• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TIRANA USHTON: POSHTË KOMUNIZMI!

June 13, 2026 by s p

Mbas 35 vitesh në bulevardin e Tiranës ushton Thirrja kombëtare “Poshtë Komunizmi!”. Heshtja e PD dhe PS për krimet e komunizmit tregon se sa staliniste janë këto dy parti, që në ‘90 thirrshin: “Poshtë komunizmi” dhe për 35 vite nuk i dënuan këto krime! 914.000 vite burg politik bënë të burgosurit politikë shqiptarë për një Shqipëri të re europiane, jo për vazhdimësinë staliniste!

6000 shqiptarë e shqiptare u pushkatuan dhe iu zhdukën kufomat, dhe për 35 vite Partia Demokratike dhe Partia Socialiste që i vrau, sot nuk kanë një varr në tokën e tyre! Prandaj jehon thirrja e 20-vjeçarëve në Tiranë “Poshtë Komunizmi!”. 35 vite që këto dy parti staliniste nuk mbajtën një minutë heshtje në parlament për këta korifenj të demokracisë, por krenoheshin se demokracinë e sollën bijtë e komunistëve!

Mjeranët politikanë vazhdues të politikës enveriste sot mbas 35 vitesh as nuk skuqen, as nuk zverdhën për jetët e humbura të shqiptarëve! Por kurrë dhe asnjëherë në hapësirat e kësaj lirie të fjalës nuk u dëgjuan rënkimet e thella të plagëve tona; kurrë nuk u dëgjuan përpëlitjet e shpirtrave të përvuajtur, që treteshin, bjerrnin rininë dhe energjitë e tyre në zgavrat më të errëta të burgjeve komuniste.

Ne na u dha liria e fjalës, por kjo fjalë deri tash po dëshmon për një deformim të gjithanshëm të njeriut shqiptar. Kjo protestë madhështore tregoi se rinia shqiptare nuk lejon diktatorë, ka vrarë frikën dhe po e lartëson Shqipërinë në botë si komb që do lirinë! “Shqipëri e re” pa dy parti staliniste, që nuk ndërtuan demokracinë, por ndërtuan korrupsionin dhe demokraturën e pushtetit.

Besim Ndregjoni

Filed Under: Sociale

One Nation. One Language. One Flag

June 8, 2026 by s p

Following our Albanian Roots Parade meeting yesterday, Albanian-American community organizations unanimously decided to dedicate the 2026 Albanian Roots Parade in New York City to the Albanian students of North Macedonia.

We stand in solidarity with our brothers and sisters who continue to face discrimination and challenges in exercising one of their most fundamental human rights — the right to learn, speak, and preserve their native Albanian language.

Language is the foundation of our identity, culture, and history. Through this year’s parade, we will raise awareness and send a clear message that the rights of Albanians everywhere must be respected and protected.

One Nation. One Language. One Flag.

🇦🇱 SHQIP 🇦🇱

Pas mbledhjes së djeshme të Paradës Shqiptare, organizatat shqiptaro-amerikane vendosën njëzëri që Parada Shqiptare 2026 në New York t’u dedikohet nxënësve dhe studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Ne qëndrojmë në mbështetje të vëllezërve dhe motrave tona që vazhdojnë të përballen me diskriminim dhe pengesa në ushtrimin e një prej të drejtave më themelore njerëzore — të drejtës për të mësuar, folur dhe ruajtur gjuhën e tyre amtare, gjuhën shqipe.

Gjuha është themeli i identitetit, kulturës dhe historisë sonë. Përmes paradës së këtij viti do të ngremë zërin për ndërgjegjësim dhe do të dërgojmë një mesazh të qartë se të drejtat e shqiptarëve kudo duhet të respektohen dhe mbrohen.

Një Komb. Një Gjuhë. Një Flamur.

ATDHEU MBI TË GJITHA! 🇦🇱

Filed Under: Sociale

Pa gjuhë nuk ka komb!

May 22, 2026 by s p

Mësuesit në mërgatë dhe studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut – heronj të shqipes në ditët e sotme.

Sevi Lami Agolli

Gjuha nuk përfaqëson vetëm një instrument komunikimi, por është boshti kurrizor i identitetit të çdo kombi. Vetë gjuha shqipe është identiteti, historia dhe kujtesa jonë kombëtare. Për këtë arsyeje, çështja dhe statusi i saj institucional në Maqedoninë e Veriut lidhen me kërkesat për barazi politike, përfaqësim institucional dhe njohje të të drejtave kombëtare shqiptare në këtë shtet me karakter multietnik. Për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, mbrojtja e gjuhës shqipe historikisht ka qenë më shumë sesa një kërkesë kulturore; ka qenë një përpjekje për dinjitet, barazi dhe afirmim kombëtar. Në këtë vend, ku shqiptarët përbëjnë një të tretën e popullsisë së përgjithshme etnike, gjuha shqipe është një nevojë thelbësore institucionale dhe sociale, që do të duhet të sanksionohet në Kushtetutën e këtij shteti.

Në këtë kuptim, protestat e fundit në Maqedoninë e Veriut për mbrojtjen e gjuhës shqipe nuk duhen parë si reagime të zakonshme politike, por si vazhdimësi e një historie të gjatë rezistence, të kërkesave për njohje institucionale, barazi juridike dhe ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar si popullsi autoktone.

Historia politike dhe kulturore e shqiptarëve është e lidhur ngushtë me mbijetesën, ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe. Në periudha të ndryshme historike, veçanërisht në kushte të kufizimeve arsimore dhe politike, si pasojë e pushtimeve dhe ripushtimeve të stërzgjatura, luftërash të përgjakshme dhe diskriminimit kulturor, gjuha shqipe u ruajt falë sakrificave të mëdha familjare dhe kombëtare. Ajo u mbajt gjallë në oda, në libra që qarkullonin fshehurazi, në shkolla informale paralele dhe në traditën e rilindësve shqiptarë, të cilët ngritën zërin fuqishëm, se pa gjuhën shqipe nuk mund të ekzistojë as kombi. Për këtë arsye, gjuha u pa jo vetëm si mjet komunikimi, por si element themelor i identitetit kombëtar dhe i vetëdijes kulturore shqiptare.

Aktualiteti dhe ndjeshmëria e çështjes së gjuhës shqipe u reflektuan qartë edhe në vizitën time në SHBA, kur në Maqedoninë e Veriut po zhvilloheshin protesta dhe mobilizime studentore lidhur me statusin dhe përdorimin institucional të gjuhës shqipe.

Gjatë qëndrimit tim në disa qytete të këtij shteti përtej Atlantikut pata mundësinë të vëzhgoj nga afër përpjekjet e mërgatës shqiptare për ruajtjen dhe transmetimin e gjuhës amtare te brezat e rinj. Në një mjedis të karakterizuar nga ritmi intensiv i jetës dhe dominimi i gjuhës angleze në komunikimin e përditshëm, ruajtja e gjuhës shqipe paraqet një sfidë të vazhdueshme kulturore dhe identitare për familjet shqiptare në mërgatë. Angazhimi i prindërve mërgimtarë për përfshirjen e fëmijëve në mësimin e gjuhës shqipe dëshmon faktin, që gjuha shqipe vazhdon të jetë boshti kurrizor në ruajtjen e identitetit kulturor dhe lidhjeve me origjinën kombëtare.

Çdo fundjavë, fëmijë shqiptarë nga zona të ndryshme ku është integruar komuniteti shqiptar, mblidhen në shkollat shqipe për të mësuar jo vetëm alfabetin dhe gramatikën gjuhës shqipe, por edhe historinë, kulturën dhe ndjenjën e përkatësisë kombëtare. Në këto klasa nuk zhvillohet vetëm një proces arsimor; aty ruhet identiteti shqiptar në kushtet e emigracionit dhe globalizimit kulturor.

Vëzhgimet në këto institucione tregojnë se pjesëmarrja e fëmijëve të lindur jashtë trojeve shqiptare përbën një formë të vazhdueshme të ruajtjes së lidhjes me origjinën etnike dhe gjuhësore. Në mesin e fëmijëve që ndjekin shkollat shqipe në mërgatë vëren raste të përvetësimit të shpejtë të gjuhës shqipe edhe në situata kur fëmijët kanë lindur jashtë hapësirës gjeografike shqiptare dhe kanë kaluar pjesën më të madh të socializimit në mjedise joshqiptare. Një shembull të tillë e vura re në shkollën shqipe “Gjergj Fishta” në Nju-Jork, ku një nxënës i moshës shtatëvjeçare, i lindur në Greqi dhe i zhvendosur në SHBA, demonstronte aftësi të zhvilluara të komunikimit të gjuhës shqipe, pavarësisht kohës së shkurtër të përfshirjes në procesin mësimor. Interpretimi aq rrjedhshëm prej tij i këngës “Jam një djalë prej Dukagjini” ishte një shembull domethënës, se si muzika si element kulturor funksionon si mjet i artikulimit të identitetit kombëtar.

Në këtë kontekst, mësuesit shqiptarë në mërgatë po luajnë një rol të rëndësishëm në procesin e ruajtjes dhe të transmetimit të gjuhës shqipe te brezat e rinj. Në shumë raste, ky angazhim zhvillohet në kuadër të mësimit plotësues dhe shpesh mbështetet në iniciativa vullnetare, duke kontribuuar në vazhdimësinë e edukimit identitar jashtë sistemit formal arsimor, kudo që jetojnë. Në këtë mënyrë, këta mësues përfaqësojnë një komponent të rëndësishëm të jetës kulturore të mërgatës shqiptare.

Përtej rolit të tyre pedagogjik, mësuesit e gjuhës shqipe në mërgatë janë kontribuues të rëndësishëm të ruajtjes kulturore dhe të transmetimit të identitetit kombëtar. Në kushtet e globalizimit dhe proceseve të migracionit që kanë ndodhur, të cilat shpesh ndikojnë në dobësimin e praktikimit të gjuhës shqipe të komuniteteve të emigrantëve, angazhimi i tyre ndihmon në ruajtjen e vazhdimësisë gjuhësore dhe kulturore identitare. Në këtë aspekt, për mua, si mësuesit në mërgatë, ashtu edhe studentët shqiptarë që protestojnë për mbrojtjen e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut janë heronj të kombit në ditët e sotme, heronj të gjuhës shqipe.

Pikërisht këtu qëndron edhe paralelja domethënëse e protestave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut për mbrojtjen e gjuhës shqipe me mësuesit e shkollave shqipe në diasporë. Dallimi kryesor ndërmjet mërgatës shqiptare dhe shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut qëndron në faktin, se në mërgatë zhvillimi i gjuhës shqipe bëhet në kushte të vetëorganizimit të lirë, shpesh me mbështetjen e institucioneve të shteteve pritëse. Ndërsa në Maqedoninë e Veriut, statusi i gjuhës shqipe po stigmatizohet dhe po synohet që, në mënyrë shtetërore, të mos zbatohet. Në këtë mënyrë, këto dy modele paraqesin ndërveprime ndërmjet gjuhës, shtetit dhe komunitetit.

Gjuha shqipe, si gjuhë e rëndësishme e popullsisë autoktone në Maqedoninë e Veriut, në vetvete nuk është faktor destabilizues, por gjuha e një kombi autokton, pjesë e një strukture të pluralizmit gjuhësor dhe kulturor të këtij shteti. Në literaturën mbi çështjet gjuhësore, respektimi dhe garantimi i të drejtave gjuhësore konsiderohet një element i rëndësishëm i funksionimit demokratik dhe i diversitetit shoqëror. Në të kundërtën, kufizimi ose moszbatimi i të drejtave gjuhësore ndikon në rritjen e perceptimeve të përjashtimit social dhe të dobësimit të qëllimshëm nga shteti maqedonas të kohezionit të identitetit shqiptar si kategori shtetformuese e Maqedonisë së Veriut.

Në kontekstin bashkëkohor të globalizimit dhe migracionit intensiv, ruajtja e gjuhës shqipe nuk është çështje emocionale, por, mbi të gjitha, përgjegjësi historike dhe kombëtare. Angazhimi i prindërve shqiptarë në mërgatë për të çuar fëmijët e tyre me kilometra të tëra në shkollat shqipe gjat ë fundjavave, dëshmon rëndësinë që i jep mërgata ruajtjes së gjuhës amtare. Ky angazhim përfshin investim të konsiderueshëm kohe dhe përpjekje, duke reflektuar funksionin qendror të familjes në transmetimin ndër breza të gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar e kulturor.

Përdorimi i gjuhës shqipe nuk kufizohet vetëm në institucione formale, tekste shkollore apo dokumentet zyrtare, por shtrihet përtej tyre. Në këtë aspekt, gjuha duhet të analizohet si komponent i identitetit kombëtar dhe i kujtesës kolektive, e cila transmetohet dhe riprodhohet përmes ndërveprimeve shoqërore në kontekste të ndryshme gjeografike dhe sociale, siç është gjeografia e trojeve shqiptare.

Për këtë arsye, mbrojtja e gjuhës shqipe nuk duhet parë si një çështje e përkohshme politike, por si një përgjegjësi kombëtare që na përket të gjithëve. Sepse një popull që ruan gjuhën e vet, ruan historinë, kulturën dhe të ardhmen e tij. Dhe ndoshta kjo është arsyeja pse, edhe larg atdheut, edhe mes qyteteve më të mëdha të botës, ëndrrat tona vazhdojnë të flasin shqip.

Filed Under: Sociale

DIETA NË DIABET

May 15, 2026 by s p

Dr. Shefqet Deliallisi/

Pak histori

Qindra vjet më parë, diabeti i atribohej ngrënies të sasive të shtuara të ushqimeve të pasura me sheqer dhe miell. Kjo tregon pse shumica e ushqimeve me karbohidrate(sheqerna) i kufizoheshin njerëzve me diabet dhe ata vendoseshin në një “dietë urie,” kryesisht me yndyrna dhe disa proteina.

Nga kjo kohë deri në zbulimin e insulinës, në vitin 1921, karbohidratet te njerëzit me diabet, siguroheshin vetëm nga perimet.

Me zbulimin e insulinës, “dieta urisë” bëri hapa gjigande prapa, ndërsa zgjedhja e ushqimeve të ndyshme filloi të bënte hapa të vogla përpara. Ndonëse frutat ishin kryesisht të kufizara, karbohidratet ishin në rritje, nga 20 % të kalorive në 1921, në sasinë që rekomandon sot.

Sasia e karbohidrateve bazohet në nivelin e glicemisë(nivelit te sheqerit nëgjak) të çdonjerit, peshën, dhe objektivin e çdo lindividi.

Kjo zgjati deri në vitet ’80-të kur u bë e mundur matja, monitorimi i glicemisë (nivelit të sheqerit) në shtëpi nga vete njerezit me diabet dhe bëri të mundur të kuptohej se si disa karboidrate ndikonin realisht nivelin e glicemisë.

Për vite, njerëzit me diabet ishin mësuar të shmangnin ëmbelsirat e koncentruara, të njohura si sheqerna të thjeshta, sepse u ishte mësuar se ato mbingarkonin gjakun me sheqer më shpejt se sheqernat e përbëra (psh. Buka, patatet, orizi…etj) që njihen si karbohidratet komplekse.

Ky ishte spjegimi i përdorur, kur i theksohej njerëzve me diabet sa e rëndësishme ishte shmangia e sheqerit, duke bërë që ata të ndiqnin supozimin se sheqeri ishte i dëmshëm deri ne vitet ’70-të, kur kerkuesit filluan të kërkojnë evidenca se si sheqeri dhe diabeti ndërvepronin.

Në pjesën e më vonëshme të shekullit 20-të kërkues të njohur në fushën e studimeve të diabetit, studiuan të dhënat e publikuara nga shumë studimet për ushqyerjen dhe Diabetin. Ata konkluduan se kishte pak evidece shkencore që të tregojnë se sheqeri tretet (digjestohet) dhe kalon më shpejt në gjak apo se sheqeri e rriste nivelin e shqerit në gjak më shumë se karbohidratet komplekse(buka, makaronat, orizi…).

Njerëzit mësuan se sheqeri kishte impakt të ngjashëm mbi sheqerin në gjak me çdo karbohidrat tjetër. Prandaj përdorimi i sheqrit si pjesë e përmbajtjes totale të karbohidrateve në dietë është i lejuar për njerëzit me diabet, përsakohë që ushqimet që përmbajnë këtë sheqer, zevendsohen me ushqime të tjera karbohidrate (buka, orizi, patatja,etj) si pjesë e balancimit të planit të ushqimit.

Terapia nutricionale (mjekimi përmes ushqyerjes) nuk ka më të bejë me e shmangien e shqerit se sa me kontrollin e mirë të nivelit të sheqerit në gjak.

Në fund të fundit, njerëzit me diabet duhen të mësojnë çfarë të hanë realisht dhe jo idealisht.

Filed Under: Sociale

Bashkohuni dhe Mbështesni “Albanian Women in Leadership Summit”

May 8, 2026 by s p

Më 30 Maj, po bashkojmë profesionistë dhe sipërmarrës shqiptarë nga e gjithë SHBA për një mbrëmje që shkon shumë përtej një eventi tipik.

📅 30 Maj

⏰ 3:00 PM – 8:30 PM

📍 Albanian Boston Community Center, Beverly, MA

🎻 Performancë live me violinë nga Rozita Fishta

🎧 Muzikë nga DJ Tony (vibe shqiptare & tupana)

🍽️ Darka e përfshirë

💃 Valle dhe festë shqiptare në fund të mbrëmjes dhe provimi i veshjeve Shqiptare tradicionale ku mund te beni foto.

Kjo mbrëmje i dedikohet festimit të grave shqiptare në lidership, ndikimit që po krijojnë në biznes, komunitet dhe më gjerë.

Por ky event nuk është vetëm për gra.

Është për këdo që vlerëson rritjen, ambicien dhe lidhjet me vlerë.

Ky nuk është një event ku thjesht vjen, shkëmben kontakte dhe largohesh.

Ky është ambienti ku:

✨ Krijohen mundësi

✨ Nisin bashkëpunime

✨ Ndërtohen lidhje reale

🎤 Speaker-at

@marsildabialczak – pronare e Expand2Market, mentore biznesi dhe themeluese e komunitetit “Sipërmarrësit Shqiptarë në Mbarë Botën” me 43.2K+ anëtarë.

@ledivokshi – Themeluese e 2x tech dhe bashkëthemeluese e @voltekit & Marcelino AI, që do të ndajë si të rritesh përmes personal brand-it dhe si të përdorësh AI për të shkallëzuar më shpejt.

@greta_bajrami – Themeluese e @rootless_agency & Golden Group Roofing & Solar, e vlerësuar nga EY dhe Boston Business Journal, që do të ndajë rrugëtimin e saj të suksesit.

Edlira Sula sipermarrese e @tradita.al

Çfarë do të përjetoni:

✨ Strategji reale në marketing, AI, shitje dhe rritje biznesi

✨ Networking me sipërmarrës dhe profesionistë të nivelit të lartë

✨ Një ambient i fuqishëm dhe frymëzues

✨ Muzikë, festë dhe një eksperiencë që mbahet mend

Nëse je serioz/e për të rritur rrjetin tënd, mindset-in tënd dhe biznesin tënd, duhet të jesh në këtë dhomë.

⚠️ Biletat Early Bird janë të vlefshme deri më 10 Maj $100, pastaj çmimi do të rritet. Vendet janë shumë të limituara!!

Detajet i gjeni në linkun

👇
https://expand2market.com/albanian-women-in-leadership…

Faleminderit sponsorave @irisi_party @events_by_ela

MEDIA PARTNER @businessmag.al

@kosovapressofficial @assecomm_albania

Filed Under: Sociale

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • …
  • 88
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VALLE FIT THIS SATURDAY!
  • BIOGRAFIA E GJERGJ KASTRIOTIT NGA MARTIN SEGONI
  • VDEKJA E EMPATISË DHE RRËSHQITJA E QYTETËRIMIT DREJT BARBARIZMIT
  • TRASHËGIMIA ARKEOLOGJIKE E LUGINËS SË SHKUMBINIT SI BURIM PËR TURIZMIN KULTUROR INOVATIV
  • Ambasadori i xhazit dhe i vlerave shqiptare
  • Historia e çlirimit të Kosovës do të ishte e paplotë pa Jakup Krasniqin
  • Prof.Dr. Isak Shehu, muzika i buron nga rrënjët
  • THE CANBERRA TIMES (1984) / BRITANIKJA KERIN HOPE : “UDHËTIM NË SHQIPËRI, KU MAKINAT, KONTRACEPTIVËT, MJEKRAT DHE FEJA JANË TË NDALUARA.”
  • FILATELIA SHQIPTARE NË EKSPOZITËN GJERMANE-SUEDEZE : BEPHILA-2026
  • JUSTICE FOR THE BYTYQI BROTHERS — KOSOVA AND AMERICA MUST DO MORE TO ENSURE ACCOUNTABILITY FOR SERBIAN CRIMES
  • Iliria në hartografinë Ptolemeike: Një analizë historiko – hartografike e hartës së Petrus Bertius
  • VATRA DHE DIELLI NGUSHËLLOJNË FAMILJEN HOXHA, CANI E KIRKPATRICK
  • Sovraniteti i Kosovës në arkitekturën e re ndërkombëtare
  • GJERGJ KASTRIOTI – SKËNDERBEU NË HOLLIVUD
  • Në përvjetorin e dhjetë të Shenjtërimit të Nënë Terezës në Michigan!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT