• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

A mund të shpëtojmë nga “goditjet në tru”?

October 4, 2025 by s p

Përktheu Rafael Floqi 

Shkencëtarët mendojnë se së shpejti mund të shërojnë dëmtimet e trurit nga një goditje në tru. Studiuesit që induktuan goditje në tru te minjtë dhe më pas transplantuan qeliza staminale nervore njerëzore në trurin e tyre zbuluan se neuronet dhe enët e gjakut u rigjeneruan.

Pasojat e një goditjeje në tru mund të jenë katastrofike. Në varësi të kohës që truri mbetet pa oksigjen dhe lëndë ushqyese për shkak të ndërprerjes së qarkullimit të gjakut, komplikimet mund të variojnë nga humbja e kujtesës deri te dëmtimi i të folurit dhe madje edhe paraliza. Disa pacientë shërohen, ndërsa të tjerë jetojnë me dëme të përhershme — rreth gjysma e të mbijetuarve nga goditja në tru mbeten të paaftë për shkak të dëmtimit të trurit. Tani, transplantet me qeliza staminale mund të jenë një ditë në gjendje të kthejnë pas dëmet që deri tani konsideroheshin të pakthyeshme.

Neuroshkencëtarët Christian Tackenberg (nga Universiteti i Cyrihut) dhe Ruslan Rust (nga Universiteti i Kalifornisë Jugore) bashkëpunuan për të eksploruar një terapi të mundshme që përdor qeliza staminale pluripotente — të cilat mund të shndërrohen në pothuajse çdo lloj indi — për të trajtuar simptomat që mbesin pas një goditjeje në tru. Ata induktuan goditje në tru te disa minj dhe transplantuan qeliza staminale nervore njerëzore në trurin e tyre, duke treguar se këto qeliza kanë potencialin për të krijuar neurone të reja dhe për të aktivizuar procese të tjera rigjeneruese.

“Qelizat staminale nervore] mbijetojnë për më shumë se pesë javë, diferencohen kryesisht në neurone të pjekura dhe kontribuojnë në reagime të indeve të lidhura me rigjenerimin, duke përfshirë angiogjenezën, riparimin e barrierës gjak–tru, uljen e inflamacionit dhe neurogjenesën,” shkruan Tackenberg dhe Rust në një studim të publikuar së fundmi në revistën Nature Communications.

Çfarë lloj goditjeje u përdor në eksperiment?

Ekzistojnë dy lloje kryesore të goditjeve në tru:

  • Ishemike, që ndodh kur një arterie që çon gjak në tru bllokohet (zakonisht nga një mpiksje gjaku për shkak të akumulimit të pllakave),
  • dhe hemorragjike, që ndodh kur një enë gjaku çahet dhe gjaku rrjedh në indet përreth, duke rritur presionin në tru.

Studiuesit zgjodhën të induktonin goditje iskemike te minjtë, pasi ato janë shumë më të zakonshme te njerëzit — rreth 1 në 4 të rritur përjeton një goditje iskemike gjatë jetës.

Si u zhvillua eksperimenti?

Pas një jave nga goditja, minjtë — të cilët ishin gjenetikisht modifikuar që trupi i tyre të pranonte qeliza njerëzore — morën transplant me qeliza staminale nervore njerëzore në zonat e dëmtuara të trurit. Goditja kishte shkaktuar reduktim të madh të qarkullimit të gjakut, dëmtim të indeve dhe dobësi motorike.

Menjëherë pas trajtimit, lezionet (dëmtimet) filluan të zvogëloheshin pak. Përparimi i qelizave të transplantuara u monitorua me anë të imazherisë biolumineshente. Duheshin dy javë që sinjalet ndriçuese të fillonin të rriteshin — gjë që sugjeron se trurit i dëmtuar i duhet kohë për t’u stabilizuar përpara se trajtimi të funksionojë plotësisht.

Rezultatet ishin të jashtëzakonshme

  • Inflamacioni u ul.
  • U gjeneruan neurone të reja, të cilat komunikonin me neuronet ekzistuese.
  • Zgjerimet neuronale (neuritet) arritën në:
    • Korteksin motorik (kontrollon lëvizjet vullnetare),
    • Korteksin somatosensor (përpunon ndjesi si prekja, presioni, dhimbja),
    • dhe korteksin cingulat, që luan rol në:
      • marrjen e vendimeve,
      • kujtesën punuese,
      • formulimin e përgjigjeve,
      • dhe kryerjen e detyrave.

