UASHINGTON, 13 Prill 2016/ Delegacioni i Republikës së Kosovës i kryesuar nga Ministri i Financave Avdullah Hoti, po merr pjesë në takimet e rregullta vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore, të cilat po zhvillohen në Uashington D C.
Njoftimi i sapodërguar thekson se, përveç pjesëmarrjes në sesionin plenar të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore delegacioni i Kosovës do të zhvilloj takime edhe me zyrtarë të lartë të FMN-së dhe BB-së, me zyrtarë të Departamentit të Thesarit Amerikan dhe përfaqësues të Departamentit të Shtetit Amerikan, homologë të vendeve të ndryshme, si dhe me përfaqësues të institucioneve të tjera financiare ndërkombëtare./b.j/