*Çuditshëm/
Mbrëmë zhvesha gjithçka nga vetja
Duke menduar për ty
Tërë natën edhe gjumit i pengonte prania jote
E mëngjesi ndryshe s’më çeli
Njëjtë e varur pas teje në mes krejt gjërave të tjera
Ndoshta po më flet dashuria jote
E unë nuk e vërej që je bërë pjesë e imja
Çudi zëri yt mendjes po i thotë boll i fole për mua
*Hanës zgjueme
Mes netëve të gjata kam andrru t’kem fjalën tande t’ngjyrosur n’mur
me i kujtu tanat ato gjana qe i ke ba e me i marrë afër vetit!
E kur t’dal jashtë, rrugës tu ecë me u pikturu ftyra jote para meje,
me ia zgjatë dorën dikujt, me kapë me e ngrit lart me ia dhanë ndriçimin tand.
Kisha ba një mur t’pikturum me dëshirat ma të m’dhaja të kujtueme prej teje.
Eh aty, hana kish’ qenë e zgjueme, e gzueme se shpirtit tem e tandit
dritën e paqes humaniste ia jepte njerëzve. I ngrehte kah vetja.
Ambël e qetësisht, krejt si zani jot Nanë Terezë!
*Në mendjen time
Harresa është i vetmi shpëtim i kokës
Prandaj ti ikje nga vetja jote
E kotë ishte
Dashurinë për veten që e mbaje në xhepin e zemrës, më
nuk e kishe
Të dilnin sytë prej vendit nuk doje as të shihje
Por ato që i sheh shpirti asnjëherë nuk mund t’i fshihje
Ti s’e dije por mendja ishte kopshti më i bukur
Vetëm se edhe ajo tashmë ishte e humbur
E tëra ishte tharë duke të pritur ty
Por ti tani zgjodhe të ikësh prej aty