Nazo Veliu/
Te nderuar vatranë, të nderuar vëllezer e motra të të njëjtit gjak, e nderuara familja Greca, të nderuar bashkëudhetare të Dalip Grecës. U bëmë bashkë për të kujtuar këto vite të vështira të imigrimit por edhe të punës e mundit të gjithësecilit nga ne e veçanërisht shokut, mikut, vëllait por edhe të editorit me shpirt e zemër atdhetari, të paharruarin Dalip Greca. Hedh sytë në sallë duke kërkuar së ku Dalip Greca është ulur por fizikisht se shoh askund. Shpirti e zemra e tij është e do të jetë mes nesh në çdo kohë e në çdo situatë me fjalen e tij të urtë, me kritikat por edhe me rrugën se ku duhet të shkelim në mbrojtje të fjalës së lirë, mendimit konseguent por edhe me dashuri për atë që korifenjtë Noli, Konica e bashkëudhetarët e tyre në misionin fisnik të Kombit e për Kombin na lanë trashëgimi “VATREN”. 111 vjet pune, luftë me të keqen por edhe histori se ku i është duhur të ecin burrra të tillë që nuk kursyen asgjë për kombin. Atë që shekujt e shkuar nuk e bënë dot, VATRA dhe vatranët e përjetuan jo vetëm në memorjen e çdonjërit atdhetar e liridashës por edhe në faqet e ndritura të asaj gazete që emrin e ka DIELLI ashtu siç punën e ka bërë. Dalip Greca pati jo vetëm fatin e madh që për 12 vjet rresht ishte në zemrën e historisë së Vatrës, pra editor i Gazetes DIELLI por edhe përkushtimin e durimin e pashoq që të shfletonte çdo faqe të historisë së saj në atë që të parët e pozicionit të tij e kishin lënë të shkruar e dokumentuar. Pa u lodhur Dalipi krahas detyrës së tij të vështirë për të paraqitur në faqet e Gazetës DIELLI realitetin nuk linte pa shkruar për figura kombëtare jo vetëm aktivitetin e tyre por edhe porositë që ata kishin lënë për të mos e larguar VATRëN nga shinat në të cilat historia e kishte drejtuar, për ta ruajtur VATREN të pastërt ashtu siç ajo kishte qenë e për ta bërë VATREN shtëpi dhe djep ku të diskutoheshin hallet e kombit të vuajtur e pse jo edhe të goditur në çdo kohë nga historia, nga ata që me pjesët e trupit të kombit arbëror plotësuan tekat e cilitdo që nuk e pranonte lashtësinë e ekzistencës sonë. Hulumtimi dhe dëshira për të parë nga afër historinë e asaj që i parapriu themelimit të shtetit shqiptar, pra Vatres, per Dalip Grecën u panë jo vetem si vleresim por edhe si nje detyrim qe Ai i vuri vetes per ta perjetuar vepren e editoreve te DIELLIT te permbledhur ne nje te vetme : EDITORET E DIELLIT NE 110 VJET HISTORI” apo edhe “EDITORIAL” jo vetem per te vazhduar rrugen e atyre qe e krijuan dhe e shkruan Vatren por edhe t’iu jepte dashamiresve te VATRES e vatraneve mundesine jo vetem per tu njohur me punen e palodhur te atyre qe nuk kursyen asgje per kombin arberor, qe jetuan me hallet e kombit e u perplasen me cilin do qe kerkonte ti vinin shqelmin kombit. Puna e Dalip Greces eshte sa atdhetare aq edhe shkencore sepse ne ate qe Dalip Greca shkrojti e la pas jo vetem eshte historia e Vatres, e asaj qe Vatra dhe Vatranet e nderuar e te pa kursyer bene per Kombin por i ka dhene mundesi historianeve te tashem e te ardhshem jo vetem te hulumtojne ne punen qe Dalipi ka bere por edhe ta shkruajne historine e viteve qe Dalipi shkro,j te vertete ashtu sic ka qene e ishte derisa Dalipi u largua nga ne fizikisht por jo shpirterisht. Te shkruash per Dalip Grecen kur ai ka shkruar aq shume per te gjithe eshte teper e veshtire. Profesionistit te penes eshte jo vetem e veshtire por ndonjehere edhe e pamundur t’i dalesh perpara. E megjithate neve na duhet ta bejme kete edhe pse jemi te bindur qe nuk do mundemi te bejme me te miren e mundeshme jo sepse nuk duam por Dalipi i ka lene te gjitha ketu mes nesh e keto rreshtat tane nuk do mundin ta lartesojne figuren e Tij por do shprehin mungesen e madhe qe ai ka lene mes nesh. Une nuk e di pse por dua qe kujtimet per Dalipin ti mbaj brenda meje e kur nje dite te takohem me te t’i them se ashtu si Ti ishe besnik me mua ne cdo problem qe mua me shqetesonte edhe une e mbajta ne zemer jo vetem dashurine vellazerore por edhe dhimbjen e mungeses Tende, ndaj falem qe po ti them keto fjale:
Familjare, miq e shoke,
Kemi humbur fizikisht shokun, mikun, vellain tone te shtrenjte, por kemi fituar nje editor te rralle te DIELLIT, nje bashkeluftetar ne mbrojtje te ceshtjes kombetare qe per asnje moment nuk e harroj Kosoven , Camerine, Shqiptaret e Malit te Zi apo edhe Shqiptaret e Maqedonise se Veriut. Problemet e tyre nuk i pa asnjehere te shkeputura nga problemet e Shqiperise por kudo ku kishte e ka shqiptare Dalipi i pa e i trajtoj si nje familje sepse ne jemi nje gjak, nje komb e kemi nje gjuhe.
Humbja e Dalipit ishte e parakoheshme dhe e dhimbeshme. Nuk kam humbur nje njeri te zakonshem. Kam humbur nje shok, mik e vella qe per vite e vite e kam patur mbeshtetje jo vetem te puneve te veshtira ne vendlindjen time por edhe ilac te halleve e derteve te emigracionit. Nuk di cfare te them me pare sepse kujtimet e mia per Dalip Grecen kane nje fillim te larget por edhe nje fund pambarim. I pa kompromis me te keqen ashtu si ne Shqiperi edhe ketu Dalipi u be jo vetem mbeshtetja jone por edhe udherrefyesi per gjithcka qe ne na nevojitej. Se bashku une e Dalipi u beme pjese e VATRES ku ai ishte vene me pare se sa une ne krye te “DIELLIT” jo vetem si profesionist por edhe si atdhetar. Puna dhe devotshmeria e Tij beri qe “DIELLI” te rimarre shkelqimin dhe per 12 vjet qe Dalipi e drejtoi e ktheu ate ne lavdine e dikureshme te Nolit dhe te Konices. Krahas “DIELLIT” Dalipi nuk rreshti se punuari edhe per ta perjetesuar historine e VATRES duke shkruar e lene pas vepra me vlere por jo vetem kaq. Punen e kryer e le ne mes vellai yne jo se deshe por sepse Zoti te deshi per vete.
Ka shume per te thene per Vella Dalipin por dua qe disa kujtime edhe ti privatizoj e te jene vetem te miat kujtimet per Te sepse vetem keshtu mendoj qe une jetoj me kujtimet per Dalipin por edhe me detyrimin per ta cuar perpara ate qe Dalipi e la ne mes.
Mire u takofshim vellai yne sepse edhe ne ato momente qe do te jemi bashke kemi shume per te diskutuar.