Nuk mund ta falesh ate qe nuk e pranon gabimin, nuk pendohet, ate qe nuk te kerkon falje/
NGA SADIK ELSHANI/
Te dielen me 28 gusht ne fshatin Mushtisht te Suharekes/Therandes ndodhi nje proteste, ballafaqim ne mes te banoreve te ketij fshati dhe policise se Kosoves. Banoret me te drejte po protestonin, po pengonin ardhjen e tre autobuseve me “pelegrinet” serbe, ish banore te fshatit Mushtisht. Keta jane po te njejtit serbe, qe e ndezen flake fshatin Mushtisht, fshatin ku jetonin me fqinjet e tyre shqiptare. Jane te njejtit serbe qe vrane e masakruan fqinjet e tyre, me te cilet jetonin ne fqinjesi, harmoni te mire gjer para trazirave, cmendurive te viteve te 90-ta te shekullit te kaluar. Eshte i arsyeshem dhe i pritshem reagimi, indinjata (zemerata) e thelle e banoreve te Mushtishtit pas gjithe atyre traumave, tmererve, krimeve, tragjedive qe ata kane pesuar nga fqinjet e tyre serbe, te perkrahur nga elementet me kriminele te grupeve paramilitare serbe, skuadrave te vdekjes. Keta nuk jane pelegrine, por jane provokues qe trazojne plaget ende te pasheruara te shqiptareve. Eshte lehte t’i kritikosh, t’i denosh veprimet, qendrimet e banoreve te Mushtishtit, por nuk eshte edhe aq e lehte ta ndiesh dhimbjen e tyre, t’i perjetosh traumat e tyre. Ata qe ia vene flaken fshatit te tyre, nuk e duan ate fshat. Ata qe i vrane e i masakruan fqinjet e tyre, nuk mund t’i duan fqinjet e tyre dhe nuk mund te jetojne me se bashku sikur te mos kishte ndodhur asgje. Nuk mund te kthehen ne vendin e krimit e te vazhdojne jeten te patrazuar.
Raste te tilla po ndodhin here pas here ne Kosove, si ne Gjakove e vende te tjera. Por keto jane vetem simptomet (shenjat) e problemeve me te thella qe ka Kosova me Serbine. Organet e qeverise vendore ne Suhareke/Therande dhe asaj qendrore ne Prishtine, policia e Kosoves nuk duhet te lejojne raste te tilla provokuese. Vizita te tilla mund te kryhen vetem me pelqimin, miratimin e banoreve te Mushtishtit. Para se te behet kthimi i ketyre personave duhet te permbushen disa kushte:
- Serbia duhet te kerkoje falje publike, dhe jo vetem sa per te lare gojen, por duke treguar me vepra.
- Duhet t’i pranoje e t’i denoje te gjitha krimet qe jane kryer ndaj shqiptareve.
- Duhet t’i arrestoje e t’i nxjerre para drejtesise te gjithe kriminelet qe kane kryer krime ne Kosove.
- Te angazhohet per zbardhjen e fatit te te pagjeturve.
- T’i paguaje te gjitha demet e luftes, material e shpirterore, qe ka bere ne Kosove.
- Te heqe dore nga Kosova dhe ta njohe ate si shtet te pavarur
Udheheqesit e korruptuar te Kosoves (pozite – opozite), te dhene pas ineresave vetjake (personale), te zhytur ne vjedhje, korrupsion e pasurim te paligjshem, nuk jane duke u marre me ceshtjet madhore, problemet jetike te Kosoves. Ne marredheniet, negociatat me Serbine sillen sikur te mos kishte ndodhur asgje ne mes nesh, sikur nuk eshte ajo Serbi qe na ka djegur e pjekur me dekada (dhetevjecare) te tere. Edhe nderkombetaret kur jane duke pare se kane te bejne me udheheqes pa dinjitet, joserioze e teper servile, atehere u kerkojne atyre te nenshkruajne marreveshje qe jane te papranueshme dhe te demshme per Kosoven dhe ardhmerine e saj. Udheheqesit e shtetit te Kosoves duhet te jene me kembengules ne mbrojtjen e interesave te Kosoves dhe popullit te saj dhe te mos behen puthadores te askujt. Ne u jemi perjete mirenjohes miqve tane per te gjitha perpjekjet qe kane bere per lirine e Kosoves, por tani te mos mundohen te na fusin dy kembet ne nje kepuce. Te mos mundohen te vene shenjen e barazimit ne mes te viktimes dhe sulmuesit (agresorit). Problemet, ceshtjet tona askush nuk mund t’i dije me mire se vete ne. Nje fjale e urte shqipe thote: Mikun prite mire, nderoje, por zot shtepie mos e bej.