Por përmirësimet nuk u kufizuan vetëm te qelizat e trurit. Transplanti ndihmoi edhe në rigjenerimin e qelizave që formojnë enët e gjakut.
Në mënyrë interesante, rrjedhja nga enët e reja të gjakut ishte më e vogël — ndryshe nga zakonisht, pasi enët e reja pas goditjes priren të jenë më të brishta dhe rrjedhëse, gjë që mund të ulë në mënyrë të rrezikshme presionin e gjakut.

Si rezultat i rigjenerimit të trurit, aftësitë motorike të minjve u përmirësuan.

“Këto zbulime mund të kenë rëndësi jo vetëm për terapinë e goditjeve në tru, por edhe për trajtime të një game më të gjerë të dëmtimeve neurologjike akute që përfshijnë humbje të neuroneve,” shkruajnë Rust dhe Tackenberg.

A është kjo terapi e zbatueshme për njerëzit?

Ende nuk janë bërë prova klinike të qelizave staminale nervore te njerëzit për këtë lloj trajtimi.
Por ka aspekte të terapisë që mund të përshtaten për përdorim te njerëzit.

Studiuesit tani po kërkojnë mënyra më të thjeshta për dorëzimin e qelizave, si për shembull:

  • injeksione, në vend të transplantimeve më invazive që u përdorën te minjtë.

 E ardhmja: jo vetëm mbijetese — por rimëkëmbje dhe mirëqenie

Në një të ardhme të afërt, mund të jetë e mundur jo vetëm të mbijetosh nga një goditje në tru, por edhe të rikuperohesh plotësisht dhe të lulëzosh, falë fuqisë së qelizave staminale. Dhe keshtu mallkimi “të  raftë damllaja!” do të jetë pa kuptim.

Filed Under: Sociale

Studentë dhe pedagogë shqiptarë nga Fakulteti i Mjekësisë Dentare, pjesë e programit “Biomaterials and 3D Printing for Therapeutical Applications”, organizuar nga Prof. Bruna Sinjari dhe Universiteti “Gabriele d’Annunzio”, Chieti-Pescara

September 28, 2025 by s p

Në datat 08 -13 shtator 2025, në Universitetin “Gabriele d’Annunzio” Chieti Pescara, u zhvillua një program trajnimi mjaft interesant, “Biomaterials and 3D Printing for Therapeutical Applications”. Ky program u ideua dhe u organizua në mënyrë perfekte nga Prof. Bruna Sinjari, koordinatore dhe përgjegjëse e këtij aktiviteti. Aktualisht Prof. Bruna Sinjari është e deleguara e Rektorit e këtij universiteti për marrëdhëniet me universitetet e Ballkanit. Prej vitesh ajo ka dhënë një kontribut të spikatur në bashkëpunimin aktiv, të suksesshëm dhe të gjithanshëm ndërmjet Universitetit “Gabriele d’Annunzio” Chieti-Pesacara dhe Fakultetit të Mjekësisë Dentare.
Ky aktivitet një javor mblodhi së bashku akademikë të spikatur të Universitetit të Chietit, me profesorë dhe studentë të universiteteve ndërkombëtare, si Irlanda, Hollanda, Spanja, Greqia, Lituania, Rumania, Moldavia, Polonia, etj. Në të patën mundësinë të marrin pjesë studentë dhe pedagogë nga Fakulteti i Mjekësisë Dentare, UMT. 


Ky program nuk ishte thjesht një aktivitet akademik, por një eksperiencë e plotë shkencore, profesionale dhe kulturore, që la gjurmë të thella tek të gjithë pjesëmarrësit.
Leksionet e mbajtura nga akademikë me përvojë, prezantimet e detajuara dhe sesionet praktike mbi aparaturat dhe teknologjitë më të fundit dixhitale dhe mbi biomaterialet, u pritën me shumë interes nga pjesëmarrësit, si një mundësi për të thelluar dijet, duke mësuar teknika të reja dhe duke  kuptuar më qartë perspektivat që ofron kjo fushë për të ardhmen e stomatologjisë dhe të mjekësisë.

Gjatë gjashtë ditëve të larmishme, niveli i lartë shkencor i prezantimeve të profesorëve, u ndërthur me organizimin e përkryer të pjesës sociale dhe kulturale, ku studentët dhe pedagogët u njohën me natyrën mbresëlënëse, me historinë e vendit, si dhe shijuan aktivitetet sportive dhe turet çiklistike, karakteristikë e zonave të Peskarës. Atmosfera e ngrohtë dhe miqësore e krijuar ndikoi në forcimin e lidhjeve mes pjesëmarrësve, duke e kthyer këtë trajnim në një eksperiencë gjithëpërfshirëse, jo vetëm si një mundësi për të fituar njohuri të reja, por edhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi mes universiteteve, për të forcuar marrëdhëniet akademike ndërkombëtare dhe për të krijuar një frymë të re bashkëpunimi që do të ketë ndikim afatgjatë.


Ky aktivitet mbetet një përvojë e paharrueshme që do të shërbejë si frymëzim dhe motivim për zhvillimin e mëtejshëm akademik dhe profesional të të gjithë studentëve dhe pedagogëve pjesëmarrës.

Falenderimet tona më të ngrohta shkojnë për Prof. Bruna Sinjarin dhe ekipin që ajo ka krijuar, si dhe për stafin mbështetës, të cilët me profesionalizëm, përgjegjshmëri, korrektesë, mikpritje dhe respekt në çdo detaj, arritën të realizojnë një aktivitet të nivelit më të lartë, duke dëshmuar një shembull të shkëlqyer të vlerave të larta akademike dhe njerëzore.

Filed Under: Sociale

Join Us in the Fight Against Breast Cancer

September 22, 2025 by s p

Albanian Roots is proud to stand together for Breast Cancer Awareness. 💕 We invite you, your family, and friends to join us for this meaningful event as we walk, show support, and raise awareness for all those affected.

📅 Sunday, October 19, 2025

🕗 Starts at 8:00 AM

📍 Central Park – Naumburg Bandshell

Your presence makes a difference, and your generosity helps even more. 100% of donations go directly to Breast Cancer Awareness.

Let’s walk together, spread love, and bring hope. 🌸

💗 Donation & registration link : https://secure.acsevents.org/site/STR?fr_id=110885…

💖 T-Shirt purchases link:

https://docs.google.com/…/1FAIpQLSf6QcEf5t4…/viewform…

#breastcancerawarenessmonth🎀#albanianroots#togetherwefight#albanian#nyc#event#brestcancer#cure#cancer

Filed Under: Sociale

Fehmi e Xhevë Lladrovci prijësit e Luftës Çlirimtare të Kosovës

September 22, 2025 by s p

Imer Lladrovci/

Kur Fehmi e Xhevë Lladrovci hynë në tokën e Kosovës në marsin e vitit 1998, Adem Jashari nuk ishte më gjallë, por me siguri shpirti i tij ishte i qetë sepse ai kishte besim të madh te Fehmi Lladrovci, i cili do ta vazhdonte punën e tij atdhetare aty ku e kishte lënë ai. Azem e Shote Galica ishin kthyer nga legjenda në realitetin e luftës. Azem Galica e Adem Jashari i përkisnin një bote tjetër, kurse Fehmi Lladrovci si Lutë Gllanasella ishte vënë në krye të atyre që luftonin për çlirim. Do të luftonte edhe disa muaj dhe pastaj do t‘i bashkohej galerisë së heronjëve të kombit. Kishte edhe një Adem tjetër, Adem Demaçi, i cili e priste Fehmi Lladrovcin në Kosovë. Ai ishte shprehur disa here në publik me entuziazëm për kthimin e tij. Adem Demaçi ishte i bindur se nuk mund të kishte një luftë çlirimtare pa Fehmi Lladrovcin. Ai i gëzohej edhe Shote Galicës së re, Xhevë Krasniqit-Lladrovcit. Pikërisht në këtë kohë të kthimit të Fehmi Lladrovcit në Kosovë, pas epopesë së Jasharëve në Prekaz, UÇK-ja u kthye nga një organizatë guerile në një ushtri të vërtetë popullore. Mjafton t‘i hedhim një shikim rreth e për qark, për t‘u bindur se shndërrimi i UÇK-së në një ushtri popullore nuk ishte një hap i vetëkuptueshëm dhe automatik. “Kur Gjergj Kastrioti-Skenderbeu u kthye në Krujë tha se “lirinë e gjeta midis jush”. Ata që s‘e deshën luftën dhe çmimin e saj të lartë thonë se çlirimi na erdhi nga jashtë. S‘ka asnjë dyshim se pa NATO-në gjithçka do të dukej ndryshe.

Nxënësi i Fazli Grajçevcit e Adem Demaçit, bashkëluftëtari i Adem Jasharit punoi me të gjitha forcat e tij që të organizonte një rezistencë të armatosur. Kjo ushtri, që ishte ngritur si nga një legjendë, s‘kishte shumë armë dhe aftësi ushtarake për t‘i dalë përballë një ushtrie moderne, të armatosur e të stërvitur mirë, por kishte diçka që i mungonte ushtrisë që e rrethoi prijësin me ushtrinë e tij të gatshme për çdo flijim: moralin e fortë luftarak. Ballë për ballë ishin dy ushtri: ushtria e pavdekshme e Fehmi Lladrovcit dhe ushtria serbe, njëra ishte vullnetare, tjetra një ushtri moderne që kishte në arsenalin e saj teknologjitë më të mira të kohës. Megjithatë, në fund fitoi ushtria që kishte njeriun me vete, jo armët. Lufta, që s’fitohet më parë politikisht, është luftë e kotë. Gjashtë muaj pas rënies së Fehmi e Xhevë Lladrovcit në luftë u fut edhe Aleanca ushtarake më e madhe në botë, NATO-ja, kundër Serbisë, dmth. në krahun e UÇK-së. Sot aty-këtu thuhet gjithçka e zezë për luftën tonë çlirimtare, por ajo në histori ka hyrë tashmë si një moment i shkëlqyer dinjiteti i një populli që për lirinë e tij flijoi gjithçka. Pa këtë luftë ne nuk do të ishin këtu ku jemi. Shteti i Kosovës nuk na u servua në pjatë si dhuratë, por ai erdhi pas një lufte të madhe që tërhoqi pas vetes edhe botën liridashëse. Në këtë kuptim Lufta e Kosovës përbën ngjarjen më të madhe në historinë e popullit shqiptar.

Fehmi Lladrovci gjithmonë ka qenë i lidhur me luftën, edhepse ai e dinte se ajo ishte e rrezikshme. Në jetën e tij politike, busulla e orientimit ishte lufta çlirimtare. Luftën çlirimtare e shihte si një moment të pashmangshëm në rrugën tonë drejt lirisë, të domosdoshme, por jo e mjaftueshme. Shumë popuj luftonin për liri, por ndonjëherë udha e tyre zgjatej pafundësisht shumë. Në rastin e Kosovës, parashikonte një udhë të shkutër, por të larë me gjak. Parashikimi i tij doli, sepse në luftën tonë u inkuadrua Perëndimi përmes NATO-së. Në luftë i pa të gjitha, por nuk u dëshpërua kurrë, sepse e dinte që njerëzit s’ishin hyjni. Dhe luftë pa njerëz nuk ka.E dinte se lufta i do të gjithë në front, të bashkuar. Mangësitë dhe njëanshmëritë i urrente, por e çmonte pa masë gatishmërinë për luftë. Kjo mendësi e bëri atë të padëshirueshëm te të gjithë ata që jo pa djalllëzi donin të krijonin një atmosferë tjetër, të përçarjes përmes ndarjes në taborre të ndryshme politike. UÇK-ja është luftuar vazhdimisht me operacione speciale tė agjenturave. Fehmi Lladrovci e konsideronte luftën një çështje që i përkiste të gjithëve dhe jo një çështje e monopolit të pakicës. “To be or not to be“, një çështje për jetë a vdekje, pikërisht ashtu siç thuhet në “Hamletin“ e Shekspirit (Shakespeare).

Gazetari anglez i BBC-së Lion (Lyon), që i njihte lëvizjet kryesore guerile në botë, pati thënë se në pamje fizike, askush tjetër nga luftëtarët e UÇK-së s‘i ngjante aq shumë si Fehmi Lladrovci Skenderbeut. Nuk e di a i njihte këto fjalë të gazetarit të BBC-së kur ishte gjallë, por edhe sikur të ketë qenë në dijeni të tyre ai do t’i kishte interpretuar ato vetëm si një shprehje dashamirësie dhe kurrë si diçka tjetër. Kurrë s‘do t‘i kishte shkuar mendja ta krahasonte veten me Skenderbeun, por si model të atdhetarit të madh ai e kishte pasur gjithmonë në jetë figurën e tij. Fehmi Lladrovci ishte një udhëheqës karizmatik. Ai bënte që çdo ushtar i tij të ndihej mirë në këtë përpjekje titanike për çlirim, sepse e dinte sesa e vështirë ishte kjo luftë. E megjithatë thoshte se s‘i mungonte asgjë. Një gazetare shqiptare që e vizitoi në llogoret e luftës, Jeta Xharra, disa muaj para se të binte në fushën e betejës, Ai i pati thënë se nuk na duhet asgjë, i kemi të gjitha. Një ushtri me një moral të tillë vërtet i kishte të gjitha. Dikujt që ka vendosur të vdes për liri me të vërtetë nuk i mungon asgjë.

Fehmi Lladrovci kishte në shkollë një mësues që e njeh mbarë populli shqiptar: Fazli Grajçevcin. Fehmiu kurrë nuk harroi mësuesin e tij. Figura e tij atdhetare ishte skalitur në kujtesën e tij në mënyrë të pashlyeshme. Me këtë ideal për flamurin shqiptar si mësuesi i tij Fazli Grajçevci, ai nuk mund të kishte fund tjetër. Këto ideale e çuan atë në burg ku takoi mësuesin e tij politik të madh: Adem Demaçin. Me këta mësuesë, ai nuk mund të vepronte ndryshe, veçse si luftëtar kombëtar. Në librin monografik të Bedri Islamit “Përjetësia e dyfishtë“ kemi një kapitull ku ai përgatitet për fundin e tij të lavdishëm. Pak kohë para 22 shtatorit 1998 mori vesh se ushtria serbe ia kishte mësyer Shkabës, Drenicës, ku ai ishte me ushtrinë e tij, Brigadën 114. Fehmi Lladrovci vizitoi shtëpinë e tij dhe i dha në njëfarë mënyre lamtumirën e fundit rrethit të tij. Ky episod i jetës së tij, e trondit çdo lexues të vëmendshëm. Ai e ndjente se këtë ofenzivë s‘e mbijetonte dot, por s’pendohej për luftën e tij, sepse shumë njerëz që kishte takuar në jetë dhe që e kishin frymëzuar për veprim atdhetar nuk i takonin prej vitesh këtij universi. Atdhetarë e luftëtarë të shumtë ishin vrarë në mbarë Kosovën. Ai nuk e shihte veten jashtë kësaj çete luftetaresh. Miku i tij, Bekim Berisha, po atë verë kishte rënë heroikisht në Junik. Rrethi po ngushtohej, por heroi nuk po ligej. Përkundrazi. Ai ishte më i vendosur se kurrë për luftën. Kështu, me qëndrimin e trimave të lashtë, ai mbeti në kujtesën e ushtarëve të tij që mbetën gjallë. Fehmi e Xhevë Lladrovci mbeten shembull i përkushtimit, guximit dhe sakrificës për lirinë e Kosovës, një trashëgimi që do të frymëzojë brezat e ardhshëm.

Filed Under: Sociale

Mbijetesa e komplikuar e gjuhës së shkruar dhe komunikimi dixhital

September 12, 2025 by s p

Rafaela Prifti/

Nëntorin e kaluar mora një përgjigje emejli për një ftesë zyrtare drejtuar një ambasade shqiptare në Amerikë. Aty shkruhej se Ambasadorja kishte angazhime, të cilat nuk e lejonin të merrte pjesë në aktivitet, “ama do të vijë konsullja.” Ishte hera e parë që lexoja në një përgjigje zyrtare fjalën “ama” dhe e pranoj se më gjeti shumë të papërgatitur. Mbase ishte shkruar nga një nëpunës në moshë të re (ky ishte mendimi i parë që më erdhi) ose dikush me sens humori, këtë nuk do ta dijë kurrë. Por gjithsesi letërshkruesi kishte legjitimuar hyrjen e një fjale bisedore në një letër zyrtare. Ishte një rast që më mbeti në mendje, ndërkohë që, përditshmëria ka normalizuar lëshime në format e shkruara në morinë e pafund të komunikimeve publike dhe në mediat sociale. Disa shqetësime mbi gjuhën dhe gramatikën, si dy fusha që po i paguajnë shtrenjtë transformimet teknologjike dhe sociale të viteve të fundit, nisa t’i radhit në një skicë, për të cilin i kërkova mendime Profesor Dr. Tomorr Plangarica, bashkëpunëtor shkencor në Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë në Akademinë e Studimeve Albanologjike në Tiranë. “Ka periudha ku përkujdesja ndaj “lëvizjeve” në gjuhë duhet të jetë edhe më e madhe, ato janë të lidhura me zhvillimet sociale dhe etapa e tanishme është e tillë,” ishte komenti  i Dr. Plangaricës, autor i disa studimeve gjuhësore si edhe lektor pranë Institutit Kombëtar të Gjuhëve dhe Qytetërimeve të Lindjes (INALCO) Paris.

Kur themi gjuha është organizëm i gjallë nënkuptojmë evolucionin dhe evoluimin e saj në kohë ku vetë rregullat e gramatikës nuk janë statike, por iu përshtaten rrjedhave të komunikimit në shoqëri. Me shpërthimin e internetit dhe mediave sociale u hodhën në qarkullim një seri me shkurtesa fjalësh, vërshime të emërtimeve që shoqërojnë komunikimin e shpejtë edhe hyrja e stileve të tjera joformale që sfidojnë normat e gramatikës tradicionale. Gramatika, megjithatë, ka treguar elasticitet dhe aftësi adaptimi duke manifestuar se nuk është thjesht një “grupim i rregullave të shkruara në gur” siç thotë shprehja, por një udhërrëfyes komunikimi në jetën e përditshme.

Fleksibiliteti gramatikor shfaqet edhe në varësinë e drejtpërdrejtë të gramatikës me kontekstin dhe të përdoruesit me audiencën që ka përpara. “Në aspektin stilistik, duhet pasur parasysh se dy realitetet e funksionimit të gjuhës (i folur dhe i shkruar) kanë qasje jo të njëjtë ndaj zbatimit me korrektësi ndaj “normës gjuhësore”: në të shkruar, ajo zbatohet/duhet të zbatohet me korrektësi sidomos në diskurset (a stilet) shkencore, administrative-shtetërore, juridike etj.,” vëren Profesor Dr. Plangarica.

Ndërkohë hendeku i krijuar në gramatikën e zbatuar dhe atë të mësuarën hapet për ditë e më shumë. Gramatika praktike është përdorimi i gjuhës nga folësit dhe shkruesit në situata të përditshme komunikimi. Gjuha trajtësohet dhe ruhet nga përdoruesit prandaj edhe rregullat evoluojnë krah “lëvizjeve” gjuhësore dhe jo në drejtim të kundërt, duke qenë se rregullat reflektojnë funksionimin e gjuhës në kontekst të gjerë. Një shembull ilustrues janë dialektet dhe nëndialektet ku fleksibiliteti i gramatikës në formën e shkruar të komunikimit sjell një formë pasurimi gjuhësor. 

Teknologjia e epokës dixhitale ka transformuar perceptimin dhe aplikimin e rregullave të gramatikës dhe gjuhës së shkruar në përgjithësi. Tekstet, postimet, blogjet e kanë transformuar komunikimin tonë ku qartazi i jepet përparësi shpejtësisë dhe thuktësisë dhe jo gramatikës tradicionale. Përdorimi i shkurtimeve dhe lëshimeve gramatikore janë një realitet i shumëgjendur ndërsa korrektësia gramatikore e të shkruarit tkurret për ditë e më shumë në platformat mediale të komunikimit me audienca të mëdha. Këtu ndikon edhe prirja e “të qenit origjinal”, e lakmuar sot vetëm për hir të të qenit origjinal. Meqë gjuha është shprehje e individualitet dhe përzgjedhja e formave gramatikore, ajo është pjesë kyçe e profilit vetjak të secilit prej nesh. Ndërsa poetët dhe shkrimtarët e përdorin, për shembull, shkronjën e vogël kur duhet e madhja dhe sfidojnë rregullat tradicionale për efekte artistike, imitimi pa vend nga të tjerët ka efekt të kundërta me pasurimin e gjuhës dhe normave gramatikore. Kur gjithçka është në shërbim të komunikimit, qartësia e mesazhit merr përparësi ndaj normave të ngurta të gramatikës sepse shpeshherë, lexuesit dhe dëgjuesit janë më të interesuar të kuptojnë brendinë sesa të përqendrohen në detaje apo hollësi gramatikore. 

Shkollimi jep bazat e të kuptuarit të gramatikës ku vendoset theksi tek nocionet e normave dhe rregullave. Por as gjuha, as gramatika nuk jetojnë në flluskë sepse janë forcë dinamike e shoqërisë. Profesor Dr. Plangarica vëren se “programet e sotme japin udhëzime jo të pakta për këto probleme të kulturës së gjuhës. Po ashtu, edhe “mendimi gjuhësor” i ndjek zhvillimet aktuale. Por zbatimi nga folësit (dukuri vetjake) jo pak herë lë për të dëshiruar. Po e krahasoj kalimthi përmes kësaj analogjie: edhe pse janë përcaktuar rregullat e qarkullimit rrugor, jo pak herë ato shkelen; në vijimësi ato rregulla edhe përshtaten; madje në nënvetëdije të vozitësit edhe plotësohen: nëse në autostradë duhet të ecësh me 120 km në orë, një “”rregull” i nënkuptuar të motivon që mund të ecësh edhe pak më shpejt, 10 km në orë më shumë, pra me 130 km, pavarësisht rregullit, tabelës, në rastin tonë “gramatikës”.

Hyrja e shprehjeve të reja dhe format elastike gramatikore janë pjesë e trungut të gjuhës në gjallje. Ndjekja e normave tradicionale nga njëra anë, dhe, përdorimet jo konvencionale të rregullave të gramatikës nga ana tjetër, jetojnë në realitetin e trysnisë kolosale të teknologjisë dixhitale që dominon përditë komunikimin ndër njerëzor. Përballë këtij presioni, elasticiteti dinamik i stilit të shkruar mund të jetë një mekanizëm i nevojshëm mbijetese dhe përshtatjeje. 

Filed Under: Sociale

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • …
  • 75
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ANNA KOHEN: Nuk harrroj vlerat humanitare dhe bujarinë e shqiptarëve
  • Akademia e Shkencave përkujton me nderim në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta akademik Kristo Frashërin
  • Ndryshimet e Kodit Penal një realitet me risqe dhe kurthe penalizimi për gazetarët
  • Kongresi Kombëtar i Lushnjes u bë gur themeli për ndërtimin e shtetit shqiptar
  • Libri “Tragjedia Çame” i bashkëautorëve Lita-Halimi, një testament dokumentar
  • FREEDOM IN JANUARY 2026
  • “ALBLIBRIS”, NJË PREMTIM KADARESË QË E KREVA NË NËNTËDHJETËVJETORIN E TIJ
  • Përmendorja e Skënderbeut në Ulqin
  • Join us at Albanian Heritage Day at Yankee Stadium!
  • ABAS KUPI, AKTIVITETI POLITIK NË EMIGRACION DHE NË SHBA
  • Marksizmi, nostalgjia e sfumuar filozofike dhe praktike
  • U mbajt konferenca shkencore “Tish Daija në 100 vjetorin e lindjes”
  • NDËRROI JETË PJETËR LEKA IVEZAJ
  • LIRIA KA EMËR: UÇK
  • VENDI IM

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT