Dr. Lulzim Nika/
Libri “Trashëgimia kulturore e Sharrit“ (Dragashit) e intelektualit dhe studiuesit dr. sc. Muharrem Qafleshit dhe bashkautorit Valent Qafleshi, konceptohet si një punim kompleks etnografik me vlera të larta shkencore, me përmasa dhe hapësira shumëdimensionale, të përfshira në pesë kapituj, me 221 faqe; me materiale mjaft të zgjedhura dhe me interes, të studiuara dhe të përpunuara me kujdes të veçantë dhe të shkruara me vërtetësi reale, historike e kulturore; në të cilën përmblidhet një gamë e gjerë dhe mjaft e larmishme e së kaluarës dhe së përditshmes të dokeve dhe zakoneve të trevës së Opojës dhe Gorës, që kërkohen dhe janë të nevojshme të mos zveniten dhe që e kaluara e të parëve tanë, të mos vihet në harresë, andaj rinia dhe brezi ynë i ri, duhet të njihet, të mësojnë e përvetësojnë mënyrën e jetesës së baballarëve tanë, për t’u bërë pjesë e aktiviteteve të tyre në punë dhe në veprimtari.
Ndërsa, vlera e vetë autorëve Muharrem Qafleshi e Valent Qafleshi duhet çmuar dhe admiruar me korrektësi dhe me modesti, përpara këtij punimi, me tematikë të shumëllojshme, të trashëgimisë shpirtërore, natyrore, materiale si dhe ushqimet dhe gatesat tradicionale opojane e gorane.
Po ashtu edhe resurset zhvillimore të turizmit të këtyre anëve me bukuri të rralla natyrore nga autori janë shtjelluar me mjeshtëri të rrallë e profesionale.