Dr. Lulzim Nika/
Kujtojmë heroizmin e studentëve, profesorëve dhe qytetarëve te guximshëm te protestës së 1 tetorit 1997.
Siç e përshkruan ngjarjen një artikull i New York Times nga viti 1998, “data e 1 tetorit 1997, shënoi një ndryshim rrënjësor në politikën e Kosovës,… pasi që u largua tymi dhe gazi, ishte e qartë që diçka te shqiptarët kishte ndryshuar në mënyrë dramatike. Barriera e frikës ishte ulur.”
Me protestat e studentëve, grupet e para të armatosura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë filluan të sfidonin shtetin serb ushtarakisht. Ato filluan një betejë kundër regjimit represiv kriminel serb drejt ndërtimit të mirëfilltë të Republikës së Kosovës, që deri në atë kohë kishte ekzistuar vetëm një sistem qeverisjeje paralele që kishte fituar betejën për mbijetesën e arsimit në Kosovë.
Dekada përfundoi me luftën e lavdishme të UÇK-së dhe ndihmën e aleatëve perëndimorë, që i dha fund gjenocidit shtetëror serb në Kosovë, që falë sakrificës së shumë brezave, Kosova, sot gëzon lirinë!
Jam krenar që isha pjesë e këtij fillimi të historisë sonë të lavdishme që kulmoi me lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.