Shqiptaret, si njeri nder popujt me te vuajtur te kontinentit europian, deshirojne te jetojne te qete, te ndertojne jeten e tyre, te ardhmen e tyre. Shqiptaret deshirojne te jetojne ne fqinjesi te mire me te gjithe fqinjet e tyre. Por me njerin nga keta fqinjet, Serbine, kemi nje konflikt mese njeshekullor, mosmarreveshje te thella per shume ceshtje ende te pazgjidhura. Ky fqi duhet t’i plotesoje kushtet qe u ceken me lart dhe shume detyrime te tjera. Bashkimi Europian ka filluar te na trajtoje sikur ne jemi problem, ne jemi ata qe po prishim pune, ne jemi agresori dhe jo viktima. Ndersa Serbine e perkedhelin, sic e kane perkedhelur gjithmone. Dhe mundohen te na bindin se duhet te falim, duhet t’i harrojme te gjitha ato trauma, krime, tragjedi neper te cilat kaloi populli yne – ta harrojme gjenocidin. Shqiptaret dine te falin dhe duan te falin. Por nuk mund ta falesh ate qe nuk te kerkon falje, qe nuk i pranon gabimet, krimet dhe nuk pendohet per to, nuk zotohet se nuk do t’i perserise me kurre.
Veriu i Kosoves ende eshte i pushtuar nga Serbia. Qeveria e Kosoves nuk e ushtron autoritetin e saj ne kete pjese te teritorit te saj. Askush nuk po angazhohet, shqetesohet per kthimin e shqiptareve ne shtepite e tyre ne pjesen veriore te Kosoves, per bashkimin e Mitrovices. Gati per 17 vite nuk mund te hapej nje ure mbi lumen Iber, ure qe e mbane te ndare Mitrovicen. Me mijera familjare ende nuk e dine fatin e me te dashurve te tyre. Ndeersa Bashkimi Europian ngul kembe per krijimin e Asociacionit te Komunave Serbe duke i dhene hartes se Kosoves pamjen e lekures se leopardit.
Te gjitha konfliktet, lufterat perfundojne nje dite. Por ka nje ecuri se si pajtohen palet, popujt e perfshire ne keto konflikte, nganjehere shumeshekullore. Edhe disa nga popujt me te qyteteruar e me te zhvilluar te Europes kane patur periudha te errata ne historine e tyre dhe me veprimet e tyre te cmendura e ndezen flake tere kontinentin europian, jo me larg se 75 vite me pare. Por keta popuj, keto shoqeri i pranuan, i denuan krimet e tyre dhe u zotuan se ato kurre nuk do te perseriten me. Sot Gjermania eshte forca, shtylla kryesore e Bashkimit Europian.
Prandaj, sa me pare qe Serbia t’i pranoje e t’i denoje gjithe ato krime qe i ka bere ne emer te Serbise se Madhe, nacionalizmit te cmendur, aq me mire per kontinentin europian, rajonin ballkanik dhe vete Serbine. Hapi i pare: Te pranohen, te denohen gabimet, ne kete rast, krimet shume te renda kunder njerezimit. Hapi i dyte: Te kerkohet falje e sinqerte (cilter) dhe te punohet me perkushtim qe ato krime te mos perseriten kurre. Per kete duhet guxim dhe ndergjegje e paster qe ne kete cast te dyja jane duke munguar ne Serbi. Ata ende vazhdojne te fajesojne te tjeret dhe jo veten e tyre. Kur e pranon mekatin edhe shpirti shlirohet, shpelahet. Kete kerkese nderkombetaret duhet t’ia bejne Serbise vazhdimisht
Jo kthim ne vendin e krimit per ata qe i kane kryer vete ato krime. Plaget ende jane te fresketa, ende nuk jane zene mire, ende nuk jane sheruar dhe nuk duhet te happen perseri.
Philadelphia, 30 gusht, 2016
Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.