Nga Engjell ZERDELIA*/
Profesor Kol Margjini, mësues i përkushtuar, drejtues e organizator i shquar i arsimit, përkthyes e studiues prodhimtar në fushën e pedagogjisë, autor tekstesh shkollore dhe didakt i njohur, udhëheqës politik për bashkimin kombëtar të kombit.
Lindi në Prizren, më 16 nëntor 1892. Mësimet e para i mori në vendlindje, me mësues Mati Logorecin e kosovarin Lazër Lumezin. Profesionistë të mirëfilltë e të talentuar, që përçuan dhe thelluan tek Kola edhe më tepër dashurinë për Shqipërinë dhe Kosovën, gjë që e trashëgonte nga vatra e Margjinëve dhe nëpërmjet bisedave që kishtë dëgjuar nga “Oda e miqëve”, e cila ka shërbyer si “Akademia e Edukimit Atdhetar Shqiptar”
I ati, Gjoni, erdhi në Shkodër, qendra e vilajetit dhe e pasurisë së madhe tregtare që shërbente si një urë lidhëse ndërmjet lindjes dhe perëndimit. Shkollën qytetëse dhe pedagogjiken i ndoqi në Vienë të Austrisë me bursë, që e fitoi si nxënës i shkëlqyer që ishte përfundoi për 3 vjet Institutin Oriental, Katedrën e Gjuhës Shqipe, të drejtuar me kompetencë shkencore nga intelektualë e euriditë shqiptarë si; profesor Gjergj Pekmezi me të cilin bisedonin për zgjimin, përparimin dhe të ardhmen e popullit shqiptar.
Në pushime kthehej në vendlindje dhe u fliste shokëve dhe miqëve, për kulturën, për shkollën, karakterin dhe krenarinë nacionale të austriakëve, të cilët gëzonin dhe festonin hapur dhe kërkonin me shumë lulëzim e përparim kombëtar. Kola, i diplomuar me nota të mira në Vienë të Austrisë, i pajisur me vrullin rinor të moshës, me përkushtimin tradicional e atdhetar familjar shqiptar, kthehet në Shkodër në vitin 1913 duke sjellë njohuritë e thella të shkollës, në përvojën e saj, mbresat e korrektësisë së krenarisë kombëtare të austriakëve; në këtë frymëzim emërohet mësues në shkollën fillore të Shkodrës(atëherë quhej “Shkolla Popullore”), në një ndërtesë në qendër të qytetit, prishur rreth viteve ’60 në vendin e së cilës, më 1987 është vendosur një pllakë përkujtimore. Vashdon mësues në profilin e matematikës, e gjuhës gjermane në Shkollën Qytetase. Me hapjen e Shkollës Normale në vitin 1917 ndjehej nevoja për një profesor të tillë, të përgatitur. Emri i Kol Margjinit filloi të bëhej i njohur në rrethet intelektuale të vendit tonë së bashku me Gaspër Mikelin, Ismail Anamalin e Ndue Palucën, me të cilët i lidhi një miqësi e ngushtë gjatë gjithë jetës, mori pjesë në Kongresin Arsimor të Lushnjës në Gusht të vitit 1920.
Në protokollin original mbi mledhjen e parë që u mbajt nga ora 9 paradite të datës 15 Gusht 1920, z. Kol Margjini nxorri një letër të Ministrisë së Arsimit dhe sipas porosisë që kishte pasur ia dorëzoi me kortezi misit më të moshuar të kongresit zotit Kondili, i cili e hapi letrën dhe ia dorëzoi përsëri zotit Margjini që ta lexojë…
Në Shkodrën e kulturës së lashtë tradicionale puna e arsimit ishte vënë në rrugë të mbarë, ndaj profesorit të etur për të shpërndarë dije në Shqipëri, i qante zemra të bëheshin shumë Shkodra anembanë dhe mezi priste rastin për të shkuar vullnetar në përhapjen e mësimit shqip në Kosovë, ku serbët vashdonin genocidin e tyre . Viti 1941 e gjen profesor në gjimnazin e Prizrenit, ku shprehet dëshira e madhe për të ndihmuar vëllezërit e martirizuar në përparimin e arsimit .
Shumë shqiptarë e shprehin këtë dëshirë, por pesha e profesor Margjinit ishte e një rëndësie të veçantë. Propozojmë se ky gjimnaz i ri të marrë emrin e Gjon Buzukut e kështu u bë. Me iniciativën e tij u çel kursi pedagogjik i Prishtinës. Ai nga përvoja e kuptonte se pa përgatitjen e mësuesve nuk mund të mbahej në këmbë e të zgjerohej në të gjithë krahinën e Kosovës, shkolla shqipe. Vetëm po të lexojmë raportin që i dërgon Ministrisë së Arsimit, bindesh për seriozitetin e një pune të lodhshme dhe efektive. Ke se çfarë mëson për mënyrën e organizimit, drejtimit të praktikës pedagogjike. Shumë prej ish-kursistëve i kujtojnë me nderim mësimet e tyre. Por fjala mësues për Kolën, ishte një koncept i gjerë që do të thonte dhe qytetar e patriot. E kësisoj ai nuk mund të rrinte mënjanë çështjes së shenjtë kombëtare . Më 16 Shtator të vitit 1943 formohet Lidhja e Dytë e Prizrenit, organizatë politike që synonte bashkimin kombëtar. Profesor Kol Margjini menjëherë u zgjodh në Komitetin Drejtues e më vonë nënkryetar i saj me ardhjen e forcave nacionaliste në Prizren, ai mban një fjalim të gjatë sa të gjithë qytetarët u përlotën nga fjala prekëse e autorit, aq sa dhe gratë kërkuan armë për të luftuar zaptuesit gjermanë e serbë që po përgatiteshin të vinin pas tyre, për të luftuar krahas burrave për mbrojtjen e Shqipërise etnike. Gjatë një inspektimi shkollor tek mësuesja Marie Temali (gruaja e të ndierit Gjon Temalit, pushkatuar në vitin 1951 për’’ bombën’’ në ambasadën Ruse) kujton : zoti Margjini , pasi më dëgjoi disa orë mësimi ndër lëndë të ndryshme, për orën e historisë së Shqipërisë më tha : “ … këtë orë do ta zhvilloj unë me nxënësit e tu, ishte tema -Lidhja e Prizrenit. Unë, si bir Kosove, e ndjej shumë rëndësinë e saj.
Në mbarim të orës së mësimit shumica e nxënësve dhe prindërve (ora e fundit e muajit gjithmonë kishte takim me prindër dhe i ftoi edhe ata të merrnin pjesë në mësim) ishin me sy të përlotur. Ai më shumë interpretoi nga shpirti i tij atdhetar, se sa u shpjegoi mësimin, gjë që më sugjestionoi edhe mua si mësuese historie, e qe aq mbresëlënës, sa që atë orë, nxënësit kërkonin tua shpjegoja edhe në orët e tjera për shkak të përkushtimit e patosit atdhetar që foli profesor Kola . Në vitin 1943 Kola qe nënkryetar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit që kishte për pikësynim bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Gjatë kësaj atmosfere janë bërë disa tubime të popullit në sheshin kryesor të qytetit para se të bëhej mitingu në kalanë e Rozafatit. Ka përshendetur Kol Margjini dhe spikat fjala e tij …“… në Shkodrën tonë këndojnë bylbylat, ndërsa në Kosovën e robtue këndojnë qyqet, ne këtë ditë gëzojmë e dëshpërohemi, këndojmë e psherëtijmë; çdo gjë sikur na asht dyzue e përgjysmue, mëndja, zemra, shpirti, vetë trungu i Shqipërisë nanë, por shpresën ne e kemi të madhe, siç thotë Fishta “Po, por nesër me ndihmë të zotit do ta bajmë Shqypnin të lirë” . Ago Agaj, personalitet i shquar në historinë nacionaliste gjatë periudhës 1941-1945, ish-prefekt i Mitrovicës dhe ministër i ekonomisë, që pas luftës jetoi dhe vdiq në Amerikë, në revistën “Zëri i Prishtinës” shkruan : “Në vjeshtën 1924, në mbarim të udhëtimit tim të parë rreth e rrotull, mal më mal, e grykë më grykë të Shqipërisë, dola në majë të malit të Pashtrikut, prej ku me dylbi kundrova me mall Kosovën. Dashurinë për këtë vend ma kishte mbjellë në shpirt, kur po thuaj ala fëmijë , Kol Margjini që m’u bë vëllai i madh në Vienë dhe më vonë do të bëhej profesori-martir i shqiptarizmës në Prizren, viktimë i sllavoshqiptarizmës. Ai dhe Dervish Hima më treguan dhe trimëritë e luanit të Dragobisë, Isa Boletinit, që atëherë ishte bërë legjende e gjallë në tërë evropën”. Në vend të mirënjohjes, arrestohet në Shkodër, në Janar të 1945-ës dhe u dorëzohet serbomëdhenjve për të mos u kthyer më kurrë. Gjykohet me vdekje, i falet jeta duke ia ndërruar dënimin me heqje lirie shumëvjecare. Janë shumë impresionuese dhe domethënëse fjalët e vajzës, Antonetës, kur të atin të lidhur me pranga po e dërgonin në Tuz bashkë me shokë të tjerë që iu drejtua Kolës: “Bac për Shqipni e për Kosovë, bacë!!”. Vdiq pas 5 vjetësh, vuajtjesh në burgun famëkeq të Sremska-Mitrovicës, në Serbi, pa pasur mundësi të ndihmohet prej askujt, larg familjes e të të afërmëve, të cilët nuk e dinë se ku i prehen eshtrat. U shua për atë ideal , për të cilin kishte punuar e luftuar gjithë jetën, martiri i shqiptarizmës.
* Studiues, autor i librit per Kongresin Arsimor te Lushnjes. Pedagog ne Gjimnazi “Jani Nushi” Lushnje(Ne Foto: Engjell Zerdelia)