Partizani! Alban Hoxha dorezon shiritin e kapitenit. Kukesi !”Kembanat” bien per teknikun Milinkovic. Flamurtari dhe Lushnja kerkojne piket e para. Kamza-Skenderbeu! Ish lojtaret korcare kerkojne hakmarrje.
Nga Albano Kolonjari
Partizani-Kukesi
Sfida kryesore e javes se dyte, Partizani-Kukesi ka filluar me nje surprise per te kuqte. Kapiteni Alban Hoxha ka dorezuar shiriten e kapitenit. “Klubi ka vendosur nje rregullore te brendshme, te cilen une dhe shoket e mi duhet ta respektojme. Kur kjo rregullore nuk respektohet une marr persiper pergjegjesite. I kërkoj falje klubit ,stafit teknik dhe shokeve te skuadres. Per kete arsye dorezoj edhe shiritin e kapitenit per te dhene shembull per te gjithe. Jam gati te rikthehem ne vendin tim, prane skuadres dhe te jem ne dispozicion te klubit, trajnerit dhe ekipit per te miren e Partizanit”, u shpreh portieri i talentuar Alban Hoxha. Ne takimin e pare Partizani-Laci 0-2, te kuqte aktivizuan portierin e dyte Xhika, qe ishte larg formes se tij. Ish kapiteni i Partizanit Hoxha , u denua nga stafi teknik dhe Luciano Moxhi, pasi nuk u paraqit ne kohen e duhur prane ekipit. Hoxha ishte i grumbulluar me ekipin Kombetar per dy ndeshjet me Liteshtenjin dhe Maqedonine dhe sipas te kuqve u paraqit prane ekipit 24 ore me vonese duke thyer rregulloren e klubit. Ndersa pritet qe Hoxha te mbroje porten e kuqe, Partizanit do ti mungoje ne kete sfide mbrojtesi Fejzullahu, i demtuar ne takimin e Kupes, Naftetari-Partizani 2-6.
Tekniku i Kukesit Milinkovic i duhet patjeter fitorja me Partizanin qe te forcoje pozitat e tij ne krye te Kampioneve. Dy humbje ne tre ndeshje kane bere qe mbi teknikun serb qe drejtoi sezonin e kaluar me sukses Luftetarin te biejne kembanat. Humbja ne Superkupe me Tiranen 1-0 dhe ne turin e pare te Kupes me Egnatian 1-0, kane treguar se Kukesi nuk eshte ne rrugen e duhur per te mbrojtur titullin Kampion. Ne javen e pare kuksianet fituan me veshtiresi 1-0 perballe Kamzes me ane ten je 11 metershi. Ne kete takimim pritet qe Milinkovic te kete ne dispozicion te gjithe grupin e futbollisteve.
Flamurtari-Lushnja
Te dyja skuadrat regjistruan ne javen e pare humbje. Vlonjatet humben ne korce 2-0 me Skenderbeun, ndersa lushnjaret 2-0 ne Fier me Vllaznine. Te dyja skuadrat jane ne kerkim te pikeve te para. Ndeshja do te zhvillohet ne Ballsh ne stadiumin Adush Muca sepse tapeti i stadiumit te Flamurtarit ka probleme . Flamurtari qe vjen me pretendime ne kete sezon per tu renditur ne kater skuadrat e para, sfidon lushnjaret te cilet kane per pretendim qendrimin ne Super Ligen shqiptare. Ne 9-te ndeshjet e fundit, Flamurtari ka fituar kater, lushnjaret, dy dhe tre ndeshje kane perfunduar ne barazim. Tekniku i njohur Shpetim Duro, u shpreh se:”Ne nuk e nenvleresojme lushnjen, edhe pse ajo konsiderohet sin je prej skuadrave me te dobeta, lushnjaret kane kohe qe luajne bashke, dhe kane nje ekip kompakt”.
Kamza-Skenderbeu
Nje sfide teper interesante. Kamza ka ne “gjirin” e saj tre ish lojtare te Skenderbeut. Sebino Plaku, qe i dha kualifikimin ne dy ture Skenderbeut ne Europa Lige, u largua nga korcaret pasi nuk ishte ne planet e tekinikut Daja. Tashme Plaku luan per Kamzen dhe eshte kapiteni i saj. Korcaret do te kene perballe edhe nje ish te tyre qe u largua pa asnje aresye, Hektor Idrizaj. Qe te dy keta futbolliste do te kerkojne te hakmerren perballe ish klubit te tyre, per te treguar qe vendimin per largimin e tyre ishte i gabuar. Nga ana tjeter tranjeri i Skenderbeut nuk do te kete ne dispozicion mbrojtesin Jashanica dhe Tefik Osmanin te dy te demtuar ne takimin me Dinamon e Kievit.