
Valent Qafleshi-historian/
Me studiuesen dr. Elona Gjata nga Universiteti i Tiranës njëherit edhe drejtoresh e Albanian Institute of Cultural Studies në Prishtinë,vizituam zonën e Hasit të Prizrenit, saktësisht “Kroin e Lotit” në fshatin Gorushup, i cili ka një histori të trishtëdhetë dhimbeshmë. Kufiri shqiptaro-shqiptar, që atë kohë ishte një kufi i hekurt, i vendosur mes dy shteteve të Shqipërisë së Enver Hoxhës dhe Jugosllavisë së Titos, ndante banorët e një fisi ose familje të zonës së Hasit në anën e Shqipërisë dhe të Kosovës. Me këtë kufij ishin ndarë familjaret, ku një familje ishte andej e tjetra këtej kufirit edhe pse kishin nevojë për hyrje dhe dalje me vëllezërit e gjakut të tyre, atyre ju ndalohej rreptësishtë kontakti dhe komunikimi mes veti nga ana e ushtarëve shqiptar dhe atyre jugosllav, të cilët e mbikëqyrnin kufirin. Në kohën kur nuk kishte kufi, banorët e një gjaku udhëtonin lirshëm nëpërmjet këtij vendkalimi që ishte më pak se një kilometër larg fshatit Goruzhup të Hasit.
Në atë kohënë një vend ishin dy kroje të uji të pijshëm, një për banorët e fshatrave të zonës së Hasit të Shqipërisë dhe tjetri për banorët e Hasit të Prizrenit që ishte nën pushtetin jugosllav. Në mungesë të ujit të pijes Hasi është quajtur edhe “Hasi i Thatë”, andaj banorët e këtyre fshatrave kanë qenë të detyruar të bartnin ujë me bucela (enë enkas për ujë) për nevojat e përditshmërisë së tyre ditore. RamadanTotaj, banorë i fshatit Gjonajna rrëfeu për historinë e këtij kroi, “Me vendosjen e kufirit shqiptaro-shqiptar u ndanë familjet, të cilat nuk kishin mundësi as të kontaktoni e as të komunikoni mes tyre”.
Por banorët e të dyja anëve, gjeten mënyrën e komunikimit ose të informimit të ndodhive e ngjarjeve për të cilat duhet të ishin në dijeni familjarët andej e këtej kufirit,e cila gjë behejnë praninë e ushtarëve shqiptarë dhe jugosllavë. Femrat të cilat shkonin të kroi për ujë, bisedoni mes veti për të dëgjuar femrat andej ose këtij kufirit, duke treguar për ngjarjet që duhet të merrnin vesh atoandej kufirit dhe anasjelltas, duke treguarpër vdekjet, martesat, fejesat ose për ndonjë problem apo ngjarjet që duhet të ishin në dijeni familjarët andejose këtej kufirit. Ky komunikim vazhdojë për një kohë të gjatë, deri sa u kuptua nga ushtarët e të dyja shteteve se bisedat e tyre po bartnin mesazhe të qarta për familjarët e tyre, kështu ata vendosën rampa, me të cilën gjë i ndaloni femrateanës së Kosovës, deri sa femrat e fshatrave të Shqipërisëi mbushin enëte ujitë, kur femrat e Shqipërisë shkonin për në shtëpitë e tyre i lejoni ato të anës së Kosovës. Kësisoj, ushtarët ndaluan kontaktin dhe komunikim e tyre. Pas Luftës së Kosovës ky krua u pagëzua si “Kroi i lotit” ngase është derdh shumë lot për të mësuar për të afërmit e tyre. Ky është realitet i hidhur i këtij Kroi dhe i këtyre banorëve.