• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TË SHPALLËT E PAMVARËSISË

November 18, 2023 by s p

foto: wikipedia.org

Mustafa Kruja 

Dërgoi për botim: Eugjen Merlika/

Tetuer 1912. Të katër Pushtetet (powers) balkanike : Mal i Zi, Sërbí, Bullgarí e Greqí i kishin shpallë luftë mbtretnisë (emoire) othomane e gjatë gjithë kufinit po sulmojshin, ku mâ shumë e ku mâ pak, me fitime. Ushtrija sërbe i ka thyem Tyrqit në Kumanovë dhe ka nisun me përparuem pa mundime të mëdhaja. Vetë Kumanova âsht shqiptare e as Sërbt as Malazezt s’kanë ku me vûmë kâmbë jashta vëndit të vet veçse në tokë shqiptare. Patrijotët e Shqipnisë, ndërmjet nji angështije dërmuese (overwhelming  anxiety) e shpresash t’âmbla por fort të zbeta (pale) për fatin e atdheut të tyne, kishin nisun qyshë ditën qi plasi lufta me lëvizun. Në krye ishin beglerët, dirigjentat e popullit shqiptar n’atë kohë. Mâ aktivët ndër ta ishin beglerët e Vlonës e Toptanët e Tiranës. Aty këtu grupe të vogla e të dame (isolated) intelektualësh pa influencë mbi turmat. Përjashta (abroad) kolonitë shqiptare në Boston, Kajro e Bukuresht, sidhe Arbreshët e Italisë.

Por ç’duhej bâmë e ç’mund të bâjshin Shqiptarët n’ato çase vendimtare? Cila ishte interesa reale e kombit? Ky gjindej, pa metaforë, përpara dilemës hamletjane : me qênë a mos me qênë ! Balkanasit kishin hŷmë në luftë hajsmi (would-be) për me shpëtuem nga salvimet (persecutions) e Tyrqet vëllaznit slavë e grekë ende (still) nën zotnimin othoman. Por me të vërtetë, po t’u ecte puna mbarë, ata kishin ndër mênd zgjânimin e pronave (dominions) të tyne deri ku të mundshin. E Shqipnija, gjeografikisht, vinte mû në ballë të vêndevet qi ata lakmojshin (coveted). Prandej, për Shqiptarët me mênd në krye (judicious) rruga për t’u ndjekun ishte nji e vetme : me përsritun gjestet e Lidhjes së Prizrenit 34 vjet mâ parë, dmth. me u shtrënguem n’armë (to take up arms) e me luftuem kundra mvatorëvet (invaders), mundsisht mbë vete e si aljatë të Tyrqet, por në fund të fundit edhe si pjesë e ushtrisë othomane.

Veçse ksi hovi (this time) rrethanat ushtarake, politike e psykologjike kishin ndërruem faqe e natyrë sa nata me ditë me ato të 1878-s. Aso here anmiku i madh, Rusija, ishte larg tokës shqiptare e nuk e shkeli asnji herë këtë ; Shqiptarët patën ngé me u mbledhun e çëmbledhun, me u matun e shmatun (matem e shmatem – rifletto lungamente su una questione), me u menduem e kshilluem shoq me shoq qyshë prej skânjeve të Veriut e deri te skânjet  e Jugës pa i pyetun kush se ç’po bâjshin e ku po vejshin ; mundën me u organizuem e armatisun ndër sŷtë  dashamirë të pushtetevet (le autorità = the rulers?) othomane, nemose në fillim ; s’patën përballë për t’i qëndruem me armë veçse nji Mal të Zi. Kurse tashti lufta  kishte zânë në gjumë jo vetëm Shqiptarët, por gati edhe vetë qeverinë tyrke e me të tânë furín’e vet gjatë gjithë kufije të Shqipnisë prej Taraboshit në Kumanovë e n’Epir.

Shqiptarët porsa kishin dalë prej nji revolucjoni katërvjeçuer kundra Portës së Naltë e ksaj s’i kishte mbetun besim në ta, jo vetëm për me i thërritun unjí nën armë, por as me përdorë në ballë të luftës ato pak bataljone qi ndodheshin  n‘ushtrín’ e saj për shërbimin e zakonshëm ushtarak si nënpushtetas (subjects) të Sulltanit.

S’kishin pra Shqiptarët fé mundsije (had no possibility) as me organizuem nji mburesë autonome kundër sulmit të furishëm e të fuqishëm t’anmikut, shumë herë mâ të fortë për numër e për mjete, as me bashkuem forcat e tyne me ato të mbretnisë : në krahasim me anmiqt ishin nji popull i vogël e pa kurrfarë ndihme të përjashtme, u mungonte nji armatim i përshtatshëm e u mungonte besim’i qeverisë e i ushtrisë tyrke.

Mund t’i vijë ndër mênd ndokuj me thânë se ndoshta do të kishte pasun ndonji farë gjase (likelihood) qi Shqiptarët t’u merrshin vesht me anmiqt vetë, me fqinjët e Balkanit, si aljatë…. nënurdhnorë (subordinate). Asnji mundsi! Do të kishte qênë vetëm nji tentativë e turpshme si ajo e nji grigje me ukun qi i âsht vërsulë me e premë. E cilido Shqiptar qi t’a kishte tentuem nji diplomatí fantastike të tillë, edhe me mâ të mirin vullnet nuk do të kishte fituem tjetër veçse vulën e tradhtisë në ballë ndër sŷt’ e bashkatdhetare të vet, qyshë në fillim,  josemâ si t’ishin pamë përfundimet (resultats) negative. Vetëm nji pjesë e vogël e popullsivet shqiptare u gënjye e e bâni këtë provë t’idhët, e aqë mâ fort âsht për t’u mjeruem për tê, pse ajo popullatë qi u gënjye e e muer këtë rrugë të keqe qe shi nj’ajo qi motmot parandej pat kuqun Cemin e shkrepat (crags) e Malsisë së Madhe (Large Highland) me gjakun e vet për lirí të Shqipnisë : Malsorët e Mbishkodrës. Këta të bekuem ku me u kshillue me të parët e vet të cilsuem (qualified) në Shkodër, votën e i besuen Kral Nikollës në Cetinë se po ishte tue luftuem për lirín’e Shqiptaret !

Jo, Shqiptaret s’u kishte mbetun asnji rrugë tjetër n’ato rrethana tragjikisht të vështira, posë nj’asaj qi zgjodhën parija e tyne kudo qi qenë e si të kishin pasë bâmë kuvênd bashkë : rrugën e apelit pranë Pushtetevet të mëdhá a disave prej tyne qi aso kohe kishin mâ tepër interesë me përkrahun të drejtat e kombit shqiptar. Mâ të parët qi e ndoqën kët’udhë qenë nji grup i vogël intelektualësh kosovarë, qi e kishin rrezikun shi përpara sŷvet, bashkë me Midhat Frashërin qi ndodhej atëherë në Shkup si mbiqyrës i qeverisë othomane për zgjedhjet parlamentare qi do t’u bâjshin. Ata u dhanë konsullatave të Pushteteve të mëdhá nji shkresë me të cilën i bâjshin me dijtun këto Pushtete nëpër konsullatat e veta se shqiptarët nuk do të njihshin asnji cënim (violation) të të drejtave të tyne si komb.

Në qytetin e vogël të Durrësit në breg t’Adrijatikut, n’atë Epidamnos piktoresk të Helene të motshëm, n’atë Dyrrachium të shkëlqyeshëm (magnificent) t’antiqitetit qi i ka pasë shërbyem aristokratisë romake për vênd verimi e pushimi e qi tash s’ishte veçse nji burgatë e keqe orjentale, baritshin (to ramble) posht’e përpjetë nëpër rrugët e përbaltueme (miry, muddy) tuba fshatarësh të Shqipnisë së mesme me hapa të rânda (a passi goffi = clumsy) qi paraqitshin nji kundresht të çuditshëm me uniformën kaki të porsaveshun : ishin elemente të nji bataljoni territorjalësh të vûmë prej pushtetevet othomane nën komandën e Hamid beg Toptanit për sigurimin e vêndit. Nji ditë vijnë n’atë qytet dy Toptanë tjerë, Avdi e Refik begu. Ishin të shoqnuem prej Midhat Frashërit, Salih Gjukës, Bedri Pejanit e Rexhep Mitrovicës, i njâjti grup i Kosovës për të cilin folëm pak mâ parë e qi porsa kishte pasë mbërrîmë në Tiranë. Kërkojnë e gjêjnë Mustafa Krujën me katër shokë tjerë, Dr. Neki Libëhovën, Stefan Kaçulinin, Mahmud Beshirin dhe Salih Nivitzën, e të gjithë ven’e mblidhen në kryepeshkopinë katholike të vêndit. Atje i priste nji patrijot i madh, Nikoll Kaçorri, ndihmës i kryepeshkopit.

Çilet bisedimi me nji analysë të gjêndjes politike e ushtarake në bazë të lajmeve qi kishte secili. Avdi beg Toptani këndon nji letër qi kishte marrë prej Syrja beg Vlorës, me të cilën ai sugjeron mbledhjen e nji kuvêndi kombtar sa mâ shpejt dhe lajmonte se kishte nisun për Vjenë të birin, Ekrem begun, qi të përpiqej me fituem ndihmën e asaj qeverije për pamvarsinë  e tânsínë toksore të Shqipnisë. Përmbajtja e ksaj letre u bâ objekti kryesuer i bisedimeve të mbledhjes. Ideja e nji kuvêndi kombtar u pa krejt e arsyeshme e, mb’anë tjetër, ishte edhe në mênden e të gjithe. Por sendërtimi (realisation) i saj dukej praktikisht i pamundshëm. Sepse ndër qytetet e Shqipnisë sundojshin (to govern) ende pushtetet othomane, e mb’anë tjetër s’do të kishte kuvênd’i Shqiptaret qi do t’a ndalte vrapin e trupavet sërbe kah bregjet e Adrijatikut. Për këto arsye, mbledhjes (meeting) nuk i a muer mêndja (to deem) me i a hŷmë  (to try) ksaj pune. Por, tue mos mundun me marrë masa qi t’i përgjigjeshin mâ mirë situatës (più rispondenti alla situazione), dau (decise) me kshilluem gjithë bashkitë (municipality) e Shqipnisë ende të pashkeluna (yet nonoccupied) prej anmikut qi të dilshin me e pritun (receive) këtê përjashta qytetevet n’emën të popullit të vêndit (local population) paqsisht e me flamurin shqiptar  në dorë si mysafir (guest) në tokën e nji Shteti asnjanës qi s’kishte mâ të bânte me Tyrqinë.

U bisedue mbasandaj për nji thirrje (appeal) Pushteteve të mëdhá. Kjo s’kishte si me u bâmë veçse tinzisht (secretly) me anën e konsullatave të tyne. Mirpo aso kohe vetëm Austro – Hungarija e Italija kishin konsullata në Durrës, prandej vetëm këtyne dyjave mund t’u bâhej thirrja. Por mbasi s’mund t’u bâhej të gjithave, u hoq edhe Italija, e cila n’ato kohna s’kishte dijtun me u frymzuem  (to inspire) Shqiptaret besim për nji dashamirsí të çinteresueme (unselfish goodëill). Kështu u vendos me i dërguem nji shkresë vetëm qeverisë austrijake tue i a adresuem  fill perëndorit Franz-Joseph I.

