PRISHTINË, 25 Korrik 2015/.- “Mirënjohje dhe respekt i përjetshëm për dëshmorin dhe heroin e kombit, Enver Zymberin, i cili, katër vite më parë, ra heroikisht në krye të detyrës, në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës”, ka shkruar sot në ‘Facebook’ zv/kryeministri Hashim Thaçi.
Pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU), Enver Zymberi, ka rënë në 25 korrik 2011 në operacionin drejt dy vendkalimeve kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjakë, në veri të Kosovës, për t’i marrë nën kontroll e për vënien e ligjshmërisë.
Në shenjë kujtimi dhe nderi, nesër në qytetin më të madh verior të Kosovës, Mitrovicë, organizohet aktiviteti me moton “Vrapojmë shtigjeve të Enver Zymerit”. /b.j/