Astrit Lulushi/
Të gjithë kemi pasur ditë të keqe që nga momenti që zgjohemi. Ndoshta kemi frikë nga diçka më vonë gjatë ditës ose ende po mendojmë për natën e mëparshme. Ndonjëherë, ka vetëm errësirë që në mënyrë të pashpjegueshme zbret mbi ne. Në ditë të tilla, mund të jetë e vështirë të gjesh një pikë të ndritshme për t’u mbajtur, por hapi i parë është të kujtosh se një ditë e keqe është pikërisht ajo: ditë e keqe.
Dita e mirë në fakt fillon me shqetësimin se do të jetë pikërisht e kundërta, diçka pa paralajmërim. Në shumë raste, kemi fuqinë të ndryshojmë pikëpamjen tonë me një hap të vogël në drejtimin e duhur, qoftë kjo do të thotë të rrethohemi me njerëzit që duam, të bëjmë shaka ose thjesht të pranojmë që trishtimi është pjesë e jetës dhe ta lejojmë të kalojë në kohën e duhur. Një ditë e keqe është normale – dhe e përkohëshme.
“Humori është gjë e madhe, gjëja shpëtimtare, në fund të fundit. Në momentin që shfaqet, të gjitha ngurtësitë lëshojnë, të gjitha irritimet dhe pakënaqësitë largohen dhe një shpirt me diell zë vendin e tyre”, kështu thoshte
Mark Twain, i cili shquhej për humorin, shpesh të hidhur. Kështu mundte trishtimin.
Charles Bukowski, një tjetër poet, jepte zemër kur thoshte: “Ndonjëherë ngrihesh nga krevati në mëngjes dhe mendon se nuk do t’ia dal, por qesh përbrenda duke kujtuar të gjitha rastet që je ndjerë kështu”.
Kur retë më të errëta në qiell duken të përkulura, ndërsa të gjithë me të cilët bie në kontakt ndiejnë një gëlltitje të keqe, gjen njëfarë ngushëllimi në mendimin e një të nesërme të freskët. E keqja është një mundësi për të provuar përsëri.
Disa ditë janë vetëm ditë të këqija, kjo është e gjitha. Duhet të përjetosh trishtimin për të njohur lumturinë dhe jo çdo ditë do të jetë një ditë e mirë.
Optimizmi nuk është besim se gjërat automatikisht do të përmirësohen; është bindje se mund t’i bëjmë gjërat më mirë.
Mënyra më e mirë për të mos u ndjerë pashpresë është të ngrihesh dhe të bësh diçka. Mos prit që gjëra të mira t’ju ndodhin.
Trishtimi rëndon shpatullat. Dhe telashet përndjekin mendjen.
Por e di që e tashmja nuk do të zgjasë. Një ditë më e ndritshme po vjen. Nesër do të jetë më e mirë.