Ȃsht tepër interesant këtu, nga shumë pikpamje, me përmêndun (mention) nji hollsinë (detail) të bisedimit (discussion) mbi përmbajtjen (subject) e letrës qi po shkruhej për mbretin (sovereign) e Austrisë. Qe deshir’i mbledhjes qi të tregohej edhe se si e mendojshin dërguesit e asaj letre formën e përtardhmen (future) e shtetit të tyne. Të gjithë u bashkuen në nji mendim qi Shqipnija duhej t’ishte nji Shtet federativ si Helvetija e Shtetet e Bashkueme t’Amerikës së Veriut. Por nji prej shokësh të mbledhjes shtron përpara nji mendim të ri t’arsyetuem me nji realizëm e nji logjikë turbulluese : “ Nji Shqipní qi ka rruem katër shekuj e gjymsë nën nji sundim barbar e qi për këtë shkak gjindet sod n’ato kushte shoqnore e ekonomike qi dijmë të tânë, për mâ tepër rrethuem gjithandej me fqîj të panginjëshëm” thotë Salih Gjuka, “ nuk mundet me u bâmë përnjiherë Shtet mbë vete edhe me jetuem e përparuem pa ndihmën e projën e nji Pushteti të madh dashamirë !”. E proponon qi duhej kërkuem prej monarqisë austro – hungare qi Shteti shqiptar të vêhej nën projën e saj deri qi të bâhej i zoti me qëndruem mbë kâmbët e veta. Nji Shqiptar mysliman po deshironte, jo vetëm me e shkëputun vêndin e vet prej zotnimit (domination) të sulltanit khalif, por edhe me e shtimë nën hijen (protection) e perëndorit “fort katholik” t’Austro – Hungarisë. E kush âsht i pari qi i kundrështon ? Prifti katholik Nikoll Kaçorri, i cilli do t’ishte gati me pranuem për nji Shqipní “autonome” mâ parë (rather) projën e perëndorisë othomane, “qi-kështu arsyetonte Kaçorri- pa dyshim s’do të kishte mâ nji jetë të gjatë e me dekën e saj Shqipnija do t’a kishte të sigurtë pamvarsinë e plotë”. Mbledhja tekembramja e la mbënjanë (to omit, to leave out) kët’aspekt të problemës shqiptare. Rândsij’ e bisedimit të saj qe vetëm fakti qi vûni n’evidencë, në nji rasë aqë konkrete se te patrijoti intelektual shqiptar ndjenja e ideja e kombsisë qëndronte përmbi ato të fesë. Rreth ksaj çeshtjeje kemi për të folë mâ gjatë në kapitullin qi vjen.  

Por nji tjetri i a kishte pasë ruejtun  fati (the fate) lumninë  (the good luck) e lavdinë (the glory) me e lidhun të pandashëm emnin e vet me pamvarsin’ e kombit shqiptar : ai ishte Ismail beg Vlora, i quejtun përgjithsisht (ursually) me emnin Ismail – Kemal, siç njihej në mbretninë othomane. Pa pritë e pa kujtuem Bashkij’e Vlonës merr nga Vjena me 27 tetuer prej tij këtë telegramë : “Me vaporin e parë jam aty. E ardhëshmja e Shqipnisë âsht siguruem. Ju porosis qi, tue pasun besim në fatin e atdheut, të punoni së bashku si vllazën, të merreni me rregullimin  e pune të përgjithëshme (public) e të rueni qetsinë. Epnu rrethevet (environs, neighbourhood) lajmin e gzueshëm. Ju falem të gjithe atnisht. Ismail – Kemal”

Ky sihariq ( glad news) i atij burri të madh qi kishte lemë për t’u ngritun n’altarin e tempullit t’atdheut shqiptar, përhapun në të katër anët prej Vlonjatet, freskoi zêmrat e pikllueme (grieved) të gjithë patrijotet qi e ndëgjuen. Por Ismail – Kemali nuk mbërrîni aqë shpejt sa pritej dhe nuk duel në Vlonë, por në Durrës. Kishte me vete mikun e bashkpuntorin e pandashëm të tij, Luigj Gurakuqin, dhe disa patrijotë nga kolonija shqiptare e Rumanisë si Dhimitër Berattin. 

I pritën në molë Hamid beg Toptani me nji tubë patrijotësh intelektualë të Durrsit. Ndër sŷt’ e këtyne dukeshin si Mesija qi kishte ardhun me shpëtue vêndin , i shoqnuem nga apostujt e tij. Pushtetet othomane të vëndit pa dashim ishin të lajmuem për misjonin madhështuer, sa dhe të vështirë e të rrezikshëm qi ai kishte ardhun me kryem, por s’u vinte kurrgjà për dore me bâmë kundër tij, qi me gjithë shokë gjindej nën projën e sigurtë të bataljonit territorjal shqiptar. Ismail – Kemali u tfilloi imtisht patrijote të mbledhun rreth tij qëllimin e vet e masat qi duheshin marrë për t’i dalë në krye : do t’i lëshohej menjiherë gjithë bashkive të Shqipnisë ende të pashkelun prej ushtrive të beslidhune balkanikë zâni me zgjedhun e dërguem përfaqësuesat e tyne për t’u mbledhun në kuvênd kombtar në nji skelë t’Adrijatikut qi do të shënohej. Kuvêndi kombtar do të shpallte pamvarsín e kombit e do të zgjidhte nji qeverí të përkohëshme. Ai s’kishte dyshim se pamvarsija shqiptare do të njihej prej Pushteteve të mëdhà e Vjena dhe Roma e kishin siguruem se nuk do t’i lêjshin beligjerantat me e shkelun nji zonë të kufizueme (restricted) ku do të vendosej Kuvêndi Kombtar e qeverij’e përkohëshme e Shqipnisë së lirë. Duhej veç me e shpejtuem mbledhjen, në mënyrë qi të mûjshin me marrë pjesë në tê sa mâ shumë vise të Shqipnisë. Por ku do të mblidhej Kuvêndi Kombtar ? Vjena e Roma kishin porositun për nji qytet në breg t’Adrijatikut për shumë arsye praktike në lidhje me luftën qi po zhvillohej. Pra Durrësin ase Vlonën. Prej këtyne dý skelave u pa mâ me vênd Vlona. Viset rrethepërqark Durrësit ishin të banueme prej myslimanësh fanatikë, të cilët, të lidhun shpirtnisht me kalifatin e Stambollit e tue mos i dhânë dum (realize) ende gjêndjes kritike në të cilën ndodhej mbretnija othomane,  nuk do t’a pritshin mirë nji kryengritje të hapët (open revolt) kundër saj. Komandar’ i bataljonit territorjal të Durrësit, Hamid beg Toptani, nuk merrte asnji përgjegjësi për njerzit qi komandonte, të gjithë banorë t’asaj zone, kur do t’a merrshin vesht se Shqipnija po i bie mohit (deny) sulltanit kalif. Ndryshe ishte popull’i krahinës së Vlonës. Ndonse mysliman edhe ai, ishte liberal e kishte nji zgjuetí politike mâ të gjânë. Prinjësi (leader) i lëvizjes vetë ishte nji beg i atij vêndi, pra i njohun e i ndëgjuem mâ fort atje se në Durrës. Mâ në funt, kabla telegrafike me Evropën atje e kishte kryet e për tê do të kishte nevojë të domosdoshme qeverij’e re. 

Për të tâna këto arsye, Ismail Kemali vendosi me e thërritun (to convoke) Kuvêndin Kombtar në Vlonë. Por ftesat (invitations) i u derdhën gjithë Shqipnisë telegrafisht nga Durrësi me porosi qi delegatët t’u nisshin menjiherë për Vlonë.

Puna në Durrës tashma (now) ishte kryem, Ismail – Kemali me ata shokë qi kishin ardhun  me tê e me përfaqsuesat e bashkivet mâ t’afravet, si Durrësi vetë, Shjaku, Kruja, Tirana e kush tjetër mundi me mbërrîmë në Durrës a me dalë para mbi udhën Durrës – Vlonë, u nis. Rruga kryesore kalonte nëpër qytetin e Lushnjës. Por patrijotët e këtij qyteti, tue marrë vesht se pushtetet othomane të vêndit kishin pasun urdhna eprorë (upper orders) e po përgatiteshin me reshtuem ( arrest) Ismail – Kemalin me të gjithë shoqnin’e tij (company), lajmuen me kohë e kështu u muer nji tjetër udhë pa kaluem nëpër Lushnje.

Pritja qi i bâni Vlona bashkqytetarit të madh qe madhështore, enthuziaste, e përmallueshme. Jo mâ si në Durrës nji grusht patrijotë nën projën virtuale të nji bataljoni qi  në të vërtetë për tjetër qëllim ishte atje, por krejt popullsij’e qytetit e deri parí e përfaqsí katundesh kishin mbushun  rrugat e qytetit për me pritun e brohoritun të parin kryetar t’ardhëshëm të Shtetit shqiptar të rilindun mbas 444 vjet robnije. S’ka atje asnji zyrtar tyrk, Shef’i administratës, Nënprefekti, nji Shqiptar nga Berati, asht bashkuem përvûshëm me popullin, forca e sigurimit me gjithë komandarin e vet mbë krye, shqiptare edhe ajo, përshëndet plakun e thinjun me të njâjtat nderime qi do t’i bânte mbas pak ditsh si kryetar i kombit. Në çdo anë buçiste nga krahanorët e turmës klithma “Rroftë Shqipnija, rroftë Ismail – Kemali !” Popull’i Vlonës po e shpallte shlirimin e atëdheut pa pritun vendimin e Kuvêndit Kombtar, me zâ t’unjishëm e të drejtpërdrejtë (universal and direct suffrage), si Athinasit e Romakët e hershëm.

Me 27 nânduer gjithë delegatët e Shqipnisë së pashkelun prej ushtrivet të hueja kishin mbërrîmë në Vlonë. Nesret me 28 u mblodh Kuvêndi Kombtar në nji çardak të madh të shtëpisë së Xhemil beg Vlorës, ku kishte ramë Ismail – Kemali. 24 distrikte ishin përfaqësuemn’atë kuvênd prej 47 delegatësh. Edhe 20 delegatë tjerë mbërrînë me vonesë prej visesh të ndryshme. Ishte ora 4 mbasdite. Kuvêndi brohoriti (to acclaim) njizâni Ismail – Kemalin për kryetar. Këtu po nxier nga procesi verbal i kuvêndit fjalët mâ kuptimtaret (most significant) të fjalimit inaugural të tij :

