Pas Mbrëmjes Gala të Historive të Suksesit Shqiptaro Amerikane në New York në Maj të 2014, projekti mbërriti në Prishtinë nga datat 21 deri në 23 Nëntor 2014 me nismën e Ambasadores Amerikane Tracy Ann Jacobson dhe Ambasadorit të Shqipërisë Qemal Minxhozi si dhe Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Kryetari Ahmeti kishte qenë pjesë e Mbrëmjes Gala në New York dhe i përfshirë nga energjia pozitive dhe mbresat nga ky eveniment kërkoi bashkëpunimin e projektit për të organizuar një sërë aktivitetesh në Prishtinë së bashku me Ambasadorin e Shqipërisë ata planifikuan një axhendë interesante për pjesëtarët e grupit të Historive të Suksesit të
Shqiptaro Amerikaneve që do të udhëtonin në Prishtinë.
Bordi i projektit bëri të mundur që në një periudhë mjaft të shkurtër të organizojë një grup interesant prej 30 pjesëtarësh nga të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët për të shkuar në Kosovë. Ata jo vetëm gjetën kohë për të udhëtuar dhe për të çuar eksperiencat e tyre të suksesit në Kosovë, por edhe mbuluan shpenizmet e udhëtimit dhe të qëndrimit të tyre,”.
Aktivitetet filluan me 21 Nëntor me një forum të hapur me Sipërmarrës shqiptaro amerikanë organizuar nga Qendra e Inovacioneve të Kosovës dhe kompanisë Solaborate, i cili u moderua nga Uranik Begu, Drejtor i Qendrës së Inovacioneve në Kosovë. Në panel ishin Donald Leka, Themelues dhe Drejtues i kompanive të teknologjisë Glide dhe Jumptuit, Labinot Bytyqi, Themelues dhe Drejtues i kompanisë së rrjetit social të biznesit Solaborate, Giorgio Kolaj, Bashkëthemelues dhe Drejtues i zinxhirit të kompanisë Famiglia-DeBartolo dhe Gazmend Gjonbalaj, Drejtor në Drejtorinë e Aplikimit të produkteve në korporatën Bloomberg. Paneli konsistoi ne pyetje dhe përgjigje nga panelistët për çështje nga më të ndryshmet si nga si të fillohet një kompani, kapitali fillestar, investimet në fusha të ndryshme, shkëmbimeve të eksperiencave, diskutime kokë më kokë dhe intervista ne media të ndryshme. Me të drejtë Etrita Ibroci, një nga pjesëtaret e projektit u shpreh se ishte e mahnituar nga të gjithë ata sipërmarrës të rinj të talentuar në fushën e teknologjisë dhe e quajti Kosovën një “Sillicon Valley” shqiptare.
Grupi shqiptaro amerikan u prit nga Kryetari Shpend Ahmeti në Komunën e Prishtinës, ku ata u falenderuan në emër të shtetit të Kosovës për gjithçka që diaspora shqiptare ka bërë dhe shprehu shpresën që diaspora do të vazhdojë të jetë pjesë integrale e zhvillimeve në Kosovë. Ai gjithashtu i njohu pjesëmarrësit me arritjet dhe sfidat në
Komunën e Prishtinës, më e madhja në Kosovë.
Ambasadorja Amerikane Tracy Ann Jacobson dhe Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi u takuan me grupin dhe të dy ambasadorët shprehën kënaqësi që është prezent në Prishtinë dhe dëshirën që këto histori susksesi të arrijnë të jenë frymëzuese për të rinjtë në Kosovë. Ambasadorja Jacobson e njohu grupin me shërbimet e Ambasdadës në Kosovë dhe shërbimet dhe asistencën që ofron shteti amerikan në projekte të ndryshme në Kosovë.
Ambasadorja Amerikane Tracy Ann Jacobson dhe Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi u takuan me grupin dhe të dy ambasadorët shprehën kënaqësi që është prezent në Prishtinë dhe dëshirën që këto histori susksesi të arrijnë të jenë frymëzuese për të rinjtë në Kosovë. Ambasadorja Jacobson e njohu grupin me shërbimet e Ambasdadës në Kosovë dhe shërbimet dhe asistencën që ofron shteti amerikan në projekte të ndryshme në Kosovë.
Forumi i hapur me studentë të Universitetin Amerikan të Kosovës me panelistë nga projekti ishte një aktivitet tjetër intresant .Ai u përshëndet dhe moderua nga Presidenti i Universitetit Amerikan Winfred Thompson. Ne forum nepermjet prezantimeve dhe pyetje pergjigjeve u trajtuan çeshtje nga me te ndryshme nga funksionimi i organizatave
jo qeveritare dhe rendesia e mbeshtetejes së tyre, zhvillimi i sipërmarrjes dhe bizneseve, mardhënia e bizneseve me orgnaizatat shtetërore, kariere apo biznes dhe shumë të tjera. Pjesë e këtij paneli ishin Dr. Shpresa Xhakli, Drejtuese e Fondacionit te Fëmijëve
me Autizëm, B. Bix Aliu, Zv/Ambasadori Amerikan në Mal të Zi, Profesor Peter Christopher nga Instituti Politeknik i Worcester, Giorgio Kolaj, Drejtuesi i Kompanisë Famiglia-DeBartolo, Etrita Ibroci, Zv/Presidente e Grupit Pan European dhe Gazmend Gjonbalaj, Drejtor në Drejtorinë e Aplikimit të Produkteve në Korporatën Bloomberg.
Mbrëmja Gala e Historive të Suksesit Shqiptaro Amerikan u organizua në hotelin Swiss Diamond në Prishtinë. Mysafirët u pritën në tapetin e kuq në Sheshin Nënë Tereza nga Ambasadorja Amerikane dhe Ambasadori i Shqiperisë me bashkëshortet e tyre. Në radhën e të ftuarve ishin politikanë, ambasadorë të huaj, gazetarë, pjesëtarë të
shoqërisë civile, biznesmenë e sipërmarrës, studentë etj. Në fjalën e tyre të dy ambasadorët përmendën rëndësinë e këtij projekti për tu identifikuar me vlerat me të mira, për të treguar se si shqiptarët janë integruar dhe janë kontribues në të gjitha fushat e jetës amerikane dhe mundësinë e ndërlidhjes dhe shkëmbimit të eksperiencave në Kosovë, Shqipëri apo gjetkë.
Ambasadorja Amerikane Jacobson shtroi një drekë për grupin në verarine StonCastle, një investim shqiptaro amerikan ku foli për rëndësinë e investimeve shqiptaro amerikane në Kosovë.
Suksesi është i prekshëm dhe i transmetueshëm dhe nuk ka rëndësi cilës fushë i përket apo nga cili rajon vjen.Të gjithë u ndienë dhe ndanë eksperienca interesante si ata nga Prishtina si Mars Podvorica, Jehona Marku, Ismer Mjeku, Shpresa Xhakli, Gazmend Gjonbalaj e Lumi Hadri, po edhe familja Sela nga Dibra, Venera Bekteshi nga Mitrovica
Etrita Ibroci nga Ulqini, Ina Jasini nga Tirana, Profesori Peter Christopher, shqiptaro amerikan I gjeneratës së tretë në Prishtinë për herë të parë, Angjelina e Gëzim Nika nga Tropoja, diplomati Bix Aliu që udhëtoi nga Podgorica e madje dhe amerikania Jeanine
Fagan që kishte ndihmuar Labinot Bytyqin dhe familjen e tij si refugjatë nga lufta e Kosovës, e cila udhëtoi enkas nga Kalifornia.
Fadil Berisha, një nga partnerët në realizimin e këtij projekti tha se projekte të tilla prekin rininë dhe ata kanë nevojë të frymëzohen dhe të ndihen krenar për arritjet në çdo fushë. Suksesi sjell sukses u shpreh ai.
Një nga qëllimet e këtij projekti tha Vera Mjeku,Drejtore Ekzekutive e projektit, është krijimi i lidhjeve dhe rrjeteve të reja si dhe shkëmbimi i përvojave e bashkëpunimi midis pjesëtarëve të projektit dhe më gjërë. Iniciativa të tilla arrijnë të realizojnë shumë sepse
janë siç quhen në Amerikë “grass roots movements”, ato krijojnë lëvizje të brendshme dhe rrjete bashkëpunimi në çdo fushë. Shprehja e famshme e Presidentit Kennedy, nuk ka rëndësi se çfarë bën vendi yt për ty, por çfarë bën ju për vendin tuaj është një aksiomë që tregon se bashkëpunimi në çdo nivel është i rëndësishëm dhe ka frytet e veta.
Histori të Suksesit Shqiptaro amerikan po punon për promovimin e projektit në Mal të Zi, Shqipëri dhe Maqedoni si dhe mbrëmjen gala të radhës në New York.(U Botua ne Dielli, Janar 2015)
PËLLUMB KULLA NGATËRRON FJALIMET NË FESTËN E DITËLINDJES
Në festën e 75 viteve, Pëllumb Kulla lexon fjalimin e 90 vjetorit/
10 janar 2015 SAN MARINO – SOHO, New York,NY/ nga Dalip Greca/
Manhattan, NY- Ditëlindja e 75-të e Pëllumb Kullës është konceptuar si një festë më shumë se familjare,me pjesmarrje të artistëve dhe gazetarëve, ku surpriza apo sekreti nuk i kanë rezistuar dot deri fund tundimit të vetë Pëllumbit, por edhe organizatores. Edhe pse ftesat e miqëve janë bërë telefonike, fshehurazi Pëllumbit, duke i “vjedhur” atij numrat e telefonave, duket se ka qenë aktori Zef Mosi, ai që e zbuloi, (gjë që vetë Pëllumbi e kundërshtoi seriozisht). Në pritje të ardhjes së vonuar të Pëllumbit në San Marino restorant, thashethmnaja lakoi për nxjerrje sekreti edhe emrat e Gazmir Shtinos, Gëzim Gjyrezit, Gavrosh Levonjës, Bujar Verzivollit, Valentin Veizit, por asgjë nuk u vërtetua. Madje, nuk u vërtetua as hipoteza se sekreti doli nga familja,-Xhuli e lau veten duke thënë se ende nuk e dinte se ditëlindja e kujt po festohej, ndërsa për Erën, të bijën e artistëve, doli garant Flladi. Ditbardhi duke qenë se filmonte, nuk u përzie në debate.
Po ç’rëndësi ka se kush e nxori sekretin?! Surprizat nuk munguan. Festa e 75 vjetorit të regjisorit, shkrimtarit, publicistit Pëllumb Kulla, u organizuar me 10 janar 2015 në restorantin San Marino me pronar shqiptarin Sammy Gashi. Restoranti ndodhet në pjesën e poshtme të Manhattanit, zonë shumë e preferuar, veçanërisht nga artistët.
KRONIKË E EKRANIZUAR
Për të ruajtur ”sekretin” Pëllumbi erdhi i fundit në festën e ditëlindjes së tij të 75-të, por për pak mbeti pa karrige… Era, e bija, organizatorja, që formalisht tentoi ta ruante sekretin edhe pasi festa filloi, gëlltit vërejtejet e pazëshme të të atit. Por shumë shpejt e bija do të fitonte duartrokitje e të pranishmëve, madje edhe buzëqeshjen e Pëllumbit dhe duartrokitjet e Xhulit, tek do të shfaqte një video-foto montazh, që shpalosi me humor jetën 75 vjeçare të babait të saj. Fotografitë dhe filmimet nisin që nga 10 Janari i vititit të lindjes(1940), kur Pëllumbi erdhi në këtë botë pa dashjen e tij dhe me të qarat e parreshtura trembi Zemblakun. Edhe pse ishte kohë lufte, të qarat e Pëllumbit shurdhuan krismat e luftës. Me tekst dhe pamje plot humor, shfaqen fotografi që nga fëmijëria e Pëllumbit, ku përkrah parakalojnë edhe portrete të njerëzve të famshëm, që kanë lindur po me 10 Janar 1940, më pas fotografitë shpalosin kronikën e Pëllumbit,- fëmijë i praptë, shkollar i devotshëm, punëtor nga halli,- Gjyshi i pushkatuar nuk e lejoi të kalonte pengesën për në Akademinë e Arteve në vitin 1959, por një vit më pas ai arrin të kualifikohet, edhe pse gjyshi mbeti prapë i pushkatuar, pas akademisë- regjisor në estradën e Vlorës, por shfaqet sërish hija e gjyshit të pushkatuar, që nga dashuria e madhe që ka për nipin, nuk e lë rehat që nga varri, dhe e shtyn në “braktisjen” e skenës, për “ degdisjen” në guroren e Shashicës; pasi u kalit në gjirin e klasës punëtore emrohet në estradën e Fierit, ku shkëlqeu për 18 vite, duke u bërë Kulla i humorit shqiptar. Në vitin 1990 ai do të linte Fierin për të shkuar pedagog në Akademinë e Arteve, ku mezi e patën pranuar, për t’u bërë edhe Dekan, ndërsa dy vite më pas nisi rrugën e diplomatit; më 1992 Sekretar për Kulturën dhe Shtypin në Ambasadën e Shqipërisë në Bonn, Gjermani dhe një vit më pas Ambasador në Misionin Shqiptar pranë OKB, në Nju Jork (1993-1997).
Rruga e jetës shoqërohet me fotografi, filmime, intervista me humor, batuta, që të shkulin së qeshuri… Duket se grupi që ka punuar për paraqitjen e rrugëtimit të Pëllumbit, ka qenë mjaft i impenjuar dhe ka punuar kolektivisht; ata kanë gjetur mundësi që të intervistojnë edhe amerikanë, që flasin për shkrimtarin e publicistin Kulla, madje edhe pakistanezo-amerikanët, paskëshin dëgjuar për madhështinë e penës së Pëllumbit! Jo vetëm kaq, por për ditëlindjen e tij paskej dëgjuar edhe Kryeministri rus Putin, edhe presidenti amerikan Obama (që këndoi për Pëllumbin “Happy Birthday To You”, edhe udhëheqësi i Koresë së veriut Kim Jong Un, ky i fundit dërgoi mesazh special).
HUMOR MJESHTROR NGA AKTORË E AMATORË
Festimi i ditëlindjes të regjisorit dhe shkrimtarit më kulmor të humorit dhe satirës nuk mund të konceptohet pa humor. San Marino kthehet kështu në një skenë të improvizuar ku aktorë dhe jo aktorë, ish profesionistë dhe amatorë, kanë krijuar një situatë të ngarkuar me humor. Krahas Xhuli Kullës, Zef Mosit, Pranvera Veizit, konkurojnë Alba Bungo, Vili , Era e Flladi Kulla. Eksperimenti është i sukseshëm. Të qeshurat shoqërojnë çdo batutë. Alba Bungo duket se ka marrë përsipër të zëvendësojë mungesën e të atit, Lekës, (që ka shkuar në Shqipëri të këshillojë Kryeministrat dhe Pëllumbi betohet se të gjithë ata që marrin këshilla nga Leka kanë fund të palavdishëm). Leka u ka dhënë nerv e të qeshura përvjetorëve të tjerë të shokut të tij, veçanërisht atij të 70-vjetorit, edhe pse Pëllumbi në shtyp e paditi për shpifje Lekën… Humori nga jeta e përditshme interpretohet bukur dhe të qeshurat nuk kanë të pushuar. Zef Mosi me Pranvera Veizin duartrokiten gjatë. Vili duket se i ka shkuar kot talenti, Flladi është i lirshëm dhe i sigurtë, Alba, po ashtu. Tekstet plot humor duket se aktorët i kanë zgjedhur pa ndihmën e autorit të njohur të cilit po i festojnë ditlindjen, si për t’I thënë “estradat e Shqipërisë ta kanë nevojën, por jo ne!”
Thumbat dhe satira kanë mbetë për në fund. Era ka menduar një lloj “hakmarrje” ndaj të atit që nuk ia ruajti sekretin e kësaj feste. Ajo e sulmon Pëllumbin me komentet nga gazetat e Tiranës, që nuk i lënë gjë pa i thënë,për shkrimet që boton, duke gjuajtë herë me të majtën e herë me të djathtën. Kur gjuan të djathtën, shahet se shpërdoroi shpërblimin si ambasador, kur shan të majtën, i kujtojnë se ka ngrënë edhe në kohë të Enverit dhe e ka bërë për të qeshur atë….Nuk ka nevojë që të sajojë, Era i ka marrë batutat të gatshme nga gazetat online, komente te lexuesve militantë. Pëllumbi vetëm qesh…
PËLLUMBI NGATËRRON FJALIMET, LEXON ATË TË 90 VJETORIT
Qershia mbi tortën e ditëlindjes së 75-të ishte vetë fjalimi i Pëllumbit. Duke qenë se ai nuk ishte dakord me këtë darkë festive,tha se nuk ishte parapërgatitur. Ai jep sqarime për të ftuarit se kur ishin mbledhë si familje e kishin lënë se festa nuk do të bëhej.Ky ishte vendim i formës së prerë. Por fëmijët dhe zonja kishin marrë përsipër të aplikonin stilin surprizë. Ai betohet se e ka marrë vesh lajmin vetëm një ditë më parë.Të gjithë e besuan.
Pëllumbi rrëfehet: “Nga një anë u bë mirë që e mora vesh (edhe pse me vonesë), nga ana tjetër jam lodhur duke bërë prova se si të befasohem. Se unë jam aktor i keq dhe m’u desh të hap sytë, të bëj sikur hutohem, sikur emocionohem që të mos ua prishja qejfin fëmijëve. Po, siç e patë, e luajta keq. Unë prandaj u bëra regjisor se jam aktor i dobët. (Në fakt këtë e ka thënë Leka Bungo). Të gjithë aktorët që nuk bëjnë hajër, bëhen regjisora dhe çuditërisht, sa më aktor i keq të jesh, aq regjisor më i mirë bëhesh. Nga ne, hiqjani rolin e Sali Protopapës, aktori më i keq ka qënë Piro Mani. Ju e keni parë se çfarë regjisori ka dalë ai! Zeusi i regjisorëve!… Belaja më e madhe pas dështimit në provat për habinë e surprises,” vazhdon jubilari, “është se nuk pata kohë të bëja një fjalim për falenderim, për ju që do të më vinit, një fjalim përmbledhës për jetën time. Se nuk kisha një për 75 vjetorin. Nuk e mendoja se do t’i lodh duke i mbledhur miqtë njëherë në pesë vjet. Ama, si sistematik që jam, kisha përgatitur fjalimet për 80 vjetorin deri 100 vjetorin.… Mos habitet njeri se tërë jetën më kanë uruar u bëfsh 100 dhe unë nuk ua prish miqve. Aq më tepër që “u bëfsh 100” më kanë uruar dikur, kur ishim tonët edhe dy Presidentë republike! Dhe urimi i komandantëve nuk është urim, por urdhërim. Kështu gërmova për fjalimet, por i kemi bërë valixhet rrëmujë se përgatitemi për trasferim në Florida dhe nuk e dija ku m’i pat vënë Xhuli. Gjeta vetëm njërin nga ata, dhe atë do t’ju lexoj. Atë të 80 vjetorit!… Jo, qënka i 90 vjetorit! Nuk ndryshon gjë, se edhe atëherë të ftuar po ju, do të jeni. Sinqerisht nuk pata kohë për një fjalim sonte!”
Dhe ai nis të lexojë fjalimin që ka përgatitë për vitin 2030:
“Të dashur miq!
Viti 2030 na ka hapur udhën dhe ja ju prapë u lodhët …(Ëh?! Duhet të jetë “u mblodhët”) të festojmë ditlindjen time. Ju faleminderit! Ja vitet kalojnë sa hap e mbyll sytë. Unë vërtet jam rënduar pak, por do pajtohem me gjendjen. Nuk do të jem më ai llastari i hollë, elegant siç isha kur isha 75 vjeç. Aha, ai trup më del në ëndërr por nuk e arrij ta kem më! Por edhe në këtë moshë kam plot me se të gëzohem…”
Fjalimi më pas bëhet konkret në emra. Pëllumbi parashikon të ardhmen e familjarëve dhe miqëve të vet që ka sonte në festë se si do të jenë ata në 90 vjetorin e Pëllumbit. Prashikon suksesin e nipit dhe të mbeskave, por humori i shkon së shoqes, Xhulit….” Ime shoqe edhe në këtë moshë të avancuar 84 vjeçare,dha provat e mori më në fund patentën e automobilit. (Pëllumbi nuk do të jetë më i punësuar si shofer i saj). Pas një trainingu 40 vjeçar. Po e mori patentën atë ditë që na mbaroi leesa dhe dorëzuam makinën. Edhe nuk e rinovojmë dot se … se ashtu e kemi punën! Xhuli thotë “ta kishim edhe ca ditë vetëm ta parkonja njëherë, se ëndërr e kisha dhe në kurs isha më e mira në parkim paralel….”
Më pas, Pëllumbi, i drejtohet një miku të vet ish të përndjekur: Zija Lepenica dje (në 2030-tën) na gostiti në Arthur Avenue se sapo mori këstin e dytë për vitet e burgut dhe flitet që kryeministri I maxhorances aktuale të 2030 Ilir Meta do të japë brenda këtyre pesë vjetve që vijnë, këstin e tretë”…. Dhe humori vazhdon; ai sheh në 90 vjetor Gavrosh Levonjën, që në 2030-tën kuron gazetën më të madhe shqiptare online dhe vetë sapo mbaroi librin me kujtimet nga turnetë e kombëtares së basketbollit. Ai e pati të lehtë se kujtimet ia plotësonin kolegët e tij basketbollistë të emigruar në Amerikë, Kujtim Kasmi, Lulzim Tela e të tjerë. “Siç e vutë re,” thotë Kulla, “gjatë tranzicionit, kategoria më e suksesëshme e shqiptarëve, ishin basketbollistët shtatlartë. Ata bile arritën që njërin prej tyre për nja dy vjet ta nxjerrin deri kryeministër”…
Në fjalimin e Pëllumbit parakalojnë me nota humori miqtë e shokët… Ai i sheh ata me sytë e 2030-tës: “Gazmir Shtino e ka shtuar humorin. Vazhdon u tregon barzeleta pensionistëve amerikanë dhe ata shkulen së qeshuri. Ia kam zili Gazit e nuk ia kuptoj sekretin: gjen barzeleta shumë të bukura, apo amerikanët gajasen se ai ua tregon në anglisht?”…
Të qeshurat dhe duartrokitjet nuk rreshtën gjatë gjithë darkës…. (Fotografite i shihni ne facebook)
PEIZAZH KANADEZ
NGA EGLANTINA MANDIA*/
SHTËPIA E MEGIT/
Unë desha ta filloja këtë shkrim me Megin.Kaçurelsen e vogël trevjeçare, që e ndryshoi jetën e prindërve të saj dhe shumë të tjerëve, nga komuniteti shqiptar i Windsorit.
