Ing. Artan Nati/
Kohët e vështira nuk krijojnë heronj.Ndodh që në kohë të vështira “heroi ” në brëndësinë tonë shfaqet. Pyetja është përse nuk po shfaqet heroi tek ne shqipëtarët,heroi që vendi kërkon të kaloj Shqipërinë në bregun tjetër ,në bregun e europës. Përkundrazi , në kohë të vështira, shfaqet antiheroi ,dhe si për çudi, ai ndiqet dhe përkrahet nga shoqëria jonë “Disa njërëz argumentojnë se njërëzit lindin të mirë ose lindin të këqij; Unë mendoj se kjo është e pakuptimtë,” shpjegon Philip Zimbardo. “Ne të gjithë kemi lindur me këtë aftësi të jashtëzakonshme për të qenë çdo gjë, dhe në formohemi nga rrethanat tona – nga familja, kultura ose periudha kohore në të cilën ndodh të rritemi, të cilat janë të rastësishme; nëse rritemi në një zonë lufte kundrejt paqes; nëse rritemi në varfëri dhe jo në prosperitet… Pra, secili prej nesh mund të ketë aftësinë për të bërë gjëra të tmerrshme. Por ne kemi gjithashtu një hero të brëndshëm; nëse nxitemi për veprim, ai hero i brëndshëm është i aftë të kryejë të mirën e jashtëzakonshme për të tjerët.”. Ndoshta shoqëria jonë është e papërgatitur për këtë transformim,ndoshta tentakulat ë komunizmit mbajnë fort shpirtin e kombit e të individëve të mbërthyer? Në diskutimet tona për të gjetur arësyet e gjendjes në të cilat vendi ndodhet,të gjithë analistët e shoqëria civile e drejton gishtin tek komunizmi apo pushtimi otoman. Ndoshta kjo është e vërtetë, por mendoj se do analizuar më thellë.Shpesh thuhet se çdo popull ka qeverinë që meriton. A ka ndonjë të vërtetë në këtë pohim? Si lidhet kultura më politikën?
Shkencëtari politik amërikan Luçian Pye e përkufizoi kulturën politike si përbërjen e vlerave, ndjenjave dhe njohurive bazë që qëndrojnë në themel të proçesit politik. Blloqet ndërtuese të kulturës politike janë besimet, opinionet dhe emocionet e qytetarëve ndaj formës së tyre të qeverisjes. Kultura i referohet kuptimit për jetën dhe marrëdhëniet shoqërore në aktivitetet ekonomike dhe politike në një shoqëri, duke përfshirë vlerat, ndërgjegjen shoqërore dhe moralin. Mënyra se si mendojmë për politikën dhe ekonominë janë përmbajtja kryesore e kulturës, ndërsa praktikat ekonomike dhe politike janë shprehje e kulturës. Është ë vështirë të ndërtohet një kulturë e izoluar nga realiteti shoqëror. Kultura ka veçantinë e saj dhe do të evoluojë me praktikat ekonomike dhe politike.
“Të mendosh është e vështirë prandaj njerëziit gjykojnë” thotë Carl Jung, psikoanalisti i njohur zviceran ,dhe ai vazhdon më tej ” Për deri sa ju nuk bëni të pavetëdijshmen të vëtëdijshme, pavetëdija do të drejtojë jetën tuaj dhë ju do ta quani atë fat”. Kjo është e vërtëtë për individët edhe kombet sepse kombet janë mjë grup individësh.
Shqipëria ashtu si edhe vendet e tjera të ballkanit ishte nën pushtimin e perandorisë otomane për gati 500 vjet. Si rrjedhojë me trashëguam kulturën bizantine dhe më tej kjo u ndërthur me kulturën otomane. Me rënien e perandorisë bizantine në 1453 Shqipëria dhe vendet e tjëra ballkanike u ndodhën nën okupimin otoman ose nën presionin e pushtimit, ndërsa europa sapo kishte filluar të ndjente influencën e rilindjes europiane, proçes i cili lindi në Firence të Italisë. Rilindja përfshinte një lëvizje intelektuale të njohur si Humanizëm. Midis parimeve të tij të shumta, humanizmi promovoi idenë se njerëzit janë në qendër të universit të tyre, dhe duhet të përqafojnë arritjet njerëzore në arsim, arte klasike, letërsi dhe shkencë. Shoqëritë si e jona vazhduan të vendosnin më shumë vlera tek zoti dhe jo tek vlerat njerëzore. Si pasojë ne nuk përjetuam atë transformim të madh kulturor e shpirtëror që përjëtoi europa katolike. Gjithashtu Shqipëria dhe ballkani nën pushtimin e otomanëve nuk përjetoi iluminizmin, i njohur gjithashtu si epoka e arsyes, e cila ishte një lëvizje intelëktuale dhe kulturore në fundin ë shëkullit të shtatëmbëdhjetë dhe shekullin e tetëmbëdhjëtë që theksoi arsyen mbi bestytninë dhe shkencën mbi besimin e verbër. Iluminizmi paraqiti një sfidë ndaj pikëpamjes tradicionale fetare. Shoqëria jonë dhe ato ballkanike, jo vetëm që mbetën në errësirë, por edhe po shkisnin drejt mendësisë otomane.
Gjithashtu në ishim të izoluar nga përvoja e rëvolucionit borgjez francez dhe revolucionit industrial në tërë europën. Revolucioni borgjez francez i dha fund sistemit feudal. Revolucioni Industrial bëri të mundur kalimin nga një ekonomi agrare në një ekonomi prodhuese, ku produktet nuk bëheshin më vetëm më dorë, por me makineri. Kjo çoi në rritjen e prodhimit dhe efikasitetit, çmimet më të ulëta, më shumë mallra, përmirësimin e pagave dhe migrimin nga zonat rurale në zonat urbane. Si përfundim mund të themi se Shqipëria dhe Ballkani mbetën vende rurale dhe nuk pësuan asnjë transformim ekonomik dhe kulturor dhe mbetën më afër kulturës bizantino otomane se sa kulturës kristiane europiane.
Në kulturën tonë në vlerësojmë më shumë bukurinë dhë magjiken në ndryshim nga kultura kristiane që vlërëson idetë dhe punën reale. Në kulturën tonë vlersohet familja dhë klani, në ndryshim nga perëndimi ku në qendër është individi dhë vlerat e tij. Ka ardhur koha, që të shikojmë veten si individ në rradhë të parë dhë anëtarë të familjes së dyti. Gjithashtu lumturia jonë është personale dhe nuk duhet të varet kurrë nga mendimi i të tjerëve për ne. Duke vlerësuar individin dhe vlerat e tij, perëndimi i ka hapur rrugën meritokracisë dhe ka çrrënjosur tarafin dhe korrupsionin. Pa dyshim komunizmi në Shqipëri i dha një goditje fatale individit dhe meritokracisë. Komunizmi në Shqipëri që në ndryshim nga europa lindore, ishtë një regjim i një shteti policor i tipit koreano verior.
Në Shqipëri mbi 90% ë bizneseve janë familjare ,shifër që tregon se bizneset në Shqipëri nuk janë të hapura për të thithur talentet e reja dhe kjo bënë të mundur që të kemi rrjedhje truri. Gjithashtu edhe organizimi i partive politike është me bazë familjare dhe klanore të tipit mafioz. Në partitë politike zgjidhen të besuar të kryetarëve, duke mbyllur dyert për konkurencen dhe talentet të shkolluar dhe edukuar në perëndim. Në zgjedhje, zgjedhësi shqiptar nuk voton për një parti, por kundër asaj partie që nuk i ka bërë favorin e pritur gjatë mandatit të mëparshëm. Gjithashtu korrupsioni është bërë një kancer i shoqërisë shqiptare. Vendet e Ballkanit dhe sidomos Shqipëria, pjesë e europës e organizuar në mënyrë shumë hierarkike, nxit kultin ë familjes dhe klanit, kanë shkallë të lartë korrupsioni, ndërkohë që pjesa tjetër e europës,sidomos pjesa veriore, kryesisht protestante, thekson individualizmin dhe përgjegjësinë individuale (gjë që do të thotë më pak forma të korrupsionit). Korrupsioni rrit pabarazinë në të ardhura dhë varfërinë nëpërmjët rritjes më të ulët ekonomike; sistemet e njëanshme tatimore që favorizojnë të pasurit dhe të lidhur mirë; targetimi i dobët i programeve sociale; përdorimi i pasurisë nga të pasurit për të lobuar qeverinë për politika të favorshme që përjetësojnë pabarazinë në pronësinë e aseteve; shpenzime më të ulëta sociale. Pra ndodhemi në një ngërç.
Si mund të thyejmë akullin ë të dalim nga kjo situatë? Si janë të ndërlidhura kultura shoqëria dhë politika me njëra-tjetrën?
Po të gjitha janë të ndërlidhura. është kultura jonë ajo që përcakton mendësinë e shoqërisë sonë. Veprimet e shoqërisë inkurajojnë disa liderë politikë dhë këta lidërë politikë bëjnë ligje në përputhje me kulturën tonë në mënyrë që të mos cënojnë ndjenjat e asnjë qytëtari, prandaj shoqëria lulëzon. Ne duhet të kuptojmë se për t’u siguruar që jemi në gjendjë të zgjidhim problemet tona, duhet të ndryshojmë perceptimin tonë dhe të sigurohemi që të mos kemi të njëjtin mendim gjatë zgjidhjes së problemit me atë që kishim në kohën ë krijimit të të njëjtit problem. Ashtu siç thotë Albert Ëinstëin : “Asnjë problem nuk mund të zgjidhet nga i njëjti nivel i vetëdijës që e krijoi atë”. Prandaj në asnjë mënyrë mund të mendojmë së problenet tona do të zgjidhen me mendësinë e njerëzve që i krijuan ato. Dhe njerëzit kryesor janë liderat e partive tona që drejtohen në mënyrë autokratike.“Njerëzit nuk ndryshojnë. Ata thjësht bëhen më të mirë për të fshehur se kush janë në të vërtetë.” thotë shkrimtarja e famshme kanadeze Courtney Summers. Shkencëtarët vlerësojnë së 95% ë sjelljes njerëzore është e pavetëdijshme. Me fjalë të tjëra, 95% e asaj që bëjmë nuk e arrin kurrë nivelin ë vetëdijes. Ne nuk jemi të vetëdijshëm se çfarë e motivon në të vërtetë sjelljen tonë. është sikur këmi një të huaj brenda vetes që po udhëheq sjelljen tonë. Mendoj se e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo situatë, është të bëhemi të ndërgjegjshëm për situatën në të cilën ndodhemi, për pozicionin gjeopolitik ku ndodhemi, për nivelin kulturor të shoqërisë shqiptare dhe për faktorët që mund të bëjnë të mundur transformimin e vendit në pjësë integrale të komunitetit europian.
Historia na tregon se vendet të cilat kanë qenë nën influençën ose edhe pushtimin ë fuqive të mëdha , por të pacivilizuara, kanë mbetur në varfëri dhe prapambetje .Rasti më tipik është Shqipëria nën pushtimin otoman,e më tej nën influencën e Bashkimit sovjetik e më vonë nën influencen e Kinës popullore. Gjithashtu liderat dhe klasa politikë është përcaktuese në këtë proces. Vendet europiane që ishin nën influencën amerikane pas luftës së dytë botërore përparuan drejt civilizimit dhë prospëritetit, në ndryshim nga vendet e lindjes nën infliuencën sovjetike. Që prej vitit 1990 e vetmja superfuqi në botë është USA dhe Shqipëria ka fatin e madh të ketë mbështetjen e USA, vendi që ndërhyrja e të cilit ishte vendimtare për çlirimin e Kosovës, për fitoren e të drejtave të Shiptarëve në Maqedoninë e veriut e Mal të zi. Më tepër se kurrë duhet të shfrytëzojmë faktin që USA është në anën tonë. Siç ka thënë Ëinstein:” Bota është një vend i rrezikshëm të jetosh , jo për shkak të njerëzve që janë djallëzor, por për shkak të njërëzvë që nuk bëjnë asgjë për të vepruar”. Shoqëria civile dhe rinia e vendit e edukuar në perëndim apo edhe në vend kanë misionin e madh të nxjerrin vendin nga kjo amulli dhe klimë kriminale e korruptuar bizantino-otomane që jeton vendi ynë. “Ndryshimi është ligji i jetës. Dhë ata që shikojnë vetëm nga e kaluara ose e tashmja, me siguri do të humbasin të ardhmen”, thoshte John F. Kenedi .
Pikërisht në situata të tilla shpërthejnë hëronjtë dhe mendjet e ndritura ashtu siç shpërthyen në europë në kohën e rilindjes europiane apo të ilrminizmit, revulicionit borgjez francez apo revulicionit industrial europian. “Koha nuk është vetëm gjëja kryesore , por është e vetmja gjë”, shkruan Miles Davis . Në këtë kohë më tepër se kurrë kërkohet reformim i të djathtës shqiptare drejt konservatorizmit amerikan, dhë ky si proçes do të hapi një reaksion zinxhir për politikën shpiptare. Shqipëria dhe gjithë ballkani ndodhet në një udhëkryq të madh historik, dhe vendi që do t’i përshtatet më mirë politikës amerikane do të jetë më i fituari . Kujtoj këtu planin marshall pas luftës së dytë botërore që Amërika aplikoi në europë për të nxjerrë nga kriza ekonomike dhe politike që kishte mbërthyer europën perëndimore. Ishte pikërisht Gjermania perëndimore e shkatërruar tërësisht, që kuptoi dhë shfrytëzoi më mirë momentin dhe tani është vendi më i zhvilluar në europë. Makiavëli thotë se: “Suksesi afatgjatë varet nga aftësia për të ndryshuar udhëheqjen sipas nevojës pa probleme dhe paqësisht”. Demokracia varet nga kjo. Ne duhet të ngrihemi për institucionet demokratike si gjykatat e pavarura, shtypi i lirë dhe shoqëritë civile aktive edhe kur kjo sjëll një shqyrtim të padëshiruar ose sfida ndaj politikave ekzekutive. Dhe kërkon ngritjen e diskursit publik, veprimin mbi parimet demokratike dhe bashkimin ë qytetarëve përballë kërcënimeve. Është detyrë e shoqërisë , politikës, biznesit, që të shfrytëzojë këtë moment dhe të përshpëjtojë reformat e kërkuara dhe të mbështëtura nga politka amerikanë dhe europiane. Shqipëria duhet të shkëputet nga këneta politike, ekonomike dhe gjithashtu mediat të shkëputen nga tentakulat e oligarkëve.