-Gjenerallejtënant Rrahman Rama u prit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë/ TIRANË, 29 Prill 2016/ Komandanti i Forces se Sigursë së Kosovës-FSK, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, general major Jeronim Bazo, u prit sot, me nderime të larta ushtarake shtetërore në Ministrinë e Mbrojtjes, në Tiranë.