• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Pazari i Shkodrës…

June 25, 2026 by s p

Theodor Ippen/

Pazari ndodhet në rrëzë të fortesës dhe shtrihet deri në urë në një formacion të gjatë e të ngushtë. Përmes saj kalon një rrugë kryesore dhe shumë rrugica anësore që degëzohen në një rrjet rrugicash dhe sheshesh të vogla. Është një labirint për vizitorin e huaj, në të cilin është edhe më e vështirë të ecësh dhe të gjesh rrugën për shkak të kalldrëmit të tmerrshëm dhe të rrëshqitshëm, ullukëve, shtyllave të spikatura dhe uniformitetit të ndërtesave. Këto të fundit përbëhen nga disa qindra dyqane të vogla prej guri, që janë ose njëkatëshe ose dykatëshe. Fasadat në katin përdhes qëndrojnë të hapura gjatë gjithë ditës në të gjithë gjerësinë e tyre dhe mbyllen në kohën e mbylljes me ndihmën e disa trarëve prej druri të grumbulluar mbi njëri-tjetrin. Në këto ambiente, që përdoren si dyqane dhe si punishte, ulen artizanë dhe tregtarë duke pritur me durim klientët. Disa nga blerësit hyjnë në dyqane për të bërë blerjet e tyre, por shumica e tyre bien në sy në rrugën përpara tyre.

Sa i përket ndërtesave më të mëdha, pazari i Shkodrës ka një bezestan që daton nga periudha e Bushatit, i cili është një sallë tregu tipike orientale për mallra veçanërisht të vlefshme. Përreth tij ndodhen dyqanet dhe zyrat e tregtarëve më të pasur. Gjithashtu në pazar ndodhet një medrese, një shkollë teologjike, e cila përbëhet nga disa kioska të bukura, por disi të lëna pas dore, dhe një ndërtesë e veçantë biblioteke. Nga shtatë xhamitë e vogla që ndodhen këtu, njëra prej tyre ka emrin e çuditshëm Tu selvia e hunkjarit (Tek Selvia e Sulltanit) për shkak të pemës së selvisë me majë në oborrin e saj. Mbi pazar ngrihet kupola e mauzoleut të Baba Mustafës, një shenjtor vendas, i cili gjithashtu ka një emër të çuditshëm. Ai njihet gjerësisht si Zoja pazarit (Zonja e Pazarit). Fjala zoja përdoret nga katolikët për t’iu referuar Madonës dhe kështu mund të imagjinohet se dikur këtu ka pasur një kishë kushtuar Shën Marisë dhe se emri i kishës iu dha më vonë mauzoleut…

Përgatiti: Eduart Caka

Filed Under: Sociale

Protesta Kombëtare dhe streha e establishmentit të korruptuar

June 24, 2026 by s p

Ajet Delaj/

Për interesa e këndvështrime të ndryshme, shqiptarët nuk mund të jenë dakord dhe nuk duhet të jenë dakord të gjithë për një fenomen, akt apo edhe për protestën kombëtare të ditëve të fundit.

Unë dëshiroj të ndalem në dy fenomene të ditëve të fundit që dua t’i shikoj në kontekstin historik të zhvillimeve politike e shoqërore të Shqipërisë e shqiptarëve.

Ka 23 ditë që ka shpërthyer në Shqipëri protesta madhështore e rinisë shqiptare kundër establishmentit të korruptuar të 36 viteve të fundit.

Të gjitha tentimet për ta devijuar drejtimin e protestës kombëtare janë tentativa të dështuara të establishmentit të korruptuar për të shmangur goditjen e drejtpërdrejtë të zemërimit masiv të shqiptarëve.

Rritja e kërkesës së ligjshme të masës së madhe të shqiptarëve që protesta të shpallë lidershipin e saj, nga frika se mund të përsëritet ’90-ta, është një kërkesë më se e drejtë dhe e arsyeshme.

Për çudi dhe ironi të fatit, edhe establishmenti i korruptuar e ka shtruar kërkesën për shpalljen e lidershipit të protestës kombëtare, madje ka organizuar për këtë qëllim edhe diversione të ndryshme, por me qëllim krejt tjetër nga interesi kombëtar i shqiptarëve, thjesht nisur nga parimi i tyre se: “Ajo që nuk blihet me para, blihet me më shumë para.” Dhe kur dihet se sa para disponon establishmenti, kjo për ta ka sens.

