Agim, ike shpejt duke mbetur në kujtime përherë një Ag’/
Krejt dritë të presim mbrëmjeve tek shtëpia, në prag./
Borë me fijatje ka ra dhe në Fang të Tropojës dhe në Nju Jork/
Lotët për dhimbjen tënde të madhe, të thellë, do ta shkrijnë Sot…/
Sot po vjen dhe Hysen Mulosmani, burrë plot diellnim, njeri fort i lartë:/
Skënder dhe Agim, në vite, në shpirt, në sy e thinja, i ka dy plagë…/
Binak Alia, Akademi e Pleqnive, kullë e lavdive, do thoshte për së gjalli: /
Dhimbje të tilla mund t’i kalojnë vetëm burra si Musli Mulosmani./
`E di, Agim: ti nuk ishe as Mic Sokol…, as Abedin, as Hysen Mulosman’.
Lartësi e pesha të tilla supet e hapat tanë nuk munden t’i mbajnë…
Çdo gurë kulle i trollit, çdo gen mirë i djehit e i sodit, në këto dyer mbi Valbonë,
Janë krenaria, dashuria e dhimbja jonë. Janë Shqiptari sot e përgjithmonë.
Ramiz LUSHAJ
Tiranë, 27 dhjetor 2014
____________
Shënim: E shkrova kit’ vargnim poetik, pasi lexova një Njoftim për Komunitetin Shqiptar për të PAME të hapune më 28 dhjetor 2014 nga Musli Mulosmani me vëllazëri në Nju Jork për nipin e tij, Agim Hysen Mulosmani, që u nda nga jeta shpejt, herët. Njoftimin në FB e percillte dhe i ndritshmi i mbrrimë, Harry Bajraktari, çka më frymëzoi dhe ma fort e ma mirë, pasi ky shqiptar i madh jep shqiptarisht një shembull të lartë njerëzor të dashurisë për shokun e ngushtë të babës së tij, për Musli Mulosmanin, për derën e Mulosmanëve në Amerikë… Ky është një shembull model, që ka vetëm një emër: Harry Bajraktari e që jepet për një njeri fisnik si Musli Mulosmani. Sikur Presidenti i Shqipërisë t’ia jepte titullin “NDERI I KOMBIT” vetëm për kit’ fakt, për kit’ akt, patjetër se do të ishte një titull mjaft meritor. Po Harry Bajraktari e ka dhe një titull tjetër të madh në historinë, jetën, zemrën e tij: Metë Bajraktari, babën e tij. Harry Bajraktari jep dhe një shembull tjetër ideal të nderimit për babën e tij. Që të dy, babë e bir, janë lartësi të njani-tjetrit.