I nderuari President Clinton, Sekretarja Clinton,
Zonja dhe Zotërinj, Miq të dashur,
Fjala e Presidentes Jahjaga me rastin e pranimit të çmimit “Leadership in Public Service” nga Nisma Globale Clinton/
I nderuari President Clinton, Sekretarja Clinton,
Zonja dhe Zotërinj, Miq të dashur
I nderuari President Clinton, Sekretarja Clinton,
Zonja dhe Zotërinj, Miq të dashur,
Mirëmbrëma. Sekretare Albright, të falemnderit për prezantimin dashamirës, u preka shumë.
Është një nder i madh të jem me ju sonte për të pranuar çmimin për ‘Lidership në sferën publike’ të ndarë nga Clinton Global Initiative, nga njerëzit të cilët përmes përkushtimit të hatashëm në sferën publike dhe lidershipit të tyre u kanë sjellë paqe dhe drejtësi miliona njerëzve, dhe të cilët vazhdojnë të punojnë me të njëjtin pasion për t’i përmirësuar jetërat e njerëzve anë e kënd globit. Veprat tuaja e kanë definuar kohën në të cilën veprojmë.
Zotëri President, Zonja Sekretare, e konsideroj këtë nder, këtë çmim të veçantë shpërblim për njerëzit e Kosovës, jetërat e të cilëve ju i keni prekur dhe ndryshuar përjetë përmes vendimit tuaj të parandaloni gjenocidin në Kosovë, dhe duke na qëndruar pranë që atëherë për të na ndihmuar ta ndërtojmë shtetin tonë në paqe, të lirë, demokratik.
Para pesëmbëdhjetë vitesh, Kosova ishte vend i mbuluar nga gërmadhat. Jetërat ishin thyer në mijëra copë. Familjet ishin ndarë. Shumë prej tyre përjetësisht. Lidhjet mes komuniteteve etnike ishin shkatërruar plotësisht.
Por nga hiri dhe nga ato momente dhembje, një vendosmëri, një vullnet I pashoq – dhe jo dëshpërim – u shfaq. Ne ishim të vendosur të ecnim tutje, të ndërtojmë një Kosovë tjetër.
Dhe këtë e bëmë. Përkundër shumë prioriteteve që i ka një shoqëri që sapo e ka mbijetuar luftën, me gjithë lëkundjet e tranzicionit dhe sfidat për të krijuar një shtet të qëndrueshëm, ne arritëm ta bëjmë. Sot Kosova frymon në liri dhe në paqe dhe me vetëbesim po e trason vizionin e saj të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO.
Si Presidente, unë jam shumë krenare që jam pjesë e kësaj përpjekje dhe që u shërbej qytetarëve dhe vendit tim.
Kosova – ajo Kosovë të cilën ju e çliruat dhe rindërtimin e të cilës e ndihmuat – do të vazhdojë të jetë një rrëfim i madh shprese.