Ne Foto:Policia e Shtetit Shqiptar njoftoi per arrestimin e Cekut/
FIER – 16 Gusht : Elton Ceku, 37 vjeç, banues në qytetin e Fierit, është ndaluar me 16 gusht nga policia lokale, pas një operacioni të mirëorganizuar. Ndalimi i tij u bë për qëllim ekstradimi, pasi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Sipas burimeve zyrtare të policisë, Gjykata e Distriktit të Mahsacasetit, SHBA, kishte nxjerrë për të një urdhër arresti ndërkombëtar qysh në në muajin qeshor të vitit 2012, duke e akuzuar për vepren penale “Mbajtje me qëllim trafikimi të lëndëve narkotike”. Sipas të njëjtave burime, dënimi maksimal i kësaj vepre penale është me burgim të përjetshëm.
Më 12 Mars 2014 ra në pranga edhe 36-vjeçarit, që kërkohej nga FBI-ja, si pjesë e një grupi për trafik kokaine në SHBA
Një 36-vjeçari është arrestuar për llogari të autoriteteve amerikane në një lokal të Durrësit. Armand Mara (Shima), i njohur ndryshe edhe si Goni Brraka, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga FBI, pasi në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se ka kryer trafik të lëndës narkotike të llojit kokainë.
Gjykata e Bostonit në Shtetet e Bashkuara ka nxjerrë ndaj këtij shtetasi urdhër arresti Nr. 12-10052-RGS të datës 15 nëntor 2012 për veprën penale “Posedim i lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen, mbi 5 kg kokainë”, në bazë të Kodit Penal Amerikan.
Arrestimi provizor me qëllim ekstradimin e 36-vjeçarit Armand Mara (Shima) me banim në Durrës u krye mesditën e së martës, (12 Mars 2014), ndërsa Mara ishte në një lokal pranë shëtitores bregdetare.
Sipas policisë lokale, autoritetet amerikane kanë ngritur dyshime se ky shtetas, pjesë e një organizate kriminale të përbërë dhe nga shqiptarë të tjerë, ka trafikuar përgjatë periudhës 2010-2012, por edhe më parë, nga Kalifornia në Boston, të Masaçusets në Shtetet e Bashkuara rreth 50 kg kokainë.
Të akuzuar bashkë me Marën janë dhe Iskënder Kapllani, Arben Teta, Igli Leka, Carlos Manuel Tejeda, Tony Bedini, Elton Ceku, Bryant Mendoza.
Grupi kriminal u zbulua dhe vu nën akuzë pas hetimeve disavjeçare. Arrestimet e para u regjistruan në mars të vitit 2010, si rezultat i infiltrimit të një oficeri policie që u hoq si shpërndarës kokaine. Ai u shiti 3 kilogramë heroinë Iskënder Kapllanit dhe Bryant Mendoza, të cilët i dorëzuan sasinë e parave dhe kur ata po fusnin mallin në makinë, u arrestuan.
Duke shfrytëzuar ligjin e Floridës mësohet se Kapllani arriti të rrëzojë dëshmitë, po federalët ngritën sërish padi ndaj tij dhe e arrestuan sërish në qershor 2012. Hetimet çuan në sigurimin e provave të reja për ngritjen e akuzës ndaj organizatës kriminale. Sipas autoriteteve amerikane, dosja voluminoze me rreth 300 faqe mban prova, përfshirë dhe foto të aktivitetit kriminal.(BS)