• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ndërthurrje mitesh

March 21, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Një mit që rrëfen krijimin e njeriut është gjetur i gdhendur në dy pllaka balte në kunjformë; njëra ruhet në Muzeun Universitar të Filadelfias; tjetra, në bazamentin e Muzeut të Luvrit në Francë. Përkundër faktit se në vitin 1934 tableta e Luvrit dhe pjesa më e madhe e tabletës së Muzeut Universitar ishin kopjuar dhe botuar, përmbajtja mbeti e pakuptueshme. Përgjegjësi kryesor për këtë situatë fatkeqe është fakti se tableta e Muzeut Universitar, e cila është ruajtur më mirë se fragmenti i Luvrit, mbërriti në Filadelfia rreth viteve 1860, i ndarë në katër pjesë. Ashtu i dëmtuar ai u la mënjënë, duke mos iu kushtuar ndonjë mundësi studimi.
Deri në vitin 1919 dy nga pjesët u bashkuan, u kopjuan dhe u botuan. Në vitin 1934, u botua pjesa e tretë, por askush nuk e kuptoi se ajo bashkohej me dy pjesët e botuara në vitin 1919. Ishte zbulimi i këtij fakti, i cili bashkoi tri pjesët e botuara.
Tabletat përmbajnë rreth 120 vargje nga Epika e Gilgameshit. Ato paraqesin tablonë më të plotë të disponueshme deri tani të koncepteve që kanë të bëjnë me krijimin e njeriut. Gilgamesh ishte heroi i Sumerit dhe biri i Perëndisë, njësoj si Herkuli do të bëhej më pas bir i Zeusit dhe një gruaje në Tokë. Ndër konceptet më të vjetra të njohura për krijimin e njeriut janë ato të hebrenjve dhe babilonasve; e para rrëfehet në librin e Zanafillës, e dyta është pjesë e “Eposit të Krijimit”, të babilonasve.
Sipas historisë biblike, njeriu është krijuar nga balta për të sunduar mbi të gjitha kafshët. Në mitin babilonas, njeriu ishte krijuar nga gjaku i një prej perëndive që u vra për këtë qëllim; ai u krijua kryesisht për t’u shërbyer perëndive dhe për t’i çliruar nga nevoja për të punuar për bukën e tyre. Sipas poemës sumere, e cila i paraprin versionin hebraik dhe atij babilonas për më shumë se një mijë vjet, njeriu u formua prej balte si në versionin biblik. Megjithatë, qëllimi për të cilin u krijua ishte të lironte perënditë nga puna për ushqimin e tyre, si në versionin babilonas.

Photo: Wikipedia

Filed Under: Reportazh Tagged With: Astrit Lulushi

Dialogu Beograd-Prishtinë: Është koha për të marrë përgjegjësi dhe për të ecur drejt BE-së

March 16, 2023 by s p

Shkrimi i PLZP-së/

Këtë të shtunë, më 18 mars, do të thërras një takim të nivelit të lartë të Dialogut Beograd-Prishtinë. Kësaj radhe është ndryshe nga takimet e mëparshme. Jo vetëm sepse do të takoj Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në rajon, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në vend që të takohemi në sallat e njohura të Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian në Bruksel. Por edhe sepse diskutimin tonë do ta fokusojmë në Aneksin e Zbatimit të Marrëveshjes së fundit të BE-së që do të rezultojë në normalizimin e gjerë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të dyja së bashku, në thelb, do të rezultojnë në normalizimin e jetës së njerëzve në rajon dhe do të hapin rrugën përkatëse të Kosovës dhe Serbisë drejt anëtarësimit në BE.

Ballkani Perëndimor është i ndryshëm nga çdo rajon tjetër në fqinjësinë e afërt të BE-së. Këtë e kuptova edhe para se të bëhesha Përfaqësues i Lartë/ Zëvendëspresident në dhjetor të vitit 2019.

Një prej hapave që duhet përfunduar përpara se të bëhesh kreu i politikës së jashtme të BE-së është një seancë dëgjimore e gjerë në Parlamentin Evropian. Gjatë diskutimit tim me Parlamentin, një vëmendje e veçantë iu kushtua këtij rajoni të rrethuar nga BE-ja, dhe në veçanti planet dhe idetë e mia për Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, të cilin BE-ja në atë kohë e kishte lehtësuar për gati 10 vjet. Unë u angazhova me këtë rast që të kryej vizitën time të parë dypalëshe si PLZP në Kosovë dhe Serbi – një premtim që e mbajta. 

Sapo mora zyrtarisht detyrën si Përfaqësues i Lartë për Politikën e Jashtme dhe Siguri të BE-së dhe Zëvendëspresident i Komisionit Evropian, Ballkani Perëndimor u bë natyrisht një nga pikat kryesore të vëmendjes sime. Sa herë që takoj përfaqësuesit e shoqërisë civile gjatë vizitave të mia të shumta në rajon, ata më shprehin qartë një gjë: shumica e njerëzve që jetojnë në Ballkan nuk duan të mbeten të mbërthyer në vitet e 90-ta, të ballafaquar vazhdimisht me rikthimin e së kaluarës. Ata duan të shikojnë përpara dhe jo prapa, të jetojnë në demokraci, të qeverisur nga shteti ligjor, në shoqëri të cilat ofrojnë mundësi për të gjithë. Dëshira për të qenë anëtarë të komunitetit tonë të vlerave nuk është një ëndërr e largët dhe unë i mbështes aspiratat e tyre ashtu siç bën e tërë udhëheqësia e BE-së. Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës. Ato nuk janë një çip për t’u përdorur nga Putini në ëndrrat e tij imperialiste.

Megjithatë, për të hapur rrugën drejt arritjes së objektivit të tyre strategjik për anëtarësim në BE, Serbia dhe Kosova duhet të normalizojnë marrëdhëniet. Nuk ka rrugë tjetër.

BE-ja ka bërë pjesën e saj dhe unë vendosa ta bëj Dialogun Beograd-Prishtinë pjesë qendrore të mandatit tim. Këshilli u pajtua me propozimin tim për të emëruar ambasadorin Lajčák Përfaqësues Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, me detyrën e parë për të përshpejtuar procesin. Dhe kjo është ajo që ne bëmë. Në vitin 2020, ne mbajtëm në Bruksel disa takime të nivelit të lartë dhe të kryenegociatorit, të fokusuara në negocimin e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës që trajton të gjitha çështjet e pazgjidhura.

Askush nuk ka thënë ndonjëherë se një detyrë kaq monumentale sa lehtësimi i një marrëveshjeje për normalizim do të jetë e lehtë. Ka pasur ulje-ngritje dhe shumë shpesh çështjet e konsideruara të vogla dhe teknike janë dëshmuar si shumë të ndjeshme dhe politike, me potencialin për t’u kthyer në të dhunshme.

Lufta e agresionit rus kundër Ukrainës e ndryshoi pamjen. Dialogu nuk ka të bëjë vetëm me Kosovën dhe Serbinë. Ajo duhet të shihet në kontekstin aktual më të gjerë gjeopolitik, një moment përcaktues në historinë evropiane.

Por në vend që të avancohet në tablonë e madhe të normalizimit të marrëdhënieve për ta bërë Evropën më të sigurt dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për njerëzit e rajonit, në gjysmën e dytë të vitit 2022, koha dhe energjia jonë u përthith nga menaxhimi i krizës, barrikadat dhe kërcënimet e dhunës, me afat pas afati. Nuk ishte e lehtë për të zbutur situatën dhe për të shmangur një konflikt të plotë, por ia dolëm.

Ky rreth vicioz krizash në prag të përshkallëzimit apo edhe dhunës duhej të ndalej. Prandaj, në shtator të vitit 2022, ne – të mbështetur nga liderët e Gjermanisë dhe Francës dhe miqtë tanë amerikanë – i bëmë një propozim të guximshëm Presidentit të Serbisë Vuçiq dhe Kryeministrit të Kosovës Kurti. Një propozim që do t’i jepte fund menaxhimit të krizës dhe në vend të kësaj do të zhvendoste vëmendjen te normalizimi dhe pajtimi, dhe që do të ndihmonte të gjithë rajonin të ngritët tutje drejt Evropës.

Gjatë takimit të fundit të nivelit të lartë ndërmjet të dy liderëve, të cilin e thirra më 27 shkurt të këtij viti, ata ranë dakord se nuk ka nevojë për diskutime të mëtejme lidhur me Propozimin e Bashkimit Evropian për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, një dokument i miratuar nga të gjitha 27 shtete anëtare të BE-së në takimin e Këshillit Evropian në shkurt. Kjo nuk është një arritje e vogël dhe është një hap i rëndësishëm përpara. Por ende nuk është një punë e përfunduar.

Kjo është arsyeja pse tani është koha për t’u fokusuar në tablonë më të gjerë dhe për të mos lejuar që një dritare tjetër mundësie të mbyllet para syve të njerëzve të rajonit, siç ka ndodhur disa herë në historinë e fundit.

Tani është koha që Serbia dhe Kosova të bien dakord për aneksin e zbatimit, i cili është pjesë përbërëse e Marrëveshjes dhe të ndajnë një mirëkuptim të qartë se si të zbatojnë dispozitat e tij.

BE-ja nuk është një procesmbajtës i thjeshtë shënimesh dhe as palë në Dialog: ne jemi dhe mbetemi lehtësues në këtë Dialog. BE-ja është shtëpia përfundimtare për Serbinë dhe Kosovën. Unë do të vazhdoj të punoj pa u lodhur drejt arritjes eventuale të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve që është e pranueshme për shtetet anëtare të BE-së, që është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe legjislacionin evropian dhe kontribuon në stabilitetin rajonal. Kjo Marrëveshje në tryezë tani është një hap i rëndësishëm drejt këtij objektivi.

Është koha që liderët e Kosovës, Serbisë dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor të tregojnë guxim dhe të tregojnë përgjegjësi të përbashkët për suksesin e procesit të anëtarësimit të rajonit në BE.

Një nga kolegët e mi me përvojë ka thënë se: “Detyra e liderit/lideres është që t’i çojë njerëzit e tij/saj nga atje ku janë atje ku nuk kanë qenë”. Detyra e liderit/lideres, do të shtoja unë, është gjithashtu të ofrojë cilësi të jetës të cilën njerëzit e duan, cilësinë e jetës të cilën e sjellë anëtarësimi në BE.  

Filed Under: Reportazh

Rritja e Pagave si INVESTIM jo SHPENZIM

March 11, 2023 by s p

Erion Muça/

Rritja e pagave nuk është kosto por investim kur shoqërohet me një platformë motivuese për punonjësit që të përkthehet në rritje dhe zhvillim për kompaninë.Rritja e pagave nuk rrit çmimet por shërben si tregues i solidaritetit social të punëdhënësit për ti akorduar vetes një marzh më të ulët fitimi momental përmes vlerësimit të punonjësit me qëllim kthimin në vlerë të shtuar nesër të vlerësimit që i bën përmes punës dhe rezultateve të tij.Rritja e pagave është vetëm një instrument ekuilibri social që synon të vë sadopak drejtësinë mes punës së realizuar dhe asaj të paguar e minimalisht të justifikuar.Rritja e pagave nuk është sforco por rrjedhojë e mungesës së ndjeshmërisë shumëvjeçare nga ana e disa sipërmarrjeve të cilat përmes kacidheve kanë shfrytëzuar si mos më keq kapitalin njerëzor, e kur sot janë të gatshëm ti ofrojnë miliona e përsëri nuk ja mbushin dot mendjen profesionistit se kanë ndryshuar duke kuptuar gabimin.Rritja e pagave nuk është lluks por kërkesë e kushtëzuar nga rrethanat e inflacionit dhe shtrenjtimit të jetesës, parë si një instrument të domosdoshëm që të gjithë të kenë mundësi të jetojnë normalisht përmes pagës që marrin e mos shohin emigracionin si shpëtim.Rritja e pagave duhet të vijë shumë nga emancipimi dhe ndërgjegjësimi jo nga detyrimi, rrethanat e pamundësia e gjetjes së punonjësve por si rrjedhojë e ngritjes në nivel modernizimi të konceptit që punonjësi është aset i rëndësishëm i çdo kompanie.Rritja e pagave duhet parë, matur e shoqëruar nga një sistem i moderuar progresiv përpjekjeje dhe mundimi nga ana e punonjësit për ta ndjerë dhe parë punën e kompaninë si të tijën duke ndjerë përkrahjen dhe mbështjen e punëdhënësit duke kthyer me përkushtim e rezultate prapa këtë trajtim social e dinjitoz që ka marrë, e këtu kujdesi në seleksionim, rekrutim, matje performance dhe rezultate duhet të jetë rigoroz.Rritja e pagave duhet të ketë efekt krijimin dhe rritjen e përgjegjshmërisë të punonjësve dhe nëse kjo nuk ndodh duhet të rritet vigjilenca, monitorimi por dhe penaliteti nga ana e punëdhënësit kur konstatohet që vlerësimi cilësohet thjesht si detyrë duke u kthyer në qasje abuziviste përmes neglizhencës nga ana e punonjësit e jo si gjest i sinqertë ndjeshmërie ndaj tij.Si përfundim, rritja e pagave nuk duhet të ndalet por promovohet si element motivues dhe stimulues për punonjësit, të cilët si rrjedhojë e ndershmërisë, përkushtimit dhe kontributit të denjë, kanë një rol jo vetëm deçiziv në suksesin e çdo kompanie por edhe në menyrën sesi modeli i ndërtuar do të duhet të sfidojë mentalitetin e tregut, lidhur me meritokracinë e munguar përmes fuqizimit në çdo kohë të parimit të të kundërtës së duhur lidhur me të.

Filed Under: Reportazh

NJË FTESË PËR TË GJITHË SHQIPTARËT E AMERIKËS

March 9, 2023 by s p

NJË FTESË PËR TË GJITHË SHQIPTARËT E AMERIKËS:

Filed Under: Reportazh

Shkolla Shqipe Zvicër/ Orë Mësimi kushtuar 7 Marsit – Ditës së Mësuesit

March 8, 2023 by s p

Me rastin e festës së 7 marsit, nxënësit e “Shkollës shqipe” në Zyrih- Affoltern, në klasën e mësuesit Vaxhid Sejdiut patën rastin të mësojnë më tepër për përpjekjet e popullit shqiptar në përgjithësi si dhe punën e përkushtimin e veprimtarëve të arsimit shqip në veçanti, duke filluar nga Shkolla e Parë Shqipe në Horën Arbëreshe në Sicili, e cila u hap më 1587 nga Lekë Matrënga, te Shkolla e parë Shqipe në trojet arbërore në Korçë më, 7 mars 1887. U përkujtuan mësuesit e parë  Sevasti e Gjerasim Qiriazi, si dhe një plejadë e tërë e atdhedashësve, veprimtarëve dhe, mësuesve të cilët punuan dhe vepruan për ta mbajtur gjallë shqipen ndër trojet shqiptare dhe jo vetëm. Me theks të veçantë  Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Naim e Sami Frashëri , Konstadin Kristoforidhi, Naum Veqilharxhi, Jeronim De Rada, Luigj Gurakuqi, Petro Nini Luarasi, e qindra e mijëra mësues atdhetarë e të përkushtuar në të gjitha trojet shqiptare, në të tërë Shqipërinë.

Ein Bild, das Text, drinnen, Person, Kind enthält.

Automatisch generierte Beschreibung

U shfletuan tekstet shkollore, abetaret e gjuhës shqipe, u shfaqën pamje për shkronjat e shqipes dhe Kongresin e Manastirit, si dhe u fol për rëndësinë e këtyre shkronjave për shqiptarët kudo ku jetojnë dhe veprojnë. Në mesin e tjerave u fol edhe për ditët e sotme përpjekjet e shqiptarëve për ta ruajtur gjuhën amtare në vendet apo shtetet ku jetojnë, angazhimi i prindërve shqiptarë që fëmijët e tyre të mësojnë gjuhën shqipe si dhe detyrat e të gjithë neve, me qëllim që gjuhën shqipe ta kemi edhe nesër, edhe në të ardhmen. 

“Shqiponjat fluturojnë lart” – nxënësit e Shkollës Shqipe në Zyrih – Affoltern, të cilët me një përkushtim të veçantë mësojnë gjuhën amtare

Një orë mësimore që zgjoi interes te fëmijët shqiptarë të cilët me mësimin në gjuhën amtare kanë filluar në nëntor të këtij viti shkollor 2022/23. Padyshim zgjuan interes shpjegimet e shumta për dialektet e shqipes,  për shqiptarët te cilët edhe pse jetojnë sot në shtete të ndryshme politike, ata të gjithë janë shqiptarë dhe falsin shqip, ashtu sikurse të parët tanë, për gjuhën letrare shqipe e cila na bashkon, për abetaren e përbashkët, për tekstet e përbashkëta shkollore që i kemi sot në mbarë mërgatën shqiptare dhe një mori pyetjesh dhe përgjigjesh të cilat e shoqëruan këtë orë mësimore. 

Zyrih – Affoltern, 7 mars 2023

Filed Under: Reportazh

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 84
  • 85
  • 86
  • 87
  • 88
  • …
  • 174
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Shqiptarët dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësia evropiane
  • Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë, nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e Kryera në Kosovë (1998–1999)
  • FUNDI I REZISTENCËS SË NACIONALIZMËS 1946-1947
  • ZBULOHEN KONGRESET E BALLIT KOMBËTAR
  • 15 janari është Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë!
  • Editori Diellit Dr. Athanas Gegaj përkujtohet në New York më 25 Janar 2026
  • Arsyet e vërteta pse ngriu procesi i vizave emigruese për në Amerikë për shqiptarët!
  • ERNEST KOLIQI ( 20 MAJ 1903 – 15 JANAR 1975)
  • SHQIPTARËT NË SANREMO!
  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT