Nga Beqir SINA, New York/ GREENWICH, CT: Në shumicën e kohës Riçard Lukajn e gjen në zyrë të rrethuar nga kolegë duke ideuar, negociuar ose zbatuar strategji biznesi për klientët e firmës së tij, Bank Street. Mirëpo hera-herës nevojitet që “betejat” intensive të transaksioneve financiare të zhvillohen jashtë shtetit ku Riçardi punon e jeton, gjë që e detyron atë që të udhëtojë rregullisht për ditë të tëra jo vetëm në Amerikë por dhe matanë Atlantikut.
Ndonëse si bankier investimesh atij i duhet të punojë orar-pa-orar duke vepruar me një saktësi rigoroze dhe me një shpejtësi marramendëse, Riçardi arrin që të bëjë një jetë të plotë familjare dhe shoqërore. Ai është ndër të rallët profesionistë të sojit të tij që kryesisht ia dalin që të qëllojnë me sukses balancën aq delikate ndërmjet të qenurit profesionist i suksesshëm dhe bashkëshort e prind i mire në të njëjtën kohë. Nuk janë të paktë rastet kur pas një fluturimi pune të gjatë e dërrmues ai niset kuturu fill nga aeroporti për të mbërritur në kohë në restorantin ku do të darkojë mebashkëshorten, ose në sallën e teatrit apo fushën e sportit për të ndjekur aktivitetet jashtëshkollore të fëmijëve të tij.
Jeta e larmishme familjare e shoqërore dhe karriera e pasur prej bankieri investimesh prej kohësh i japin atij një përmbushje të madhe emocionale dhe monetare, por Riçardi nuk mjaftohet me aq. I renditur dikur nga revista prestigjioze “Crain’s New York Business” si një prej 40 ekzekutivëve më të suksesshëm në Wall Street nën moshën 40 vjeçare (Top 40 Under 40), duhen vetëm disa minuta për të kuptuar se shqiptaro-amerikani që bën bankierin për profesion dhe filantropistin për pasion as që e mendon që të ndalojë së sfiduari vetveten dhe tëngadalësojë ritmin e tij.
Lista me transaksionet e sukseshme bankare është tepër e gjatë, sikurse është ajo me çështjet e ndryshme filantropike. Vlera e mëse 200 transaksioneve që Riçardi ka ideuar, strukturuar dhe zbatuar janë mbi 100 miljardë dollarë, shumëfish i prodhimit të brendshëm bruto vjetor të Shqipërisë. Njëkohësisht, organizatat e bamirësisë me të cilat ai është përfshier janë me dhjetëra, ndërsa individët që përfitojnë në mënyrë direkte dhe indirekte janë me mijëra.
Mëse një dekadë më parë Riçardi themeloi Fondacionin Lukaj dhe sëbashku me një sërë individësh e institucionesh ai ka shënuar një mori suksesesh filantropike. Ndër më të spikaturët janë themelimi i Universitetit Amerikan të Kosovës, përmirësimi i disa jetimoreve në Shqipëri, zotimi për rindërtimin e një shkolle në Mal të Zi, etj.
Përfshirja prej kohësh e Riçardit në filantropi bëri që para disa vitesh ai të bashkojë forcat me princin Harry në ndihmë të Fondacionit “Sentebale.” E përkthyer në shqip në “Mos më harroni”, “Sentebale” u themelua nga princi Harry dhe princi Seeiso i Lesotho, shtet i vogël afrikan, për të mundësuar një jetesë sa më normale per fëmijët e shumtë të këtij vendi që janë viktima të varfërisë të tejskajshme dhe epidemisë HIV/AIDS.
Në fillimin e verës të vitit 2010 shumica e banorëve të zones afluente të Greenwich, Connecticut, ishin duke bërë përgatitjet përfundimtare për të nisur pushimet e verës. Por kjo nuk e pengoi aspak Riçardin dhe bashkëshorten e tij që të jenë organizatorët dhe nikoqirët e një pritjeje madhështore në nder te princit Harry. Qindra afaristë dhe filantropistë iu përgjigjën thirrjes të familjes Lukaj për t’u njohur me punën e fondacionit “Sentebale.” Në mesin e të pranishmëve në Greenwich Country Club më 26 qershor 2010 ishte dhe Masiela Lusha, aktorja e njohur shqiptare në Hollywood, që sapo ishte zgjedhur si një prej tre ambasadorëve ndërkombëtarë të Fondacionit “Sentebale.”
I shoqëruar nga çifti Lukaj, princi Harry lëvizi nga njëri kënd i sallës në tjetrin duke përhapuar mesazhin e tij filantropik me një thjeshtësi, pasion dhe përkushtim që të sillnin ndërmend nënën e tij, të ndjerën princeshë Diana. Renditja e çiftit shqiptaro-amerikan në nismën e princit Harry atë natë të nxehtë vere ishte një kontribut i rëndësishëm në dobi të përpjekjeve të fondacionit për ndërtimin e një rrjeti mbështetësish të përbërë nga filantropistë të famshëm në vende të ndryshme të botës që të ofrojnë ndërgjegjësim dhe mbështetje në emër të bamirësisë.
Në pamje të parë ndoshta duket disi e vështirë të kuptohet qartazi arsyeja e përfshirjes të një familjeje kaq të njohur shqiptaro-amerikane si ajo Lukaj në një çështje bamirësie që nuk ka ndonjë lidhje të dukshme me shqiptarët ose shqiptaro-amerikanët. Riçardi është tepër i kthjellët. Ai na kujton se si e Lumturuara Nënë Tereza dhe princesha Diana mbeten ende dy figura jashtëzakonisht të dashura në mbarë botën falë ndihmës që ato dhanë në dobi të fëmijëve të vobekët e të sëmurë nga HIV/AIDS. Riçardi shton se përkushtimi, pasioni dhe dashuria e tyre ndaj njerëzimit nuk njihnin kufij.
U zhvillua në New York, Konferenca e Sipërmarrësve Profesionistë të Amerikës së Veriut
Konferenca NAPEC Innovation 2014 u mbajt dje(në 12 prill 2014) në Manhattan – New York , dhe u ndoq nga më shumë se 300 të pranishmit nga e gjithë bota, ndërsa u organizua dhe u drejtua nga një shqiptar/
Nga BEQIR SINA, Manhatttan NYC/
EAST SIDE – NYC : Konferenca :” NAPEC Inovacioni 2014″ është një konferencë kryesore për ndërmarrjet të vogla dhe të mesme, në Amerikën e Veriut, një risi për të treguar qëndrueshmeri në rritjen e biznesit dhe zhvillimit të biznesit të vogël dhe të mesmë. Këtë e treguan më së miri me anë të video – kumtesave të mbajtura në këtë konferencë, folësit. Konferenca afro “gjysmë milion dollar”, u sponsorizua nga Bursa e Stambollit, FEBA, Istambul Institute Leadership, World Innovation Forum, Carnegie Mellon University Hinz College, Johnson Cornell University , Institute for Social Innovation.
Konferenca” NAPEC Innovation 2014″ u mbajt të shtunën(në 12 prill 2014) në hotelin Marriott në Manhattan – New York , dhe u ndoq nga më shumë se 300 të pranishmit nga e gjithë bota, ndërsa u organizua dhe u drejtua nga një shqiptar , bashkëthemeluesi i saj Erdoan Shipoli nga Mitrovica – Kosovë.
Kurse, në mesin e pjesëmarrësve ishin të pranishëm dhe biznesmen, drejtues biznesesh, të suksesshëm shqiptarë, një grup i studentëve shqiptarë nga universitet e Miçiganit dhe FEBA, New Jersey , New Yorku, Drejtori dhe një nga themelluesit e qendrës Albanian Culture Center(ACC), Qendra kulturore e shqipëtarëve në New Jersey, z. Shaban Gjoka,z. Harrun Pollozhani,z. Kalosh Sela dhe z. Haxhi Dauti.
Kjo ngjarje prestigjioze vjetore bashkoi për një ditë në hotel Marriott në qendër të qytetit të New Yorkut, sipërmarrësit , akademikët, studentët, dhe ekspertët ndërkombëtarë , përfaqësues të organizatave dhe shoqatave me mbështetje të biznesit shqiptarë dhe të huaj, përfaqësuesit e bursës së Stambollit dhe drejtuesit e institucioneve financiarë , njdekësit e politikave prodhuese dhe agjencitë ndërkombëtare të inovacionit të përfshira në zhvillimin e biznesit të vogël dhe të mesme në Amerikën e Veriut .
“Konferenca “NAPEC Innovation 2014” e mbajtur në metropolin amerikan New York, ishte e fokusuar dhe e përqëndruar, në fushat kyçe që kanë nevojë për të investuar në mënyrë që të rritet dhe të mbështet biznesi i tyre . Disa nga udhëheqësit e shquar të biznesit, erdhën në këtë për të treguar ide nga disa nga sfidat e tyre për të ardhmen që lidhen me fillimet e bizneseve dhe praktikat më të mira brenda sektorve të “SEM dhe NVM-ve” tha bashkëthemeluesi i saj Erdoan Shipoli për gazetën tonë .
Simbas tij – kjo Konferencë, kishte për qëllim të lehtësojë kontaktimet mes afaristëve dhe biznesmenve që të fokusohen në fushat kryesore të rritjes në bizneseve të vogla , duke përfshirë financat , zhvillimin e produkteve dhe të teknologjisë , duke sjellë së bashku udhëheqësit e industrisë në fushat kryesore të zhvillimit të qëndrueshëm , për të edukuar dhe frymëzuar sipërmarrësit kryesorë, dhe pronarët e bizneseve të mesme dhe të vogla SEM dhe NVM-ve , dhe profesionistët në rritjen e bizneseve të tyre duke përdorur strategjitë fundit dhe teknologjive të internetit.
“NAPEC – është një mënyrë për të rritur Rrjetet e biznesit në Amerikën e Veriut , për të mësuar dhe të ndajnë përvojat, ndërkohë që për shqiptarët është që të njihen me bizneset shqiptare jashtë vendit , projektet, idetë dhe arritjet e tyre të suksesshme në Amerikën e Veriut” deklaroi Shipoli
NAPEC është themeluar nga disa prej profesionistëve, sipërmarrësit dhe akademikë , të cilët ishin aktivë në komunitetet dhe profesionet e tyre, në Amerikën e Veriut dhe Europë . Një nga themeluesit , dhe njeriu “kyç” i NAPEC është me origjinë nga Kosova , nga Mitrovica, ai është Erdoan Shipoli , një CEO i tanishëm i NAPEC .
Ndërkohë, që aty u fol edhe pë Këshillin e Sipërmarrësve Profesionistë të Amerikës së Veriut ( NAPEC ) i cili është një rrjet për biznesmenët profesionistët dhe sipërmarrësit që ofrojnë mundësi në rrjetëzimin e tyre brenda komunitetit të biznesit , ku në fokus kan Amerikën e Veriut. Këtu kemi të bëjmë me një fakt interesant : disa prej themeluesve NAPEC janë shqiptarë të Kosovës dhe me origjinë shqiptare nga Shqipëria ose trojet shqiptare s.p.sh : Erdoan Shipoli është CEO, Lirida Kercelli është program menaxhere dhe Ali Kaja është kordinator per median, kurse studentë dhe biznesmen të tjerë shqiptarëjanë vullnetar të organizmit të kësaj konference.
Folësit kryesorë të “Konferencës “NAPEC Innovation 2014”, e mbajtur në metropolin amerikan New York, ishin Mustafa Baltaci, (Executive Vice President, Borsa Istambul (Istambul Stock Exhange), Blake Swensrud Chairman World Cell Inc.,Chip Dempsey, Executive Director, Morgan Stanley – Institutional Equity Divizion. Kurse “Innovation Challenge Judges” qenë Larry Richards, David Schlapbah.Madeline McEneney, dhe Dr. Georges E. Haddad.
Konferenca Innovation Challenge NAPEC bashkoi sipërmarrësit dhe studentët nga universitetet më të mira për të konkurruar për më shumë se 20 mijë dollar në shpërblime të fituesve: Çmimi i parë: 10,000 dollar, Çmimi i dytë 5,000, Çmimi i tretë 2,500 Çmimi Idea 1,500 dollar dhe Çmimi Idea më të gjelbër 1,000 dollar.
Ndërsa u folë për të menduarit jashtë kutisë lëvizëse në tregjet dhe format e kërkesat e ardhshme të konsumit. Një vend të veçantë zuri edhe konkurimi i cili është i dizajnuar për të ndihmuar dhe të shpërblejë studentët që duan të ndjekin ide të reja të biznesit, të zhvilluara në një teknologji dhe në një produkt të tregtueshme, ose të ketë një qasje të re për një problem të vështirë apo mundësi bindëse. Finalistët me anë të vido projekteve të tyre inovative shfaqën idetë e tyre për sipërmarrësit, investitorët dhe kapitalet e sipërmarrjeve dhe iu përgjigjen pyetjeve reagimeve të vlefshme në sipërmarrjet e tyre.
Objektivi i sfidës së “Konferencës “NAPEC Innovation 2014”, ishte për ekipet e studentëve të konceptualizuar në një produkt ose shërbim inovativ, për të krijuar një plan biznesi për komercializimin e produktit / shërbimit dhe klientit. Gjyqtarët e konkurrencës ishin sipërmarrës, drejtues të nivelit CEO, dhe investitorët që dalin vullnetarë për t’u takuar me studentët të cilët janë të interesuar në fushën e marketingut, biznesit, duke shpalosur secili prej tyre idetë e tyre të reja inovative.
Haxhinasto: Zbatuam ligjin, protesta e drejtuesve të furgonave u politizua
TIRANE 28 shkurt/ Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, deklaroi të premten se qeveria është e vendosur për të zbatuar ligjin, i cili parashikon që furgonat 8+1 të punojnë vetëm si taksi dhe jo si shërbim ndërurban. Gjatë një deklaratë për shtyp, Haxhinasto komentoi edhe praninë e deputetëve të opozitës në protestë. Sipas tij, deputetët janë të zgjedhurit e popullit dhe duhet të jenë të parët që duhet të zbatojnë ligjin. Nëse ata mendojnë, vijoi Haxhinasto, se ky ligj nuk qëndron, deputetët duhet të paraqesin amendimet e tyre. “Deputetët e opozitës nuk janë aty për asnjë arsye tjetër, përveçse për të politizuar dhe përdorur protestën e tyre për qëllime polike në gjykimin tonë”, deklaroi Haxhinasto.
Lidhur me protestën e drejtuesve të furgonëve 8+1, Haxhinasto tha se qeveria është e vendosur për të zbatuar ligjin. “Ky është një detyrim ndaj qytetarëve dhe atyre që kanë humbur jetën në aksidente tragjike”, deklaroi Haxhinasto, duke theksuar se qeveria nuk po fshihet pas problemit.
Detyra jonë, vijoi ai, është të zgjidhim problemin dhe t’u shërbejmë të gjithë qytetarëve, t’u japim atyre standarde të larta sigurie dhe mirëqënie.
Sipas tij, nëse ata kanë licence për taksi dhe ndërkohë punojnë si transport ndërurban, diskriminohen 5500 pronarë të transportit ndëurban që janë të licencuar. “Nëse ata kërkojnë të punojnë në këtë transport, le të plotësojnë dokumentacionin dhe standardet për të punuar si transportues ndërurban. Drejtues të furgonave 8+1 protestuan sot ndaj vendimit të qeverisë për të eliminuar transportin ndërurban me furgonat 8+1.
“Shell” dhe “Petromanas Albania”, kërkime për naftë e gaz në një pus të ri në Shpirag
Nga Nini Mano/- Në zonën hidrokarbure Molisht-Shpirag, kompanitë “Royall Dutch Shell” dhe “Petromanas Albania”, kanë nisur kërkimet për naftë dhe gaz në pusin Molishti 1, me një investim prej 200 milionë usd.
Shpimet për këtë pus të ri parashikohet të arrijnë në 4000 metra thellësi, bëjnë të ditur burimet nga “Petromanas Albania”.
Zona Molisht-Shpirag përbëjnë bllokun e kërkimit 2-3 në kërkimin për hidrokarbure në bazë të Marrëveshjes Hidrokarbure që kompanitë kanë me AKBN.
Në fazën e parë përfundoi shpimi i pusit Shpiragu-2 në nëntor 2013, ku pas testimeve, rezultoi zbulimi i naftës dhe gazit jo vetëm në sasi të konsiderueshme, por për cilësinë e lartë të një nafte të lehtë, ndryshe nga zonat e tjera naftëmbajtëse. Kjo lloj nafte, thonë ekspertët, është më e kërkuara në tregjet botërore për cilësinë shumë të lartë energjitike.
Kërkimet në këtë zonë në rrethin e beratit nisën në vitin 2001, kur me shpimin e pusit Shpiragu-1, u vërtetua prania e naftës dhe gazit në strukturën e Shpiragut.
Të dy kompanitë ”Royall Dutch Shell” dhe “Petromanas Albania” janë kompani të listuara në bursat ndërkombëtare për naftë dhe gaz
NJE VAJZE ME LEUKEMI KERKON NDIHME
Apel për ndihmë humanitare – vajzën e sëmurë nga Leukemia – Dorina Mani 18 vjeç/
TIRANE : Çdo ditë që kalon për të tashmë është bërë si një kapërcim i sfidës së saj – për të mundur sëmundjen dhe për të luftuar për jetë. 18 vjeçarja nga Peshkopia Dorina Fatmir Mani, e lindur më 10 shkurt 1996, është ekzaminuar në Hematology Clinic në Tiranë dhe ka dalë me diagnozën Acute Leukemia. një sëmundje e rëndë dhe shumë e kushtueshme për tu shëruar.
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, ka konkluduar në bazë të Decision(vendimit) numër 83 datët 30 Dhjetor 2013 nga Komisioni Shëndetësor i Spitalit Univeristar ” Nene Tereza”” Qendra e Directorante aprovuar nga Drejtoria e Përgjithëshme e Spitalit në lidhje me pacienten Dorina Mani 18 vjeçe me diagnozën “Acute Leukemia”
Ndërkoh që ajo po vuan nga Leukemia Akute (ALL), duhen siguruar të hollat për të paguar shërimin e shtrenjtë që kërkon kjo sëmundje. Sëmundja e saj përveç anëtarëve të familjes së saj, është shndërruar në një ankth të përditshëm edhe për të afërmit e saj – miqt dhe dashamirët. Mbasi duhen 200 mijë euro që t’i paguhen spitalit në Romë – Itali, ku asaj duhet t’i bëhet transplantimi i palcës kurrizore, pasi sipas mjekëve shqiptarë në Shqipëri, nuk mund t’a bëjnë këtë lloj transpaltimi.
Andaj kërkohet në se keni mundësi dhe dëshironi të ndihmoni një jetë, që çdo cent i dhuruesve të derdhet në xhirollogarinë e hapur për shërimin e Dorianës, është i vlefshëm vetëm për të siguruar jetën e saj.
Vajza që është në luftë me sëmundjen dhe lutet çdo ditë Zotit, po kërkon edhe ndihmën tuaj t’a sfidojë atë sëmundje, Ajo shkruan në një mesazh kurajoz nga shtrati se :” Unë jamë Dorina Mani – jamë 18 vjeçe – vij nga Peshkopia një qytet në verilindje të Shqipërisë, dhe studioj në vitin e fundit në gjimnaz. Nga fundi i dhjetorit 2013, u diagnostikova dhe dola me Luekemi dhe u shtrova në spital ku edhe gjendem aktualisht në përfundimin e fazës së parë të kimioterapisë.”
Më tej ajo sqaron se si e mësoi ajo sëmundjen : ” Në fillim askush nuk ma tha të vërtetën në lidhje me sëmundjen me pretesktin se ishte thjesht një anemi pak e rëndë, por pas 21 ditësh fillova të kisha humbje të flokëve dhe ky ndoshta ishte momenti i parë, kur unë zbulova sëmundjen time, që më pas mjekët më thanë se kisha nevojë për një transplant në palcën kurrizore, i cili sipas tyre nuk realizohet dotë në Shqipëri. Ky lloj transplanti më kan thënë kushton 200 mijë Euro .”
Kurse, për arsye ekonomike se familjae saj nuk i disponon një shumë kaq të madhe, në luftë me jetën e saj është e detyruar të kërkojë ndihmë, tashmë tek të gjithë shqiptarët, në Shqipëri, Europë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mbasi ëndrra e saj është që Dorina të shërohet dhe që ajo mund të shkojë përsëri në shkollë dhe të kthehet përësëri pranë familjes dhe shokëve e shoqeve të saj – të bëhet një financiere në të ardhmen që tju ndihmojë njerëzve – por mbi të gjitha të jetojë edhe ajo si të gjithë ne.
Zëri i saj na thërret dhe na djek kudo : “Ju luetem më ndihmoni se kam me të vërtet shumë nevojë për ndihmën tuaj dhe të çdo kujt që dëshiron të shpëtojë një jetë – një vajzë të re 18 vjeçe – Ju faleminderit !”/B.SINA/
Xhirollogaria për Dorina Valbona Mani :
Llogaria bankare për transferë në Banka Kombëtare Tregëtare IBAN.AL,1320511179752946 CLIDCFUSDW – SWIFT : NCBAALTX
- « Previous Page
- 1
- …
- 70
- 71
- 72
- 73
- 74
- …
- 76
- Next Page »