“ Shqiptarët nuk e kanë  harruem kurrë as gjuhën as kombsin’e tyne, dhe prova mâ e mira janë përpjekjet e kryengritjet qi kanë bâmë herë mbas here e sidomos ndër këto katër vjett e fundit për të ruejtun të drejtat e zakonet e veta. Qeverija othomane nuk e kuptoi kurrë interesën e saj e nuk deshi kurrë t’u shpërblejë me të mirë Shqiptaret shërbimet e mëdhá qi i kishin bâmë. Tashti vonë pati rrëfyem, nji farë deshiri qi të merrej vesht me popullin t’onë. Por prap nuk vû në të gjithë vullnetin e mirë e nuk muer të gjitha masat e nevojshme për të kënaqun e paqsuem Shqiptarët. Qe ndër këto rrethana qi plasi lufta me katër Pushtetet balkanike, të cilat kërkojshin prej saj reforma e të drejta për vllaznit e tyne të nji kombi e të nji bese. Por këto, si panë se lufta po u vente mbarë, e harruen qëllimin e parë e u muerën vesht për coptimin e mbretnisë e pra edhe të Shqipnisë. Shqiptarët, të cilët kishin marrë pjesë në këtë luftë mâ fort si të zott e vêndit e për të shpëtuem veten e tyne se si ushtarë, kur e panë se ushtrija e Tyrqisë u mund e s’po mujte me qëndruem mâ, nxituen me marrë masat qi u impononte gjêndja për të shpëtuem vêndin e vet. Kështu u bâ qi un u nisa nga Stambolli e, mbasi u mora vesht edhe me Shqiptarët e Bukureshtit, vota në Vjenë, ku fillova kontaktet me ato Pushtete të mëdhá qi kanë interesa mâ të gjalla në Balkan. E mbasi nuk mbetej mâ asnji shpresë me e shpëtuem Shqipninë me armë, e vetmja udhë shpëtimi ishte të shkëputunit e saj nga Tyrqija. Ky mendim u pa me vênd edhe nga an’e Pushteteve të mëdhá e sidomos në Vjenë e në Romë. Vetëm Rusija mund të mbahet pakëz e ftohët nga shkaku i fqije t’anë slavë, por as ajo nuk e mohon kombsinë shqiptare…”

Për me u dhânë këndueset nji idé të kthiellët mbi këtë dokument, pikë mâ së pari duhet të shënojmë se procesi verbal i Kuvêndit të Vlonës s’ka qênë mbajtun stenografisht e fjalë për fjalë, por shkurtazi e ad sensum, e kurkush s’ka folë atje me shkrim të përgatitun parandej, qi të mundej me i dhânë sekretarisë tekstin e fjalimit ; pra kështu edhe Ismail – Kemali. Pjesa e citueme këtu âsht mbas versjonit të dhânë në fletoren Flamuri, korrik – shëndre 1952, N. 31-36, f.3. Romë, me pak ndryshime forcuem edhe prej simotrës së saj Besa, nânduer 1954, N.15, Istanbul. Ndër këto fjalë të kryetarit sidhe në gjithë ligjëratën e tij âsht për t’u vûmë rò absenca absolute e çdo shprehsije (expression) revolucjonare a zëmrimi kundra Tyrqet, siç e lypte vêndi e rasa ; asnji namë, asnji mallkim kundra së huejsh qi zotnuen mbi vêndin t’onë për katër shekuj e gjymsë. Jo gjuhën e liderit të nji kombi qi ka vendosun me këputun hekurat e robnisë për me kthyem në lirinë e rrëmbyeme me forcë, por Ismail – Kemali ka përdorë gjuhën e nji diplomatit të nji populli të pafuqishëm kundrejt nji tjetri mâ të fortë qi i ka bâmë ndonji dhunë doret të dytë ; ase, të thomi, gjuhën e nji vllau mâ të vogël qi ankohet për disa padrejtsina të bâme nga mâ i madhi, tue i thânë këtij se ka vendosun me u damë mbë vete për me mbetun gjithmonë vlla me tê. Ky qëndrim (attitude) mund të ketë rrjedhun prej nji kompleksi a sugjestjoni të dinjitarit të vjetër të mbretnisë othomane, të cilës i kishte shërbyem brez mbas brezi ai vetë me nji varg të gjatë së parësh të vet ; por ndoshta edhe prej nji oportunitetit politik, tue e dijtun se shumic’e madhe e popullit shqiptar, si myslimane qi ishte s’ushqente mëní as ndonji anmiqsí të vërtetë kundra popullit e sidomos mbretit tyrk.

Po të shtojmë se jo veç prej gojës së kryetarit, por nga asnji mis i kuvêndit, plak a i ri, mysliman a i krishtenë, s’kanë dalë n’atë kuvênd fjalë të zjarta a sado pak t’ashpra e të fyeshme për sunduesin e deratëhershëm, i ve mêndja njeriut se atje përnjimênd s’ishin mbledhun gjind revolucjonarë, por gjithaqë doktorë t’urtë për konsultim rreth nji të sëmuni delikat qi ishte në rrezik jete. E kjo ndoshta ishte vetë rasa. Frika për ekzistencën e kombit nuk ndihej n’anmikun e vjetër qi po shkonte, por në të riun qi po vinte.

Mbas ligjëratës së kryetarit, përsjellë (followed) me të rrahuna duersh të gjata e klithma enthusjaste “Rroftë Shqipnija e lirë !”, sekretar’i parë i kuvêndit Luigj Gurakuqi u ngrit e parashtroi resolutën qi vijon , të cilën, tue qênë dokumenti historik i themelimit të Shtetit shqiptar, po e riprodhojmë këtu fjalë për fjalë siç e ka shkruem dor’e auktorit : 

“ Në Vlonë më 15/28 të vjeshtës së tretë 1328/1912.

Pas fjalëvet që tha Z. Kryetari Ismail – Kemal Beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një zâ venduan që Shqipëria me sot të bâhet në vete, e lirë e e mosvarme”

T’u mbaruemen këndim’i ksaj resolute të paharrueshme (memorable), të gjithë delegatët e ndëgjuesat brofën mbë kâmbë (spring to one’s feet) si nji trup i vetëm me nji krisëm (detonation) të pasosun shuplakash e klithmash për Shqipnin’e lirë, për Shqipninë e pavarme. Në proceset verbale të kuvêndit figurojnë me rend përfund ksaj resolute këto nënshkrime delegatësh .

Ismail Kemal, Kaçorri (Dom Nikoll Kaçorri), Abdul – Aziz Vehbi (Vehbi Dibra, ish muftiu i Dibrës e aty e mbrapa myftiu i përgjithshëm për myslimanët e Shqipnisë së pamvarme), J. Karbunara, Elmas Boco, Vehbi Harçi, Qazim Kokoshi, J. Minga, Rexhep (Mitrovitza), A. Rruçi, Abdi (Toptani ), Abas Dilaver (Çelkupa), Midhat Frashëri, Shefqet Dajiu, Zihni Abas Kanina, Xhelal (Koprencka), Hajredin Cakrani, Qemal Elbasani (Karaosmani), Iljas Vrioni, Salih Gjuka, D(himitër) Beratti, D(himitër) Emanuel (Mborja?), Dimitri Zografi, Murad Toptani, Pandeli Cale, Luz Gurakuqi, Bedri Pejani, Spiro Ilo, Thanas Floqi, Lef Nosi, Dr. H. Murteza, Nuri (Sojliu), Mustafa Asim Kruja, M. Ferid Vokopola, Ymer (Deliallisi), Xhemaledin (Xhemal Deliallisi), Nebi Sefa Lushnja, Zuhdi Ohria dhe dy tjerë qi s’këndohen.

Në nji shtëpí modeste të Vlonës, kishte kohë qi zonja Marigó Poze, nji zonjë orthodokse shqiptare e shqiptare me mish e me gjak e me shpirt, po qëndiste me duert delikate e t’afta (dexterous) të saja e me nji dashuní pa skânj (boundless love) nji shqipe të madhe dykrenshe, të zezë mbi pëlhurë të kuqe. Ishte flamur’i Shqipnisë së lirë. Këtë flamur, ditën 28 nânduer 1912 orën 17.30, porsa patën prâjtun (had ceased) brohorit’ e resolutës së Kuvêndit për pamvarsinë kombtare, vetë thinjosh’ i përnderuem (honorable old man) Ismail – Kemali e ngriti madhnisht (majestically), tue i u dridhun duert nga mallëngjimi (emotion), në nji dritore qendrore të ndërtesës historike. N’oborr e gjatë rrugës pranë ksaj ishte derdhun popull’i Vlonës, si ditën qi kishte dalë me pritun birin e madh të saj kur po vinte së largu si Mesija i kombit shqiptar. E të gjithë delegatët e ndëgjuesat kishin zbritun e ishin përziem me turmën, të tânë me zêmër të gufueme e me sŷ të ngulun mbi atë dritore. Klithma gzimi të papërshkrueshme e aty-këtu lot e dënesma përmallimi e shoqnuen shpalimin (display) e atij symboli magjik qi ndër disa çase na ngre e na kredh ndër sfera  (to plunge) ndër sfera elysjane (Elysian).    

Flamur’i Shqipnisë âsht flamuri qi përdorte Skënderbegu. Para kohës së tij nuk dijmë se ç’formë flamuri kanë pasun princat e ndryshëm të vêndit t’onë. Sa për Skënderbegun, janë tre auktorë të vjetër qi s’na lânë as mâ të voglin dyshim.I pari Shqiptar qi i ka shqyrtuem  (to examine) këta e na i bân të njohuna përshkrimet e tyne në Albania, XII, 1909, Bruxelles, âsht Faik Konitza. Ky citon tekstualisht : 1) “L’insegna di Scanderbeg era un’aquila nera distincta in due teste sopra campo rosso.” (Anonymi i Tivarit te Biemmi, faqe 23. Qi don me thânë : flamuri i Skënderbegut ishte nji shqipe e zezë e dallueme me dy krenë mbi fushë të kuqe ( the flag of Skanderbeg was a two – headed black eagle spread on a background of red”: kështu e kam gjetun përkthimin në nji numur të vjetër të Dielli-t të Bostonit). “Rubea vexilla nigris et distincta aquilis gerebat Skanderbegus” ( Barletius, faqe XV), qi don me thânë : Skënderbegu bânte flamuj të kuq “të shkruar me shqiponja të zeza dhe dy-krenësh” ( “Skenderbeg  had red flags embellished with black two – headed eagles”). 

3) “ Dans ses estendars qui estoient tout rouges il portait une aigle noire à dux testes” (Lavardin, faqe 42) , qi don me thânë : në flamujt e tij, qi ishin gjithë të kuq ai kishte nji shqipe të zezë dy krenësh” ( On his flags, which all red, he dada black two-headed eagle”).

Faik Konitza shkruen në Dielli-n e Bostonit me 26 nânduer 1921 disa mendime interesante të tija mbi përdorimin e këtij flamuri prej Skënderbegut. Ai, mbasi përmênd shêmbuj popujsh të lashtë e të vonë qi kanë përdorë fytyra shtâzësh të ndryshme, e veçanë shqipen, për flamur, shton : “Nuk është çudí që Skënderbeu, ca nga kujtimi i Byzantit, ca nga armët (armours) që kish parë n’Itali, ndofta edhe se shqiponja me dy krerë ka qênë shênja (“coat of arms” ) e shtëpisë tij e përdori në flamurët. Sa për ngjyrën e kuqe të këtyreve, s’duket të ketë pasur nonjë kuptim të veçantë, ndofta u zgjoth si ngjyra më popullore e Shqipërisë”.

Mustafa Kruja       

Filed Under: Reportazh

“Thesaret Labe” me këngë në buzë në TV, Shkollat Shqipe “Alba Life” dhe nëpër Diasporë, New York

November 16, 2023 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Ka qenë ëndërr e kahershme jona si TV dhe e shkollave shqipe “Alba Life” të sillnim një grup lab nga Shqipëria dhe kjo për arsyen e thjeshtë se deri më sot nuk ka qenë i ftuar ndonjë grup lab në Diasporë.  Natyrisht nuk është e lehtë për angazhime të tille se marrin shumë energji, kohë, pasi dihet se si koha fluturon në Amerikë, por kur këto grupe sjellin histori, kulturë, traditë kombëtare sidomos për brezin e ri, ja vlen.  Grupi “Thesaret Labe” erdhi si shqiponjë nga Atdheu ynë Shqipëria dhe u mirëpritën me duartrokitje kudo ku shkuan.  Kështu në Shkollat Shqipe “Alba Life” në Brooklyn dhe në Bronx ata u mirëpritën me plot dashuri nga mësueset Fatlinda Gashi, Rozeta Daci, Kade Lajqi, Mehrije Shala, Helena Ujkaj, gjithë nxënësit dhe prindërit.  Interpretimet e tyre brilante labe magjepsën publikun duke filluar me këngën për Kosovën martire me vargjet si: 

Tungjatjeta moj Kosovë,

Vjen nga motër Labëria, 

Të bekoi Zoti me dorë,

Kemi një gjak të dyja.

