– Te Marten Vatra dhe Komuniteti do te bejne homazhe prane arkivolit te Presidentit te Nderit te Vatres, Ing. Agim Karagjozi/
* Vatranet, deget e Vatres, Organizatat e Komunitetit, miqte qe kane deshire qe te dergojne kurora me lule, Familja Karagjozi, do te deshironte qe te dergoheshin si ndihma per Fondin e Studenteve te Vatres-/

Njoftojmë vatranët dhe Komunitetin se shërbimet funerale do të organizohen Ditën e Martë, 3 Prill 218, nga ora 4 e 30 PM deri në 9.00 PM, në Shtëpinë Mortore:
Thomas F. Dalton Funeral Homes, Inc
29 Atlantic Ave.
Floral Park, NY 11001
Tel- 516-354-0634
Ceremonia e Varrimit do të kryhet ditën e Mërkurë, 4 Prill 2018, në orën 9 e 30.
Varrimi ne Pinelawn Cemetery
2023 Wellwood Ave, Farmingdale, NY 11735
Familja Karagjozi ka shprehur deshiren qe kushdo qe mendon te dergoi kurora me lule mund t’i konvertoje ato ne ndihma per Fondin e Studenteve te Vatres. Cheku i paguhet:VATRA
Memo: Fondi i studenteve dhe dergohen ne adresen
VATRA
2437 Southern BLVD
BRONX, NY 10458



E Shtuna e 24 Marsit është ditë e parafundit e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Queens. Pikërisht të Shtunën, në Orën 1.00 PM do të shfaqet filmi dokumentar “The Light” kushtuar mjeshtërit botëror të fotografisë Gjon Mili, që është me origjinë shqiptare.
Kur shkrin dimri, kur qaset vera buzëqeshur, e hollë dhe e gjatë si në pikturë të Boticelit, zemra e njeriut shkarkohet nga një barrë, shijon një qetësi, një lumtëri të ëmbël. Në këtë gëzim, stërgjyshërit tanë ndienin një detyrë t’u falen perëndivet që sjellin këto mirësira. Dhe ashtu leu festa hiroshe që e quajnë Dita e Verës.Në pakë ditë në Shqipëri, besnikët e fundmë të paganizmit, besnikët pa dashur dhe pa ditur, do të rrethojnë me verore degët e thanave, të dëllinjavet, të dafinavet, të gjitha shelgjevet të nderuara. Do të këputin degë të gjelbëra dhe do t’i vënë përmbi kryet e shtëpivet.
