Rajmonda Xhetani/
Nuk mund të përcaktojmë një sjellje të drejtë apo të gabuar, tek dikush që sa është diagnostikuar me kancer gjiri.
Ballafaqimi me emocionet ndryshon nga një individ në tjetrin. Ndoshta mund të kalohen shumë emocione njëherësh si: frika, tronditja, mosbesimi, zemërimi, trishtimi dhe mpirja.
Emocionet ndryshojnë nga dita në ditë, apo dhe nga ora në orë.
Ditët dhe javët pas përcaktimit të kësaj diganoze janë dërrmuese.
Në këtë fazë gjykon veten pse nuk ke qenë aq e kujdesshme me kontrollet dhe ekzaminimet, që sigurisht duhet të jenë të shpeshta dhe në lidhje me këtë po sensibilozohen çdo ditë vajzat dhe gratë.
Kur fillon të përcaktohet plani i trajtimit, fillojnë shqetësimet në lidhje me “të dukurin”.
Të qënit pa flokë, është një ndjesi që torturon pjesën më të madhe të grave dhe vajzave, kur diagnostikohen me këtë sëmundje.
Në foton më poshtë janë flokët e mi një vit më parë, të cilat janë prerë disa herë prej atij momenti e sërish janë rritur. M’u duk shumë altruiste nisma e një organizate, që kishte të bënte me dhurimin e flokëve, të cilat do të shërbenin si paruke për pacientët e diagnostikuar me kancer. Doja shumë të bëhesha pjesë e kësaj nisme por, kjo gjë nuk u realizua pasi u informova prej tyre, që një flok i lyer nuk shërbente.
Gjithsesi, rënia e flokëve është diçka që nuk duhet të shqetësojë asnjë grua që vuan nga kjo sëmundje.
Menjëherë pas përfundimit të kimioterapisë, floku del sërish, rritet , e madje bëhet më i shëndetshëm se më parë.
Disa flokë më pak nuk largojnë as sharmin e as bukurinë e një femre.
Mbështetje pafund për të gjitha ato vajza dhe gra që janë përballur, që luftojnë dhe që e kanë “mposhtur” këtë sëmundje.
Vlerësim për të gjithë familjarët që kanë përjetuar emocione të forta e janë lutur fort për vajzat, motrat, nënat, shoqet e gratë e tyre…(çdo lutje e tyre dëgjohet).
Nxitje për ato vajza që munden të dhurojnë flokët, në mdihmë të këtyre grave.
Le t’ua lehtësojmë deri diku dhimbjen!