Polifonia popullore shqiptare është në listën e “Kryeveprave të trashëgimisë gojore të njerëzimit” mbrojtur nga UNESCO.  Me të drejtë Dr. Valbona Zylo Watkins në darkën e shtruar në shtëpinë tonë me grupin lab iu tha se për gjeneratat tona, fëmijët tanë, nxënësit e shkollave shqipe është shumë frymëzuese takimi me ju sepse ata i shikojnë direkt kostumet e traditës dhe dëgjojnë nga afër këngën e mahnitshme labe.  

“Thesaret Labe”  me anëtarë të grupit si: Viktor Aliu, Drejtor artistik dhe solist, Pëllumb Alia, poet dhe solist, Margarita Shehaj, solist, Adnand Aliu solist, Gëzim Aliu solist, Valter Aliu solist, Zylyftar Alia iso morën pjesë si të ftuar special në Festivalin e 31-t shqiptar të organizuar nga Qendra “Nënë Terezë” pranë Kishes “Zoja e Shkodrës” Harstedale, NY.  Ishte një festival madhështor me skena dhe mjedise lluksoze në Purchase University.

Grupe, artistë të ndryshëm nga gjithë Amerika si dhe nxënësit e Shkollave Shqipe “Alba Life” ne NY, Ambasador i Kombit interpretuan denjësisht në Festivalin e 31-t që iu kushtua 115 Vjetorit të Kongresit të Manastirit organizuar nga Qendra “Nënë Tereza” pranë Kishës “Zoja e Shkodrës”.  

Dukej si një bekim nga Kisha “Zoja e Shkodrës” ky institucion i shenjtë atdhetar!

Thesaret Labe ishin të ftuar në aktivitetin e mirëorganizuar me plot shqiptarë nga Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Skënderbej” inc. ku në nderim të Ditës Flamurit u organizua promovimi i dy librave “Scanderbeg” dhe “Iskander Soldier of the Cross” me autor Halit Daci ushtarak shqiptar në pension. Në fund të performancës së tyre z. Mark Qehaja në emër të Bordit të Shoqatës “Skënderbej” vlerësoi me pllakën e mirënjohjes grupin “Thesaret Labe” me këtë motivacion: Në mirënjohje të kulturës, këngës labe dhe traditave folklorike të historisë kombëtare shqiptare. Kjo çertificatë jepet në Ditën e Flamurit dhe të promovimit të librave për Skënderbeun nga Bordi i Drejtorëve të Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc.

Çfarë krenarie dhe emocioni kemi përjetuar gjithashtu në mjediset e nje medie prestigjioze si CTV, Staten Island, New York ku ishin të ftuar grupi lab në studio nga TV “Alba Life” me themelues dhe producent Qemal Zylo.  Në këtë mbrëmje elegante, profesionale ishin të ftuar z. Amir Suka me bashkëshorten e tij simpatike Lumin.  Z. Suka është drejtor i programit të TV “Alba Life”, i vlerësuar me katër çmime “Emmy” drejtori i kompanisë së mirenjohur “Alba Pro”, tri mësueset e dashura nga Staten Island si Entela Muda, Elona Shkreta dhe Anxhela Alushaj. Çmimi i dhënë nga TV dhe Shkollat Shqipe “Alba Life” u dha në një Institucion të rëndësishëm në media në Staten Island. Në këtë aktivitet elegant erdhi dhe përshëndeti patrioti dhe atdhetari i shquar Demë Balidemaj i cili gjithmonë ka mbështetur Diasporën dhe kauzën shqiptare. 

Z. Viktor Aliu dhe gjithë anëtarët e grupit shprehën mirënjohjen e pakufishme për pritjen madhështore që i është bërë grupit lab në Diasporën Shqiptare Amerikane në New York dhe për këtë ndihemi shumë krenar.  Ne vazhdoi z. Aliu kemi 80 këngë në repertorin tonë dhe këto i performojnë si brenda Shqipërisë ashtu dhe jashtë saj.  Ne kemi qenë të ftuar në të gjitha komunat e Kosovës, ja pas Nju Jorkut do të vemi në komunën e Skënderaj.  Po të më çash zemren time gjysma e saj është Kosovë.   

Z. Qemal Zylo Themelues dhe President i vlerësoi me pllakë mirënjohjeje Thesaret Labe me këtë motivacion:

TV dhe Shkollat Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, NY

iu jep Pllakë Mirënjohjeje Grupit “Thesaret Labe” Shqipëri, me anëtarë:

Viktor Aliu, Pëllumb Alia, Margarita Shehaj, Adnand Aliu, Gëzim Aliu, Valter Aliu, Zylyftar Alia.

Në mirënjohje të performancave të këngëve labe mbrojtur nga UNESCO në Festivalin e 31-t Shqiptar në Amerikë nga Kisha “Zoja e Shkodrës”, në Shkollat Shqipe “Alba Life” dhe në Ditën e Flamurit, NY.

Kjo çertificatë jepet në Staten Island Television, në studion e TV Alba Life.

Në fund të pranishmit trokëllitën gotën e verës me njeri tjetrin si vëllezër dhe motra shqiptare, sepse muzika është gjuha e shpirtit që sjellë paqe dhe carmatos luftrat.

Pas TV familja Zylo sipas zakonit i mirëpriti për darkë Thesaret Labe ku shpenzuam një kohë cilësore së bashku me shqiponjat e Labërisë së Tepelenës. 

Natyrshëm ndamë gëzimin e këngës së bashku dhe kjo është dashuri dhe respekt për traditën kombëtare, pasi aty thellë gjejmë shpirtin tonë.   

“Thesaret Labe” me këngë në buzë në TV, Shkollat Shqipe “Alba Life” dhe nëpër Diasporë, New York intepretuan “Polifoninë popullore shqiptare” që është në listën e “Kryeveprave të trashëgimisë gojore të njerëzimit”.

15 Nëntor,

Staten Island, New York

Filed Under: Reportazh

MËSIMI SHQIP NË ATHINË, RUAJTJA E GJUHËS DHE IDENTITETIT KOMBËTAR NË MËRGATËN SHQIPTARE  TË GREQISË

November 15, 2023 by s p

Valentina Bozhiqi mësuese e gjuhës shqipe në Athinë, Greqi, rrëfen ekskluzivisht për gazetën “Dielli”, Organ i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, New York, ruajtjen e identitetit kombëtar, historisë, gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në Athinë, Greqi, nëpërmjet mësimit të gjuhës e kulturës shqipe dhe aktiviteteve patriotiko-kulturore. Me mësuesen Valentina Bozhiqi  bisedoi Editori i “Diellit” Sokol Paja.

ORGANIZIMI I MËSIMIT SHQIP NË PALINI DHE SINTAGMA NË ATHINË

Mësimi vullnetar i gjuhës shqipe ku kam dhënë dhe jap mësim ka ecurinë e vet të vështirë, por  dhe të bukur që i’a vlen ta kujtoj. Fillimisht me grupe të vogla, në ambjente familjare, nga viti 2020-2021 e kam zhvilluar në  shkollë dhe atë familjar. Për shkak se ishin vite të vështira fillimisht të sigurimit të jejeve të  qëndrimit të emigrantëve kishte interes të madh nga prindërit mësimi i gjuhës shqipe. E para për të mos humbur kohë fëmijët në rast rikthimi dhe e dyta ajo e lidhjeve shpirtërore e  mbajtjes gjallë të gjuhës sonë. Punoja me abetare e tekste të siguruara nga Shqipëria, i bëja  fotokopje, sepse kisha mungesë librash, kërkoja çdo mundësi, gjeta një librari “Vatra” në qendër të Athinës  me libra artistikë dhe plotësues apo kaseta audio vizive për fëmijë, gjithçka  e re për gjuhën e kam në bibliotekën time, e blija. Tani për tani punoj me kurset “Kostadin Kristoforidhi 1&2”, në Palini me dy klasa të niveleve të  ndryshme moshore, dhe në Sintagma, Athinë me një klasë. Mësimi zhvillohet në praninë fizike, në klasë. Gjithashtu jap dhe online me kursin “Dituria” me nxënës të rritur, pasuniversitarë e  të punësuar. Çdo e Shtunë i përkushtohet mësimit të gjuhës shqipe. Mësimdhënia është dy orëshe për çdo klasë. Ka lodhje e sakrificë për mua për km që bëj, por, është kënaqësi kur shoh ata fëmijë që më  presin tek dera me sytë që u shkëlqejnë dhe atë përqafimin e sinqertë, është jetë. 

KURRIKULA MËSIMORE DHE AKTIVITETET EDUKATIVE

Tani falë bashkëpunimit të Ministrisë së Arsimit dhe QB të Diasporës na sigurohet gjithë  materiali gjuhësor i nevojshëm falas. Unë punoj me tekstet “Të mësojmë gjuhën amëtare dhe kulturën Shqiptare 1,2,3”. Gjithashtu “Gjuha Shqipe dhe Kultura Shqiptare”, niveli i 1. Ndërsa me të rriturit mbi 18 vjeç dhe  pasuniversitarë, që kanë interes jo vetëm ta mësojnë por, dhe ta mbrojnë atë, kam bërë një  punë individuale duke e përmbledhur gjithë materialin gjuhësor të teksteve shkollore  shtetërore shqiptare 5,6,7,8,9 e shoqëruar me shembuj krijues të përshtatur, e të lehta për tu  kuptuar. Mësimdhënia është shkencë dhe art. Prandaj përveç dhënies së njohurive gjuhësore punës së  pavarur, i jap dhe hapësirë bisedës së lirë për çdo temë që ngjall interes. Kjo ndihmon jo vetëm  në pasurimin leksikor por, dhe në rrjedhshmërinë e shprehjes së mendimit dhe ndjenjave. Parimi im është punë e bashkëpunim, të gjithë kemi nevojë për idetë apo ndihmën e njëri tjetrit. Sidomos ne mësuesit në diasporë, për komunitetin dhe me komunitetin shqiptar.

