
Shkruan Blerim Ciroka
Të kënaqet shpirti kur i shikon futbollistët e përfaqësueseve të futbollit të Shqipërisë dhe Kosovës ose përsonazhe të njohur mediatik të cilët kanë lindur dhe janë rritur në shtete të huaj por gjuhën e Nënës e flasin sic i ka hije, pastër dhe me plot vetëbesim. Padyshim që ky është standardi dhe kështu duhet të veprojmë të gjihtë me fëmijët tonë që po rriten në vende të huaja.
Por ka edhe raste kur je në një ambient publik dhe fëmijët tonë flasin në gjuhë të huaj me ne, prindërit e tyre. Akoma më keq kur i pyet: Si je? Mirë. Sa vjec je? Mirë. Ku e ke shtëpinë? Mirë… K raste që këto fëmijë e mësojnë edhe ndonjë `faleminderit` apo ndonjë `po`, dhe kjo është gjuha e tyre. Të vjen keq e turp që nuk dinë përgjigje tjetër. Kaq, madje akoma më shumë se kaq do të mësonte cdo i huaj nga gjuha jonë e bukur.
Gjatë verës kjo bëhet edhe më shqetësuese kur grumbodhohemi në vendet tona dhe fëmijët tonë i dëgjon të flasin të gjitha gjuhët e botës, përkatësisht gjuhët e vendeve ku jetojnë por vetëm gjuhëne nënës jo, thua se e bëjnë me marrëveshje inati.
T`i themi kompleks inferioriteti, t`i themi injorancë, t`i themi pakujdesi e prindërve, t`i themi mungesë respekti ndaj vetvetës ndaj asaj që jemi, t`i themi mungesë kohe për tu`a mësuar gjuhën me të cilën jemi krijuar, t`i themi se ne nuk ia dimë vlerën gjuhës tonë, të themi se sot është e veshtirë të mësosh një gjuhë të dytë-kjo është dhe duhet të jetë e para- kur dihet se sa mundësi të jep interneti, televizioni, etj., më thuaj c`farë t`i themi?
Janë po të njëjtët fëmijë, jemi po të njëjtët prindër që e bëjmë Shqiponjën me duar dhe i këndojmë këngët patriotike të bëra hite sa herë që na jepet mundësia për të shfaqur krenarinë tonë të natyrshme me identitetin tonë Kombëtar, që është dicka shumë e mirë. Por a thu që identiteti ynë kombëtar duhet të mbesin vetëm në nivelin folklorik larg realitetit dhe kuptimit të vërtetë?
Intektualë nga e gjitha bota shpenzojnë vite e vite, pasuri e shumë energji për të mësuar një gjuhë të huaj, sepse një gjuhë më shumë vlen shumë. Universitet e ndryshme hapin katedra të gjuhëve të huaja duke shpenzuar shumë sepse një gjuhë e huaj meriton pasurinë, meriton kohën, meriton energji e sakrifica të tjera.
Po cfarë ndodh nëse ua mëson fmijëve tuaj gjuhen tënde dhe tregohesh i vendosur në këtë mission personal, njerëzor dhe kombëtar? Studimet shkencore kanë vërtetuar se fëmijët që dijnë më shumë senjë gjuhë shkojnë më mirë me mësime, kanë më shumë informacion, kanë më vetëbesim sepse ndjehen mirë më identitetin e tyre kombëtar në këtë rast, intelektualisht janë më aktiv, kanë përqendrim më të fortë, aftësitë për të zgjidhur probleme i kanë më të zhvilluara, kanë komunikim më të mirë, kanë memorie më të fortë, shërohen më shpejt nga sëmundjet e trurit kur ato shfaqen, kanë mundësi për t`i lexuar literaturën e asaj gjuhe në origjinalin e saj, ata që dinë një gjuhë të huaj e kanë shumë më të lehtë të mësojnë edhe një të dytë të huaj, etj.
Ku ka më mirë se ne të komunikojmë me brezin e ri të fëmijëve Shqiptarë, kur do e ku do të takohemi me ata, pavarësisht se kur janë lindur e rritur e ku jetojnë, të gjithë të flasim gjuhën tonë, gjuhën Shqipen, ndërlidhësen me të rëndësishme dhe më të pazëvendësueshme që ekziston. Ku ka më mirë se edhe në familjet ku njëri prind nuk është Shqiptar përsëri fëmijët e asaj familjeje kuptojnë dhe flasin gjuhën e bukur Shqipe, kur në këto familje kur prindi Shqiptar u flet fëmijëve të tij vetëm se Shqip këmbëngul me cdo kusht që fëmijët e tij të flasin Shqip. E pikërisht kjo këmbëngulje herët a vonë do t`i japin rezultatet.
Ke kënaqësi të madhe kur dëgjon një pjesë të brezit të ri që ka lindur e rritu jashtë vnedit të origjinës se si i flasin dialektet e bukura që ka gjuha Shqipe, kur i shikon ata tek flasin Shqip me plot krenari dhe vetëbesim. Ku ka më mirë se gjyshërit gjyshet flasin e kënaqen kur flasin më nipërit e mbesa që jetojnë jashtë në gjuhën tonë Shqipe.
Le ta ruajmë këtë gjyhë se është e jona, le ta ruajmë këtë gjuhë se vetëm përfitime kemi nga ajo, le ta ruajmë këtë gjuhë se me gjuhë fillon e mbaron vërtetësia jonë kombëtare. Gjuha është një amanet i madh e i përbashkët që mban gjallë Kombin.