Ndue Bacaj/
Që kur Krijuesi i gjithësisë e ndau jetën e krijesave të tij (njerzve), në dy pjesë, në atë të përkoshmën- toksore, dhe në atë të amshueme (qiellorë), njërzimi dalngadal filloi të ndërgjegjësohet, për respektin, nderimin dhe përkujtimin e atyre që tashma i përkisnin jetës së amshueme , ku janë jo pak por rreth 80 miliardë shpirtra (që kur lindi njeriu e deri sot), të cilët jetës sonë tokësore si kujtim i kanë lënë trupin e tyre që ia kishin marrë përkohësisht, dhe ku si simbole kujtese të përhershme janë varret e tyre. Te këto varre që i vizitojmë çdo dy nëntor gjejmë prehje shpirtërore, n’a rikthehen ëndërrat e kujtimet dhe në imagjinatë tonë na duket sikur këtë ditë do të takohemi e çmallemi, me të afërmit e të dashurit tanë, të cilët prej kohësh janë larguar nga kjo jetë toksore… Ditën e dy nëntorit besimtarët Kristian (katolik) e quajnë ditën e shpirtrave të Purgatorëve, ose në gjuhen popullore dita e të Shumtëve (të Shumave). Në përkujtim, nderim e respekt të të shumtëve, me dy nëntor, pranë varreve të tyre vendosim lule si shenjë i dashurisë që nuk shuhet, kryqa si simbol besimi ku kryqëzohet hyjnorja me toksoren, ndezim qirinjë si simbol përshpirtje e drite të pasosun, si dhe vendosim pranë këtyre varreve, gjëra kryesisht konsumi, që dhurohen për shpirtin e të afëmëve dhe të dashurve. Gjithashtu me dy nëntor varret bekohen e pranë tyre flitën uratë e bëhen lutje për shpirtin e tyre që të gjejnë prehje, por në këtë ditë çohen edhe mëshë nëpër Kisha… I gjithë ky përkujtim, nderim e respekt ka vlera jo vëtëm për shpirtrat e atyre që nuk i përkasin më jetës toksore, por edhe për të gjallët e kësaj jete toksore, të cilët në këtë ditë kujtohen më shumë se kurrëse se këtu jemi vëtëm kalimatarë, që shpesh me dashje apo pa dashje bëhemi edhe mëkatar. Në këtë ditë kujtohemi se të gjithë pa perjashtim, të pasur apo të varfër, të mirë apo të këqinjë, të lumtur apo dëshpruar do të kemi nevoj që pasardhësit tanë të na nderojnë e kujtojnë, që të mos na humbë emri e varri, por edhe të luten për shpirtrat tonë që të gjejnë pak prehje e pak dritë në jetën e amshueme. Kujtesa e nderimi i të dashurve e të afërmëve tanë që nuk jetojnë më, në jetën toksore është edhe ngushllim, por edhe detyrim moral që duhet të trashigohet nga njëri brez në tjetrin…
Photo: vaticannews.va
See Insights and Ads
All reactions:
44