Dr. Sylë Ukshini/
Libri i Nikolaus Faulstroh: “Die Balkankrisen von 1908-1914 und die Jugoslawienkonflikte von 1991-1999 im Beziehungsgeflecht der Großmächte”, të cilin po e kërkoja prej kohës, është një studim jashtëzakonisht interesant për mënyrën e trajtimit të ngjarjeve ma kulmore në hapësirën e Ballkanit dhe për qëndrimin e aktorëve ndërkombëtar në dy opeka të ndryshme në të njejtin terrutor. E falenderoj historianin Selver Islamaj që më solli këtë libër nga Vjena.
Në Evropën e sotme, afro 80 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, konfliktet e armatosura janë ende një realitet i trishtuar. Por pse shpie te kjo dhe si duhet të reagojmë në mënyrë që ky zhvillim të mund të parandalohet? Konfliktet e shumta në vendet e Ballkanit të shekujve 19 dhe 20 e bëjnë këtë rajon një fushë interesante kërkimii. Përmes këtij libri lexuesi kupton më të qartë dhe më të kuptueshëm sjelljen e Fuqive të Mëdha dhe aktorëve evropianë. Faulstroh I përshkruan konfliktet në dy epoka të ndryshme në të njëjtin territor. Përkundër dallimeve të mëdha kohore, këtu çuditërisht ka shumë paralele. Rezultati i ndryshëm i konflikteve është tema kryesore e punës. Pjesa e fundit përshkruan agresionin rus në Krimenë e Ukrainës, e cila sot përsëri shkakton tensione ndërkombëtare dhe kështu tregon sfidat aktuale në politikën evropiane të sigurisë.