Udhëtimi drejt Romës, për të përjetuar nga afër Shënjtërimin e Nënë Terezës, ishte i mbushur më emocione, informacione, ngjarje dhe krenari. Unë së bashku me 13 pjestarë të famimiljes Balaj,me nipa e zonjat e tyre, madje dhe me fëmijë të tyre,pra tre breza bashkë,me Linën, me djalin tim,Davidin dhe nusen, iu bashkëngjitëm grupit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane me në krye Joe DioGuardi. Kishte dhe vatranë të tjerë veç meje në grupin tonë, siç ishte Ibrahim Kolari me zonjën, Agim Aliçka etj.
Me ndihmën e Monsinjor Hilary Frenko, u vendosëm në një hotel pranë Vatikanit, gati ngjitur me qytetin e Vatikanit. Monsinjor Hilary Frenko, që është një personalitet i njohur për Vatikanin për shërbimet diplomatike që ka kryer nëpër botë,dhe që ka kontribuar për më shumë se 26 vjet në Vatikan,na e lehtësoi shumë qëndrimin, vendosjen edhe në meshën e shenjtërimit. I jemi mirënjohës.
Të premten në mbrëmje, me 2 Shtator, u bashkuam me një grup studentësh shqiptar nga Maqedonia, që studiojnë në Gjermani, të cilët janë të njohur për lidhjet e ngushta me Ligën dhe Joe DioGuardin. Gjatë këtij viti drejtuesit e Ligës qenë mysafirë tek Universiteti qe studiojnë këta studentë. Ishte një mbrëmje e këndshme ajo e 2 shtatorit mes gjallërisë dhe dinamizmit të të rinëjve studentë.
E Shtuna ishte sërish plot mbresa. Vizituam kisha, muze dhe pamë bukuritë e Romës. U ndamë në dy grupe gjatë turneut në Vatikan, për të pasur më shumë mundësi komunikimi me përkthyesit. Emocione të shumta na dhuroi e fmashmja Sistine Chapel, e vendosur brenda rezidencës së Papës,që na dha ndjesi të veçanta.
Sistine Chapel, e vendosura brenda rezidencës së Papës në Vatikan, është e njohur në të gjithë botën për një sërë arsyesh, duke përfshirë edhe faktin se aty është vendmbledhja e kardinalëve, kur mblidhen për të zgjedhur një Papë të ri.
Për më shumë se tre orë na u desh për të prekur me sytë tanë historitë që përcjellin muzetë e Vatikanit, Kapelia Sistine dhe bazilika e Shën Pjetrit, u njohëm me ikonografinë, koleksionet mbreslënse të artit, veprat e pavdekshme të artit romak, Mikelanxhelo, Davinçi e të tjerë. Turi që përshkuam ishte më i veçanti, që na dha shumë informacion e ndjesi emocionale.
I pashlyeshëm ishte Koncerti në nderim të Nënë Terezës, për nga niveli artistik dhe përfaqësimi kombëtar i artistëve shqiptar me famë europiane; nuk mund ta them këtë për nga organizimi.Po ashtu mendoj se ndoshta do të ishte mirë që në programin artistik të bëhej një përzgjedhje më e mirë e repertorit, për të treguar rrënjët e Kombit të Nënë Terezës, krahas pjesëve operistike, dhe këngëve të muzikës moderne, të sillej origjinaliteti folklorik i trevave shqiptare, për të treguar rrënjët e popullit të Nënë Terezës. Megjithatë koncerti ishte me vlera dhe interpretimi i artistëve shqiptar të njohur në Botë, ia rriti krenarinë shqiptarëve para botës. Vendi ynë i qëndrimit ishtë shumë i përshtatshëm, në lozhën përbri Elterit. E kishim gjithçka para syve. Pranë nesh ishte dhe zonja Liri Berisha, ndërsa poshtë në sallë shihnim diplomatët dhe udhëheqësit shqiptarë të pozitës dhe opozitës.
Mesha e Shënjtërimit të Nënë Terezës pat të veçantat e veta. Na u desh të zgjoheshim herët për të gjetur vende të përshtatshme. Gjithë ai shesh nuk kishe ku të fusje majën e gjilpërës, aq shumë besimtarë kishin ardhë. Ndoshta të dhënat e medias për numrin e pjesmarrëse nuk janë fort të skata. Në shesh kishte shumë shqiptarë. Flamujtë valviteshin dhe binin në sy në atë masë të madhe njerëzish. Një meshë e veçnatë, nën drejtimin e Papës, që çdo besimtari rrallë i bie fati, mbetet një kujtim i shtrenjtë për gjithë jetën. Pasi morëm kungimin u larguam për të vijuar shtegtimin tonë nëpër Romë. Vizituam mjedise të Vatikanët që nuk rezervohen lehtazi për publikun, vetëm me leje. E Hëna ishte një ditë e lodhshme, por plot mbresa.
Të Martën e 5 shtatorit, me autobuz udhëtuam drejt katundit arbëresh Greci, vendlindja e babait të Joe DioGuardit. Gjatë udhëtimit shijuam bukuritë e natyrës dhe vendosjen e fshatrave arbëreshë. Rreth orës 1 e 30 arritëm në qendër të fshatit. Po na prisnin me dashuri e padurim, edhe pse ishim vonuar më shumë se një orë e gjysëm. Vetë Kryetarja komunës Demartino na priti e uroi mirëseardhjen. U takuam me përzemërsi e me dashuri si ëvllezër e motra të një gjaku. Fjala e mirëseardhjes së kryetares,herë shqip e herë italisht, e përkthyer në anglisht nga Rita, ishte e përmallshme. Ajo na tregoi edhe historinë edhe gjendjen e sotme të komunës, tarshëgiminë shqiptare, ruajtjen e traditave kulturore, muzikore, ruajtjen e veshjeve, me vështirësi edhe të gjuhës së bukur shqipe. Përshëndeti edhe Joe DioGuardi, që u duartrokit. Ai tregoi rrënjët e veta, lidhja me shqiptarët e Amerikës, veprimtarinë e përbashkët etj. Më pas na befasuan me një drekë të shijshme të gatuar nga zonjat arëbreshe nëpër familjet e tyre. Pasdite viztuam fshatin,duke ecur rrugëve të tij, u ndalëm gjatë tek Kisha e fshatit, që i përkiste viteve 1700. Pasdite morëm rrugën e kthimit të ngarkuar me emocione të fuqishme, respektin e jashtzakonshëm të atyre njerëzve të mirë, që për më shumë se pesë shekuj kanë ruajtë traditat e kombit që i përkasin, deri diku gjuhën shqipe, por edhe me brengën dhe dilemën: Po nesër çfarë do të ndodhë pasi të ikë dhe ai brez? Fshati braktiset nga të rinjët, të vjetrit po ikin…
Të Mërkurën sërish vazhduam vizitat nëpër Romë. Gjatë asaj dite pata rastin që të shihem edhe me ambasadorin e Shqipërisë në Vatikan,Visar Zhiti, poetin që nuk e thyen burgjet e diktaturës komuniste. Kaluam çaste të gëzuara me të dhe zonjën e tij, Eda.
Ishte me shumë interes vizita në Kishën e Shqiptarëve, Kisha “San Giovanni della Malva in Trastevere”, që në gjuhën shqipe përkthehet Kisha e Shen Gjonit te Mullagave ne Trasteve (Lumi i Romes).
Është intersant fakti se këtë Kishë,shqiptarëve ua dhuroi Papa Gjon Pali II para 15 vjeteve. Çdo të dielë në atë kishë mbahet mesha ne gjuhen shqipe, ku mblidhen shumë shqiptarë dhe organizohen veprimtari kulturore…
Kisha ka për rektor priftin arbëresh Don Pasquale Ferraro, ndërsa si meshtar mësuam se për disa kohë ksihte shërbyer Don Gjovalin Sukaj, qe kishte pak kohe që ishte larguar dhe tani po shërben në Shkodër, dhe në vend të tij i kryen shërbesat Don Mikel Pllumbaj, qe kryen dhe studimet ne nje nga universitet papnore ne Rome. Ambasadori Zhiti na tregoi edhe për kishën “San Atanasio” e ritit bizantin, pranë së cilës zhvillon veprimtarinë e vet shoqata italo-arbereshe “Besa”.
Aty nje here ne vit mbahet mesha ne arbërisht, por kjo ndodh edhe në raste festash e përkujtimesh.
Vizituam dhe bëmë fotografi edhe në Sheshin”Albania” pranë shtatores së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Ky shtegtim, që kishte si motiv pjesmarrjen në Shenjtërimin e Nënë Terezës, ishte i veçantë, dhe na dha shumë emocione të fuqishme. Faleminderit Shënjtëresha Terezë!