Asnjeri nuk e merr dot me mend para se ta provojë, se sa e gjatë dhe e vështirë është rruga përtej largësive, qoftë edhe në një vend jashtëzakonisht miqësor dhe me një respekt të veçantë për çdo gjë njerëzore, siç është Kanadaja.
Ne na përzuri viti i çmendur 1997!
Pjesa më e madhe e të ikurve në këtë qytet, janë pas atij viti, që askush nuk ka dëshirë të flasë për të, as për ta kujtuar. E kështu del që s’je gjë tjetër, veçse “një rrënjëshkulur’.
”Apo s’ ka furtuna e dimra të gjatë, të lodhshëm, ku secili pyet veten: “përse ndodhem në këto anë, larg detit dhe diellit tim?”
Sado të përpiqesh, zor se i gjen fjalët e përgjigjet për pyetjet që të mundojnë. Ndërsa alarmi shtohet nga lajmet e hidhura që vijnë çdo ditë. Bota me të vërtetë është bërë e vogël, deri sa ç’ndodh në Tiranë, apo në Vlorë, i sheh në ekranet e televizorëve në çdo cep të dheut.
E ja papritur, në këto ditë, merr një lajm të jashtëzakonshëm, nga mami i Megit; pas një pritje tepër të gjatë, po vjen një bebe, si një engjëll i zbritur nga qielli për të na gëzuar të gjithëve, të mëdhenj e të vegjël.
Megi ish plotësimi i jetës sonë dhe një nga përgjigjet e pyetjeve që i bënim vetes, se jemi këtu kaq larg, për të ndërtuar një jetë të re, krejtësisht të re nga ajo që lamë pas. Një çmenduri e vërtetë, me hapje deposh plot armë të mallkuara e kallashnikovë rusë, që kërcasin qoshe me qoshe, vrasin njerëz të pafajshëm, ndërsa Presidenti i Republikës rizgjidhet përsëri në Parlament, në mes të luftes civile.
“Ndaluni njerëz, ç’po bëni? Nuk e shihni që jeni buzë greminës?”, – bërtasim ne, përtej detrave dhe oqeaneve, larg e larg, mërguar!
Po kush të dëgjon?
Dhe ja ku na vjen, një çupëz e vogël, një engjëll nga qielli si për të na kujtuar sa e bukur është kjo e shkretë jetë, kudo që të jesh, kudo që të ndodhesh. Ligjet e saj janë njësoj, me lindje, dasma, dashuri, ëndrra dhe shpresa, qoftë edhe për një shtëpi si kjo, që prindërit me njëqind sakrifica, turne nate e dite dhe një ore në mes, sa për të këmbyer Megin midis turneve, sepse ata e rritën dhe selitën vetë, dhuratën e tyre të zotit, me sytë larushe plot lëng, të shëndetshme dhe plot gëzim, këngëtare dhe valltare, çamarroke që s’lë dy gurë bashkë.
Megi është përfaqësuesja e gjithë atij brezi kanadezo-shqiptar që lindi në këto vise të Doruntinave. Megin e shpunë prindërit në krahë, në shtëpinë e bukur, fare pak ditë pas ditëlindjes së saj.
Shumë bashkatdhetarë, janë vendosur me kohë nëpër shtëpitë e tyre, e shumë fëmijë të tjerë tashmë adoleshentë, ndjekin gjimnaze e shkolla shtatëvjeçare, si Ashly e Enxhi D , Joni K,( vëllai i vogël i Klintit, studend në universitet për mjekësi,dhe Xhinit,në degën e neuroshkences) Tre djemtë e familjes Kercani,nuk janë gjë tjetër veç pasqyrë e shkëlqyer e prindërve të tyre.Sikurse Joni M, e shume femije te tjere kanadezë, që ditën e parë që lindën.
Gjithashtu, vajza e djem, që lanë shtëpitë kutishkrepse, në mëmëdhe, e blenë pas ca vitesh shtëpi të verteta,ne Windsorin e largët, sipas mundësive e takatit .
Ndaj është e kuptueshme dëshira e tyre për një jetë më të mirë e shkollim.
Po përgjigjen e vërtetë të këtij brezi, e mësova nga poezia e gjimnazistes 16 vjeçare, shqiptaro kanadeze, Albana.P. (mbesa e vogël e Flutres) botuar në Antologjinë vargjeve të shkrimtarëve të rinj kanadezë.
SHTËPIA.
Era më pëshpërit ngadalë
Unë pyes veten: çfarë po thotë?
Atdheun që dua,
Atdheun që lashë.
Shtëpi e mbushur me trishtim
Ne qajmë për shumë arsye…
Unë jam e frikësuar se jam e mitur
Dhe krejt e papërgatitur.
Një puhizë ere më drithëron,
Një dorë e ngrohtë mbërthen dorën time
Lotët më treten në faqe.
Vështirë t’i bëj ballë atij vështrimi
Një gjethe panje priste ardhjen time,
Me një harmoni të përsosur ngjyrash të zjarrta
Flokët e borës së bardhë mu derdhën mbi supe
Kjo qe mirëseardhja në Atdheun e Ri,
Pra, në shtëpinë time.
Gjuhë të re do të mësoj,
Tradita krejt të reja do të ndjek
Megjithëse zemra ime është këtu ku jetoj,
Një pjesë e saj, ka mbetur në Atdhe.
FLUTRA
Mikja jonë, mësuesja e gjuhës shqipe dhe psikologjisë në një akademi të njohur, Flutra X. na mblodhi për herë të parë me rastin e ditës së mësuesit, afro 7 vjet më parë.
Flutura, është një grua e qeshur, optimiste, që e gëzon çdo gjë, anekdotat, muzika, sporti, filmat, dhe veçanërisht librat.
Atë ditë ishim mbledhur për të krijuar sektorin e gjuhës shqipe, në bibliotekën e qytetit me libra të dhuruar nga ne të gjithë.
U përpoqëm të pasuronim sidomos seksionin i librit për fëmijë. Shpresonim që të kish sukses edhe shkolla e fillores në gjuhën shqipe, por për fat të keq, nuk u realizua.
Kështu lexuesit e rregullt të librave shqip, mbeten miqtë e kësaj biblioteke origjinale, që na mbledh rreth tryezave, zakonisht një herë apo dy herë në javë, ku këmbejmë librat e lexuar dhe bëjmë komente për ta.
Sigurisht, kur erdhëm në fillim, të tronditur nga një luftë e padëshëruar me rrëmbim armësh, me shkërmoqje qeverish si të qenë prej kartoni, me klithmën atdhetarëve “Ku po shkon o e mjera Shqipëri? Dhe entuziazmit të pakuptuar të ca tipave, që deshën ta sheshojnë mëmëdheun, ta shihnin si Kartagjena, shkrumb e hi, vetëm sa të ngrohnin mjekrat e tyre anarko-revolucionare. Po zaten, ujku mjegull do!
Atë ditë, Flutra kish përgatitur edhe fjalën kryesore:
“Arsyeja që na kanë mbledhur së bashku dashamirës të librit, është dita përkujtimore e hapjes së Mësonjëtores në Korçë. Mësonjëtorja, qe një ëndërr dhe një program për t’u realizuar nga Rilindasit tanë, Naimi, Samiu, Jani Vreto, Vaso Pasha, Pandeli Sotiri. Mësuesen e parë të kësaj shkolle, Sevasti Qiriazin, e bekoi vetë ndërgjegjia e Rilindjes kombëtare, Naim Frashëri.
Për të qenë më të saktë me të vërtetën historike, Shkolla e Parë Shqipe është hapur në Kurbin, në vitin1632, e pasuar nga shkolla e Përdhallës, më 1638, e shkolla e Blinishtit më 1639, më pas shkolla private e Shkodrës, duke arritur deri tek Akademia e Voskopojës në 1750.
Veç, Mësonjëtorja është një hap gjigand në masivitetin dhe arsimimin e gjuhës shqipe, përpjekje e shoqërive të mërgimit dhe fitore e Lëvizjes Kombëtare. Historia e alfabetit u bë devizë masive në fund të shekullit të 19 “Të rrojë a,b,c,”, që qe ngulur në shpirtin e shqiptarit si një dritë e së ardhmes, për të cilën mësuesit e parë: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Papakristo Negovani dhanë edhe jetën, duke u bërë dëshmorë të dritës e diturisë, duke u lënë bashkatdhetarëve dashurinë për arsimin, si në asnjë vend tjetër.
Është një cilësi e lartë, me të cilën mund të krenohemi. Na u fut në gjak dëshira për shkollim dhe po e tregojmë edhe këtu ku jemi, se jemi në gjendje të sakrifikojmë gjithçka për arsimimin e fëmijëve tanë.
Hapja e Mësonjëtores më 7 Mars 1887, u bë një simbol e vite më vonë festë e mësuesit, jo se qe shkolla e parë, por sepse qe flamurtarja e një ëndrre të madhe.”
Flutra, na ka sjellë gjithmonëë gëzime. Ajo tregon aq bukur, sa të mahnit.
Kur iu fejua mbesa e madhe, me djalin që dashuronte, erdhën menjëherë fotot me grupin e rinisë universitare të Windsorit, të cilët kishin organizuar surprizën e propozimit. Shpërndarë në anët e rrugës fshehur pas xhamave të padukshëm të veturave, fotografonin, uljen në gjunjë të djaloshit, një princ i bukur, që i propozon princeshës së tij të zemrës!
E ajo pak e hutuar nga lumturia përgjigjet: “Sigurisht” dhe e vendos unazën në gisht.
Hapen njëherësh dyert e makinave, dalin miqtë dhe brohorasin.
Shokë që në gjimnaz, tani studentë të mjekësisë, jurisprudencës, financës, jo vetëm aq: një pjesë edhe me master, siç qe edhe çupa e sapofejuar.Apo te sapo dipllomuarit e ketij viti,arkitektja e talentuar Alba Zagorcani dhe vellai i saj Andin duararte ,ne fakultetin e inxhinerise mekanike.Rini e bukur shqiptaro-kanadeze, që mban lart me krenari, emrin shqiptar! Ne na mbushen sytë me lot gëzimi!
Pas kësaj erdhi dasma!
Një fantazi e jashtëzakonshme, e ndritshme, dasmë thuajse e paharruar, që lumturoi gjithë komunitetin, fiksuar në një album artistik fotografish që të lënë krejt pa gojë.
E GËZUAR QOFSH PËRJETË, SHPIRTI YNË I BUKUR, FLUTRA
E DASHUR MOTËR
Tiranë, shkurt
Unë dje isha me temperaturë dhe sot në mëngjes e kisha kokën daulle, po pasdite, u bëra më mirë dhe nga ora 1100 e natës, u kuturisa të flija.
Siç e di, këto janë “orët personale” të njeriut, që priste t’i mbijnë sa më shumë krahë!
Me padurim lexova letrën tënde, jo kartolinat ceremoniale, po këtë letër të vërtetë, shkruar ashtu rrëmujë me shkrimin tënd “prej doktori”, plot enigma e rebuse e mu desh të qaja njëherë e mirë.
Qava për të gjithë lotët, që janë ndrydhur në shpirt, që prej ikjes tënde. Qava rininë tonë të varfër dhe të humbur, qava për mallin tonë të përjetshëm.
Rreshtat e letrës tënde rëndojnë nga pesha e dhimbjes për këtë copë të vockël toke, ku kanë mbetur kujtimet, njerëzit, lindjet dhe vdekjet, që u jep jetë sa herë i përshkruan.
Këto kohë, njerëzia bëjnë protesta apo fushata kundër mullinjve të erës.
Skeptikët i dëgjojnë, tundin kokën e turfullojnë.
Ciklet tona të jetës maten me madhështinë e marrëzisë, ku narcizistët zënë vendin e parë në garë.
“Tek pi duhan mes tymit, flas menduar
Sikur me shekuj rron një fis i marrë
Përjetësisht në urrejtje i bashkuar,
Çuditërisht në dashuri i ndarë.”
I madh është Dritëroi, një filozof ironik. Mua më pëlqyen jashtëzakonisht këto vargje.
Dhe mimozat, si ata zogjtë e sapodalë nga veza, nuk duan t’ia dinë.Kanë shpërthyer, si budallaçka të vogla që janë.
Të kam kujtuar, kur shkova nga Liqeni, ku dikur pinim një kafe.
Windsor, Mars
Letrat tashmë na mungojnë të gjithëve! Na merr malli edhe për postierin, me biçikletën karakatinë, kapelën e zbardhëllyer dhe atë gëzimin njerëzor, të paharruar, kur të sillte nga larg, një kumt të shumëpritur. Letrat, që me kalimin e kohës, bëheshin dëshmi të patjersueshme shpirti, e dorëshkrimi, qysh nga pergamenat, si një amanet i kohës! Këto mendime më turbullojnë, sa herë rishikoj postën elektronike dhe këmbimet e mesazheve lakonike të epokës moderne me ty, e shtrenjta ime
Dhe ja paskan çelur mimozat si paralajmërueset e para të pranverës ndërsa këtu tek unë, pishave po u këputen degët nga bora dhe akulli i të ftohtit polar, që ka përfshirë viset tona veriore. Unë e di që ti e do shumë pranverën dhe më thoshe gjithmonë, se vetëm në këtë stinë, dua të jetoj përjetësisht.GËZUAR DITËLINDJEN! SHËNDET E SHUMË GËZIME!Sa herë na vijnë përvjetorët e ditëlindjeve, na duket sikur jemi para një pasqyre, në të cilën e shohim veten me shpejtësinë e një filmi pa zë, si në kohët e Çaplinit të madh.Në qoftë se vërtet në këtë pasqyrim shohim vitet që rrëshqasin dhe ne sado të vrapojmë, nuk i kapim dot, s’kemi pse ta vrasim aq shumë shpirtin, as ta ngarkojmë me trishtim, sepse jeta sidoqoftë, në çdo rrethanë, mbetet e bukur.Në këto anët tona na kthehet dimri aq shpesh, sa nuk po e besojmë më as ngrohjen e planetit.Më ka marrë malli dhe më mungon, jashtë mase.Ditëlindjet na janë varfëruar, ngase i kemi largësitë të pamatura.Edhe unë i kujtoj vrapimet tona në rrugët e Tiranës në pranverë dhe në vjeshtën e praruar, kur gjithçka, për të mirë a për të keq, kalonim së bashku. Më merr malli për erën e athët të detit, për muzgjet dhe perëndimet e jashtëzakonshme të plazhit, kur dielli, si disk i zjarrtë humbiste në kaltërsinë e detit.Ose siç thoshin fëmijët tanë kur ishin të vegjël: “dielli humbi në det!”Si ëndërr më duken këto ditët tona këtej oqeanit.Kjo është e vërtetë për të gjithë mërgimtaret, qofshin edhe ata me të suksesshmit e më cinikët. Njerëzia kanë lënë jetën në ato brigje.
Tiranë, Qershor
Vapë e padurueshme. Sot ka rënë shi, që na e shtoi më keq valimin e ajrit. Nuk thonë kot, se nuk duhet t’i hedhësh ujë zjarrit.
Dua të shkruaj ndonjë gjë të bukur e të gëzueshme, po sot kjo është e pamundur. Sepse ky lajm është më tepër për të qarë se për të qeshur.
Partia Komuniste e ringjallur, si plaku Mere, që u ngrihej nga qivuri kur e shpinin për ta varrosur, na ka dalë me ca programe fantastike moderne:
1-Të vendoset në vendin bosh, bash në shesh ku ka qenë monumenti i komandatit, sepse na i paskësh djegur me të vërtetë malli, për Enver Hoxhën!!
2-Për të lënë të lirë mariuanën në Lazaratin e rrethuar, shtet brenda shetit, shteti i drogës!!
Pra, siç e sheh, vazhdojnë “Rëniet dhe shkëlqimet e shokut Zylo, ose e kundërta, merre si të duash!
A e vlen që ky lajm të kapërcejë oqeanet? Nuk e di. Di që çdo ditë, njerëzia hapin sytë e përpiqen të marrin një çikë me tepër vesh ç’po bëhet përreth tyre. Është si duket një troshitje dhe lëkundje e re, sa disa humoristë parashikojnë shkrirje të mëdha partish me pendul që nuk dihet nga do të anojë: majtas, djathtas, në qendër, apo në grykën e një krateri…
Nuk e gjejnë dot se çfarë pike mund të gjendet ajo farë lëndine ku të prehesh.
Për këtë me sa duket me tepër se të gjithë të tjerët, ne shqiptarët kemi lëndinën e vdekjes. Por fatkeqësia është, se edhe atë nuk e kemi lëndinë.
Nuk e di përse gjendem kaq bosh, sikur po notoj dhe kam humbur orientimin.Më duket se në ankthin e përgjithshëm, më shtohet edhe ankthi i mungesës tënde… Kështu bëhen disa ankthe bashkë, në një kohë kur më duhet ta bind veten se duhet të jemi të fortë, të qetë dhe pse jo edhe të gëzuar.Edhe kjo është një lloj lufte e brendshme, ku nuk dihet se kush do të fitojë!
Windsor,shtator.
Ajo dihet që do të fitosh ti zemra ime, ti gjithnjë fiton mbi çdo furtunë e stuhi. Ti qe vendose të mos ia prishje karrierën bashkëshortit tënd, që pas 55 viteve nuk do të adoptohej kurrë këtu, as do të mundej të ushtronte qoftë edhe një profesion tjetër, veç mjekësisë. Nuk qe trimëri e madhe, të marrësh rrugët… më e madhja trimëri është të qëndrosh aty, ku ti i lutesh zotit të të japë edhe ca krahë të tjerë për të shterguar fort e fort, familjen, farmacinë tënde të vogël, për të mbajtur gjallë jetën me nipa e mbesa!Ti, që asnjëherë nuk shikon anët e errëta të jetës, po kërkon kudo dritën dhe gjeneralin e mirë, DIELL!A e di se këtej, “len diell, e nuk të nxeh”, si në vargjet e Mujit e Halilit?
Tiranë, shtator 2013
Mu shfaq vetja dikur kur isha personazh një çikë qesharak nga “xhelozia” për ty. Ishte koha kur e pyesja mëmën:
– Si e kam emrin e dytë?
– Edima.
– Jo, nuk e dua, nuk e dua, po motra si e ka?
– Dallëndyshe.
– Edhe unë e dua dallëndyshe! Pse më kini vënë këtë emër të shëmtuar?
Në atë çast me vërtik hapet dera e në prag shfaqet dallëndyshja me ca sy të çakërdisur, e lagur deri palcë nga shiu, me flokë të ngjitur pas kokës dhe ujin që i kullonte nëpër faqe dhe në qafë e cila, ngjante më shumë me një mi të lagur, sesa me një dallëndyshe bishtgërshëre.
Megjithatë, Edimaja doli me vrap në oborr, hapi krahët e ngriti kokën nga qielli, që lëshonte ujë me shtamba dhe priti të lagej sa më shumë, që kështu t’i ngjante dallëndyshes.
Nuk e di ç`u bë ajo xhelozi fëminore!
Tani sapo hapa postën dhe lexova mesazhin tënd. Çdo fjalë e jotja më depërton në çdo qelize dhe ky është ai dyzim që lidh shpirtrat tanë binjakë.
Vërtet paska dalë diell e nuk po të nxeh, e shtrenjta ime?
Mos i merr asnjëherë seriozisht qarjet e mia!
Kam një porosi, mos e lësho penën nga dora! Ajo është dashuria jote e vërtetë. Ke qëndruar gjithmonë mbi realen dhe jetës tënde i ke dhënë qëllim, bukurinë, që të ka qëndruar përjetë besnike!
Të puth me mall. Je gjëja më e shtrenjtë që kam.
P.S. Sa mora vesh për autoren kanadeze, Alice Munro, fituese e çmimit Nobel, të kujtova ty.Kam përshtypjen se më ke folur për të, kur po e lexoje.
Windsor, tetor
E dashur motër,
Edhe unë u gëzova për A. Munro dhe çmimin e saj Nobel, se është vërtet një shkrimtare shumë e mirë, që ka shkruar edhe një novelë, “Virgjëreshat Shqiptare”, me ngjarje e viteve `20, në Malësinë e Madhe.
Sigurisht, do të isha më e lumtur të kish fituar Shqipëria ime e vogël, se ç’është e vërteta ajo shkrimtarin e ka më të madh se Kanadaja e madhe.
Pas këtyre mesazheve, Flutra me bibliotekën tonë shëtitëse, vendosi të bëjë një lloj aktiviteti, apo një diskutim të hapur letrar, sepse në rrethin tonë janë edhe disa zonja me vullnet të madh si Mimi B., që e kanë mësuar anglishten, sepse kanë vajtur në shkollë për katër vjet rresht, në shi, në borë e në akull . Kanë lexuar shumë autorë, midis tyre edhe A.Munronë.Po ka shumë të tjera që nuk kanë asnjë mundësi të krahasojnë “Virgjereshat shqiptare”, me “Prillin e thyer” të Kadaresë, krenarisë sonë kombëtare.
Lexuam edhe një interviste të A. Munrosë, për të kuptuar në thellësi një personalitet të fuqishëm si ajo.
Intervista është pak a shumë kjo:
““Unë kam qenë e interesuar për leximin shumë herët, pasi, më ishte lexuar tregimi “SIRENA E VOGËL”, shkruar nga Hans Christian Andersen, dhe nuk e di nëse ju e mbani mend “SIRENËN E VOGËL”, por ky është një rrëfim tmerrësisht i trishtuar. Sirena e vogël bie në dashuri me princin, mirëpo ajo nuk mund te martohet me të, sepse ajo është një sirenë. Dhe kjo është aq e trishtuar. Sidoqoftë, sapo e kisha mbaruar së dëgjuari këtë rrëfim, dola jashtë dhe i erdha rrotull e rrotull shtëpisë ku jetonim, shtëpisë sonë me tulla, dhe kam bërë një rrëfim me një fund të lumtur, sepse mendoja se kjo ishte duke ndodhur për shkak të Sirenës së vogël, dhe kjo prej mendjes sime u klasifikua në mënyrë të gabuar se rrëfenja ishte sajuar për të qënë një rrëfim ndryshe, vetëm për mua, kjo nuk ishte duke shkuar rreth e rrotull botës, por e ndjeja se kisha bërë gjënë më të mirë, dhe nga tani e tutje, Sirena e vogël do ta martohej me princin dhe ata do të jetonin të lumtur. Ajo e meritonte, pasi kishte bërë gjëra të jashtëzakonshme. Asaj i duhej t’i ndërronte gjymtyrët e saj. Duhej të kishte gjymtyrë si njerëzit e zakonshëm dhe të ecte, por çdo hap që bënte, i shkaktonte dhimbje pikëlluese! Pra, e shihni. Ky ishte një fillim i hershëm, në formë të shkruar..Unë bëra tregime gjithë kohën, sepse kisha për ta kaluar një udhë të gjatë deri në shkollë, dhe gjatë atij udhëtimi në përgjithës,i do t’i mendoja tregimet. Sa më e vjetër që bëhesha, tregimet do të ishin gjithnjë e më shumë për veten time, si heroinë në njërën apo në një situatë tjetër, dhe fakti se tregimet nuk po publikoheshin menjëherë për botën, nuk më brengoste. Nuk e di nëse ndonjëherë mendova që njerëzit e tjerë t’i njihnin, apo lexonin ato. Kjo kishte të bëjë me vetë tregimin, një tregim shumë i kënaqshëm nga pikëvështrimi im, me idenë e përgjithshme të trimërisë së Sirenës së vogël, se ajo ishte e zgjuar, se ajo në përgjithësi ishte në gjendje për ta bërë botën më të mirë, pasi ajo do të mbërrinte atje dhe do të tregonte fuqitë e saj magjike dhe gjëra kësisoj. Kur unë isha vajzë e re, nuk pata asnjë ndjenjë të inferioritetit rreth të qenit një grua. Dhe kjo mund të ketë ndodhur pasi jetoja në një pjesë të Ontarios, ku gratë e bënin pjesën më të madhe të lexuesve, duke i thënë shumicën e tregimeve, burrat ishin jashtë dhe bënin punë të rëndësishme. Ata nuk merreshin me tregimet. Kështu që unë, u ndjeva tamam si e shtëpisë.
E pra, natyrisht, në ato vitet e para gjë e rëndësishme ishte fundi i lumtur, unë nuk duroja dot përfundime të palumtura, për heroinat e mia. Dhe më vonë unë fillova të lexoj gjëra si “LARTËSI TË STUHISHME”, ku zënë vend mbaresa shumë e shumë të palumtura, kështu që idetë e mia i ndryshova plotësisht dhe shkova në përfundime tragjike, të cilat me kohë, zura t’i pëlqeja.
Kur u rrita dhe takova disa njerëz të tjerë, të cilët ishin duke shkruar, kuptova se puna ishte cazë më e vështirë nga sa kisha pritur. Por unë asnjëherë nuk hoqa dorë…
Unë gjithmonë përgatisja ushqimin për fëmijët e mi. Kam qenë shtëpiake, kështu që jam mësuar për të shkruar në kohë pushimi, dhe nuk mendoj se kam hequr dorë ndonjëherë nga kjo edhe pse ka pasur raste kur isha shumë e dekurajuar, pasi filloja të shoh se tregimet të cilat isha duke i shkruar, nuk ishin shumë të mira, se unë kisha për të mësuar shumë, dhe se kjo ishte një punë shumë, shumë më e vështirë nga sa kisha pritur. Por unë nuk u ndala, unë nuk mendoj se e kam bërë ndonjëherë këtë.”
AFERDITA N.
Se do ta gjeja pikërisht këtu në Windsor, shoqen time të fëminisë së hershme, Afërditën, nuk do e besoja kurrë.
Ama fjala e urtë thotë se “Vetëm mali me malin nuk piqen, ndërsa njeriu me njeriun po”.
Edhe unë, s’po u besoja syve të mi.
– Nga u gjende edhe ti këtu?, – pyeta e habitur.
– Është histori e gjatë, që kërkon një nate dimri për ta rrëfyer, – u përgjigj.
– Ma trego sidoqoftë, – i thashë.
– E kam të shkruar në ditarin tim, po për të rrëfyer, nuk mundem më. Dua të harroj me çdo kusht, por është e pa mundur, sepse nuk ka qënë një ditë, por vite të tërë, të gjatë pambarim.
– Më fal, – i thashë, – E kam vetëm nga malli i atyre ditëve të pafajshme, kur luanim kukamçefthi në brigjet e Lanës.
– Mua më duket se ka kaluar një shekull, – Mu përgjigj ajo, duke parë një tufë me rosa të egra që po niseshin për shtegtim, nga dritarja e restorantit “Lili Kazili”, ku ishim ulur.
U takuam përsëri e përsëri. S’ bëra më asnjë pyetje. E dija se i duhej kohë për të nxjerrë ditarin e saj, me plagë të gjakosura shpirti, plot vraga të pambyllura njerëzish, që rikthehen në jetë, nga Perandoria e Hadit…
FAQE NGA DITARI I SAJ …
“Më 28 shtator 1982, arrestuan bashkëshortin tim. E thirrën në Këshillin e Lagjes dhe e mbërthyen me pranga. Pas kësaj, jeta jone u shkatërrua. Atin e fëmijëve e rrëmbeu kuçedra. Pesë burra erdhën dhe kontrolluan shtëpinë. Ne mbetëm vetëm, pa asnjë mbrojtje. Malli shfaqet në sytë e pafajshëm, të përlotur të çupave tona të parritura
Një greminë, një humbje shprese ndihet kudo “Komplotet” vijnë njeri pas tjetrit…Gremina thellohet.Terrori, është jashtë çdo përfytyrimi njerëzor. Gënjeshtra thuren duke mos lënë asnjë të çarë.
Sundimtari, i velur me dashurinë e besnikëve, filloi t’i urrente për vdekje.I fishkëllente kur i përgjëroheshin për mëshirë e me fort i godiste, me mllef dhe pa kurrfarë pendese.Me qindra njerëz të pafajshëm e pësuan…
Kohë e llahtarshme, mjerë kë zuri! Po fëmijët e te dënuarve ç’faj kishin bërë që i shpërngulnin nëpër fshatra të largët, të humbur në Internim?
Edhe ne, na erdhi makina e Degës së Brendshme.Na nisën drejt Elbasanit, Ndërsa po zbrisnim nga makina çupës sime të vogël, i ra të fikët.Kur e pashë vajzën pa ndjenja, thirra për ndihmë.Asnjeri nuk afrohej. Atëherë klitha:
“Ndihmë! Më iku vajza!”
Më në fund, na doli një grua veshur me bluzë të bardhë, mjeke a infermiere, një zot e di. Bëri një kontroll formal dhe tha se ajo nuk na paskësh asgjë për t`u alarmuar.Pas tri orëve të tjera pritjeje, denjuan të na fusin në një zyrë, ku shefi i Degës së Internimit na komunikoi vendimin:
“Internoheni të tria me nga pesë vjet, në fshatin Kosovë. Shkoni bëni gati plaçkat dhe për dy orë, duhet të niseni”.
Unë e pyeta: “ Me çfarë motivacioni internohemi?”
“E dini vetë ju”, – ishte përgjigja e tij.
“Unë s`di asgjë”, – i thashë.
Drejt fshatit Kosovë, udhëtojmë në heshtje të tria bashkë. Vajzat përqafuan heshtjen, vetminë dhe punën e rëndë. Natën vonë, me dhimbje, lotojmë pa fjalë.
Fshat Kosovë, mesnatë, 30 shtator 1982
Mbërritëm para shtëpisë me gurë, pa derë, shumë e shkatërruar dhe shumë larg fshatit…
Na urdhëruan të zbrisnim. Dolëm të tria. Ç‘të shihnim!
U trishtova, më dolën lot nga sytë dhe i thashë shoqëruesit: “Si mund të jetojë këtu një grua e vetme me dy vajza, në këtë shtëpi të shkatërruar, pa derë, larg fshatit dhe pa njerëz pranë?
Ai më tha se çdo gjë do të rregullohej. Urdhëroi kryetarin e Këshillit të Fshatit, të vinin një derë të re e të rregullonin çdo gjë tjetër që ishte e nevojshme për të jetuar.
Në mesnatë, u futëm të tria në shtëpi, vetëm, të trishtuara.
Pasi pastruam e sistemuam, u shtrimë të lodhura.
Në këtë shtëpi do të ngrysim vitet… Këtu do të jetojmë…
S‘do të humbasim. Më shpëtuan lotë nga sytë dhe në heshtje, përqafova fëmijët. Shëndet të kemi, pa çdo gjë do të rregullohet. Kam dy fëmijë, më zuri… Do të duroj…
Fshat Kosovë, më 5 tetor 1982
O fshat i mjerë! Ç‘hije të rëndë paske!
Tek ty ne erdhëm të jetojmë. Me trishtimin që mbajmë në shpirt, se shumë e rëndë është vetmia, pa njerëzit tanë pranë. Në një shtëpi përdhese, e shkatërruar, me gurë, vetë mundohem të krijoj gjithçka të domosdoshme, për kushtet elementare që na duhen për të jetuar…
Thurëm oborrin me gardh për ta izoluar.Vendosëm pllaka betoni në oborr, për të mos ecur në baltën e dimrit. Mbollëm lule për kënaqësinë tonë…
T‘i soditim ato kur të çlodhemi në oborr, në ditët me diell… Në guzhinë ngritëm një lavaman me llaç e tulla, për larjen e enëve. Hapëm një vrimë në mur, që të kalonte uji… Vendosëm një tub nga jashtë e një qyp të thyer, për të mos hyrë minjtë brenda në shtëpi… Kushte shumë të
vështira për të jetuar, në këtë fshat të mjerë, ku na sollën të tria bashkë, në vetminë tonë…
Fshat Kosovë, më 25 tetor 1982
Gjithçka më trishton në këtë vetmi ku jemi, në këtë shtëpi të errët, ku dyert kërcasin e hapat tona rënkojnë nga dëshpërimi.
Nga dritaret e vogla në mur, s‘hyn dritë…
Jashtë qetësi anë e mbanë… Asnjeri nuk lëviz. Shoh shiun e rrëmbyer, që bie e s‘pushon
Era ulërin herë e fortë e herë e ndrojtur, sikur i vjen keq për ne…
Të tria bashkë jetojmë në vetminë tonë…
Në këtë hapësirë të errët, duke i buzëqeshur vdekjes, mendoj me vete në do të arrij të mbijetoj këtu me dy fëmijët e mi… Në këtë vetmi të harruar, të braktisur nga çdo gjë, pyes në do të vijnë ditë me diell, që të na ngrohin. Oh… Duhet të ngrihem, të bëhem e fortë me çdo kusht.
Duhet të duroj, të përpiqem të mbaj fëmijët me shpresë. Dy vajzat e parritura, janë jeta ime. Duhet t‘i mbaj pranë, t‘i ushqej me ngrohtësi, të përpiqem tua largoj trishtimin, që i mundon. Të përpiqem tu ngjall dëshirën për të jetuar. Me pak dritë e me shpresë, të mbrojmë jetën. Me punë e me përpjekje, të largojmë plogështinë e trishtimin. Të arrijmë të përballojmë vështirësitë e të keqen, që na mundon, duke qenë gjithmonë bashkë. Të lehtësojmë dhimbjet e të vlerësojmë jetën… Do të punojmë në bujqësi së bashku me punonjësit e tjerë…
Kjo do të na mbajë gjallë. Kështu do të ndjehemi më të lehtësuara dhe do ta ndjejmë që akoma jetojmë… Unë dhe vajza ime e madhe filluam punë në bujqësi, ndërsa vajza e vogël filloi shkollën e mesme bujqësore.
Fshat Kosovë, më 30 tetor 1982
Në fshatin Kosovë fillova punë në fermë. Punoja së bashku me gratë në bujqësi. Së bashku me to, punoja gjithë ditën. Përpiqesha të punoja si ato dhe nuk ankohesha. Në diell e në erë, në shi e në borë, puna vijonte njësoj. Çdo ditë bashkë, ngroheshim me njëra-tjetrën. Kështu kalonin ditët e një jete të plagosur. Lodhja e trishtimi që ndiejmë, na mundon. Të gjitha gra të pafajshme, vuanim në mjerim, të harruara, duke punuar gjithë ditën. Kur vinte ora, të gjitha vraponin të
shkonim në shtëpi, në foletë e tyre, ku i prisnin fëmijët. Gra të lodhura që punonin edhe në shtëpi, me shumë lodhje e mundim për të rritur fëmijët…
Fshat Kosovë, dhjetor 1982
Rreth nesh, çdo gjë është e errët e pajetë. Bëjmë kujdes, qëndrojmë pranë njëra tjetrës, në këtë hapësirë të heshtur e në këtë shtëpi të vetmuar. Mendoj ditë e natë… se dhe muret kanë veshë… Kur vijmë nga puna, mblidhemi vetëm ne të tria. Bisedojmë me njëra-tjetrën, në ngrohtësinë tonë, çlodhim trupin e zgjojmë dhimbjet që na mundojnë. Kur shoh vajzat të trishtuara, zemra më pikon…
Na kanë prerë rrënjët… A është kjo një ëndër… apo… Kjo është një vdekje e përditshme, liria na mungon. Liria është një e drejtë e çdo njeriu të thjeshtë… Ne nuk e kemi.
Jetojmë larg njerëzve të izoluar. Asnjeri nuk vjen tek ne. Një jetë e mjerë, që rrjedh me vuajtje dhe me vetmi dhe asgjë tjetër.
Të cfilitura çdo ditë, nga puna e rëndë… Vetëm me sy, komunikojnë me njëra-tjetrën dhe lotojmë. Të ngrira, të ngrysura të vetme në terr e gjëmime. E tillë është kjo jetë këtu ku jemi… e pashpresë, duke ushqyer çdo ditë qëndresën, që na mban gjallë.
Fshat Kosovë, nëntor 1983
Gjithë ditën punoj e mundohem në diell, në erë, në shi e në borë.
Kur bie të fle, s‘kam kohë as të ëndërroj, nga lodhja e dhimbja që ndjej çdo ditë.
Nga dëshpërimi, vuaj fjetur e zgjuar. Brenda vetes, mbaj një brengë që s‘njeh qetësi, e hidhur, e vështirë, dramë e rëndë pa kufi. Zanafilla e gjithçkaje, ishte Ledi Makbeth
Ajo me pabesinë e me ligësinë e saj, shkeli çdo të drejtë njerëzore. Më shkatërroi me urdhërin
e pabesë. Vuaj hidhërim mbaj brenda vetes. Urrejtja më ngacmon,në këtë shkatërrim shpirtëror që më mundon. Shqetësohem për vajzat. Me kujdes, i ndihmoj në këtë vetmi ekstreme, pa patur asnjë mbështetje. Gjithçka mund të ndodhë në këtë humbëtirë… Pa asnjë ndihmë, pa njerëz pranë, bëj shumë kujdes. Bashkë të tria, vuajmë në heshtje padrejtësinë. Duroj, duke mposhtur dhimbjet që më mundojnë. Për jetën efëmijëve të mi, kujdesem në këtë mjerim.
Fshat Kosovë, 15 gusht 1985
… Në atë shtëpi ne jetuam plot tre vjet, që nga shtatori i vitit 1982, deri më 15 gusht 1985. Shtëpia u mësua me ne dhe ne me atë. Jeta jonë shtëpi-punë-shtëpi. Çlodheshim në ngrohtësinë dhe freskinë e saj. E pranuam, u mësuam edhe me vetminë dhe izolimin e pashoq, ku na e vranë fjalën…
S‘guxojmë të flasim,
Të qeshim, të qajmë,
Apo të këndojmë…
Brenda shtëpisë s‘flasim me zë,
Në heshtje jetojmë….
Të mbrojmë jetën,
Se e dimë, ditë e natë na përgjojnë.
I vramë fjalët… s‘flasim,
Në heshtje rrimë
Vetëm mendojmë…
Një jetë të zymtë,
Pa gaz e pa shije
Durojmë…
Por nuk mjaftoi kjo,Na helmuan edhe qenin, Dirkun. Në fshatin Kosovë kishim një qen, të cilin na e dhuroi një fshatar i lagjes ku jetonim.E quajtëm Dirku. E morëm fare të vogël. Vajza e vogël e donte shumë. Ajo e rriti… E mbante pranë kur kthehej nga shkolla. Ai i ulej pranë, e shihte. Ajo e ledhatonte e lante. Kishte një shikim të veçantë, sikur donte të fliste me ata dy sytë e tij të mëdhej e të butë.Sa vinim në shtëpi, na hidhej, na lëpinte. E lëshonim, ai menjëherë ikte me vrap, zhdukej në pyll dhe kthehej përsëri…
* E falenderojme shkrimtaren Englantina Mandia qe e dergoi shkrimin per Gazeten”Dielli”
“JEHONA SHQIPTARE”, NGA TROJET ETNIKE NEPER BOTE…
Sh.K.A “Jehona Shqiptare”nga Tirana thyen kornizat e Shqipërisë drejt Kosovës ,Maqedonisë, Malit të zi,Turqisë,Athinës dhe Diasporës Shqiptare!/
Nga Asllan Dibrani/
Shoqata Kulturore Artistike”Jehona Shqiptare” është një shoqëri që ka grumbulluar artistet ,valltaret ,këngëtaret ,dramaturgët dhe recitatorë ma të mirë të Shqipërisë. Organizon aktivitete që i përkasin të gjithë shtresave dhe moshave duke ruajtur tradicionalen shqiptare.
Shoqata Kulturore Artistike”Jehona Shqiptare” është themeluar në vitin 2007, ku për gjitha këto vite kanë dhënë koncerte brenda dhe jashtë vendit.
Kujtimi më mbresëlënëse është që SH.K.A”Jehona Shqiptare” me Trupën e saj më prestigjioze në Shqipëri kanë dhënë të parin në Tiranë me rastin e” Pavarësisë së Kosovës” martire,kur hyni në Nato Shqipëria,për 100 vjetorin e Pavarësisë në pallatin e Kongreseve etj.
Me kryetaren zonjën Zamira Korançe e Shoqatës Kulturore Artistike “Jehona Shqiptare” patëm rastin të takohemi në turneun e saj në Evropë në qytetin e Shtutgardit në Gjermani. Mësuam shumë gjëra mbi kulturën, artin dhe synimet e kësaj shoqërie që t’i thyen kornizat e Shqipërisë drejt Kosovës ,Maqedonisë, Malit të zi,Turqisë, Athinës dhe Diasporës Shqiptare!
-Zonja Zamira Korançe një grua modeste me një kulturë të lartë, po me një shpirt dhe zemër të thyer për çalimet e kombit shqiptar në fushën politike atë të kulturës dhe atë ekonomike biseduam gjerë e gjatë,por kësaj here qëllimi ynë ishte të përqendrohem në prononcimet e saj lidhur me SH.K.A”Jehona Shqiptare” ,për planet, projektet dhe synimet e saj.
PËRSHKRIMI I PROJEKTIT
Shoqata Kulturore Artistike “Jehona Shqiptare” është e motivuar të zhvillojë dhe organizojë veprimtari të gjëra, të cilat në thelb kanë identitetin kulturor kombëtar ndaj të gjithave krahinave ku flitet,aktrohet dhe interpretohet shqip.
Këto veprimtari ju përkasin të gjitha moshave duke filluar të artistët talent të rinj e deri të ata më mosha më të mëdhenj.
“Jehona Shqiptare” e bën të besueshëm veprimtarinë e sajë, bazuar në figurat e njohura të “Artit dhe Kulturës Kombëtare”, me interpretues të mirëfilltë të këngës, valles, fjalës artistike të artit nacional nga mbare vlerat e saj në zhanret e ndryshme si më poshtë:
-REALIZUESIT E KËTIJ PROJEKTI JANË ARTISHTËT MA TË MËDHENJË TË SHQIPËRISË :
Ø Margarita Xhepa(Kryetare e Trupës-Artistike.)
Ø Reshat Arbana (N\Kryetari Trupës- Artistike)
Ø Arben Sinoni (Drejtor Organizativ- artistike)
Ø Bujar Asqeriu (Udhëheqës artistik- skenarist)
Ø Zamira Korançe (Njëkohësisht producente e projektit)
Ø Bashkim Abdulli (Skenist )
Ø Jorgo Papinxhi (Regjizor-Kompozitor)
PJESËMARRËSIT KËNGËTAR DHE INTEPRETUES GJIGANTË ARTISTË SHQIPTAR:
Pjesëmarrës, këngëtarë e artistë të tjerë nga më të njohurit e skenës dhe ekranit, gërshetuar me brezin e ardhmërisë, si:
Margarita Xhepa, Artiste “MBRETËRESHË”e Kinematografisë Shqiptare “NDERI I KOMBIT”.
Artiola Toska, mjaft e njohur brenda dhe jashtë vendit, sidomos me zhanrin e Shqipërisë së mesme.
Preg Mrisha, këngëtar brilant, Profesor i Artit dhe i Kulturës Shkodër.
Dava Gjergji, këngëtare e trevave të veriut ,e folklorit Shqiptar Mirditor.
Mirush Kabashi, mjeshtër i madh i skenës e Kinematografis Shqiptare”NDERI I KOMBIT”
Reshat Arbana, Një ndër aktorët më brilantë të dramës e filmit, i njohur si një ndër artistët më të dalluar të çështjes shqiptare, i mirëpritur në Diasporën Shqiptare ”NDERI I KOMBIT”.Liljana Kondakçi këngëtare e shume dekadave te kenges popullore dhe të lehtë shqiptare.
Irini Qirjako,këngëtare ,Brilante Bilbili i zhanrit Polifonisë Labe 100% MJESHTËR E MADHE.
Sabaet Vishnja, këngëtare Bilbili e këngëve popullore Shkodrane.
Krahas këtyre gjigandëve të kombit prezantojmë edhe tjerët artistë të rinj talent si:
1. Zamira Korançe (Producente)
2. Zef Bega (Bilbili këngës popullore )
3. Blerta Bulica (Këngëtare e re)
4. Teuta Skrapari (Këngëtare e Jugut)
5. Elidona Lamnica (Koordinatore e spektaklit)
6. Eqerem Tuga (President i Ansamblit ”SHQIPONJA” )
7. Adrian Abdulli (Projekorist i Arti Grafik
8. Shyhrete Beluli (Këngëtare popullor )
9. Poni Këngëtare Popullor Vlorniate
10. Elisabeta Marku (Këngëtare SHKODRANE)
11. Arben Sinani (Këngëtar Shqipris Mesme)
12. Erisa Dragoshi ( Këngëtare)
13. Dylbar Abdulli (Tastjerist dhe Këngëtar Matjanë)
14. Rexhep Çeliku (Korograf vallëtar e Ansamblit shtetit)
15. Lili Cingu(Korografe Valltare Asamlit popullor )
16. Eli Fara (Kèngètare e Princesha e zhanrit serenata Korçare)
17. Eli Fara (Kèngètare e Princesha e zhanrit serenata Korçare)
18. Rexhep Çeliku (Valltar i Ansamblit popullor)
19. Ylli Bako (Kengetar)
20. Valbona Peraj(Kèngètare) Super ARBNORE.)
21. Silvana Brace (PREZANTUESE)
22. Bujar Asqeriu ( Skenarist-Prezantuese)
22.Drande Xhaj (Humoriste)
23.Edmond Halili (Humorist)
24.Roela Demleka(GRIMJERE)
25.Ilia Terpini(Fotoreporter)
-SHKA ”Jehona Shqiptare” ka si qëllim që Kultura Artistike Kombëtare të jetë gjithmonë në pikësynimin e vlerave të bukura që ka trashëguar kombi ynë brez pas brezi. Shoqata Kulturore Artistike ”Jehona Shqiptare”që nga Viti 2007 ka dhënë shfaqje e realizuar Festivale brenda e jashtë vendit,ku ka synuar të ruaj me fanatizëm vlerat e artit kombëtar mbi temat e tradicionales shqiptare shqip për çdo grup-moshe interpretuesish.
Zamira Korançe gjatë bindës na thotë se SHKA ”Jehona Shqiptare” vetëm në këtë vit kanë dhënë koncerte në të gjitha qytetet e Shqipërisë për fëmijët jetim, ku kemi dhuruar dhe Abetare e 1 Qèrshor por dhe në katër shtete kemi shoqëruar Valltarët e Kombëtares tonë si me 16 Prill në Sarkarja në Turqi,përsëri me 6 Korrik 2014 në Bursa,me 3 Shtator në Spanjë,me 17 Tetor në Mal të Zi,dhe me 24 Tetor në Bullgari ku kemi marrë çmimin e I-rë ,kurse koncert kemi bërë në Shkodër me 17 Dhjetor, me 24 dhjetor në Tiranë kushtuar krishtlindjeve “EXPO CENTRE” për 25 dhjetor prapë kanë qenë me një koncert të madh në një lokal të Tiranës.
-Pastaj zonja Zamire thekson “Jehona Shqiptare” organizon “Festivalin e Talentëve të Rinj mbar Kombëtar” ku do nisi me jurinë që në janar 2015-ës.
FLAMURI KUQ E ZI…!
O,Flamuri Kuq e Zi, Në dorën e shqiptarit rritesh, Kurë vdes njeriu i shtrenjtë, Në gjysmë shtizë valëvitjesh.
Kur Shqipëria ka ndeshje, Kush e e kush çohet në këmbë, Për Ty Flamur Kuq e Zi, Duke kënduar Hymnin Tuaj.
Për Flamurin Kuq e Zi,Betohen, Kosovë,Çamëri për Një Shqipëri, Gjithmonë po njësoj do vulvitesh Ti.. O,Flamuri Kuq e Zi..!
Juria e Festivalit për Talentët e Rinj Mbarë-Kombëtar do jenë:
1-Margarita Xhepa “Nderi i Kombit”
2-Besim Zekthi e Aida Gjini(Koreografe të valltarëve).
3-Edmond Zhulali (Mjeshtri i madh i Interpretuesve Këngëtar 100% Shqip).
4-Bujar Asqeriu Mjeshtri Madhè(Prof. Dramaturg –Recitale ndaj talentève të rinj.)
5-Myfarete Laze Mjeshtre e Madhe (Juri e Interpretuesve të muzikës së lehtë shqiptare)
6-Silvana Braçe Prezantuese e Festivaleve dhe (Mbretëresha e buzëqeshur e ekranit pran TV-ve)
7-Zamira Korançe Kryetare e SH.K.A”Jehona Shqiptare”Producente e Festivalit 2015″
Do përzgjedhim artistët për në finale, ku do të jetë Finalja me 1 Qershor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë 2015.
Koncerte në vazhdim do të ketë në Turqi tek shqiptarët tanë si dhe 2 festivalet e valleve Kombëtare në Kanada. Kam nënshkruar një kontratë me Londrën jam në bisedime për okej thekson ndër të tjera zonja Zamira Korançe.
Ju sjellim një poezi kushtuar “JEHONA SHQIPTARE” nga vet Zamira Korançe:
JEHONA SHQIPTARE TRIUMFON…
1
Jehona Shqiptare triumfon ,
me krah hapur si shqiponjë,
Troket në familjet e tanë Shqiptarëve me alegri,
Nga Presheva në Prevezë,
nga Ilirida në Mal të Zi,troket Jehona Shqiptare,
shtëpi në shtëpi.
2
Troket Jehona Shqiptare me Artin shërues 100% Shqip ,
Pa dallim moshe race dhe feje….
Me artin jehonë e me krahë shqiponjë,
Frymzon bijnt e atdheut,kudo në botë,
Me Artin e paqes e me alegri ju shëron shpirtin,
Ju ofron pranë shpirtit Atdheun e Trojet Shqiptare.
3
Jehona Shqiptare ju dërgon me krahët e Shqipes,
Amanetin e Nënës Shqipëri,e t’parëve tanë…
Kudo që ju jetoni në botë o bashkëatëdhetar,
Amanet vendlindjen tuaj,
Gjakun e derdhur për trojet e vyera mos e harroni kurrë,
Gjuhën e bukur Shqipe ta ruani me shejntësi,
O bij e bija të Arbrit e Nënës Shqipëri.
Nga :Zamira Mira Korançe Tiranë,
DHIMBJE PËR ROZI THEOHARIN (ÇEKUN)
-Shënime nga dita e përcjelljes së saj në banesën e fundit/
Nga Fuat Memeli/
Kanë kaluar disa ditë që dardharja e Bostonit, Rozi Theohari (Çeku) nuk është mes nesh. Nuk i festoi dot Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2015. Iku para se ato të vinin. Nxitoi për diku larg, në një rrugë të gjatë pa kthim. La pas një barrë dhimbje për familjen, të afërmit, shoqet e shokët e saj të shumtë./
LAMTUMIRA TE KISHA E NOLIT
Kjo kishë e shqiptarëve të Bostonit,që ajo e deshte aq shumë, ishte “stacioni” i fundit i “përshëndetjes “ së Rozit me njerëzit e afërt, dardharët, shoqet e shokët që kishin ardhur për t’i dhënë lamtumirën. Vinte shpesh ajo te kjo kishë me emrin”Shën Gjergj”, por që shqiptarët e thërrisnin, kisha e Fan Nolit, pasi aty kishte shërbyer Imzot Noli. Në një intervistë që i kam bërë Rozit në muajin mars të këtij viti, pas një veprimtarie të grave shqiptare të Bostonit, zhvilluar te kjo kishë, ndër të tjera, ajo më ka thënë:”Te kjo kishë vij me shumë dëshirë.Kur ngjit shkallët e saj,qëndroj para bustit të Nolit, puth kryqin e tij e më duket sikur puth duart e Nolit.Te kjo kishë me duket sikur marr energji të reja. Gjatë meshës, kur dëgjoj zërine At Artur Liolinit, më duket sikur dëgjoj zërin e Nolit.” Dhe ja, këtu u mblodhën shqiptarët nga Bostoni, Usteri, New Yorku, Konektikat, New Jersi, etj, për t’i dhënë lamtumirën e fundit në meshën e drejtuar nga kancelari i saj, At Artur Liolini. Riti mortor i meshës,gërshetohej me fjalët e të afërmve, mikeshave e miqve të saj. Ndër të parët që foli, ishte aktori Julian Nënshati, i afërm i familjes, i cili lexoi një përkthim të Rozit nga shqipja në anglisht.(Theksoj se Rozi e përvetësoi shumë mirë anglishten në Amerikë dhe shkruante direkt në këtë gjuhë, ose përkthente nga shqipja në anglisht e anasjelltas.). Te mikrofoni afrohet pastaj, mikja e saj e vjetër, poetja e shkrimtarja , Raimonda Moisiu, Kryetare e Shoqatës së Shqiptarëve Shqiptaro-Amerikanë:-Në mesin e komunitetit të shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë, një vend të veçantë ze shkrimtarja dhe publiçistja, dardharja e bukur, korçarja e talentuar e Bostonit, fisnikja e letrave shqipe, Rozi Theohari (Çeku), autore e shumë vëllimeve në poezi në shqip e anglisht si dhe mjaft librave të tjerë , si “Mbi thinja fryn erë” “Potpuri dardhare” etj. Ajo ishte lexuese e dinjitoze e veprës së Fan Nolit, intervistuese e bashkëkohësve, patriotëve, atdhetarëve të vjetër e të rinj. Rozi ishte një gazetare profesioniste dhe publiçiste mjaft prodhimtare , e spikatur në gazetarinë e hershme shqiptare, me një karierë brilante në shtypin shqiptar, më pas e deri më sot në diasporë. Krijimtaria e saj karakterizohet nga një gjuhë e pastër .Rëndësia e përkushtimi që ajo u kushtonte ngjrjeve dhe mbresave historike për të cilat vendos të shkruajë, përshkrimi me ndjenjë e profesionalizëm, janë disa nga pikat e forta në publiçistikën e saj. Pena e Rozit me editoriale, esse, repeortazhe në shtypin shqiptar në Shqipëri, në gazetën Dielli, Illyria, revistën “Kuvendi” në SHBA, Fjala e Lirë-Londër, e paraqesin Amerikën në dy plane: si vendi i lirisë e demokracisë si dhe vendi i mijra emigrantëve shqiptarë. Në vazhdën e traditës, ajo nuk rreshti së shkruari, duke sjellë të gjalla ëndrat, shpresat, kontributin, idetë e shqiptarëve të parë të vendosur në Boston si Noli, Konica,Qerim Panariti, Sotir Peci, Josif e Vasil Pani, Goni Katundi, Vasil Tromara, Anton Athanasi, Kristaq Trebicka, At Artur Liolini, e plot të tjerë.
Për të nderuar gazetaren, poeten , shkrimtaren dhe antëtaren e Shoqatës Pan Shqiptare “Vatra”, kishte ardhur nga New Yorku, edhe Kryetari i kësaj Shoqate, dr. Gjon Buçaj, me një grup shokësh si Editorin e Diell-it Dalip Greca dhe Vatranin, Cezar Ndrue. Në fjalën e tij, Kryetari i Federatës Pan Shqiptare Vatra, dr. Gjon Bucaj, ndër të tjera, theksoi:-Lamtumira e funditasht gjithmonë e trishtë, e tillë asht edhe e sotmja për të gjithë ne, sidomos për familjarët e të ndjerës,pranë të cilëvet kemi ardhë për të përcjellë Rozin së bashku dhe për t’ua lehtësue sadopak dhimën. Rozi ishte një intelektuale e mirëfilltë dhe shkrimtare e talentuar.Ajo ishte anëtare dhe përkrahëse e “Vatrës” dhe eci në gjurmët e dardharëve paraardhës. Rozi ishte bashkëpunëtore e regullt e gazetës “Diellli” , anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, ishte afër kishës së Nolit dhe komunitetit shqiptar të Amerikës, qysh kur shkeli në këtë tokë të bekuar, në atdheun tonë të dytë.”. We will cherish the great memories of her and we will always remember her kindness and the beautiful smile on her face. Në emën të kryesisë se Vatres, dhe timin personal e të familjes sime, si dhe të tëgjithë antarëve të Federatës Panshqiptare VATRA, u sjell familjes Theohari & Ceku dhe të afërmve të tyne, për dhimet ma tëthella, me uriminqë në të ardhmen të kenë vetëm gëzime.
Një mbresë të veçantë la tek pjesëmarrësit, edhe fjala e famulltarit, Larry Titus, i kishës ku shkonte Rozi :- Ajo shërbeu për besimtarët e kishës sonë si një model frymëzimi. Me fjalët e saj , Rozi preku zemrat e besimtarëve. Mes nesh ajo tregoi dashurinë që kishte për Amerikën, tregoi kulturën dhe edukatën e saj.Na fliste shpesh për Shqipërinë, për Skënderbeun e Nënë Terezën.Na ka treguar edhe si mbanin të fshehur flamurin amerikan në regjimin komunist.
AJO HARROI VETEN PËR TË TJERËT
Kjo ishte një nga fjalitë që tha në ceremoninë mortore, vëllai i Rozit, agronomi i shquar, Kiço Çeku. Po pse e harroi veten Rozi?. Duke marrë pjesë e duke shkruar për veprimtaritë e shqiptarëve të Bostonit, duke gjurmuar e duke shkruar për figura të shquara të shqiptarëve të Bostonit para 100 vjetësh e deri sot( midis tyre edhe për figura dardharësh) duke shkruar poezi, mbresa e tregime, duke bërë përkthime, etj, ajo ishte tej e ngarkuar me punë. Vetëm për librin e saj të fundit prej 500 e ca faqesh me titull “Potpuri dardhare”, punoi pa ndërprerje dy vjet plot.- Punoj nga 8-10 orë në ditë, kështu më thoshte kur flisnim në telefon. Duke u marrë me këto punë e të tjera (shto edhe ato familjare) ajo harroi veten e nuk bëri një vizitëte mjeku. Siç i kishin thënë ata kur sëmundja kish përparuar e shkoi për t’u vizituar, po të ishte vizituar më parë, do kish shpëtuar nga sëmundja e keqe e cila i morri jetën në moshën 75 vjeçare. Duke ditur tërë punët që bënte ajo, me të drejtë vëllai i saj, Kiçua, tha: -Rozi harroi veten për të tjerët. Ajo ishte Rozi e të gjithëve.Edhe ditët e diela, kur njeriu pushon, ajo e kishte ditën më të ngarkuar.Shkonte në kishat në North Shores, të Neontit, të Linit, etj dhe këndonte në korin e tyre.Ajo i mësoi notat muzikore në një kohë rekord.Kështu ajo e prishi rradhën dhe iku para nesh që ishim më të mëdhenj” tha Kiçua.
EDHE NJË “TAKIM” ME ROZIN
Pasi mbaroi mesha mortore dhe trupi i saj përcillej tek makina e funeralit, At Artur Liolini, i thotë pjesëmarrësve :- Ndaluni një moment te holli i kishës dhe shihni librat e Rozit.” Dhe pjesëmarrësit bëjnë pak minuta ”pushim” te ky holl. Punonjësja e bibliotekessë Nolit që shërben pranë kësaj kishe, Neka Doko, ka vendosur këtu librat e Rozit që ndodhen në fondin e kësaj biblioteke. Njerzit afrohen, marrin në dorë dhe i shfletojnë ato.(Theksojmë se gjatë jetës së saj Rozi ka shkruar 20 libra të gjinive të ndryshme si poezi,prozë, publiçistikë, monografi, etj.) Pjesëmarrësit i prekin ato libra, lexojnë diçka dhe i duket sikur prekin duart e Rozit. Shoqet e saj, Raimonda Moisiu dhe Rita Saliu,bëjnë fotografi me librat e Rozit ndër dorë. I duket sikur kanë mes tyre shoqen e tyre të paharruar.Kështu veprojnë edhe disa të tjerë.Pastaj nisen se i “pret” Rozi para kishës për të shkuar aty te vorrezat e qytetit Pipëdi, ku do prehet pranë të shoqit, mjekut të njohur,Viktor Theohari. Sipas traditës amerikane, të pranishmit vendosën nga një lule te arkivoli i saj.
KUSH DO TA UJITË LULEN E SAJ, Barbarosa?
Sipas traditësh shqiptare, të gjithë pjesëmarrësiit shkuan për të ngrënë drekën e fundit të Rozit. Restoranti ishte zgjedhur në qytetin e Salemit., prone e një shqiptari nga Lushnja. Edhe në këtë drekë lamtumire, vazhduan mesazhet për Rozin, shumica e tyre nga shoqet e shokët e saj krijues. Raimonda Moisiu, e cila nuk ka rreshtur se shkruari e së foluri që kur Rozi u shtrua në spital, deri sa ajo ndërroi jetë e më pas, përcolli tek të pranishmit tre krijime për Rozin nga miqtë e saj: poetët Vangjush Ziko, Dalan Luzaj e Kolec Traboini. Ja disa vargje të Vangjushit:- Korijes së Dardhës, kambana ra vetë/me dorë i ra asaj vetë Shën Pjetri/…të zu gjumi buzë oqeanit/ valët e ftohta për ty zunë qanin/qau Bostoni për ty si për bijën/për penën e artë e shpirtin e lirë…Vazhdoi ligjërimi për Rozin, Adnan Mehmeti, president i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë:- Sa herë vinim në Boston, ishim të lumtur se na prisnje ti Rozi. Sot po vijmë në qytetin tend të dashur , për t’ju dhënë lamtumirën e fundit. U shua një shkrimtare e madhe e letrave shqipe. Ajo do të mbetet pa publiçisten e madhe që shkroi me vite për shqiptaro-bostonianët e vjetër të kohës së Nolit si dhe për ata të ditëve tona. Shoqata jonë po mbetet pa anëtaren e saj,e cila na përkrahu e na ndoqi në çdo veprimtari. Rozi po udhëton drejt qiellit, duke lënë pas mbretërinë e librave e duke na lënë neve në pikëllim. Loz tani me yjet, pasi punove gjithë jetën, për të qënë në qiellin e stolisur. Dalip Greca, editor i gazetës “Dielli”, mik i saj ivjetër, duke folur për krijimtarinë e Rozit, tha:-Gjatë viteve që punova në gazetën Illyria, Rozi më dërgonte shpesh shkrime për t’i botuar. Shkrimet që sillte Rozi, nuk kishin nevojë për redaktim.Po t’i redaktonje ato, do t’i prishnje. Poeti Mëhill Velaj, duke njohur dashurinë e Rozit për lulet e sidomos për lulen e vjetër Barbarosa, sjellë në Amerikë para 100 vjetësh nga një grua me origjinë nga Përmeti,e cila u trashëgua nga disa familje ndërsa vitet e fundit ajo iu dhurua Rozit, krijoi aty për aty disa vargje:-Lulen Barbarosa/kush do ta ujitë?/mos u bëj merak Rozi/ do ta ujitim ne më lotët tanë..Nuk mund të rinte pa thënë pak fjalë për Rozin, dardhari Sotir Pani, mik i familjes Çeku:-Dardha jonë ka nxjerë 25 shkrimtarë. Në shpirtin e tyre krijues, ka ndikuar bukuria e fshatit. Mestyre një nga më të shquarit,ishte Rozi. Folën e sollën kujtime për Rozin edhe krijuesja e patriotja kosovare, Rita Saliu, shkrimtari Gaqo Bushaka, poeti Atrur Vrekaj, sekretar i Shoqatës “Kombi” etj. Ndër të fundit që foli për Rozin, ishte artistja Adivije Alibali.Ajo kujtoi se me Rozin kishin qënë komshinj në Tiranë dhe emigrimi i takoi përsëri në Boston. Në shenjë nderimi për Rozin, ajo dhe djali i saj, Agroni, kishin sjellë një vazo me lule natyrale, të cilën ia dhuruan vajzës së Rozit, Diana Theohari, duke i thënë që ta vendosë të varri i nënës. Ajo i premtoi se do të çojë në vend porosinë e tyre. Me një falenderim nga vajza e Rozit, Diana, për të gjithë pjesëmarrësit e veçanërsiht për Katerina Çeku, e cila i qëndroi pranë Rozit gjatë gjithë kohës që ajo lëngoi në spital, u mbyl kjo drekë lamtumire.
Rituali mortor mbaroi, por mbeti pas dhimbja, dashuria, respekti e mirënjohja për Rozi Theoharin (Çekun).Kështu ndodh kur njeriu që ikën, le pas një det të madh dashurie e përkushtimi për njerzit, për vendlidjen e atdheun.
- « Previous Page
- 1
- …
- 147
- 148
- 149
- 150
- 151
- …
- 181
- Next Page »