*Albania sanctioned for fielding ineligible player in friendly/
*Partizani “Lamtumire Europe”!
Nga Albano Kolonjari/
Shqiperia humbet takimin miqesor me Luksemburgun 3-0. Eshte ky vendimi i Komisionit te Disiplines prane zyrave te futbollit boteror FIFA. Zyrtaret e FSHF dhe ata te Kombetares se Shqiperise duket se nuk i njohin ligjet e futbollit. Shkak per kete denim eshte bere aktivizimi i mesfushorit Ergys Kace ne takimin Luksemburg-Shqiperi (0-2). Ergys Kace ishte ndershkuar me kartonin e kuq ne ndeshjes e meparshme me Austrine. Ky fakt nuk i ka penguar zyrtaret e FSHF dhe at ate Kombetares se Shqiperise qe ata aktivizojne Ergys Kace ne ndeshjen pasardhese me Luksemburgun. Ne baze te rregullave te FIFA-s Ergys Kace nuk duhej te aktivizohej pasi kartonet e kuq ne ndeshjet miqesore zyrtare vlejne (ne kete rast pezullimin) edhe per ndeshjen pasardhese. FSHF eshte gjobitur per kete rast me nje shume prej 7500 frangash zviceriane. Humbja ne tavoline do te ndikojne negativisht ne renditjen e pergjithshme te Shqiperise. Por problemi eshte se kjo nuk eshte hera e pare qe ekipet tona perfaqesuese denohen nga FIFA apo UEFA per shkak te gabimeve te zyrtareve tane, te cilet jo vetem nuk njohin ligjet, por mesa duket nuk kane as statistika ndeshjes dhe as komunikim zyrtar me FIFA-n dhe UEFA-n ne prag te ndeshjeve nderkombetare. Pak kohe me pare ishte perfaqesuesja U-19 ajo qe humbi ndeshjen ne tavoline 3-0 pasi zyrtaret aktivizuan nje futbollist qe nuk shlyer pezullimin e mbartur nga kualifikueset e meparshme. Nderkohe qe FSHF nuk eshte prononcuar akoma per kete rast edhe pse prej disa ditesh vendimi i Komisionit te Disiplines ndodhet ne zyrat e saj.
***
Albania sanctioned for fielding ineligible player in friendly
The Football Association of Albania (FAF) has been sanctioned for fielding an ineligible player in the international friendly match played between Luxembourg and Albania on 29 March 2016.
The match is declared to be lost by forfeit and awarded 3-0 in favour of Luxembourg, with the FAF also receiving a fine of CHF 7,500 after the FIFA Disciplinary Committee deemed it liable for having breached art. 55 par. 2 of the FIFA Disciplinary Code (FDC).
The sanction relates to the player Ergys Kaçe failing to serve the automatic one-match suspension imposed on him following two cautions received during the preceding friendly match played between Austria and Albania on 26 March 2016 (art. 17 par. 2 of the FDC).
***
Partizani “Lamtumire Europe”!/
FK Partizani e mbylli aventuren e tij europiane me nje ndeshje dinjitoze perballe ekipit rus FC Krasnodar duke barazuar ne Elbasan Arena 0-0. Me kete rezultat nenkampionia e Shqiperise u eleminua pasi kishte humbur takimin e pare me rezultatin e thelle 4-0. Pjesa e pare ishte e barabarte dhe me pak raste shenimi per te dyja skuadrat. Ne pjesen e dyte skuadra ruse FC Krasnodar kerkoi me kembengulje golin e fitores por portieri i Partizanit Alban Hoxha dhe mbrojtja e Partizanit ishin ne lartesine e duhur dhe nuk perseriten gabimet e ndeshjes se pare. Pas takimit tekniku Italian i Partizanit Adolfo Sormani u shpreh
MENDOJME PER TITULLIN KAMPION !
Jam i kenaqur nga ajo çfare skuadra dha ne fushen e lojes, pikerisht kete paraqitje kerkoj nga ekipi. Grupi besoj se eshte gati per te perballuar kampionatin ,por dua te theksoj se nuk jemi ne kampionet e Shqiperise, por jane te tjere, ne do te vazhdojme te punojme fort per tu bere te tille ne fund te kampionatit . Partizani ka 23 vite pa titull dhe presioni ndaj nesh eshte shume i madh si nga tifozeria ashtu edhe nga opinioni sportiv. Dua te theksoj se te gjithe kudershtaret e kampionatit do te kene vleresimin maksimal nga ana jone, ia kam bere dhe do të vazhdoj tia bej te ditur lojtareve se ne do ta nisim kampionatin sikur te jemi skuadra e fundit ne renditje ,pasi e thashe edhe me pare nuk jemi ne kampionët , ne jemi skuadra qe do te luftojme nga java e pare e deri në fund të fitojme titullin kampion. Tek Partizani po ndertohet diçka e rendesishmë e fillojme kampionatin me gojen mbyllur qe ne fund të kemi fatin ti kenaqim te gjithe tifozët tane..
EUROPA LEAGUE / PLAY OFF
FK PARTIZANI – FC KRASNODAR 0 -0
Formacioni: Alban Hoxha , Gezim Xhimi Krasniqi, Idi Batha, Ylber Ramadani,Lorenc Trashi, Labinot Ibrahimi, Agustin Torassa, Arbnor Fejzullahi , Sodiq Atanda, Emiljano Vila, Caleb Ekuban.
Trainer : Adolfo Sormani