Surpriza e këndshme e gjithë kësaj historie proteste mbarëpopullore në ditën e 23-të ishte dalja e parë e një deklarate të grupit organizativ të protestës nëpërmjet z. Dritan Goxhaj, që në gjuhën zyrtare fare mirë mund ta quajmë zëdhënës i protestës.

Mirëpo, për kënaqësinë time dhe besoj të pjesës dërrmuese të shqiptarëve, e të protestuesve po e po, ishte ngutja e Kryeministrit Rama nga Parisi, apo i sapokthyer prej andej, për të hedhur baltë mbi z. Goxhaj, apo të themi mbi “produktin” e parë të protestës kombëtare.

Nuk dua të ndalem në heshtjen si fija e barit (thotë një miku im) të liderit të opozitës, z. Berisha, pasi vetë heshtja flet kur nuk guxon ta përshëndesë.

Mirëpo, më lart thashë me vetëdije që ishte kënaqësi dhe nuk ishte lapsus hedhja e baltës nga Kryeministri Rama mbi z. Goxhaj.

Kjo jo e marrë në mënyrë figurative, por marrë nga domethënia e saj, duke na treguar të gjithë shqiptarëve se Kryeministri Rama, si kreu aktual i establishmentit të korruptuar shqiptar, nuk kishte arritur ta kapte protestën kombëtare, pra fatkeqësia e ’90-ës nuk do të përsëritej më.

God Bless rininë shqiptare.

Nuk marr përsipër t’i bëj biografinë z. Goxhaj, pasi realisht nuk e njoh, por fakti që nuk është i kapur nga establishmenti i korruptuar dhe pjesëmarrës me armë në dorë në Luftën e Kosovës është i mjaftueshëm për mua për ta konsideruar suksesin e parë institucional të protestës kombëtare, pasi suksesi dhe vlera e protestës kombëtare janë shumëdimensionale në shërbim të Atdheut.

E thashë në fillim se shqiptarët nuk janë e nuk duhet të jenë dakord të gjithë për ngjarje e fenomene që ndodhin e kanë ndodhur në hapësirat shqiptare, por nëse ka një dakordësi afër 100%, është fakti se Franca, thënë më së buti, nuk është dashamirëse e kombit shqiptar.

Dje, kur Shqipëria është e përfshirë nga një ndër protestat më të bukura e më qytetare që kanë zhvilluar ndonjëherë shqiptarët, të cilët kërkojnë një të ardhme në liri e prosperitet, kreu aktual i establishmentit fluturon për në Paris tek sivëllai i tij, Presidenti i Francës, Macron.

Më lejoni, ju lutem, të bie në vëmendjen tuaj, por edhe t’ju pyes: a ka ndonjë domethënie për ju fakti se Enver Hoxha, Sali Berisha dhe Edi Rama të gjithë kanë ardhur nga Franca dhe janë mbështetur nga Franca?

Ky fakt domethënës për mua, por edhe për çdo shqiptar patriot, është një arsye më shumë për ta shkulur nga rrënjët këtë establishment të korruptuar 36-vjeçar e, po të doni, edhe 82-vjeçar.

Filed Under: Sociale

Gjeografia e tumoreve: Si e ndajnë botën gjinia, varfëria dhe stili i jetesës

June 15, 2026 by s p

Prof. Pal Nikolli/

​Harta globale e kancereve më të diagnostikuara sipas gjinisë zbulon një të vërtetë të pamohueshme: kanceri nuk është thjesht një sëmundje biologjike, por një pasqyrë e pabarazisë socio-ekonomike, zakoneve kulturore dhe efikasitetit të sistemeve shëndetësore në mbarë botën. Përmes një kontrasti të fortë vizual, harta ndan globin në zona të përcaktuara mirë, ku gjinia dhe gjeografia vendosin se nga cila formë e sëmundjes kërcënohet më shumë popullsia.

​Botëkuptimi i femrave: Beteja mes diagnostikimit të avancuar dhe mungesës së parandalimit.

​Në pjesën e sipërme të hartës, bota e femrave ndahet pothuajse në mënyrë binare. Në njërën anë, vendet e zhvilluara (Amerika e Veriut, Evropa, Australia) dhe pjesa më e madhe e Azisë dominohen nga kanceri i gjirit. Kjo tendencë lidhet ngushtë me jetëgjatësinë më të lartë, stilin e jetesës perëndimore, por mbi të gjitha me ekzistencën e programeve kombëtare të mamografisë. Në këto rajone, shkalla e lartë e diagnostikimit është tregues i një sistemi që arrin ta kapë sëmundjen në faza të hershme.

​Në kontrast të hidhur me këtë realitet, Afrika NënSahariane dhe disa pjesë të Amerikës Latine dominohen nga kanceri i qafës së mitrës. Ky është një tregues i pastër i varfërisë mjekësore. Kanceri i qafës së mitrës shkaktohet nga virusi HPV dhe është pothuajse tërësisht i parandalueshëm përmes vaksinimit dhe testeve Pap. Prania e tij si kanceri kryesor në këto rajone dëshmon mungesën dramatike të qasjes në kujdesin shëndetësor parandalues dhe mbrojtjen bazike për gratë.

​Mozaiku i meshkujve: Duhani, dieta dhe ndikimet kulturore.

​Ndryshe nga uniformiteti relativ i femrave, harta e meshkujve është një mozaik i ndërlikuar që pasqyron zakonet rajonale dhe veset njerëzore. Kanceri i prostatës dominon botën perëndimore dhe pjesën jugore të Afrikës, një fenomen që ecën paralelisht me moshën më të vjetër të popullsisë dhe përdorimin masiv të testeve të gjakut (PSA) për zbulimin e tij.

​Në krahun tjetër, Azia e Veriut, Rusia dhe Evropa Lindore janë “ngjyrosur” nga kanceri i mushkërive. Kjo shtrirje gjeografike ndjek me saktësi hartën e konsumit historik dhe aktual të duhanit tek burrat, si dhe zonat me ndotje të lartë industriale.

​Edhe më specifike janë treguesit kulturorë dhe mjedisorë në rajone të tjera:

– ​Azia Jugore (Indi dhe Pakistan): Kanceri i zgavrës së gojës dominon për shkak të zakonit tradicional të përtypjes së duhanit dhe arrës betel (gutka).

– ​Azia Qendrore dhe Irani: Kanceri i stomakut mbetet kryesori, i nxitur nga infeksionet e pakontrolluara të bakterit Helicobacter pylori dhe dietat e pasura me ushqime të kripura e të konservuara keq.

– ​Mongolia dhe Egjipti: Kanceri i mëlçisë udhëheq listën si pasojë e epidemive të përhapura të Hepatitis B dhe C.

– ​Afrika Qendrore: Prania e Sarkomës Kaposi lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me zonat më të prekura nga epidemia e HIV/AIDS, ku sistemi imunitar i komprometuar i hap rrugë këtij tumori të rrallë.

​Një mesazh shëndetësor global.

​Në përfundim, kjo hartë ofron një leksion të madh në mjekësinë sociale. Ajo provon se lufta kundër kancerit nuk mund të jetë unike për të gjithë. Ndërsa në botën e pasur sfida mbetet modifikimi i stilit të jetesës dhe menaxhimi i sëmundjeve të moshës së thyer, në botën në zhvillim kanceri luftohet ende në frontin e parë: përmes ujit të pastër, vaksinave, higjienës ushqimore dhe qasjes në një kontroll mjekësor bazë.

Filed Under: Sociale

TIRANA USHTON: POSHTË KOMUNIZMI!

June 13, 2026 by s p

Mbas 35 vitesh në bulevardin e Tiranës ushton Thirrja kombëtare “Poshtë Komunizmi!”. Heshtja e PD dhe PS për krimet e komunizmit tregon se sa staliniste janë këto dy parti, që në ‘90 thirrshin: “Poshtë komunizmi” dhe për 35 vite nuk i dënuan këto krime! 914.000 vite burg politik bënë të burgosurit politikë shqiptarë për një Shqipëri të re europiane, jo për vazhdimësinë staliniste!

6000 shqiptarë e shqiptare u pushkatuan dhe iu zhdukën kufomat, dhe për 35 vite Partia Demokratike dhe Partia Socialiste që i vrau, sot nuk kanë një varr në tokën e tyre! Prandaj jehon thirrja e 20-vjeçarëve në Tiranë “Poshtë Komunizmi!”. 35 vite që këto dy parti staliniste nuk mbajtën një minutë heshtje në parlament për këta korifenj të demokracisë, por krenoheshin se demokracinë e sollën bijtë e komunistëve!

Mjeranët politikanë vazhdues të politikës enveriste sot mbas 35 vitesh as nuk skuqen, as nuk zverdhën për jetët e humbura të shqiptarëve! Por kurrë dhe asnjëherë në hapësirat e kësaj lirie të fjalës nuk u dëgjuan rënkimet e thella të plagëve tona; kurrë nuk u dëgjuan përpëlitjet e shpirtrave të përvuajtur, që treteshin, bjerrnin rininë dhe energjitë e tyre në zgavrat më të errëta të burgjeve komuniste.

Ne na u dha liria e fjalës, por kjo fjalë deri tash po dëshmon për një deformim të gjithanshëm të njeriut shqiptar. Kjo protestë madhështore tregoi se rinia shqiptare nuk lejon diktatorë, ka vrarë frikën dhe po e lartëson Shqipërinë në botë si komb që do lirinë! “Shqipëri e re” pa dy parti staliniste, që nuk ndërtuan demokracinë, por ndërtuan korrupsionin dhe demokraturën e pushtetit.

Besim Ndregjoni

Filed Under: Sociale

One Nation. One Language. One Flag

June 8, 2026 by s p

Following our Albanian Roots Parade meeting yesterday, Albanian-American community organizations unanimously decided to dedicate the 2026 Albanian Roots Parade in New York City to the Albanian students of North Macedonia.

We stand in solidarity with our brothers and sisters who continue to face discrimination and challenges in exercising one of their most fundamental human rights — the right to learn, speak, and preserve their native Albanian language.

Language is the foundation of our identity, culture, and history. Through this year’s parade, we will raise awareness and send a clear message that the rights of Albanians everywhere must be respected and protected.

One Nation. One Language. One Flag.

🇦🇱 SHQIP 🇦🇱

Pas mbledhjes së djeshme të Paradës Shqiptare, organizatat shqiptaro-amerikane vendosën njëzëri që Parada Shqiptare 2026 në New York t’u dedikohet nxënësve dhe studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Ne qëndrojmë në mbështetje të vëllezërve dhe motrave tona që vazhdojnë të përballen me diskriminim dhe pengesa në ushtrimin e një prej të drejtave më themelore njerëzore — të drejtës për të mësuar, folur dhe ruajtur gjuhën e tyre amtare, gjuhën shqipe.

Gjuha është themeli i identitetit, kulturës dhe historisë sonë. Përmes paradës së këtij viti do të ngremë zërin për ndërgjegjësim dhe do të dërgojmë një mesazh të qartë se të drejtat e shqiptarëve kudo duhet të respektohen dhe mbrohen.

Një Komb. Një Gjuhë. Një Flamur.

ATDHEU MBI TË GJITHA! 🇦🇱

Filed Under: Sociale

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • …
  • 86
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “The true history of mankind will be written only when Albanians participate in its writing.” – Maximilian Lambertz, Austrian Albanologist
  • SHQIPTARËT DHE IDEOLOGJITË
  • VATRA JU FTON MË 13 SHTATOR NË PROMOVIMIN E VEPRËS KUSHTUAR SKULPTORIT VASIL RAKAJ
  • VATRA THIRRJE DEPUTETËVE TË KUVENDIT TË KOSOVËS VOTONI PRESIDENTIN E REPUBLIKËS
  • SAVE THE DATE!
  • Lideri i opozitës në Shqipëri Prof. Dr. Sali Berisha u takua me shqiptarët e Amerikës
  • Kujtojmë në ditën e lindjes akademikun Aleks Buda, kryetarin e parë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
  • Një udhëtim në kohë me Rita Orën
  • Labor Day në shekullin XXI: Punëtori amerikan përballë frikës nga AI
  • SHKOLLA SHQIPE NË WUPPERTAL, GJUHË DHE IDENTITET KOMBËTAR TE SHQIPTARËT NË GJERMANI
  • E mira dhe e keqja…
  • Legacy of Light: Commemorating Mother Teresa’s Spirit of Humanity
  • VINÇENC PRENNUSHI – NJË JETË MES FJALËS, BESIMIT DHE LIRISË
  • Kur Kristo Dako dhe Mihal Grameno i kërkuan Wilsonit të mbronte Shqipërinë
  • Demografia dhe gjeopolitika e Vilajetit të Kosovës në prag të Konferencës së Paqes në Paris (1919)

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT