Gjoba ndaj PD, Inspektori i Bashkisë padi në prokurori ndaj Erjon Veliaj për fallsifikimin e firmës/
Inspektori, firma e te cilit ishte ne flete-gjobe, diten e protestes ishte pushim, pra nuk ishte fare ne pune. Pas protestës së bërë nga Partia Demokratike, Bashkia e Tiranës nxitoi të bënte një përllogaritje të dëmeve që ishin shkaktuar nga protestuesit, ndërsa Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj, do të deklaronte se paratë për dëmet e shkaktuara nuk kanë pse të paguhen nga qytetarët, por nga organizatorët.
Madje Veliaj publikoi edhe faturën prej 163 milionë lekë që duhej të paguante Partia Demokratike. Sipas faturës së publikuar, dëmet fletë gjoba ishte firmosur nga Inspektori i Policisë Bashkiake, Besmir Karaj, por ky i fundit mohoi që firma në fletën e gjobës të ishte e tija. Për këtë ai dorëzoi në Prokurori padinë për falsifikimin e fimës së tij në fletë gjobën e bashkisë drejtuar Partisë Demokratike. Besmir Karaj ka dëshmuar se nuk ka plotësuar asnjë gjobë dhe gjithçka është bërë pa dijeninë e tij nga Kryeinspektori. Karaj ka bërë kallzim penal edhe për fallsifikim të firmës së tij.