Unë në dy kurset jam ndihmuar nga Shoqata “Elbasani në emigracion në Greqi” dhe Unioni i  SHSHG për sigurimin e ambjenteve private shkollore. Ne si mësues kemi si objektiv të  formojmë dhe edukojmë fëmijë të denjë për tu integruar sa më mirë si qytetarë me dy kultura. Jemi të vetëdijshëm se prindërit shqiptarë sakrifikojnë dhe investojnë shumë për fëmijët, për  shkollimin, veshjen, ushqimin, aktivitetet jashtë shkollore, sportive, artistike, kurset e gjuhëve  të huaja etj, dhe, mirë bëjnë por mos harrojmë një gjë, sepse çdo gjë fillon nga A-ja dhe për  ne shqiptarët ajo është gjuha jonë shqipe. Çdo ndjenjë gëzimi ose trishtimi shprehet me zemër  e kuptimplotë në gjuhën e nënës.  Shumë mirë të integrohemi dhe për këtë jemi të aftë, na e njohin e të tjerët, por, mos  mburremi duke veshur dhe u krekosur me petkun e tjetrit, me gjuhën dhe kulturën e tjetrit. Kudo ku të vesh e të shkosh të pyesin nga je? Origjina dhe prindërit janë dy bashkëshoqërueset  e ekzistencës tonë, ato nuk i zgjedhim as duhet t’i mohojmë. Nuk është mirë të flasim me njëri  – tjetrin në gjuhë të huaj kur s’është nevoja, mos shesim emër, nënë e babë, vendin e bukur  amë, gjuhën tonë por ta mësojmë e trashëgojmë atë, të jemi krenarë se kemi histori të lashtë,  vend të bukur, njerëz punëtorë e dinamikë, s’jemi baritorë. Historinë e vuajtur duhet ta  kthejmë në shpresë, atëherë duhet më shumë, të formuar dhe me identitet. Gjuha jonë  identitet ynë jo vetëm të mban lidhjet biologjike me të parët tanë, me vendin amë që të pret  krahëhapur pa kushte, ashtu si nëna fëmijën, por, ndihmon në çdo gjuhë tjetër. 

MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI FORMË E RUAJTJES SË IDENTITETIT KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE NË GREQI

Objektivi i punës sime është gjuha shqipe dhe kultura shqiptare. Në orët mësimore përveç  njohurive gjuhësore njoh nxënësit dhe me traditat dhe kulturën tonë. Ne në Greqi jemi një komunitet i organizuar dhe me traditë në festat kombëtare. Gëzojmë e  festojmë së bashku dhe uroj të vazhdoj. Festat në shkolla por, dhe pjesëmarrja nëpër këto aktivitete e fëmijëve është një mënyrë e  bukur dhe e lehtë që të njihen me veshjet, traditat, vallet dhe këngët e ndryshme plot  emocion, të përjetojnë këto momente e t’i duan e t’i trashëgojnë ato. 

MËSIMI I GJUHËS SHQIPE NË GREQI, HISTORIKU

Mësimi i gjuhës shqipe në Greqi ka fillimet e hershme me mësues që kanë sakrifikuar jo pak  duke qenë dhe emigrant. Nevoja për një mbrojtje ligjore të mësuesve çoi në krijimin e Lidhjes  së mësuesve shqiptarë në Greqi (LMSHG). Fillimisht ekzistonte një frymë mbytëse apo presioni  psikologjik kur dëgjonin se mësohej apo komunikohej shqip. Kjo nuk ndodhte besoj me gjuhët  e emigrantëve të tjerë .Kur flitej rusisht, rumanisht, pakistanishte ose arabishte nuk shikonim  atë reagim që bënin ku dëgjonin të flitej shqip. Megjithëse shumë gjëra kanë ndryshuar prapë 

jemi shumë larg të themi se jemi si emigrantët apo qytetarët e tjerë që jetojnë në vendet e  Bashkimit Europian. Ka shumë vështirësi apo pengesa, qëllimi dihet asimilimi. Jemi komuniteti  më i madh i huaj, forcë e rëndësishme e ekonomisë dhe të aftë profesionalisht këtu, dhe me  një kontigjent nxënësish të konsiderueshëm në shkolla, do të ishte e drejtë me vend të  vendosej gjuha shqipe me zgjedhje. Do të bëhet?! Vështirë tani për tani, por më vonë do të jetë shumë vonë sepse asimilimi bën  punën e vet, mësuesit vullnetarë sot janë aktivë në gjithë Greqinë, por nesër dhe ata nuk jenë  më si më parë. Dëshirojmë një bashkërendim të energjive e përpjekjeve të shtetit amë, komunitetit tonë,  LMSHG dhe institucioneve shtetërore greke që të krijojnë hapësirat e nevojshme për gjuhën  tonë. Duhet dhe ne si prindër të duam veten, të afrojmë fëmijët nëpër shkolla të gjuhës sonë, t’a  komunikojmë sa më shumë në familje apo me njëri-tjetrin gjuhën. 

MËSIMDHËNIE PËRMES TEKNOLOGJISË, VËSHTIRËSITË NË MËSIMDHËNIE ME FËMIJËT ME DY GJUHËSI

Pandemia na dha mundësinë që të punojmë dhe në kushte të tjera, pra në distancë. Sigurisht  që mësimdhënia në klasë është më e lehtë, si në përcjelljen e njohurive apo në kontrollin e  tyre sidomos me fëmijët e vegjël. Mësimi online jo se nuk është frytdhënës por ngurtësia e  ekranit, apo renditja kohore e çdo folësi, luatjet e internetit, përqëndrimi apo nevoja  individuale në çdo moment, janë disa nga vështirësitë e nxënësve. Megjithëse po shkojmë  fatkeqësisht drejt teknologjizimit (dixhitalizimit) total, në mësimdhënie do të dëshiroja të  ruhet kontakti tradicional sidomos me fëmijët që kanë nevojë për stimulim apo ndihmë  individuale. Jam përdoruese e dy metodave, dixhitale dhe asaj tradicionale. Mësimdhënia në fëmijët në diasporë me dy kultura ka vështirësinë, bukurinë dhe veçorinë e  saj. Vështirësi kam vetëm me fëmijët që fillojnë njëkohësisht dy gjuhët, sepse akoma nuk kanë  konsoliduar njërën pastaj të njihen me tjetrën. Por, për nxënësit të cilët kanë një nivel gjuhësor  mësimi i shqipes ka lehtësinë e vet, mësohet e krahasuar dhe e integruar në lëndë të tjera. Vështirësi mund të quhet vetëm artikulimi i disa tingujve të veçantë që kemi duke krahasuar  me gjuhën tjetër, por për fëmijët që e flasin e komunikojnë në familje këto vështirësi nuk  ekzistojnë. Qëllimi i mësimdhënies së gjuhës për mua nuk është vendosja e një note, e cila do të çojë në  ushqimin e disa ndjenjave jo të këndshme për njëri-tjetrin (fëmijët e vegjël), por ta mësojnë e  shkruajnë bukur atë.

EFEKTI QË KA PASUR TE FËMIJËT NË RRITJEN E NDJENJËS PATRIOTIKE MËSIMI I GJUHËS SHQIPE

Duke njohur gjuhën, kulturën dhe traditat ata janë më të kompletuar, apo të vetëdijshëm të  dallojnë çfarë është shqiptare, cilat janë ato karakteristika e tipare që na dallojnë na bëjnë  krenar. Njihen me historinë, heronjtë tanë, ndihmën tonë në qytetërimin europian dje dhe aftësitë  për tu rimëkëmbur apo përshtatur në çdo kulturë tjetër. 

KUSH ËSHTË MËSUESE VALENTINA BOZHIQI?

Atëherë, shkurt për lexuesin lidhur me jetën time. Filloj me karrierën shkollore e profesionale. 

Studimet e mesme në Gjimnazin “Themistokli Germenji”, Korçë, me rezultate maksimale, po  kështu dhe studimet e larta në Institutin Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan (Sot  Universiteti Elbasan). Kam një përvojë pune si mësuese prej disa vitesh në një shkollë ushtrimore atëherë “Abdyl  Myzyri”, Elbasan. Viti 1997, viti i mbrapshtë, na detyroi të emigronim si shumë të tjerë në  Greqi. Kisha një familje të re me dy vajza të vogla, të cilat akoma nuk kishin filluar hapat e para  në shkollë. E përkushtuar si dje dhe sot për familjen, krahas punës së vështirë për të mbijetuar,  për të qenë sa më afër në ecurinë e tyre shkollore, mbrojta gjuhën greke. Sot jam e lumtur për  gjithçka dhashë tek to, sepse janë të kompletuara nga formimi i intelektual e profesional dhe  edukimi por dhe njohëse e përdoruese të sakta të gjuhës shqipe. Kam marrë pjesë në shumë seminare kualifikuese pedagogjike të organizuara nga LMSHG dhe  online nga Ministria e Arsimit, si dhe seminare ekonomike këtu në Greqi. Njëkohësisht vazhdoj dhe studimet në Universitetin e Pireut për: Procedimet financiare dhe  ato bankare. Nga viti 1998 jam anëtare e Lidhjes së Mësuesve SHqiptarë në Greqi, me një aktivitet herë në  ulje e herë në ngritje në mësimin vullnetar të gjuhës shqipe. Kam punuar me fëmijët e mi si nënë e mësuese, me fëmijët e të afërmëve të mi, në lagje e më  tej në Athinë, me grupe nxënësish të interesuar në ambjente familjare, ku disa prej të cilëve  janë të ri atdhesuar pa humbur as një vit shkollor dhe të sukseshëm. Nga 2020 e sot punoj intesivisht me më shumë nxënës, në klasa dhe online. Kur je emigrant, çdo arritje e ke vetëm në sajë të përpjekjeve tënde, pa mbështetje,  përkundrazi ke detyrime më shumë se çdo qytetar vendas, por jemi përpjekur me korrektësi,  dinjitet dhe shumë punë të jetojmë si duhet si njerëz jo të pasur por të lumtur e të qetë.

Filed Under: Reportazh

120 vjetori i shkollës së parë shqipe në Iballë

November 14, 2023 by s p

Nga Dr. Zekri Palushi (MD), Australi, 14 Nandor, 2023/

Iballja, vendlindja e T’Lumit Fran Mirakaj, me një krenari, dhe madhështi të veçantë, festoj 120 vjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe, e në të njejtën kohë, inaguroj pagëzimin e rrugës Iballe – Fushë – Arrëz, me emrin ‘’Rruga Fran Miraka’’.

Për mua pesonalisht, dhe gruan time Tina, vizita e kohëve të fundit, që patëm në Iballe, ishte me të vërtetë, një eksperiencë e veçantë, dhe mallëngjyese, aq më tepër, kur kemi rreth 28 vite, që jemi larguar nga Shqipria.

Ndërsa unë kisha qenë vetëm një herë në Iballe, gruaja ime, Tina, s’kishte qenë as një herë, në këtë vend ku kishte lindur gjyshi, si dhe nana e saj, Agia, me dy motrat, Dilën dhe Filen.

Gjatë rregjimit komunist, gjithçka ishte e vështirë, dhe ç’do gja shihej me dyshim, prandaj edhe lëvizjet ishin mjaft të kufizume, dhe shpesh të rrezikshme, -sidomos për ata me ‘’Biografi të Keqe’’, që në përgjithësi konsideroheshin edhe armiq të pushtetit popullor. Një prej këtyre ‘armiqve’, ishte edhe gruja ime, Tina. Prandaj, ajo s’kishte guxuar ta vizitonte Iballën, shtëpinë e gjyshit të sajë, Të Lumit Fran Miraka, që ishte pushkatuar nga rregjimi polpotjan, i mega-kriminelit sadistik, Enver Hoxhës, për ‘krimin’ e besimit në fenë Katolike, dhe mos-mohimin e Krishtit.

Le të kthehemi përsëri tek udhëtimi jonë, nga Tirana, për në Iballe.

Dikur, gjatë rregjimit komunist, kur ‘’Lufta kundra Rehatisë Personale, ishte Objektivi Kryesorë i Partisë së Punës’’ për ta ndërmarrë këtë udhëtim, duhej të mendoheshe mirë, megjithse distanca s’ka qenë më shumë se 170 km, rruga ishte mjaft e keqe, dhe tejet e lodhëshme. Ajo kalonte në terrene të thyera, dhe mjaft të rrezikëshme, që sherbente edhe si një rrugë ‘strategjike’, (siq komunistve u pëlqente ta quanin)! -Makinat lëviznin mjaft rrallë, dhe ishin shumë të vjetra, të keq-mbajtura, dhe aspak të sigurta. Duhej të ishe me fat, për të arritur në kryeqytet, dhe anasjelltas, shëndosh e mirë, dhe brenda ditës.

Por ne, kësaj here, rrugtuam në një komfort të plotë, dolëm nga një trafik, në të vërtet kaotik, por të mirë-organizuar, në brendësi të Tiranës, dhe pas pak kilometrash, morëm autostradën (Rruga e Kombit). Një rrugë e mirë, -që gjatë gjatësisë saj, anash rrugës, ishin ndërtuar mjaft lokale pushuese, dhe stacione karburantesh moderrne.

Në zonën e Fanit, dolëm nga autostrada, për të ndjekur rrugën, që shumë shpejt, na qoj në Fushë-Arrëz. Aty u ndalëm pak, pimë nga një kafe, dhe pastaj, vazhduam udhëtimin tonë, drejt destinacionit.

Sigurisht që edhe segmenti rrugorë, Fushë-Arrëz -Iballe,s’ishte ma si më parë, gjithçka kishte ndryshuar, rruga ishte zgjëruar, dhe shtruar gjithkund me një asfalt cilësor. Kjo rrugë, rreth 36 km., në kohën Enver-Hoxhiane, do t’ju merrte 3-4 orë, ndësa tani, ne hymë në Iballe, për 40 minuta!

Asht pikërish kjo rrugë, në të cilën ne po ecim, që nesër do të pagëzohej me emrin: RRUGA FRAN MIRAKA, ndërkohë, tabelat me këtë emër tashmë ishin vendosur në disa pika të kësaj rruge, -një gjë që na befasoj, -por edhe na dha shumë emocione positive, ndërkohë që Tinës, po i rridhnin lotët.

Sigurisht, që mbrritja në iballe, ishte tepër eksituese, dhe mjaft mallëngjyese, sidomos për Tinën, e cila, siq thashë edhe më parë, -po vinte këtu për herë të parë, dhe përveç mallit, fantazisë, kurjozitetit, dhe deshirës që e kishin ndjekur gjatë gjithë jetës për të vizituar vend-lindjen e nanës, dhe gjyshit të saj. Ajo s’kishte kujtime të lidhura me këtë vend, ndërsa mua mu ngjallën disa kujtime, nga vizita ime, në vitin 1991.

Ishim në fushatë elektorale, kur unë isha kryetari i Degës së Partisë Demokratike, për rrethin e Pukës, e njëherësh, edhe kandidat për deputet. Për këtë arsye, mora pjesë në një miting, nga ato që organizoheshin në atë kohë. Ishin mbledhur mjaft njerëz, megjithse, frika nga komunizmi hala ishte e gjallë, dhe e fortë. Militantizmi komunist jo vetëm që nuk ishte shuar, por vazhdonte, me aktivitetet e tij bullëzuese, dhe kërcnuese. Ata, me çdo kusht, dhe mjet, përpiqeshin që frikën jo vetëm ta mbanin gjallë, por edhe ta intensifikonin. Qëllimi i tyre, ishte që të shkaktonin sa më shumë pa-siguri, frikë, dhe konfuzion tek njerëzit.

Në këtë aspet, ata nuk më kursyen as mua, tentuan të prishnin mbledhjen, të krijonin rrëmujë, të na intimidonin, dhe t’na kërcnonin, se do të përmbysnin makinën, që ishte në përdorimin tim.

Këto kujtime mu ndërprenë sapo arritëm në Iballe, në këtë bukuri natyrore, të shtrirë, si një fushë gjigande futbolli, që natyra e kishte rrethue me aq mjeshtri, me male të gjelbërueme, me kodra të buta, të zbukurume me një hije të spektrit të mrekullueshëm të ngjyrës jeshile, e që vende-vende, kishin filluar të konkuroheshin nga ngjyrat e vjeshtës, -duke e shëndrruar atë, në një të verdhë-në-të kuqe!

Pas pak momentesh, makina jonë u ndalu para një godine lluksoze, që ishte një hotel-restorant, ndërtuar në zemër të Iballës!

Kjo godinë na befasoj, si me karakterin e sajë arkitektonik, ashtu dhe me ambjentet e sajë të brendëshme, të punuara, mobiluara, dhe dekoruara me një cilësi të lartë, -që komplementoheshin edhe me një sherbim tepër mik-pritës, një guzhinë të nivelit kulinar, dhe pasterti shembullore. Befasi ishte edhe hoteli bashkëngjitur, me dhomat e tij lluksoze, që pa asnjë ekzagjerim, përmbushte standartin 5-yjor, të klasifikimit internacional!

Ky kompleks mbante emrin ‘’Bujtina L’’, dhe ishte investimi i punës, mundit, dhe djersës së një Iballsi shumë të suksesëshëm, Lazër Mëhillit.

Le të kthehemi përsëri tek agjenda e këtij eventi, pra, festimi i 120 vjetorit, të shkollës së Iballës, e para shkollë, e hapur në veri, dhe nga shkollat e para, në Shqipërinë e asaj kohe. Siq thashë edhe më sipër, ky aktivitet,i mirëorganizuar, ishte rrezultat i një pune kolosale disamujore, të një grup-njerëzish, kryesisht Iballas, të drejtuar nga një tjetër biznesmen Iballas, tepër i suksesëshëm, Dedë Maluta, drejtues i Kompanisë ‘’JUNIK’’ shpk, me bazë në Shëngjin të Lezhës.

Deda, si një nga ish-nxanësit e shkollës së Iballes, kishte marrë përsipër që ta organizonte këtë event, dhe të përballonte shumicën e shpenzimeve të tij, ku përfshiheshin: restaurimi i shkollës, kthimi i njërës prej dhomave të saj në museum, dhe paisja e këtij muzeumi me stenda të veçanta, në të cilat do të pasqyrohej jeta, puna, dhe historia në përgjithsi, e krejt krahinës së Iballes.

Të nesërmen, me 28 Tetor, heret në mëngjez, në oborrin e madh të kësaj shkolle, në pjesën anësore të tij, Iballësit, kishin ekspozuar prodhimet e tyre bujqësore, blegtorale, dhe artistike.

Po heret në mëngjez, kishte filluar një simpozium, ku personalitete të ndryshme shkencore, përfshi këtu edhe ish-ZV. Kryeministrin demokrat, me origjinë Iballas, Profesor Rexhep Ukën, diskutonin punimet e tyre.

Më vonë, Presidenti I Rrepublikës së Shqipërisë, Zoti Bajram Begaj, inaguroj pagëzimin e rrugës, me emrin e Të Lumit Fran Miraka, dhe më pas, të pranishmit, patën rastin të vizitonim ambjentet e kësaj shkolle, tashma të restauruar me shumë kujdes. Në korridorin e sajë, ishte vendosur një bust i mrekullueshëm, i Frrok Kol Pematit, emri i të cilit, i ishte dhënë kësaj shkolle. Sigurisht që këtu duhet të përmendim edhe vizionarë të tjerë, e patriot, si Kol Zezajn, Vocërr Prel Mehmetin (Mirakaj), Kol Nik Alia, dhe Palush Pjetri, për të cilët, është folur gjatë në simpoziumin e mëngjezit.

Në muret e korridoreve të shkollës ishin ekspozuar mjaft punime të bukura arti në pikturë, me tematika të ndryshme, të hedhura në tellaje, nga piktor mjaft të talentuar, që kishin shkuar ditë më pare, në Iballe, për të paraqituur në veprat e tyre, aspekte të ndryshme të ksaj treve.

Nga korridori i katit të dytë, hymë në dhomën-muzeum, ku stenda e pare i kushtohej Te Lumit Fran Miraka, që pasoheshin nga shumë stenda të tjera ku paraqitej historia, kultura, dhe personalitetet e ndryshme, kontribues, jo vetëm në jetën e iballes, por edhe atë, të nivelit kombëtar.

Ndërkohë, grupe të ndryshme të muzikës, dhe të valleve, me shumë solist të njohur, përfshi të madhin Shkëlzen Jetishi, (me origjinë nga Iballa), argëtuan gjatë gjithë kohës publikun e shumtë pjesmarrës.

Dhe më vonë, këtë aktivitet, e përshëndeti edhe Zoti Bajram Begaj, si dhe ish kryeministri i Kosovës me origjinë Iballas, dhe deputet në detyrë, Ramush Haradinaj.

Përshëndetje pati edhe nga shumë të tjerë, -por unë këtu po veçoj atë të gruas time, Tinës, përshëndetja e së cilës, preku thellë, jo vetëm ndjenjat, shpirtin, dhe zemrën e sajë, por nga fundi i kësaj përshëndetje, shumë-kush ishte i përlotur, përfshi edhe ish-legjendarin e UÇK, Ramush Haradinaj, i cili, herë pas here, drejtohej nga ne, dhe i thonte Tinës: ‘’Oj mbesë, m’ke ba me qajt’’!

Prandaj, edhe unë po e mbylli shkrimin tim, për ti lënë pak vend tekstit të sajë përshëndetës:

Të dashur, MIQ, të pranishëm në ktë event të shenuar!

Sot, ndjehem mjaft e emocjonume, e privilegjume, dhe tepër e nderume, që, si mbesa e Fran Mirakës, të ndodhem këtu, n’mes njerëzve ma të shtrenjtë, ma të dashur, dhe ma të mirë në botë, Iballsve dajve të mi!

Fillimisht dua që ne emrin tim, të familjes time dhe në veçanti të nanës time Ages, t’ju përshëndes të gjithëve, dhe ti përcjelli falenderimet ma të përzemërta, dhe mirënjohjen ma të thellë, ORGANIZUESVE të këti eventi mjaft të randsishëm historik, jo vetëm për Iballen, dhe rrethin e Pukës, por për të gjithë Shqipninë.

Unë s’do t’flas shumë, sepse, arsya për t’cilën ne jemi mbledhë ktu, dhe vetë tematikat e këtij eventi, të pasqyruara në stendat e këtij MUZEUMI, do të flasin jo vetëm sot, -por edhe në të ardhmen, ata do të flasin, e t’ju tregojnë brezave që do të vinë, miqve të ndryshëm, e vizitorve të HUAJ, se Iballja, megjithse një zonë e thellë, dhe e largët, me bijët e saj të nderuem, e patriot, si Frrok Kol Pematin, Kol Nik Alinë, Palush Pjetrën, Padër Zef Mesin, dhe Vocërr Prel Mehmetin (Mirakajn) -qysh në vitin 1903, e kishin kuptu mjaft mirë se edukimi asht një nga elementët ma të randsishëm, në luftën për të drejtat njerëzore, dhe se, ky edukim, mund të përdorej si një armë e fuqishme, për t’ndryshu, jo vetëm Iballen, por edhe të gjithë kombin tonë.

Dhe në të vërtetë, kështu ndodhi, kjo ishte shkolla e parë që u hap në veri, dhe një nga shkollat e para, të hapuna, në Shqipninë e asaj kohe, një shkollë që e futi Iballen, në hartën e Arsimit Kombëtar, dhe ngriti edhe ma nalt emrin, dhe prestigjin e këtij vendi, dhe kësaj zone, që tash e mbrapa, do të njifej jo vetëm për trimni, burrni, e bujari, por do të njifej edhe për dituni.

Asht pikërisht kjo shkollë, ku mësun, dhe u edukuen qindra Iballas, asht pikërisht kjo shkollë që pregatiti studen për shkollat e larta të asaj kohe, dhe vazhdon, e do të vazhdojë të pregatisë student për universitete të ndryshme, Brenda, dhe jasht vendit.

Asht pikërisht kjo shkollë, nga ku dolën personalitete të nderur në fushën e shkencës, artit, e kulturës, dhe mbi të gjitha, asht bash kjo shkollë, ku mori mësimet e para, edhe gjyshi im, I lumi Fran Miraka, këtu mori mësimet e para edhe nana ime Agia, me motrat e saj, Dilën, dhe Filen, dhe mbi të gjitha, kjo asht shkolla, ku baba im i mrekullueshëm, Frrok Gjoka, (dritë past aty ku asht), ka punuar si mësues, rreth viteve 1955.

Pra, asht Iballa, ky vend fisnik, që lindi njerëz patriot, e atdhetar, asht kjo iballe, që lindi shumë pesonalitete të tjera, për të cilët, do të flitet në këtë event, -por mbi të gjitha, -ashtë Iballa, ky vend i bekuem, ku lindi edhe gjyshi im, i lumi, Fran Mirakaj, -që kulçedra e kuqe komuniste, ja mori jetën, në mënyrën ma barbare, bash n’lule të rinisë së tij, veç pse besonte e mbronte fenë e Krishtit. Kështu, Ai e la gjyshen time, Prenë Aliajn të ve, e n’pikë të hallit, me 3 vajza, tashma jetime, kur nana ime, Agia, ishte veçse 6 mujshe.

Gjyshi im I mirë, u arrestue, -jo pa qëllim, bash në Natën e Krishtlindjeve.

Ndërkohë që po e nxirrnin nga shpia, (ku nuk u kthye ma kurrë), edhe pse i lidhur me zingjirë të shternguar mirë, i drejtohet grues së tij fisnike, Prenës, duke i thanë: ‘’mos u mërzit, se ty ka me t’ndihmue Krishti, me i rritë kto fëmij’’.

Unë nuk po ju marr ma shumë kohë, sepse shumë prej jush, e dinë se ç’far ka heqë familja jonë, e në të vërtetë, të gjithë Mirakajt, gjatë atij rregjimi gjakatar komunist, por s’mund të la pa ju tregue se dje, ndërsa po vinim për në Iballe, -pashë se gjatë rrugës ishin vendosur tabelat me emrin e gjyshit tim: ‘’Rruga Fran Mirakaj’’, kjo qe mjaft e pa-pritur, dhe në të vërtetë, më ringjalli dhimbje të thella, që mu perzien me shumë emocione kënaqësie, dhe krenarie. Emocione që u bane edhe ma të fuqishme sot, kur Presidenti i Rrepublikës, Zoti Bajram Begaj, me zbulimin e pllakës, zyrtarizoj pagëzimin e Rrugës Iballe Fushë Arëz, që tash e mbrapa, do të quhet ‘’Rruga Fran Mirakaj’’.

Po kështu, një efekt të veçantë, krijoj jo vetë tek unë, por edhe tek të gjithë vizitorët, ishte edhe një stendë, mjaft e kompletume, kushtuar gjyshit tim të mirë, që organizuesit e këtij eventi, e kishin vendosur bash në fillim të muzeumit. Aty flitej shkurtimisht për jetën e gjyshit, por mjaft interesante ishin edhe një fjalim i shkurtër, i Senatorit Jonathon Duniam, në Senatin e Australisë, si dhe një artikull i shkruar nga pastori Australian, Campbell Markham, botuar në një gazetë australiane ‘’Corner Post’’, ku flet për jetën, torturat, dhe pushkatimin e të Lumit Fran Miraka.

Edhe një herë, duke falenderuar nga zemra, me një mirënjohje te veçantë, organizuesit dhe të gjithë ata që kanë kontribuar për realizimin e kësaj inisiative mjaft të çmuar, po e mbylli përshëndetjen time me disa vargje të kangës, kushtuar kti martiri të demokracisë, dhe katolocizmit botror! “….,

Frani jot nuk paska vdekë, n’rrugë t’shejtnimit asht tuj ecë, brezat tjerë që do të vinë, për Fran Pjetrën do të ndijnë,

shejt atëherë ai do t’jetë, do ti luten njerëzit krejt, n’festa, n’gzime, e në halle, shen Fran Pjetra rrnon n’Iballe’’.

Zoti ju ndihmoft ju, Iballen, rrethin e Pukës, dhe t’gjithë Shqipninë.

Nga Dr. Zekri Palushi (MD) , Australi, 14 Nandor, 2023

+3

Like

Comment

Filed Under: Reportazh Tagged With: Dr. Zekri Palushi

FIGURA VIGANE E SKENDERBEUT

November 14, 2023 by s p

Idriz Lamaj/

Në veren e vitit 1977 u mbushen 115 vjet qekur poeti dhe shkrimtari i njohur maqedon, Grigor Perliçev, kurorëzoi veprimtarinë e tij letrare me një poemë të shkelqyer historike prej afër 3800 vargjesh.  Poema mban titullin “Skenderbeu” dhe ka ngel e panjohur deri me 1950, kur dorëshkrimi i saj, origjinal në gjuhën greqisht, iu dorëzue Bibliotekës Shtetërore “Vasil Kollarov” në Sofje të Bullarisë.

Edhe pas zbulimit të këtij dorëshkrimi me rëndësi të veçantë, kaloi një kohë e gjatë derisa i hyri punës serioze, shkrimtari i njohur bullgar, Hristo Konov, i cili bëri përkthimin e parë të kësaj vepre në gjuhën bullgare. Më vonë, vepra në vetvete zgjoi kureshtje për përkthim edhe te studiuesit e kritikës letrare maqedone, në republikën e Maqedonisë në Jugosllavi.

Me këte vepër të rrjedhshme poetike, e cila provon qendresën heroike dhe  rritjen historike të Kombit shqiptar me Skenderbeun në krye, Grigor Perliçev mori pjesë në konkursin për poemën më të mirë në gjuhën greqisht, me 1862.

Por, “…plot nëntdhjetë vjet mbeti i panjohur fati i kësaj poeme, e plotë një shekull brendësia e sajë…”, shkruen paraqitësi dhe përkthyesi i poemës në bullgarishtë, Hristo Konov. 

Një shkrimtar tjetër bullgar, kritiku dhe letrari i njohur Aleksander Milev, njohës i thellë i jetës dhe veprave të Perliçevit, në një koment që i bëri poemës “O Armatollos”, e cila fitoi çmimin e parë në një konkurs letrar me 1860, lenë për të kuptur se poema “Skenderbeu” nuk e fitoi çmimin në konkursin e vitit 1962 për arsye politike. Poema “O Armatollos”, njëra prej veperave poetike më të përsosura letrare të Perliçevit, bënë fjalë për Serdarin e njohur maqedonas, Kapidanin Kuzman, të cilin e vranë kaçakët e Gegërisë.

Dy kritik dhe përkthyes të njohur maqedon, Gregori Stalev dhe Mihail Petrusevski (ky i fundit thonë se ka bë një përkthim dinjitoz të poemës “Skanderbeu” në gjuhën maqedone), shkojnë edhe më larg.

Të dytë mendojnë se poemen “Skenderbeu”, poeti e paraqiti në konkurs në një kohë jo të favorshme, sepse në atë kohë,  kleri shovenist i Kishës greke “…bënte propagandën e deshprimit për helenizimin e të gjithë Ballkanit…”. Prandej, një vepër e tillë si kjo (është fjala për poemen “Skenderbeu”, IL.), jo që ishte e pamundur të fitonte çmimin e merituar, por “ishte e pamundur të shihte dritën e botimit”. (Shih: Greogri Stalev, Grigor Perliçev “Serdarot”, Misla, Skopje 1973, kapitujtë, “Perliçev vo svoeto vreme” , dhe “Makedonija vo vremeto na Perliçev”). 

Sidoqoftë, zbërthimi i kësaj çështje kërkon një studim të veçantë shkencor. Sepse, bullgaro-maqedonët që janë marrë me komentimin e kësaj vepre kanë bërë edhe “punën” e tyre politike. Asnjëri nuk na thotë: Çfarë e shtyri Perliçevin të merret me botën shqiptare? Në çfarë rrethanash është shkruar poema “Skenderbeu”? Si dhe nga e njofti Perliçevi popullin shqiptar dhe pse kishte aq dashuri e respekt për Skenderbeun?

Fundi i fundit, kjo dihet nga të gjithë: Grigor Perliçev lindi me 1831, u rritë, jetoi dhe vdiq (me 1893) në qytetin e Ohrit të Shqipërisë Etnike, ku masa dërmuese e atij qyteti ishin  shqiptar.

Tani, le të shohim në vija të përmbledhta përmbajtjen madhështore të poemës në fjalë. Që në fillim, ashtu si këngtarët në këngët tona  popullore kreshnike, poeti i tërhjek vrejtjen lexuesit, të përcjell me vemendje secilen lëvizje të ngjarjeve, të cilat zhdërvillen si vargoj, njëra pas tjetrës.

Ky poet gjeni, i paisur me mësimet e poetëve mjeshtër të klasicizmit bizantin, nuk e len lexuesin pezull, përkundrazi, në vargun e dytë, në fillim të poemës e cila është afër 3800 vargjesh thotë:

“Po bëhem gadi t’iu kendoj për t’famshmin Skenderbeg”.

Dhe, kështu e fillon këngën e tij me një hyrje të gjatë. Kjo hyrje e gjatë, e gjall dhe e gërzhitshme, pasohet me këngën e parë e cila përputhet historikisht me jetën dhe gjendjen e heroit tonë – me levizjet energjike të Skenderbeut, me vendosmerinë e shqiptarve –“zmiata luta” – shlliga të idhta, dhe me trimrin e kapidanëve, aleat të Krytrimit të Krujës.

Nga një herë, ndjenjatë shpirtërore të poetit dhe relacioni i njohjes së tij me realitetin historik, duket se zbutin e vargun poetik:

“Filloje ti këngën e muzës gojëmbel, virgjiresh”,

por papritmbas, aty përaty e urdhëron muzën  nevrikisht:

“Këndoj ata trima që tashi kanë me u përlesh”.

Me elemente homerike, me vargje të rrjedhshme 15 rrokshe, pa i dhënë rëndësi rimës, poeti na sjell në ball të 20 mijë ushtarëve turq Ballaban Pashën, para mureve vigane të Kështjellës së Krujës.

Por, sa arrinë ushtria turke, akoma pa u vendosur nëpër çadratë plisverdha, komandanti i tyre, satrapi renegat Ballaban Pasha, e nis korierin e tij, Eminin,  për në Kështjell të Krujës, me i dërgue Skenderbeut dhuratat dhe me marrë hetime mbi pozitën strategjike të fortifikatës legjendare të Krujës. 

Mbrenda mureve të  Kështjellës, Emini pritetë bujarishtë nga sherbyesitë. Ai mbetet i mahnitur nga pritja e shqiptarëve në një lloj ceremonie fetare ku ishte edhe Skenderbeu me  shokët dhe miqët e tij. Pas ceremonisë, Prijsi Shqiptar (kryeheroi i poemës), me anën e Dimkos i dërgon Ballaban Pashës “dhuratat” e veta: Drapnin, kazmën dhe umin e parmendës jetike, që t’i sjell në mend  rrjedhen e gjakut të tij. 

Nga qendrimi i Skenderbeut, Ballaban Pasha tërbohet prej inatit. Në mënyrën më mizore, duke e ngulur në hu, e mbyt  Dimkon e shkret, megjithëse këshilltari plak i Ballabanit u përpoq t’ia mbronte jetën duke i thënë: “Është turp dhe falimentim politik me e vra të dërguarin e Skenderbeut në besë”. Këtë krim të pandërgjegjshëm e mbështeti edhe Jakubi, krahu i djathtë i tij. Ai me fjalë fyese hidhet kundër këshilltarit të mençur osmanli. Në atë ndërkohë ia beh në kamp të ushtrisë turke perç-gjati Sinan, i cili përngjet në një gogol të llahtarshëm. Atë e kishte dërguar Sulltani si pararoje kundër Krujës. Sinani i tregon Ballabanit për masakrimin e tmerrshëm të ushtrisë së tij, në ndeshjen e përgjakshme me shqiptarët, ku kishte pësuar disfatën e plotë. Sinanit në fushën e betejës i kishte mbet edhe i vëllai. 

Me një fines prej poeti mjeshtër, Përliçevi përshkruan fatkeqsinë e ushtrisë turke, tronditjen dramatike të shpirtit të Sinanit dhe zemrimin e pakufi e të çmendur të Ballabanit. Ballabani vendos qysh në agim të sulmoj me të gjitha forcat e veta Krujen e Skenderbeut. 

Sipas poemës, muzgu i mbrëmjes bjenë përtokë, ushtria turke është në dieni të plotë që të nesërmen porsa të shkrep dielli, të gjithë si një trup i vetëm do të hidhen mbi muret e trasha të Kryeqytetit të Arbëris. Megjithëse duket një farë shqetësimi në fytyratë e tyre të zbehta si gëlqere, shihet edhe një lloj optimizmi për “fitoren e sigurtë”. Numëri i madh i ushtrisë dhe oficerët trima me Ballabanin në krye i japinë zemër dhe shpresë edhe ushtarit më frikacak. 

Në tjetrën anë,  mbrenda Kështjellës të Krujës të rrethuar me mure dhe hendek, mbretëron qetësia, nuk shihet asnjë shqetësim. Skenderbeu ka shtruar një darkë madhështore, me mish të pjekur në hell dhe verë të kuqe, për aleatet e vet. Në darkë është i pranishëm edhe Emini i  cili përpiqet me i mbush mendjen Skenderbeut dhe kapidanëve të tjerë për vendosmërinë dhe suprioritetin  e ushtrisë turke.

Sipas versionit të poetit, ende pa mbaruar darka, njëri prej besnikëve të Skenderbeut, tregon publikisht për vrasjen e shemtuar të Dimkos nga Ballabani. Eminit i dridhet zemra, i zgurdullohen sytë dhe i zbehet fytyra e i bëhet myk. Ai frikohet prej hakmarrjes, por Skenderbeut as që i shkon në mend  një gjë e till. Përliçevi, poeti i Ohrit, tamam si të ishte vet arbëror, i drejtohet Eminit të frikësuar për vdekje:

“Çlirohu dhe uli t’rrahurat e zemrës Emin i pahshëm, 

Dhe qetësohu lirisht si t’ishe në shtëpinë tënde.

Se ti je në tryezë dhe n’bukë të shqiptarëve të ndershëm,

Të cilët për besë e nderë s’largohen kurrë prej vdekje”.

Domethënë, hakmarrja nuk vjenë në vështrim. Eminit i bënë përshtypje të thellë shpirtmadhësia e shqiptarëve, gjakftohësia e komandantit të tyre dhe maturia e çdo bisede. Ai vendos të mbetet bashk me shqiptarët në Kështjell të Krujës por iu lutet që mos t’a detyrojnë të lyejnë duert e tij me gjakun e vëllzërve të vet.

Egërsohet nata nga të ftohtit, përveç stuhisë gjëmojnë malet e larta të Krujës kreshnike. Ballabanin, që ishte shtri për një sy gjum, e mbulon një djerës e ftohët, e kaplon një ankth i çuditëshëm, një ënderr e keqe i paralajmëron ndeshjen e afërtë dhe kobin e zi.  Gëdhin mengjezi i bardh, rrezet e diellit fillojn me përbi lagështirën e natës, Ballaban Pasha përgaditet për sulm. Ushtria e tij e veshur me çelik është regjimentuar, burizanët e ushtrisë lajmërojnë gadishmërinë.

Ndërkaq, Skenderbeu me shpatë ngjesh dhe pelerinë krahëve, pasi përshendet të shoqen dhe të birin; shaluar mbi gjog të mejdanit, si një shkëmb i gjall, vëhet në ball të ushtrisë shqiptare. Për të dy anët e krahëve të tij janë rreshtuar trimat në zë si Andre Topia, Lek dhe Pal Dukagjini, Tanushi, plaku – Komnen Arianit dhe tok me ‘ta Despoti i Malit të Zi, Cernojeviqi, tmerri i turqëve, i cili kishte lidhur fatin e Principatës të vet me të famëshmin Skenderbe. 

Të dy ushtritë qendrojnë ball përball me njëra-tjetrën. Ushtria shqiptare numerikisht më e vogël, ec me hapa të matur dhe të ngadalshëm drejtë armikut.  Ushtria e madhe turke nxiton hapat drejtë kundërshtarit. Të dy palët zbatojnë përpikërishtë urdhërat e gjeneralëve të tyre.

Por, sa afrohen  në një afërsi që dallon trimi – trimin, del Jakubi nga turma e ushtrisë turke, dhe me një zë të çjerr i kërkon mejdan Skenderbeut. 

Të shpejtë si dy rrufe prej qielli, Tanushi shqiptar dhe Crnojeviqi malazez, i çveshin shpatat për t’i dal në mejdan Jakubit, por Skenderbeu, më i shpejt se rrufeja, goditë me thember të hekurtë gjogun e mejdanit, vërsulet si shigjeta, dhe brënda një afati të shkurtë i qeron hesapet me Jakubin; me një të rën shpate, Ai e hedh për tokë  krahun dhe  kokën e  trimit anadollak – krahun dhe kokën e Jakubit. 

Fillon përleshja e përgjakshme. Ball përball, gjokës përgjokës,  çelik për çelik ndeshen burratë. Ballabani i tërbuar për vrasjen e Jakubit, hiqet me dal në dyluftim me Skenderbeun por nuk e lejon këshilltari plak, sepse vrasja eventuale e tij do të  demoralizonte ushtrinë turke. Nga të dy palët vritën një mori trimash, fusha e mejdanit mbushet me kufoma të këltitura në gjak. Fati luftarak kalon nga njëra anë në tjetrën. Skenderbeu pasi shtrin përdhe edhe Halilin si herkul, duke pre koka armiqësh për të dy anët, si tigër i tërbuar hynë në zemër  të  ushtrisë të armikut.

Ballabani që ruhet prej Skenderbeut, një çast gjëndet para tij. Duke shpresuar se mund t’i shpetonte nga tehu i shpatës, ai nis me ikë, por Skenderbeu me shpjetësi vetëtime kap një gur të madh dhe e qellon. Kështu, i turpruar, aspak trimërisht, humb jetën satrapi mizor Balllaban Pasha. 

Me vrasjen e tij vendoset fitorja e shqiptarëve. Ushtria turke shpartallohet keq, merret nëpër këmbë të ushtrisë shqiptare dhe korret literalisht nga shpatatë e tyre. Përleshjen e hatashme dhe disfaten fatale të turqëve, poeti e përshkruan hollësishtë në disa faqe të librit. Ai e përfundon poemën duke iu lutë Zotit që të mëshirojë ndaj fatit të robëve të luftës dhe i nderpren luftimet.

Në këtë mënyrë përfundojnë edhe  vepratë pavdekshme të Homerit e të Virgjilit. Në veprën e  Perliçevit, figura e Skenderbeut ngritet në olimpin e heronjëve më të mëdhenjë. Heroi i jonë vëhet në ball të njerëzve më të virtytshëm dhe më të drejtë, njëkohësisht edhe në vargun e trimave më të njohur në ç’do kohë.

Duke lexuar “Skenderbeun” e Përliçevt, lexuesit i kujtohen heronjët e Iliadës të Homerit dhe të Këngëve të Rolandit. Ai harron se është duke lexuar për ndeshjen e përgjakshme te  Bedemet e Krujës, dhe i fluturon mendja te ndeshjet e tmershme fyt-përfyt rreth mureve të Trojës dhe të Saragosës; apo, te ndeshjet vigane të Lekës Madh me Darin e Persisë.

Epokën e Skenderbeut, të mbushur me lufta të shumta heroike, e nderoi çdo shekull me vepra historike dhe letrare.

Në qoftë se krahasojmë, si është lartësuar figura e Skenderbeut nga autorë të ndryshëm, duhet shfletuar e komentuar edhe poema e Grigor Perliçevit. Kur të bëjmë krahasimin, padyshim vijmë në përfundim se vepra e tij radhitet në vargun e veprave më të njohura poetike që u janë kushtuar figurave të shquera legjendare Europiane. 

Kjo vepër iu bën jehonë ngjarjeve historike të asaj kohe, dhe për më tepër,  vesh famën e Skenderbeut, siç thotë kritiku letrar bullgar – Konov,  me petkun e simbolit të ethnicitetit arbëror.

BOTUAR 45 VJET MË PARË NË GAZETËN DIELLI, 15 SHKURT – 16 MARS, 1978

Filed Under: Reportazh

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 83
  • 84
  • 85
  • 86
  • 87
  • …
  • 192
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” New York fillon vitin shkollor 2026-2027 më 19 shtator
  • Vatikani i Tiranës
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE NË FINLANDË, GJUHË DHE IDENTITET KOMBËTAR TE SHQIPTARËT NË VENDET NORDIKE
  • PROCESI I KAFKËS – KUR DREJTËSIA HUMB FYTYRËN
  • Kosova, kufijtë shqiptarë dhe beteja që vazhdon mbi vijat e hartës
  • Analizë e hartës «Shqipnija e Vërtetë» e Ahmet Gashit
  • Kur Amerika i tha Greqisë më 1949: Mos hyni në Shqipëri
  • Arsimi shqip në Mal të Zi, fillimi i vitit të ri shkollor në Komunën e Tuzit –Malësisë
  • KONTRIBUTI SHKENCOR I PROF. DR. HASAN KALESHIT NË HISTORINË KOMBËTARE SHQIPTARE
  • Masakra e Koplikut
  • “The true history of mankind will be written only when Albanians participate in its writing.” – Maximilian Lambertz, Austrian Albanologist
  • SHQIPTARËT DHE IDEOLOGJITË
  • VATRA JU FTON MË 13 SHTATOR NË PROMOVIMIN E VEPRËS KUSHTUAR SKULPTORIT VASIL RAKAJ
  • VATRA THIRRJE DEPUTETËVE TË KUVENDIT TË KOSOVËS VOTONI PRESIDENTIN E REPUBLIKËS
  • SAVE THE DATE!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT