• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NGA BOSTONI I FAN NOLIT DHE FAIK KONICËS: TË MBROJMË IDEALIN E KOMBIT, TË RUAJMË IDENTITETIN KOMBËTAR DHE GJUHËN SHQIPE

November 14, 2025 by s p

Prof. Dr. Fejzulla Berisha/

Në kuadër të qëndrimit tim zyrtar dhe akademik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, realizova një vizitë dyditore në Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra” në Neë York dhe Vatrën e varrin e Fan Nolit e Memorialin e Faik Konicës në Boston. Në selinë historike të “Vatrës” në Boston, më priti me ngrohtësi dhe respekt të lartë nga Kryetari i Degës së Bostonit, z. Mentor Maksutaj, dhe anëtarë të kryesisë, të cilët vlerësuan kontributin tim akademik dhe kombëtar në forcimin e identitetit shqiptar dhe në ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve akademike shqiptare dhe diasporës intelektuale në SHBA. Diskutimet u fokusuan mbi rëndësinë historike të “Vatrës” si institucion i mbrojtjes së interesave kombëtare, si dhe mbi nevojën për të thelluar bashkëpunimin midis universiteteve shqiptare dhe komunitetit vatran. U theksua se “Vatra” është një vatrë shpirtërore që ka ruajtur gjallë idealin e bashkimit dhe të dinjitetit kombëtar për më shumë se një shekull.

Fan S. Noli dhe trashëgimia e tij në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane

Në vizitë, u përkujtua veçanërisht imazhi i Imzot Fan S. Nolit – themelues i “Vatrës” dhe i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë, personalitet i shquar i dijes, politikës dhe kulturës shqiptare. Noli mbajti lidhje të drejtpërdrejta me qarqet më të larta politike amerikane, përfshirë Presidentin John F. Kennedy, duke forcuar rolin e tij si urë lidhëse midis idealit të lirisë shqiptare dhe filozofisë së demokracisë amerikane. “Ideali nolian për një Shqipëri të lirë, demokratike dhe të bashkuar është në përputhje të plotë me filozofinë amerikane të të drejtave të njeriut dhe të lirisë universale, të cilën Presidenti Kennedy e mishëroi si frymë të qytetërimit modern.”

Vizita kulturore, akademike dhe përkujtimore në Boston

Gjatë qëndrimit në Boston zhvillova vizita me karakter kulturor dhe përkujtimor, duke theksuar lidhjet e ngushta me rrënjët e identitetit shqiptar dhe trashëgiminë shqiptaro-amerikane:

-Vizitë në Kishën Shqiptare “Shën Gjergji”, themeluar nga Fan Noli, ku u prit nga përfaqësues të komunitetit shqiptar;

-Homazh pranë varrit të Fan S. Nolit, duke nderuar figurën e tij si simbol të dijes, shpirtërisë dhe lirisë kombëtare;

-Vizitë në Universitetin e Harvardit, ku Noli mbrojti doktoraturën dhe hartoi veprën monumentale për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun;

-Takime me qendra dhe institucione historike amerikano-shqiptare, që shërbejnë si ura bashkëpunimi ndërmjet diasporës dhe institucioneve akademike shqiptare.

Simbolika kombëtare e “Vatrës” dhe mesazhi i bashkimit

“Vatra” mbetet institucioni më i rëndësishëm i unitetit dhe ndërgjegjes kombëtare në diasporë. Që nga themelimi i saj më 1912, ajo ka qenë një zë i fuqishëm për shqiptarinë, duke luajtur rol kyç në shpalljen e pavarësisë, në mbështetjen e shtetformimit dhe në ruajtjen e të drejtave të shqiptarëve kudo. “Vatra është akademia e parë e kombit shqiptar në mërgatë, ku u përbashkuan dija, kultura dhe patriotizmi. Pa Vatrën, historia shqiptare e shekullit XX do të kishte humbur boshtin e saj moral dhe shpirtëror.”

Laurimi në “Vatër” – vazhdimësia e trashëgimisë intelektuale

“Vatra”, përfaqëson lidhjen mes brezave të mëparshëm vatranë dhe elitës intelektuale shqiptare të sotme. Kryetari i Degës së Bostonit, z. Mentor Maksutaj, theksoi: “Ky laurim dhe kjo vizitë forcojnë urën e bashkëpunimit ndërmjet vatranëve të Amerikës dhe elitës akademike shqiptare, duke dëshmuar se ideali i Nolit dhe Konicës për unitetin kombëtar mbetet më i gjallë se kurrë.”

Kujtimet dhe ndjesitë e një vizite shpirtërore në “Vatrën” e Bostonit

Vizita në selinë historike të “Vatrës” nuk ishte thjesht një takim zyrtar; ishte një përjetim shpirtëror, një kthim në rrënjët e kombit dhe ndërgjegjen historike. Në ato mure ku ndihen ende zërat e Fan Nolit dhe Faik Konicës, ndjeva se koha ndaloi për të dëgjuar frymën e kombit shqiptar – frymë që ka mbajtur gjallë “Vatrën” për më shumë se një shekull.

Noli dhe Konica përfaqësojnë dy shtylla morale dhe intelektuale të shqiptarisë moderne. Noli, prifti i dijes dhe i lirisë, ndërtoi ura mes fesë, shkencës dhe artit; Konica, mendja kritike dhe estetike, i dha gjuhës shqiptare elegancën dhe forcën e kulturës evropiane. Ata janë yje polarë të një ideali të përbashkët: kombin e lirë, të ditur dhe të qytetëruar.

Fryma e tyre është një thirrje e përhershme: të mbajmë gjallë kujtesën, të ruajmë dinjitetin, të mos harrojmë sakrificën dhe të ndërtojmë unitet shpirtëror dhe intelektual. Në heshtjen solemne të “Vatrës”, dëgjova jehonën e një amaneti të pavdekshëm: Të mbrojmë idealin e kombit, të ruajmë identitetin dhe të ndërtojmë një Shqipëri dhe Kosovë që ecin bashkë – në frymën e “Vatrës”, në dritën e dijes dhe në besën e lirisë.

Filed Under: Vatra

VATRA FTON SHQIPTARËT E AMERIKËS NË FESTËN E FLAMURIT KOMBËTAR MË 28 NËNTOR 2025 NË NEW YORK

November 11, 2025 by s p

VATRA FTON SHQIPTARËT E AMERIKËS NË FESTËN E FLAMURIT KOMBËTAR MË 28 NËNTOR 2025 NË NEW YORK.

Filed Under: Vatra

Prof. Dr. Fejzulla Berisha vizitoi Vatrën

November 10, 2025 by s p

Profesori i nderuar Prof. Dr. Fejzulla Berisha i shoqëruar nga aktivisti i çështjes kombëtare z.Lirim Vinca vizituan Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra. Ata u pritën nga sekretari i Vatrës Dr. Pashko Camaj dhe editori i Diellit. Në fjalën e mirëseardhjes Dr. Camaj u shpjegoi miqve historinë e jashtëzakonshme të Federatës Vatra e Gazetës Dielli, dhe kontributin e shquar në dobi të çështjes kombëtare ndërsa editori përshëndeti miqtë në emër të kryetarit të Vatrës Dr. Elmi Berisha, nënkryetarit z.Alfons Grishaj, Kryesisë, Këshillit të Vatrës dhe shprehu respekt të thellë për mbështetjen që Prof. Dr. Fejzulla Berisha i ka dhënë gazetës Dielli me shkrime, analiza, komente dhe opinione. Prof. Dr. Fejzulla Berisha u shpreh i emocionuar mbi vizitën në Vatër, historinë dhe kontributin e Vatrës e shqiptarëve të Amerikës për Shqipërinë natyrale. Vatra e Dielli tha Prof. Berisha janë krenari kombëtare dhe dinjitet për çdo shqiptar. Prof. Dr. Fejzulla Berisha është ekspert i shquar i së drejtës publike dhe ka lindur më 13 Shtator 1955 në Grabovc të Prishtinës. Studimet universitare dhe master i kreu në Prishtinë, doktoraturën në Tiranë në fushën e të Drejtës Publike dhe ka përfunduar edhe një sërë specializimesh në fushën e të Drejtës Publike, në Akademinë e të të Drejtës Publike të Kroacisë si dhe ne vendet tjera të Europës. Prof.Dr.Fejzulla Berisha ka dhënë kontributin e tij në Universitetin e Prishtinës, Universitetin e Tiranës, Universitetin e Tetovës, Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, Universitetin “Haxhi Zeka” Pejë, Universitetin “FON” në Shkup, Kolegjin Universitar AAB – Prishtinë etj. Në përfundim të vizitës emocionuese Prof. Dr. Fejzulla Berisha i shoqëruar nga aktivisti i çështjes kombëtare z.Lirim Vinca u bënë anëtarët më të rinj të Federatës Vatra.

Filed Under: Vatra

Politikani Lisandër Hoxha vizitoi Vatrën

October 31, 2025 by s p

Sokol Paja/

Politikani Lisandër Hoxha vizitoi Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra. Ai u mikprit nga kryetari Dr. Elmi Berisha, sekretari Dr. Pashko Camaj, editori i Diellit, patriotët Bashkim Shehu, Faton Zogiani dhe Gezim Gosturani. Në fjalën e mirëseardhjes kryetari Dr. Elmi Berisha ekspozoi historinë dhe punën dinjitoze të Federatës Vatra në shërbim të çështjes kombëtare në mërgatën e Amerikës, aktivitetet atdhetare e kulturore dhe vizionin e Vatrës në shërbim interesit kombëtar dhe komunitetit shqiptar në Amerikë e trojet etnike. Politikani Lisandër Hoxha vlerësoi rolin e Vatrës në dobi të çështjeve më të të rëndësishme të interesit kombëtar dhe gjuhës e kulturës kombëtare në mërgatën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sekretari Dr. Camaj u shpreh në takim se një Shqipëri e fortë në Ballkan do të thotë një Kosovë edhe më e fuqishme dhe komb shqiptar gjithnjë e më i fortë në Ballkanin Perëndimor. Tema të tjera diskutimi ishin situata politike në Shqipëri e Kosovë, roli i fuqishëm i mërgatës shqiptare në lobim të interesit kombëtar, zhvillimi i Shqipërisë demokratike me vokacion perëndimor, aspekte gjeopolitike të integrimit të Shqipërisë në BE dhe nevoja e rritjes së bashkëpunimit dhe unifikimit kombëtar. Në fjalën e falenderimit politikani Lisandër Hoxha u shpreh se Vatra është e shenjtë për çdo shqiptar. Puna e Fan Nolit e Faik Konicës ka udhëhequr frymën kombëtare e patriotike të shqiptarëve.

Filed Under: Vatra

VATRA dhe MAASBESA ftojnë të gjithë shqiptarët e Bostonit në ceremoninë e ngritjes së Flamurit Kombëtar më 29 nëntor 2025 në Boston City Hall

October 30, 2025 by s p

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA dhe organizata MAASBESA ftojnë të gjithë shqiptarët e Bostonit dhe rrethinave të bashkohen në ceremoninë e ngritjes së Flamurit Kombëtar, më 29 nëntor 2025, nga ora 11:30 AM deri në 1:30 PM, në sheshin e Bashkisë së Bostonit (Boston City Hall Plaza), për të festuar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Ky aktivitet madhështor do të shënojë krenarinë dhe unitetin tonë kombëtar nën ngjyrat kuqe e zi.

Në të njëjtën ditë, do të zhvillohet edhe parada tradicionale e makinave, e cila tashmë është bërë pjesë e përvitshme e festës sonë kombëtare me iniciativë të Neritan Nate Xherimeja e Cunat e Bostonit etj!

Të interesuarit ftohen të mblidhen nga ora 9:00 AM deri në 10:30 AM në adresën:

25 Middlesex Canal Park Dr., Woburn, MA 01801

Nisja do bëhet drejt Bostonit, ku automjetet do parakalojnë nëpër qytet dhe do përfundojnë në sheshin e Bashkisë së Bostonit, ku do ngrihet flamuri ynë kombëtar.

Ejani të gjithë, me familjet dhe miqtë tuaj, për ta festuar së bashku Ditën e Pavarësisë, Kuq e Zi në zemër të Bostonit!

Filed Under: Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • …
  • 150
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Lufta ndaj fesë përgjatë diktaturës në Shqipëri e mishëruar në sulmet ndaj Biblës, Kuranit, Ikonave dhe bazës spirituale fetare
  • Lionel Jospin, një nga politikanët e rrallë të virtutit dhe të moralit
  • SOT NË DITËN E TEATRIT
  • Andon Zako Çajupi, in memoriam…
  • Kosova edhe 1 finale larg Botërorit, Shqipëria pa fat në Poloni
  • “LISSITAN/LIS/LISSUS, Qyteti i 12 portave” dhe fortifikimet e tij të admirueshme…
  • ME Dr ELEZ BIBERAJN NË TIRANË NË ÇASTIN KUR U THYE VET-IZOLIMI KOMUNIST, MARS, 1991
  • Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP
  • “Saint Paul in Dyrrach”
  • NJË DORËSHKRIM I PANJOHUR I ESAD MEKULIT PËR ROMANIN E REXHEP QOSJES “VDEKJA MË VJEN PREJ SYVE TË TILLË”
  • Diogjeni, filozofi që sfidoi botën me dije dhe virtyt, duke e këshilluar njeriun të hiqte dorë nga jeta prej skllavi
  • DEDË GJO LULI NË SHËRBIM TË ATDHEUT
  • “America Inspires Freedom – The Kosovo Story”
  • Kur Gjykata rrëzon Kushtetutën, dhe vendimi që godet vetë shtetin
  • Tre vllazen, tre jetima…

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT