë, madhështia e të cilit kishte “pushtuar” atelienë.
Ferid Kolën e njoha në vitin 1993, në ditën e shënuar të vendosjes në Shkoder të shtatores së patriotit të shquar Luigj Gurakuqi, një vepër madhore e tij. Atë ditë unë, me kameran time, fiksova në fotografi shumë qytetarë të Shkodrës që dëshëroni të kishin një kujtim me mjeshtrin Ferid Kola para Gurakuqit të tij, që lartësohej në mes të qytetit.
Duke shoqëruar bisedën tonë me një kafe, mjeshtri më tregoj që qysh në moshën 4 vjecare kishte fantazuar duke vizatuar figura të ndryshme që i kalonin nëpër kokë. Pastaj më tregoj disa vizatime të asaj kohe, të ruajtura mirë, të vendosura në “ekspozitën e tij të parë” që edukatorja e kopshtit kishte organizuar për të treguar gjeninë e një fëmije vec nga të tjerët….

Ferid Kola lindi me 17 prill 1947 në qytetin e Shkodres, në një familje të mesme qytetare. Si babai ashtu dhe nëna ishin artëdashës, por edhe të talentuar secili në artin e vet. Nëna edhe pse me shumë femijë, kishte bërë mëndyrë jetese punën e dorës duke punuar në tezgjah, sixhade, carcafe, qëndisi të ndryshme apo punime me grep. Qysh në moshën 14 vjecare, ajo të mrekullonte me larminë e figurave, të ngjyrave si dhe të modeleve që krijonte.
Babai Osmani, ishte i apasionuar mbas muzikës popullore dhe ishte instrumentist i njohur në formacionet orkestrale të qytetit si dhe në banden muzikore. Ai luante në violine, trombë dhe korn. Në ambiente festash familjare, por edhe me shokë, ishte kënaqësi ta dëgjoje tek këndonte dhe luante me pasion këngët popullore shkodrane. Por edhe vizatimet e dajë Hysenit (Alibali), frymëzonin fantazinë e “artistit të vogël” që përpiqej ti përngjasonte.
I mahnitur nga bota e artit, me deshirën për të mësuar të vizatonte, ai hyri në kursin e pikturës të shtëpisë së pionerit në Shkoder, e cila kishte një traditë të mirënjohur në këtë fushë, ku mori mësimet e para nga piktori Gaspër Zojzi. Aty u njoh me elementet e parë të historisë së rilindjes së artit dhe bie në kontakt me vepren e Leonardos, Mikelanxhelos, bukuria e veprave të cilëve e mahnisin dhe i forcojne deshirën për tu bërë skulptor. Shpesh ndodhte që mbas mbarimit të mësimit apo në ditë pushimesh, Feridi të kalonte orë të tëra duke kundruar shtatoret e varrezave të Rrmajit apo ato të kishës katedrale, ku spikasnin veprat e Idromenos.
…isha nxënës i klases së 5-të apo 6-te kur shkojsha në varrezat katolike të qytetit. Aty përjetoja momente të magjishme kur kundroja truporet apo figurat e skalitura mbi varret e gurtë. Imagjinoja sikur isha në Luvrë, u mrekullojshe….., kisha deshirë të madhe të shihja vende historike … Më kujtohet që u futa në sportin e alpinizmit që të kisha mundësinë të shkoja shpesh në kalanë e Rozafatit apo të shihja shpellen e famëshme të Jubanit.
Që atë kohë, me deshirën e vullnetin e fillestarit, fillon të punojë figura të vogla prej druri, të cilat ja dhuronte punonjësve të Katedrales për të sajuar “qytetin e Betlehemit”, që ndërtohej me rastin e krishtlindjes.
…njëherë pranë shkollës sime fillore, pashë që një shitës ambulant mbështillte ëmbëlsirat që na shiste me fletët e një libri me figura nga veprat e Mikelanxhelos… – kujton mjeshter Feridi, …me këmbenguljen e fëmijës që dëshiron dicka, arrita ta bind burrin të më fale librin i cili u ba burim i zhvillimit pa kufij të fantazisë time artistike.. Duke vlerësuar talentin dhe dëshirën e tij, Feridi dergohet në liceun artistik Jordan Misja në Tiranë, ku nën mësimdhenien e skulptorit Halim Beqiraj, diplomohet si “Skulptor i mesëm”. Për disa vite ai dërgohet me punë si mësues vizatimi në shkollën e mesme Asim Vokshi të qytetit Bajram Curri.
Më pas përfundon Institutin e lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve të bukura) duke u diplomuar si skulptor i lartë, në degen e skulpturës monumentale nën drejtimin e skulptorve të mirënjohur Thoma Dhamo dhe Kristaq Rama. Pas akademisë fillon të punojë në Shkoder si mësues vizatimi në Komunen e Postripës, në fshatrat Dragoc, Mes, Drisht.
Në vitin 1975 realizon veprën e tij të parë madhore, Lapidarin e heronjëve Cerciz Topulli e Muco Qulli, i cili është i vendosur në fshatin Shtoj. Lapidari është i punuar në gurë e bronz dhe ka lartësi 2,5m. Pas vlersimesh në arritjet e tij, fillon të punojë si skulptor restaurator për Institutin e Monumenteve të Kulturës të Tiranës në atelienë e Shkodres (ku asokohe përfshihej Lezha, Puka, Kukësi, Bajram Curri), ku merret me pasaportizimin, mbrojtjen dhe restaurimin e vlerave materiale të ornamentikës në dru, gur, hekur, stukoreliev, allci apo të pikturës murale.
Me nostalgji kujton Feridi, vitin 1978, kur pranoj ofertën e Skulptorit të Popullit Shaban Hadëri për të punuar si bashkëpunëtore në realizimin e monumentit të “5 Herojve të Vigut”. Në këtë vit ai punonte si mësues i jashtëm në shkollën e mesme artistike Prenk Jakova, ku jepte mesim në skulpture, vizatim, histori artit figurativ, anatomi artistike dhe perspective. “….Puna me Shabanin – tregon Feridi, ishte si të mbaroje një fakultet në vehte. Bashkia na krijoj mundësinë të punojmë në ambiete shumë të favorshme, në merkatën e qytetit ku kemi punuar nga viti 1978 deri 1982, kur vepra u inaugurua. “ Për këtë vepër, Ferid Kola, shprehet me vleresim të vecantë. Ai e quan atë, veprën më të mirë të realizmit socialist në skulpturë. Sic shprehet ai: vepra ….u projektua nga partia shtet që ti sherbente shtetit parti…, kështu ishte ideologjia e kohës…, por ajo është një arritje madhore në skulpturë. Vepra është realizuar në gurë e bronz me madhësinë 5m dhe u vendos në Shkoder. Në vitin 1980, mjeshtri Kola, realizon në beton dhe gurë, një lapidar i cili është i vendosur në zonën e Bahcallekut në Shkoder dhe që u bë simbol i solidaritetit të popullit të Shkodres në përpjekje për të zhdukur pasojat e termentit të 15 prillit 1979.
Krahas krijimtarisë së tij si skulptor me veprat që vijnë njera pas tjetrës në vitet në vazhdim, mjeshtri Ferid Kola së bashku me një staf të specializuar kolegësh, kryen punime restauruese në banesa muzeale dhe kulti në qytetin e Shkodres ku mund të vecojmë: Shtepinë e Pashko Vasës, atë të Luigj Gurakuqit (që fatkeqësisht nuk egziston më), shtëpinë e Mark Gjonit, atë të Dom Ndre Mjedës në fshatin Kukël, shtëpinë e Migjenit, të familjes Suma, Dabërdaku, Myfti Plakut, familjes Ceka, Xhevat Repishtit, Oso Kukës, në Xhaminë e Plumbit, Hamamin e qytetit, shtëpinë e Sali Zekës në qytetin e Lezhës, shtëpinë e Mic Sokolit në Tropojë etj. Në vitin 1986 realizon, në gurë e beton në madhesinë 2m, lapidarin e deshmorit të lirisë Zef Martini, i vendosur në Malsinë e Madhe.
Dëshëroj të ndalem pak në realizimin dhe vendosjen e shtatores së patriotit tonë të shquar, Heroit të Kombit – Luigj Gurakuqi që lartësohet në sheshin qëndror të Shkodres, në broz me lartesinë 3 metra. Ishte idea e skulptorit që vepra të vendosej aty, pasi sipas të dhënave historike e gojore, ishte ky vend që atdhetari Luigj Gurakuqi me 1925-sën, mbajti një nga fjalimet e tij më të përmendura që ka mbetur në mendjen dhe zemrat e popullit të Shkodres. Aso kohe, Gurakuqi po kthehej nga një udhëtim i suksesshem pune me varkë nëpërmes lumit Buna. Një grup i madh bashkëqytetarësh po e prisnin për ta përshendetur në molon e qytetit. Prej aty i shoqëruar nga turma, i hypur mbi një pajton u detyrua ti drejtohet qendrës së qytetit ku prisnin me mijra qytetarë. Në rrethanat e rastit, pajtoni u kthye në një foltore, ku Luigj Gurakuqi ju drejtua zemrave të ndezura nga patriotizmi të popullit të Shkodres.
Në vendin ku në vitin 1993 u vendos shtatorja e Gurakuqit, rregjimi komunist kishte vendosur bustin e diktatorit sovjetik – Stalinit. Me ardhjen e pluralizmit busti u hoq dhe Bashkia e qytetit e pau të arsyshme që deri me vendosjen e shtatores së Gurakuqit, ky vend të shndrrohej në lulishte dhe të zbukurohej me lule të ndryshme e flamuj kombëtare.
Dinosauri i humorit shkodran Nexho Shabani (donosauer: për nga madhsia e pesha trupore, por edhe nga humori) më tregoj një histori të atyre ditëve që ja vlen të shkruhet:”……po dilja nadje heret me shku deri në komitet (ishte koha kur kërkoja shpi), kur shoh tre puntorë që me një zorrë ujit e mjete tjera lagëse, po lagnin ose si i thoni ju …qi jeni me shkollë…., po ujitnin tokën aty ….
…..Mos – i bertas punëtorve me sa za qi kisha – …stop, ….cka bani mor të cmendur pse po e lagni tokën taman aty…..
Punëtorët të befasuar nga britma dhe mungesa e llogjikës, me pamje të trembur kërkuen me dijte arsyen e britmës!
…. Po si mor, ….a harruet qi aty ka kenë Stalini,…… e po e vaditët me ujë ka rrezik se na mbin prap…..
Ndërsa mjeshtri Ferid Kola kujton, ”…. që ditën kur u vendos shtatorja, nga mesi i kureshtarve të shumtë, afrohet Nexho Shabani dhe për humor me pyet:…… Profesor mor ???? Po e vendosni edhe nji herë Stalinin? – Jo mor Nexho, i them, Stalini i ka pasë mustakët të varur poshtë, e ky asht Gurakuqi qi i ka mustakët si burra shqiptar, përpjetë….
….A din cka, pse nuk ja bani kokën me vidë?…. e sa herë qi ndrron sistemi , po u desht me ndrru figurat, mos me u lodhë e me i ndrru vetëm kokën…..”
Në vitin 1997, mjeshtri Kola kryen në bronz në madhësinë 2,5m, monumentin e martirëve të demokracisë At Daniel Dajani dhe At Xhovani Fausti, të cilët me rastin e 50 vjetorit të martirizimit të tyre janë vendosur mbi një kullë të gurtë në fshatin Blinisht të Lezhës, në lartësinë 8m. Në vitin 1999, skulptori ynë realizon tre buste të disa figurave të njohura si: .. për fshatin Rranxa të Bushatit, ai kryen në allci bustin e martirit MARK CUNI, …bustin në allci 70cm të lartë të AT GJERGJ FISHTËS i cili është i vendosur në fshatin Fishtë në lokalin Mrizi i Zanave, ….si dhe bustin në allci të AT ZEF PLLUMBIT i cili gjindet akoma në studion e artistit.
Në 2001-shin me kërkesën e një porositësi privat, realizon në projekt në dy variante shtatoren e heroit kombëtar PRENK CALI, allci në masat 50 dhe 70 cm.
Në 2005-sën perfundon në allci në madhësinë 80cm shtatoren e NËNË TEREZËS.
Në 2007-tën me kërkesën e komunes së Postripës, punon në beton e granit lapidarin “LIVIZJA E POSTRIPES” që ka madhësinë 5m.
Në 2008-tën fiton cmimin e parë në konkursin kombëtar për monumentin e KARAMAHMUND PASHË BUSHATLLIUT, të cilin e ka punuar në allci në madhësinë 50cm, si dhe cmimin e dytë në konkursin kombëtar për realizimin e monumentit të AT GJERGJ FISHTËS të punuar në allci, 70cm të lartë.
Po në vitin 2008-të, merr pjesë në konkursin kombëtar të monumentit të PRESIDENTIT WILSON, punuar në allci në 60cm madhësi.
Mjeshtri Ferid Kola pervec punimeve tashma të vendosura në mbarë atdheun, ka shumë vepra të cilat gjinden në pronësi të personave privatë apo në galeri të ndryshme, si në Shqipëri, Greqi, Itali, Angli, Kosovë, Zvicër, Gjermani, Austri etj…..
Në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë:
Kompozim, SHOTE E AZEM GALICA, punim në bakër në masat 25 x 30cm, punuar në 1972
Portret, PAL MELYSHI, punim në gurë, 70cm, punuar në 1977-ten
Portret, PARTIZANI, punim në bronz, 60cm, viti 1978
Kompozim, GJERGJ ELEZ ALIA, në bakër dhe dru, 30 x 30cm, viti 1984
Kompozim, NËNA ZADRIMORE, në bakër dhe dru, 30 x 30cm, viti 1985
Për punën e tij shumë dimensionale ai është vlerësuar me dekorata, medalje, si dhe diploma, fletënderi, mirënjohje të ndryshme në fushën e arsimit, artit e kulturës apo për angazhime me karakte kombetar dhe lokal.
Në vitin 1979 dekorohet nga Kuvendi Popullor me MEDALJEN E PUNËS
Në vitin 1990 dekorohet me Medaljen NAIM FRASHËRI
Shpesh artisti shkodran në realizimin e figurave të tija e gjen frymëzimin ndër njerzit e afërt, sic i ka ndodhur me realizimin e bustit të Nënës Tereze, ku për të realizuar figurën saj është frymëzuar nga figura nënës së tij që pervecse vitit të njëjtë të lindjes, kishte një ngjashmëri të cuditëshme fizike dhe shpirtërore me shënjtoren.
Të shumta janë kujtimet e artistit, pozitive e ma pak të mira. Kujton kolegët me të cilët kaloj ditët e vështira por të bukura të punës: Danish Jukni, Franc Ashiku, Angjelin Dodmasej, Ismail Lulani e Pjerin Bedeni. Kujton ditët e tranzicionit politik, kur në atelienë e tij i hynin persona të panjohur e të frikshëm, të cilët pasi kishin plackitur dyqanet me radhë, hidhnin një sy për të kapur ndonjë send nga “djersa e artistit të pambrojtun”. Ai kujton me respekt dhe mall të madhin Pjeter Gaci, me të cilin i bashkonte hobby për peshkimin dhe natyrën. Nuk kishte breg lumi, liqeni apo deti shqiptarë që nuk e njihnin, ku kishin peshkuar së mbashku me Pjetrin dhe Danishin.
Kujton pasionet e tjera të tij, pervec skulpturës, daljet në skenë si aktor apo si tenor, kohën e bukur studentore kur ushtronte plot dëshirë sportin e gjimnastikës me klubin STUDENTI. Kujton me respekt të vecantë edhe nxënësit të shumtë të tij të cilët sot janë artistë të njohur e me vlera nderkombëtare si Naim Hoxha, Hajdar Danjolli, Ilir Gjoni, Genc Tavanxhi, Arben Lazri, Kujtim Murati, Petrit Bilali etj.
Sa shumë vlera mbresëlënëse dhe rezultate të larta pune në artin e tij, të shpërblyera me cmime të panumërta, por edhe me mirënjohjen e pakufi të njerzve, artdashësve që ndjekin me andje veprat e mrekullueshme me taban kombëtar të dala nga dora mjeshtrore e tij. Ferid Kola, një artist i madh, por mbi të gjitha një njeri i madh i cili edhe pse në pension nuk “gjen qetësi” duke dhënë një ndihmese të madhe si AMBASADOR I PAQES edhe në fushën sociale për të cilen shoqëria shqiptare ka kaq shumë nevojë.
Personalisht dëshëroj që nëpërmes këtij shkrimi të bëj një homazh nderimi për aktorin e burrin zemërmadh ESAT KOLA, vëllaun e skulptorit tonë, i cili nuk jeton, me të cilin pata rastin të punoj dhe të aktroj në skenën amatore dhe profesioniste në Shkoder. Burra si Feridi e Esati, me shpirtin, kulturen, edukatën dhe artin e tyre pasurojnë e zbukurojnë jetën e qytetit verior. Ato janë vlera të arta që stolisin shtatin e zonjës së madhe Shkoder. Skulptori Ferid Kola është NDERI I KËTIJ QYTETIT DHE I KOMBIT edhe pse nuk ka këtë titull zyrtarisht.
Wien, me 20.04.2015

Filed Under: Mergata, Reportazh Tagged With: e mjeshtrit të, Ferid Kola./, në atelienë, Një ditë e paharuar, Pjeter Logoreci, skulpturës

Me shqiptaret e Floridas, ne ditelindjen e Vatres

April 27, 2015 by dgreca

REPORTAZH NGA FADIL SHEHU-FLORIDA/
Parku Tailor ne qytetin e Largos, te shtetit te Floridas,te dielen u “zgjua” me heret nga ditet e tjera.Ritmi i kengeve dhe valleve shqiptare.lojrat e femijeve qe gumezhinin hareshem ne gjoksin gjigand te blerte te natyres, do e kthehnin ne nje dasem te madhe .festen e 103 vjetorit te ditelindjes se shoqates Vatra ,te komunitetit te shqiptareve ne Amerike. Eshte kjo shoqate e krijuar dhe lartesuar me perkushtim nga Fan Noli yne i madh,Faik Konica,Motrat Qiriazi e mjafte te tjere, duke patur nje merite te padiskutueshme. Eshte pikerisht kjo Vater,e cila ne vite e dekada , ka sherbyer me perkushtim e vetmohim ne mbrojtje te ceshtjes kombetare te shqiperise dhe viseve te Kosoves, ku ende dhe sot nuk po arrijne te gezojne lirirte dhe te drejtat e njeriut.Eshte pikerisht ky park, i cili sherbeu ne kete dite, si ure lidhje midis shqiptareve te ardhur enkas ne kete “dasem”nga qytete te tjera te Floridas, Saint Petersburg, Tampa, Klliuoter,Seminole,Nju port ric, Xhenksonvill,Sarasota deri dhe nga Kanadaja e larget, e cila padyshim do te perbente dhe zanafillen e udhetimit te reportazhit ,per gazeten tone “Dielli”.Organizatoret e kesaj dasme, kishin dite qe po pergatiteshin, qe ketij pikniku,manifestimi dhe evenimenti kulturor, te mos i mungonte as “maja e gjilperes”.Me sfondin e paraqitur me kete rast, ku era e lehte si duar pershendetje perkundete flamujt shqiptar dhe banderola,ku femijet shperthenin me keget e vallet e tyre ,i “zoti i shtepise” Tasim Ruko,kryetar i shoqates per Tampa bay ,dhe stafii kesaj shoqate Zamira Rubjeka, Ilir Zeneli, Iva Nallbani,Piro Poloska ,Irma Liti, Xhason Sulisufaj etj, bashkebisedojne hareshem me te ftuarit e posa ardhur. Nderkoh ish kameramani i televizionit AVN dhe Apollon ne shqiperi ,Viron Mihaj,me kameran ”mbire”mbi supe ,nuk perton te filmoj gjerat me pikante te ketij evenimenti artistik.Nderkoh gazetari i njohur Avdulla Kenaci, i cili jeto ne Toronto, Kanada,ardhur enkas per te qene pjese e kesaj feste te vecante, do te shprehej se :Jam i befasuar dhe krenar qe marre pjese ne kete pervjetor te rendesishem te 103 vjetorit,te krjimit te shoqates prestigjioze Vatra. Ndjehem i kenaqur qe nga sot e tutje, do te jem vatran i kesaj dege.Po keshtu Isuf Spahia, nga Mitovica e Kosoves me fjale mirenjoje do te shprehej se Vatra,ka shpalosur me dinjitet vlerat e saj ,si inisiatore e bashkepunimit mes komunitetit shqiptar te Nju Jorkut dhe shqiptareve te kosoves. Ende kam ne kujtese vitet e shkolles ne gjimnaz.ku vetem per lirine e fjale shoke te mi,kane perjetuar bug. Madje, ne nuk na na lejohej te studionim ne gjimnaz veprat e nolit te madh.Eshte pikerisht kjo vater,e cila celi perspektiva te reja dhe per popullin e kosoves.Ndersa nje grup burash qe posa u njohen per here te pare kendojne kege poullore shqiptare ne skene e blerte, grate qe kishin sjelle gatime me pikante te tyre .pervec pergatitjeve dinjitoze nga ana e drejtuesve te Vatres,shkembejne mendime shijojne gatimet trdicionale shqiptare.Diku pak me tej grupi lab I Vlores, Tepelenes,kendojne kendojne kenge mjalti te treves se tyre. Mekaniku i talentuar,I njohur si doktor i makinave Fredi Gjyli, nuk kursen te shprehet me fjale urimi e mirenjohje te thelle, ndaj arkitekteve qe themeluan dhe lartesuan vlera te reja te Vatres. Ndersa kryetari i deges Vatra per Xheksonvill,Adriatik Spahia do te shprehej se , ne vite kjo Vater ka luajtur nje rol madhor ne ruajtjen e vlerave tona kombetare,gjuhes e zakoneve ,dhe ne vecanti te mbajtjes gjallete emrit shqiptare. Po keshtu do te shprehej dhe Bashkim Leka me bashkeshorten e tij Pellumbesha te cilet pas tete vjet qendrimi emigracioni ne Greqi ,Po kaq vite kane ketu ne Amerike duke u shprehur me fjale zemre per vlerat qe po shpalosin vatranet ketu ne Amerike.Njohje te reja midis vatrane qe jetojne ne qytete disa milioneshe.Bisedijne per jeten ,punen ,integimi I femijeve te tyre ne jeten amerikane. Lander Lena nga Fieri , i njohur si aktivist i disa koncerteve te shqiptareve,po keshtu Xhoxhi Cobanaqi nga Berati.Hasan Xhafa nga Vlora ,Qamil Jacaj nga Malesia e Madhe, Mikail Konomi, Llukan Dashi krijojne per momentin grupin e kenges qytetare te qyteteve te tyre. Kenga shqiptar jehon fuqishem duke pushtuar gjithe hapesiren e ketij parku gjigand. Aktori I njohur I estrades se Beratit Tomi Filipi, i cili per me se pesembedhjete vjetesh ishte partner me Ceken,Veren ,Yllin , me orkestren e tij interpreton kenge beratase,fierake, vlonjate,serenate korcare etj.Oret ikin dhe serish kenga shqiptare oshetin deri nje prag te mbrembjes.Ndersa Tasim Ruko,kryetar i deges Vatra Tampa bay, per disa qytete do te shperhej se Vatra eshte bere nje ikon e shenjte per cdo shqiptare.Fale vepres se madhe te Fan Nolit,ne duhet te ngrejme vlerat qe meriton Vatra,duke e patur ate njesoj si “Meken” dhe “Jeruzalemin”. Cdo njeri prej vatraneve shprehet me fjale zemre,dhe ndihen krenar per figuren madhore te Te Fan Nolit te madh. Udhetimi I reportazhit tone dalengadale po mbyll siparin e aktivitetit te bukur e mbreslenes me rastin e 103 vjetorit te krijimit te Vatres, ne Florida ,ku Noli Jetoi periudhen e fudit te jetes se tij. Ndersa njerezitne prag largimi per ne qytetet ku jetojne,shkembejne adresa ,takohen se perseri do te vijne ne evenimente te tilla.mbreslenese.

Filed Under: Reportazh, Vatra Tagged With: Fadil Shehu, Me shqiptaret e Floridas, ne ditelindjen e Vatres

Zbulohet misteri i fshati “Zvicra”, ndërtuar në malet e Leskovikut

April 26, 2015 by dgreca

Nga Vepror Hasani/
Deri më sot askush nuk dinte të thoshte ndonjë gjë për fshatin me emrin “Zvicra” të ngritur nga britanikët pranë fshatit Radanj në thellësi të maleve të Leskovikut, këtu e 88 vjet më parë. Askush nuk dinte të thoshte kush ishin banorët e këtij fshati dhe ku gjenden sot ata vallë. Shumë prej banorëve të kësaj zone e kanë lënë fshatin e tyre dhe kanë ngritur shtëpi diku tjetër nëpër Shqipëri, ose kanë emigruar në vende të largëta. Familja që nuk tundet prej andej është ajo e Baki Hysës. Por edhe ata, me të cilët mundëm të komunikonim, ngrinin supet dhe thoshin: Nuk kemi dëgjuar ndonjëherë për këtë fshat me emrin “Zvicra”. Ishin të gjithë të rinj. Pastaj na pyesin: Po pse e ngritën britanikët këtë fshat në një vend kaq të vështirë për të jetuar? A nuk mund t’i çonin dot në qytetin e Leskovikut apo në Korçë? Mos vallë kanë dashur që ata njerëz t’i fshihnin diku që askush të mos i gjente dot? Banorët e mbetur në fshatin e vogël Radanj, bëhen kureshtarë dhe ngrehin një mijë pyetje, por nuk mund të marrin dot asnjë përgjigje. Deri më sot ne kishim pak, shumë pak informacion, çfarëdo që mund të thoshim, nuk mjaftonte. Dikush nga banorët e Rdanjit, pasi rri një çast i menduar, ngre zërin dhe na thotë: Mos vallë kanë qenë gjyshërit tanë dhe britanikët i sollën për të jetuar këtu? Ndoshta, mund të ketë qenë edhe kështu, por dikush duhej të kishte dëgjuar së paku për këtë histori. Për më tepër që të gjithë i mundonte pyetja, pse këtë fshat e quajtën “Zvicra”. Nga informacioni që kemi, dimë diçka me saktësi: ata ishin emigrantë.

Vjeshtë e vitit 1927
Duhet të ketë qenë vjeshtë e vitit 1927 kur një grumbull njerëzish, burra, gra, fëmijë, nëna që mbanin foshnja në krah, të moshuar, disa krejt të rraskapitur, u panë të kalonin nëpër përrenjë, duke u përpjekur të ngjiteshin rrëpirave përmes rrugëve ku mund të kalonte vetëm dhia, për të mbërritur diku, ku u ishte premtuar një copë truall. Atje do të ngrinin shtëpinë e tyre, do të merrnin nga një pendë qe për të lëruar tokën e të mbillnin farën e misrit për të prodhuar bukën e tyre të përditshme. Gjithsej ishin 20 familje. Ende nuk e dinim ku kishin jetuar më parë këta njerëz, përse kishin mbetur pa shtëpi? Kush i kishte përzënë vallë nga trojet e tyre? Mos ndoshta vinin nga Greqia apo nga ndonjë vend tjetër edhe më i largët? Ishin shqiptarë apo të huaj? Gjithë pasuria e tyre, tashmë ishte katandisur në disa çanta që ata i mbanin mbi shpinën e kërrusur nga lodhja. Asgjë nuk u kishte mbetur nga gjithçka që kishin patur. Tashmë ata ishin shndërruar në njerëz për të cilët thuhet shprehja: “të mbetur mes katër udhëve”, por në të vërtetë ata kishin mbetur mes ca maleve që vetëm rrugë nuk kishin. Edhe shtigjet i kishin të frikshme. Shpresonin shumë ta nisnin jetën edhe një herë nga e para, duke u munduar të harronin gjithçka që u kishte ndodhur. E ndalnin herë pas herë udhëtimin e tyre, për t’u çlodhur sado pak, sa herë që gjenin një vijë uji apo burimi, ku të vegjlit njomnin buzën me ujë dhe i luteshin Zotit pa pushim që t’i ndihmonte. Ata ende nuk e dinin si do të ishte vendi që u ishte premtuar. Ende nuk e kishin menduar si do ta quanin fshatin që do të ngrinin. Që vendbanimi i tyre të do të quhej Zvicër nuk e kishin menduar kurrë. Për të gjitha këto do të fillonin të mendonin më pas.

Britanikët
Vargu i gjatë i 20 familjeve shoqërohej nga disa njerëz të huaj. Ishin britanikë, anëtarë të një shoqërie bamirëse. Ata kishin marrë përsipër që në këto ditë të vështira, t’u gjendeshin pranë. Thuhej se fatkeqësinë e 20 familjeve e kishin marrë vesh edhe shoqëri të tjera bamirëse që gjendeshin në vendet më të largëta të globit. Fjala “emigrant” ka fuqinë të shpërhapet vetiu gjithandej dhe të ngjallë keqardhje te njerëzit. Ndoshta kjo ndjesi vjen nga thellësia e shekujve. Njeriut i është dashur kohë pas kohe të jetë emigrant në kërkim të një toke që jep shpresë. Madje njeriu ka lindur emigrant, i duhet të mërgojë nga një botë të një tjetër. Dhe sado i madh të jetë planeti ynë, gjithnjë gjendet dikush që loton për hallin e tjetrit. Shoqëria britanike që po u ofronte ndihmë, drejtohej nga një njeri i quajtur Herbert William Sams. Emigrantët fatkeqë besonin te ky njeri. Ai i njihte mirë hallet e tyre. Bashkë kishin kapërcyer shtigje të panjohura dhe humnera të frikshme. Tashmë nuk u duhej edhe shumë kohë që të mbërrinin. Pas një udhëtimi të gjatë, kur të gjithëve u dukej sikur nuk do të mbaronte kurrë, ata u gjendën te vendi ku do të ngrinin banesat e tyre. Që të gjithë qëndruan një çast më këmbë, vështruan rreth e rrotull gjithë kërshëri, pastaj nisën të ulen njëri pas tjetrit me një ufff, që u dilte nga shpirti i lodhur, të shoqëruar nga fjalët: “Më në fund mbërritëm!” Aty ku njeriu ka mundesinë të çlodhet, edhe sikur gjithçka të jetë skëterrë, ka dëshirën të qendrojë për të lehtësuar shpirtin e rënduar nga halli që u ka pllakosur. Kështu po ndodhte edhe me këta njerëz të pafajshëm. Gjithsesi edhe për ta ishte parashikuar një surprizë

Mbërritja
Ata u ndjenë të lehtësuar, kur panë se dikush kishte nisur të ngrinte disa ndërtesa që, ata t’i gjenin gati kur të mbërrinin. Kjo e lehtësoi shumë shpirtin e tyre. Dikujt i rrëshqiti një pikë loti. Mikpritja ka vlerat e një thesari, veçanërisht kur u ofrohet njerëzve të pashpresë. Nuk e besonin dot, nëse ato banesa ishin për ta, ose jo. “Për ne janë ngritur këto shtëpi?”- ishte pyetja e tyre. Para se të mbërrinin aty, drejtuesi i shoqërisë bamirëse britanike, Herbert William Sams kishte patur bisedime edhe me qeveritarët e vendit. Qeveria shqiptare e kishte garantuar zotin Sams se do të bënte gjithçka për të ndihmuar 20 familjet, madje do t’u siguronte edhe bukën. “ Po ,- u përgjigj Herbert William Sams,- këto do të jenë shtëpitë tuaja”. Dhe kur gjithkush prej familjeve hyri në banesën e vet, z Sams nisi t’u shpërndante një sasi misri. Drejtori i shoqërisë bamirëse kishte patur takim edhe me prefektin e Korçës, z. Zef Kadarja. Edhe prefektura e Korçës do të ofronte ndihmën e vet. Ai u bëri të ditur se shumë shpejt në këtë vend të largët mes maleve të Leskovikut do të vinte vetë edhe prefekti i Korçës që t’i shihte nga afër familjet e emigrantëve dhe të njihej me ta. Ata nuk duhej të ndiheshin kurrsesi të vetmuar. Që të gjitha këto i gjejmë të publikuara te gazeta “Zëri i Korçës”, e shtunë, 12 nëntor 1927, ku thuhet: “Sikundër dihet në katundin Radanj të nënprefekturës Leskovik, janë instaluar prej shoqërisë mirëbërëse britanike 20 familje emigrantësh. Shoqërisë në fjalë, i qenë dorëzuar 5.180 killo misër, të cilën e përndau nëpër familjet e përmendura. Pas ftimit (ftesës) të Drejtorit të Shoqërisë Britanike, z. Herbert William Sams, vajti para pak kohësh në katundin Radanj titullari i kësaj prefekture, Zef Kadarja, i cili konstatoi se të gjithë emigrantët janë instaluar mjaft mirë nëpër shtëpitë e ngrehura për ta. Për ngritjen e këtyre shtëpive kishte kontribuar misioni britanik.

Emigrantët kërkojnë ndihmë
Që pas asaj dite, ato 20 familje nisën jetën e tyre atje në thellësi të maleve të Leskovikut. Ka mundësi që ata të kenë qenë banorë të ndonjë fshati, blegtorë ose bujq. Kur nuk kishin vetëm disa ditë që kishin mbërritur aty, ata i kërkuan prefektit të Korçës që të ndihmonte çdo familje me një pendë qe. Kërkesa e tyre nuk u refuzua, madje u bënë përpjekje që gjithçka të realizohej sa më parë që të ishte e mundur. Të paktën kështu shkruante gazeta e cituar më sipër: “Tani mësojmë se emigrantët kanë nevojë për qe të lerojnë tokat e tyre dhe për këtë prefektura kërkoi nga Ministria e Punëve të Brendshme çeljen e një kredie”. Kërkesa u realizua mjaft shpejt. Tashmë emigrantët kishin filluar të ndiheshin më të qetë. Kishin filluar të besonin se edhe atje në grykat e maleve mund të ndërtohej jeta. Megjithatë, pwr ne gjithçka vazhdonte të ishte e mbuluar nga misteri. Shtypi i kohës nuk jepte shumë informacion. Ndaj edhe ne, ende nuk dinim nga ç’vend vinin dhe cilat ishin arsyet që i detyruan të emigronin drejt Leskovikut. Ishin shqiptarë apo të huaj. Gjithsesi, duke kërkuar vazhdimisht në faqet e shtypit të kohës, arritëm të mësojmë diçka më shumë. Ato 20 familje i përkisnin besimit mysliman. Me të mbërritur në Radanj, ose më saktë pranë këtij fshati, ata kërkuan që t’u vihej në dispozicion një imam që t’u drejtonte lutjet në xhami. Ishin që të gjithë besimtarë. E njëjta gazetë shkruante: “Gjithashtu këta (emigrantë) kanë shfaqur dëshirën e emërimit të një imami, i cili të bëjë dhe detyrën e mësuesit, mbasi shoqëria mirëbërse u ka meremetuar dhe xhamin pranë së cilës ndodhen dy dhoma të përdorshme për shkollë”. Drejtori i shoqërisë bamirëse britanike, vazhdonte të qëndronte ashtu si edhe më parë pranë tyre. Nga gazeta “Zëri i Korçës” mësojmë se, “më 6 të këtij muaji (nëntor 1927), z. Herbert Sams me gjith personelin e tij shkoi për në Greqi. Në këtë rast, prefekti i paraqiti në emër të qeverisë falenderjet dhe mirënjohjen për veprimet e tyre mirëbërëse”. Sipas të gjitha gjasave, britanikët i ndihmuan këto familje për një kohë mjaft të gjatë

Pse fshati i tyre u quajt Zvicër
Gjithçka duket e çuditshme, madje krejt e pabesueshme ajo që ndodhi më pas. Historia e 20 familjeve të emigrantëve (të cilën mundëm ta zbulojmë pak ditë më parë), duket se ishte përhapur mjaft shpejt në shumë vende të botës, madje kishte mundur të mbërrinte deri në Zvicër. Disa zonja zviceriane kishin mbetur të mahnitura nga historia që kishin dëgjuar për këto familje që ishin ndihmuar nga shoqëria bamirëse britanike. Ishin drithëruar nga tregimet e tyre. Duket se ngjarja nuk ka qenë aspak e zakontë. Ndaj edhe ato kishin vendosur t’i ndihmonin emigrantët e ardhur në Radanj me gjithçka mundnin. Nuk dimë saktësisht se çfarë ndihmash dërguan, sa ishte vlera e tyre, por gjithçka është e kuptueshme. Ndihma e zonjave duhet të ketë qenë e veçantë. Banorët kishin mbetur të mahnitur nga ato që u ishin dërguar. Vlera duhet të ketë qenë tepër e madhe. Në jetën e banorëve duhet të ketë ndryshuar diçka. Ndoshta ata e kanë ndier veten si në Zvicër. Çfarë u ishte dhuruar vallë? Pak rëndësi ka. Ato zonja kishin ofruar shpirtin e tyre të madh, ndaj kujtohen edhe sot e kësj dite. Lajmi ishte përhapur cep më cep të Leskovikut për gjithçka kishin bërë zonjat zviceriane. 20 familjet e emigrantëve nuk dinin si t’ua shpërblenin. Vendosën që fshatin e tyre ta quanin Zvicër në shenjë nderimi për zonjat nga Zvicra. Kërkesa e tyre u mor parasysh edhe nga qeveria. Gazeta “Zëri i Korçës”, në një artikull tjetër të saj e shpjegon kështu kështu pagëzimin e fshatit të sapokrijuar me emrin “Zvicër”: “Sipas vendimit të Këshillës ministrial, katundi i ndërtuar prej misionit britanik në Radanj të Leskovikut dhe i përbërë prej 20 shtëpish, u pagzua me emrin “Zvicër”. Ky emër iu dha për nder e kujtim të zonjave të Zvicrës që kanë dhuruar ndihmat e tyre për ngrehjen e këtij katundi”. (Zëri i Korçës, e shtunë, 3 dhjetor 1927)

ZBULOHET MISTERI
Pas njohjes me këtë histori, pyetëm banorë të zonës, por shumëkush nuk kishte ndonjë ide të qartë. Megjithatë pati edhe nga ata, që përmes e-mail-eve na dërguan mendimin e tyre se si mund të kishte ndodhur. Një fakt mjaft të rëndësishëm na solli Majlinda Dapshi, banore e asaj zonë, e cila iu referohej kujtimeve të babait të saj. Për Majlindën, 20 familjet kishin ardhur nga Korsacka, (fshat në Greqi), dhe të ndihmuar nga britanikët kishin ndërtuar fshatin e tyre pranë Radanjt, aty ku më përpara kishin qenë lëmenjtë, magazinat dhe zdrukdhtaria, pranë së cilës ishte edhe shtëpia e Ekrem Bardhës. Madje dajua i Ekremit, Xhakua,- thotë Majlinda Dapshi,- ishte kryeplak, Çfarë ndodhi me disa nga ato familje, shpjegimin e jep përsëri Majlinda Dapshi: “Disa prej tyre u arratisën, shumë të tjerë u internuan në Lushnjë e gjetkë. Largimi i Ekrem Bardhës nga fshati tregon “fatin” e gjithë familjeve të tjera”. “E ëma e Ekremit, Buleja,- thekson Majlinda,- edhe sot e kësaj dite kujtohet në fshat si “rrobaqepese” dhe grua zonjë. Gjithashtu edhe gazetari Pali Lena nga Erseka ofroi ndihmesën e vet, i cili saktësoi se fshati “Zvicra” u ngrit pranë fshatrave Radanj dhe Oseckë.Megjithatë në vijuam të gjenim edhe ndonjë fakt më shumë.

Lumo Skendo hedh dritë
Në kërkim të gjurmëve të kësaj ngjarjeje, krejt rastësisht, ne u njohëm me një artikull të titulluar: “A tale of two villages (një histori e dy katundeve), prej Hubert D. Watson, të revistës “The World’s Children”, vol. VIII. nr. 3. dhjetor 1927, London , botuar te revista “Diturija” e Lumo Skëndos (Mitat Frashërit), e cila hidhte dritë mbi këtë ngjarje. Ja çfarë thuhej konkretisht: “Këndonjësit e “Diturisë” e dinë se në Shqipëri kemi çështjen e refugjatëve, një problem aq të rëndë sa edhe të zjarrtë, të të mjerëve të ardhur nga Kosova, nga Çamëria, pastaj edhe nga Turqia, prej atyre që kishin ikur më 1914, përpara shkretimeve dhe djegieve të grekëve. Një shumicë prej këtyre të ardhurve janë vendosur në tokat disponible rreth Krujës, Durrësit dhe në Myzeqe … Vëndosja e këtyre të gjorëve-vëllezërve tanë të eksponuarë në rrezik të vdekjes, – përpiqen në vështirësi ekonomike; për tokë, për shtëpi, si edhe për një kapital, gjer sa të vijnë të korrurit e parë, problem i rëndë, që komplikohet dhe më tepër akoma kur instalimi bëhet në një vënd malarik. Ethja i korr refugjatët e mësuarë në një klimë të shëndoshë me një rreptësi të tmershme. Duke parë nevojat e një popullsie që vuan, lëngon dhe lufton me vdekjen, shoqërija mirëbërëse engleze “Save the Children Fund”, që kujdesetë për të shpëtuar foshnjat, djemtë e mbetur jetimë, mori përsipër të goditnjë (ndërtojë) dy katunde, një në Libofshë (Xhebaj), dhe i dyti në Radan (Leskovik), që të dy nga 20 shtëpi”.

Strehohen 1060 fëmijë
Revista “Diturija vijon më tej rrëfimin e saj: “I dërguari i Shoqërisë, zoti Sams ndënji afro dy vjet në Shqipëri dhe, si u krye puna, erth edhe arkëtari i shoqërisë, Zoti Watson me zonjën për të vizituarë të dy katundet, historinë e të cilëvet z. Watson po e dëften me aq simpati dhe dhembshuri njerëzore në revistën që kemi përpara syve. S’është pa dobi të kujtojmë këtu se, prej refugjatëvet gjer më sot janë instaluarë në Shqipëri 1060 fëmijë, të përndarë në 30 katunde, me shtëpi të goditura vetë prej të ardhurve dhe të bëra enkas për ta. Rreth këtyre katundeve janë çelur ara (toka bujqësore) dhe kopshte, kështu që tokës i është dhënë një vleftë e re. Një prej këtyre katundeve mban emrin Herbert (në Kavajë) për kujtim të të ndjerit, mikut tënë Aubrey Herbert, dhe si shenjë mirënjohjeje për ndihmat që bëri Kontesha Carnarvon, mëma e të ndjerit. Me këtë rast do të shtojmë se, për këtë çështje me kaq importencë të madhe për neve, për instalimin e refugjatëve – vëllezërve tanë që vijnë të forcojnë Shqipërinë tënë me numrin dhe punimin e tyre, – është mirë që të interesohet dhe vetë populli, duke qenë i bindur se çdo ndihmë dhe lehtësi që u bëhet të ardhurve së jashtmi, është dhe për forcimin e vëndit tënë”.
Dhe e vërteta është se ata gjetën ngrohtësinë e bashkatdhetarve të tyre. Megjithatë, gjithçka që mesuam ishte tronditëse: Ishte koha kur shqiptarët po i përzinin nga trojet e tyre dhe ata po gjendeshin mes katër udhëve: burra, gra, fëmijë e foshnja, pleq e të sëmurë.

Filed Under: Reportazh Tagged With: malet e Leskovikut, ndërtuar në, Vepror Hasani, Zbulohet misteri i fshati “Zvicra”

MALL MËRGIMTARËSH ANDEJ E KËNDEJ ATLANTIKUT…

March 8, 2015 by dgreca

Është gjë e bukur të jesh mësues…/
Meditime që mi ndolli nga Detroiti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nxënësi im Gjovalin Lumaj nga Vermoshi…/
“… Është gjë e bukur të jesh mësues, të shohësh si lëshojnë shtat fëmijët e thithin dituri, si rriten e ngjiten, si lulëzojnë e piqen…
E kam pasur këtë fat vetëm për pesë vjet, nga shtatori i vitit 1967 në shtatorin e vitit 1972. Kam qenë mësues i lëndëve teknike në Shkollën e Mesme Bujqësore “ Nazmi Rushiti “ të qytetit të Peshkopisë.
Më mungon të qenit mësues. Më ngushëllon fakti se edhe sot, kur udhëtoj drejt të shtatëdhjetave të jetës, e ndjej veten nxënës, njeri të lidhur fort me Mësuesen e Madhe – Jeta Njerëzore .
Është gjë e bukur të jesh mësues, por po kaq bukur është të jesh nxënës. Dy anë të medaljes së madhe të jetës që nuk mund të ndahen kurrë….”
Është ky një shënim në faqen e fundit, në kopertinë të librit tim “Rilindësit e kohës sonë” (2008). Nuk do ta kisha zgjuar, do t’i kisha lënë në skaj të kujtesës ato pesë vjet mësues sikur një ndodhi e javës së fundit mos fuste dorën në shpirtit tim e të ma vente mbi tryezën e mendimit si një tufë me lule.
Po, vërtet kam qenë mësues. Vërtet kam pas nxënës, madje kam pas “Gjovalinin e vogël që merrej me humor, me grupet artistike”.
Kështu më shkruan duke vazhduar:
“Dikur, mbas shumë përpjekjesh në kërkim të atyre që më mbeten në kujtesë u “kap” edhe njeri prej tyre sonte. Faleminderit fb, internet. Mbasi u mbushën 40 vjet edhe një person i shpallur në “kërkim” u gjet.
E gjeta prej SH.B.A, në mërgim Abdurahim Ashikun, profesorin tim. U ktheva mbrapa në kohë, me shumë nostalgji në shkollën e mesme bujqësore, Peshkopi, tek ata njerëz që më mësuan, më deshën si fëmijë, tek ata dibranë, fisnikë, zemër gjanë. Gjithmonë prej shpirtit tim rrjedh një burim, mirënjohje, respekt, nderim…!
Gjovalin Lumaj.
Ish nxansi juaj në shkollën bujqësore Peshkopi 1967-1971.
Nga Vermoshi i Shkodrës. Gjovalini i vogël që merrej me humor, me grupet artistike. 15 vjet me banim ne Detroit SH.B.A.
Ju përqafoj nga larg ju dhe familjen tuaj.
Me konsideratën më të lartë.
Dëshiroj të di diçka më shumë për ju, shëndetin, familjen, aq sa
më takon të di jo si nxënës por shumë… shumë më tepër…!
U emocionova, zgjova një burim loti që duke zbritur brazdave të moshës, ra mbi tastierë. U ndjeva shumë i privilegjuar. I shkrova:
Përshëndetje Gjovalin! Faleminderit për ato që më shkruan. Unë jam në Athinë prej 15 vjetësh me gruan dhe djalin e vogël. Për hollësira le të kontaktojmë në adresën elektronike a_ashiku@yahoo.gr. Do mundohem të kthehem me ty në ditët e bukura kur unë isha mësues për ju, dhe ju për mua.
Më shkruaj për veten tënde.
Me respekt, tashmë, shoku e miku juaj Abdurahim Ashiku
Athinë 24 janar 2010
Do të vijonte më pas një korrespondencë e vazhdueshme, në adresën elektronike dhe në facebook.
Po përcjell përsëri rrjeshta që zgjuan kohët, që përtrinë zemrat. Po përcjell Gjovalinin…
Përshëndetje profesori im i nderuar.
Në shenjë respekti për ju po u përcjell kopertinën e librit tim “Nastradinet”, 100 fabula-poezi, botuar në vitin 2009. Në postën tuaj elektronike do ju përcjell disa prej tyre. Të përqafoj nga larg.
THIRRNI MENDJEN, URTËSINË
Leni mllefet, djallëzinë,
Mbi kolltukët, leverdinë,
Thirrni mendjen, urtësinë,
Uluni në tavolinë,
Mbi pushtetin dhe lavdinë,
Gjeni forcat, burrërinë,
Të veproni për Shqipërinë,
Kthejani popullit qetësinë,
Shmangni sherrin, tollovinë,
Ju e keni përgjegjësinë,
O…Nastradinë…!
I shkrova se ndjehesha krenar që Gjovalini i vogël i kishte kaluar “grupet artistike” të moshës, ishte bërë poet. Më tej vijuan poezi të tjera e të tjera. Vermoshi i largët e kishte përcjellë bukurinë tej Atlantikut, e kishte shkrirë në zemrën e Gjovalinit.
Vijuan letërkëmbimet elektronike. Unë e lexoja atë, ai më lexonte mua. I përcolla në face book një fotografi i sigurt se ai do të ishte në klasë midis nxënësve në një orë mësimi. Nuk isha i sigurt ku ishte. Dyzet vjet larg është vështirë ti mbash mend fytyrat.
Më shkroi:
I nderuar profesor Abdurahimi. Nuk mund të gjej fjalë në fjalorin tim (relativisht të pasur) për të shprehur ato që ndjej në këto momente. Më ktheve shumë mbrapa në kohë, në kujtimet e bukura të jetës rinore.
I tretur diku larg në kurbet, shoh veten, shokët e klasës, Prof, Abdurahimin në kabinet. Edhe kjo foto është pjesë e kujdesit tuaj, është pjesë e fisnikërisë suaj shpirtërore, pjesë e dashurisë suaj prindërore, për ne në bankat shkollore. Vite të pa kthyeshme, mbresa të pashlyeshme..! Ju dhe gjithë kolegët tuaj mbeteni përjetësisht mësuesit e mi të mrekullueshëm dhe unë gjithmonë nxënësi juaj mirënjohës dhe vlerësues i punës suaj aq të vlershme, të përkushtuar e të ndershme. Ju përqafoj nga larg duke ju falënderuar shumë… shumë…!
Fotografia shpejt do të shndërrohej në një konkurs, në një kërkim kush ta gjejë “Gjovalinin e vogël”. Ai e shpalli “konkursin” kështu:
“MIQTE E MI. Sot mora një dhuratë nga profesori im i nderuar, gazetari i njohur Abdurahim Ashiku, i cili si shumë e shumë të tjerë ndodhet në emigracion në Greqi. Kjo foto i takon vitit të tretë në shkollën e mesme bujqësore “Nazmi Rushiti” Peshkopi-Dibër. Para 42 vjetësh, një orë mësimi në kabinetin e zooteknisë me prof. Abdurahimin. Prej miqve që më njohin nga afër, cili mund të gjejë bankën ku jam i ulur, cili prej këtyre nxënësve jam unë..?!
Fituesi ka një kafe në rastin më të parë..!”
Ishte një debat i gjallë, shumë interesant: Blerim Lumaj, i biri shkruan: Faleminderit për interesimin shokë e miq , unë e kam babë e nuk di me e gjet. Atëherë ka qenë me flokë kurse tani është tullac. I lutem Profesorit, në qoftë se ka mundësi me ma gjet babën ”
Përgjigje nga më të ndryshmet, humor i gjallë mes shokësh e miqsh. Dikush e gjeti, por Gjovalini ende nuk e ka shpallur “fituesin e kafesë”.
Ka shpallur nderimin dhe respektin për mësuesit, të gjithë mësuesit, nëpërmjet një poezie të dalë nga zemra.
MESUESVE…
Të kujtoj, të nderoj e respektoj,
Kam mall e nostalgji,
Për atë dorë që mu dha,
Plot dashuri,
Qysh në fëmijëri,
E para mbas prindërve të mi.
Mësues i nderuar!
Për mua mbetesh figurë e shenjtëruar
E shenjtë puna dhe përpjekjet tuaja,
Për t’na hapur sytë,
E shenjtë dashuria,
Dhembshuria e përkujdesja ,
Si prind i dytë..!
Jo vetëm për 7 Marsin
T’i dhuroj këto radhë,
Por sa të jem i gjallë,
Jam mirënjohës pa kufi,
inferior, i vogël, fëmi,
Para mësuesve të mi..!
Për ata që janë ndarë nga kjo jetë,
Një kurorë thurur me lulet e shpirtit,
Me ndjenjën e vërtetë,
Më shkrimin shqip që ma mësuan,
SHKROVA:
– Qoftë për ju dheu i lehtë,
Pushofshi të qetë..!
Për ata që jetojnë,
Në pleqëri,
Uroj ditë të mira,
Lumturi, kënaqësi,
Duke u ndier krenar,
Mësuesit e talentuar,
Aq të përkushtuar,
Mësuesit shqiptarë.
Nga të largëtat udhë,
Përkulem me respekt,
duke u puthur ballin tuaj fisnik,
Plot rrudha..!
Gjovalin Lumaj Detroit, 5 Mars…
Këto radhë i shkrova për vete, për gruan 34 vjet mësuese, për të gjithë mësuesit kudo që janë, për nxënësit që nuk na harrojnë, që na nderojnë.
Faleminderit Gjovalin Lumaj për ndjenjat që më zgjove.
I shkrova për vete, peshë të madhe kanë, peshën që sjell të qenit mësues. Nuk mund ta mbaj, po e përcjell për të gjithë mësuesit si urim, si përkushtim, për 7 Marsin 2015!

Abdurahim Ashiku
Athinë, 5 mars 2015

Filed Under: Reportazh Tagged With: Abdurrahman Ashiku, Mall Mergimtaresh

NE BJESHKET MAGJEPSE TE DRAGASHIT

February 26, 2015 by dgreca

Kompania “Kuk Commerc” me “Fabrikën e Metaleve” dhe”Qendrën Turistike” në bjeshkët magjepse të Dragashit!/
Shkruan Asllan Dibrani/
Ishte dite Janari kur vizituam Kompaninë “KUK-COMMERC” .Kjo Kompani që nga viti 1974, filloi veprimtarin si punëtori e vogël zejtare e cila aktivitetin e vet e ka zhvilluar në një lokal të vogël me mjete të pakta pune.Fillimisht kishin një ofiçinë pune të vogël nga e cila kanë prodhuar dhe riparuar mjete bujqësore si sëpata, kazma, lopata, plugje dhe vegla pune për nevojat e fshatarëve etj. Pak ma vonë kaluan edhe në përpunimin e llamarinës duke punuar ulluqe për shtëpi, koftorë, shporta etj. Në vitin 1989 u regjistrua si ndërmarrje prodhuese tregtare me emrin “KUK-COMMERC”, dhe në radhët e saj u punësuan një numër i konsideruar punëtorësh, ndërsa tani në gjirin e vet Kompania ka më së 80 punëtor të kualifikuar në lëmit përkatëse. Sot , kjo kompani radhitët si kompani udhëheqëse në përpunimin e metalit në Kosovë si dhe në Ballkan. Në strategjinë e vet projektuese Kompania “KUK-COMMERC” ka shumë prodhime të llojeve të ndryshme. Në prodhimet e veta përdor materialin kualitativ, konstrukton dizajnë të kualitetit më të lartë dhe operon modele të ndryshme nga e cila mbetet edhe mirënjohës qe është një pjese e artit të kangjellave,rrethojave te oborreve , ballkoneve dhe stolisjeve tjera që janë vendosur në gjithë Kosovën . Në ballkonet e shtëpive të bukura dhe në rrethojat është njëri ndër prodhuesit e këtij arti pamor qe ka lënë gjurmë në shumë anë. Ofron çmime të volitshme, ofron punë të shpejtë dhe efikase, po mbi të gjitha ofron cilësi dhe profesionalizëm.
Me këtë strategji të punëve, prodhimet e shoqërisë “KUK-COMMERC” kanë arritur një kualitet të lartë të punës praktike me cilësi evropiane. Puna e tyre kualitative është ranguar në një pozicion të kënaqshëm në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar. Kompania është e pajisur shumë mirë me teknologji bashkëkohore dhe është e kyçur në të gjitha fazat dhe proceset e prodhimit, duke filluar nga vegëltorja deri te fazat finale të prodhimit. Prodhimet e kësaj kompanie janë të pranishme në shume amvisëri kosovare dhe hijeshojnë restorante ekskluzive, si dhe shumë objekte tregtare, shkolla, spitale dhe objekte tjera siç cekëm më lartë. Ndërmarrja gjithmonë është në trend me teknologjinë dhe standardet bashkëkohore. Reparti prodhues i kompanisë “KUK Commerc” në Prizren produktet e veta kryesisht i eksporton në vendet e Evropës Perëndimore. Pronaret e “KUK COMMERC”, janë zotuar se do të vazhdojnë edhe më tej me investimet e reja si në Fabrikën e Produkteve të Metaleve , po ashtu edhe në objekte të tjera të cilat funksionojnë në kuadër të Kompanisë“KUK COMMERC”.
Hoteli Arxhena është i vendosur në Brod, 12 km nga Dragashi, dhe ofron një shërbim turistik me një kapacitet të larte dhe specialitete tradicionale të kuzhinës kosovare. Një palestër, e cila ka sauna dhe banjo, është e lirë dhe e mire ,po shumë tërheqës. Kjo pikë turistike ka ashensor që ju ndihmon sportisteve dimëror në ski të ngjiten atyre bukurive të rralla në shpatet e maleve të Sharrit të vendosura pranë hotelit. Ai vend piktoresk i ndihmon turistet që të lidhen me rrjetin e internetit pa pagesë ne hotelin“Arxhena”.Të gjitha dhomat janë të pajisura me TV kabllor dhe një tavolinë pune. Banja private janë me një dush, tharëse flokësh dhe tualetin komplet. Në disa dhoma ka gjithashtu një minibar.
Hoteli “Arxhena” ka pajisjeve të skive, bar në hotel ka edhe shume lojëra. Për tu ngjitur atje lart në majet e këtyre bukurive që vetëm cicërima e zogjve dëgjohet dhe përplasja e reve në qiellin e pa konkurrent nga vargmalet që na shoqëruan deri aty. Ky vend ka bukurinë e vet mahnitëse në të gjitha stinët , që pos turisteve vendas josh turist e huaj. Një ambient malor me ajër të pastër dhe me një pamje atraktive larg zhurmave të qytetit që paraqet një bukuri natyrore dhe shumë të rrallë . Aty ju ofrohet trajtim i veçantë, i mbështetur në infrastrukturë të posaçme biznesi më shërbime private, salla takimesh,internet Wi-Fi, faks, shtyp, TV, telekonferencë etj. Gjithçka është aty për ju edhe privatësia juaj të mbetet e tillë qe kënaqësia tu takoj juve, ndërsa shërbimi , puna , mikpritja pronareve të Kompanisë ”KUK-COMMERC”. ‘Pronarët flasin pak, por ma te arsyeshëm janë me punë në praktikë. Do tu mbesim borxh, po qe nuk i prezantojmë pas këtij reportazhi. Ata janë projektuesit dhe investuesit Hekuran dhe Driton Arifi nga hotel “Arxhena”. Ata bene vet rrugën e shtruan pa ndihmën e as një metaliku nga Qeveria e Kosovës. Vizita jonë ishte miqësore me një pritje të zakoneve shqiptare .Aty shkëmbyem biseda , mësuam shumë gjëra mbi turizmin dhe vlerat e kësaj ane . Koha na erdhi shpejt për t’u ndarë . Me vështirësi ja kthyem shpinën kësaj mrekullie qe ajri i saj të shëron dhe pamja e saj të magjeps… U ndamë nga zoti Dritoni që ishte në Hotelin e tij në këto ditë të bukura dimri qe edhe prezenca e tuiristeve ishte mjaft e madhe nga të huajt. Atje ma bora ka kohë që e mban të mbështjellur këtë natyrë që vetëm vëllezërit Arifaj kanë ditë dhe kanë mundur ta zaptojnë dhe ta pushtojnë. Ata gërshetojnë punën e pa u lodhur duke e zbutur egërsinë e atyre maleve të bukura me turizëm , që nuk ja kanë lakminë as maleve piktoreske në Austri e Zvicër.

Filed Under: Reportazh Tagged With: asllan dibrani, NE BJESHKET MAGJEPSE, TE DRAGASHIT

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 145
  • 146
  • 147
  • 148
  • 149
  • …
  • 181
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Gjeneral-Ambasador i ShBA në TR, besim dhe përgjegjësi e shtuar për RSh”
  • Norwegians and foreigners from other countries who greatly helped make peace in Kosova
  • Fan Noli dhe Faik Konica, arkitektët e diplomacisë shqiptaro-amerikane që shpëtuan Shqipërinë nga copëtimi
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • 21 prill 1921, ditë e madhe e shtetit shqiptar. U hap në Tiranë mbledhja e parë, e parlamentit të parë, i dalë nga zgjedhjet e para. Historitë e deputetëve Ali Këlcyra dhe Ali Koprëncka
  • KOMITETI “MBROJTJA KOMBËTARE E KOSOVËS” NË  FONDET ARKIVORE TË ARKIVIT TË SHTETIT SHQIPTAR
  • The Architecture of Alignment
  • Kujtojmë me nderim arkeologun dhe studiuesin e shquar Skënder Anamali
  • Një moment në historinë kombëtare…
  • ELIOT ENGEL – NJË MIK I PAHARRUAR I SHQIPTARËVE DHE ZË I LIRISË DHE DREJTËSISË PËR KOSOVËN
  • REALIZIMI I TË DREJTAVE GJUHËSORE SHQIPTARE (1924–2026): ARTIKULIMI QYTETAR DHE DIPLOMACIA
  • BOOKFEST NË CHICAGO
  • “Brenga”, trinomi filozofik nga rrëfimi historik tek drama morale
  • Vatra Boston mbështet ekspozitën e kostumeve tradicionale shqiptare
  • Në kujtim të 160 civilëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë fashsite!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT