Nga Albano Kolonjari.
Diten e merkure Kukesi mposhti Skenderbeun me rezultatin 3-1 dhe fitoi Superkupen e Shqiperise. Te dyja skuadrat zbriten ne fushen e lojes nen drejtimin e dy tranjereve te rinj. Skenderbeu Kampion nen drejtimin e ish teknikut te Partizanit italianit Andrea Agostinelli, ndersa Kukesi nen drejtimin e Ernest Gjoka. Gjithashtu te dyja skuadrat paten ne perberje prurjet e reja te merkatos verore. Pjesa e pare e ketij takimi u mbyll ne barazim 1-1. Ne te 27 minute do te ishte Dvornekovic ai qe do te kalonte kuksianet ne avantazh. Por tre minuta me vone ne te 30 ‘ Fukui barazon shifrat ne 1-1. Pjesa e dyte ishte me e luftuar, por kuksianet tregohen me te sakte. Ne te 74’ Emini e dergon topin per here te dyte ne porten e mbrojtur nga portiere “korcar” Shehi. Ne te 91’ do te jete sulmuesi kroati Pejic ai qe do te coje rezultatin ne 3-1 dhe vulosur fitoren per verilindoret. Pas perfundimit te ketij takimi tekniku i Kukesit Ernest Gjoka u shpreh:”Ndihem mire per fitimin e ketij trofeu. Eshte nje fillim i mire. Fitimi i Super Kupes tregon se jemi nje ekip i mire. Synimet tona per sezon in e ri eshte fitimi i titullit Kampion. Ose fitojme titullin ose iki une”. Nderkohe qe tekniku i Skenderbeut Andrea Agostinelli u shperh se:”Jam i kenaqur me skuadren. Kemi bere shume ndryshime. Mici dhe Jashanica nuk ishin 100% ne formen e tyre. Idrizi nuk arriti te luante per aresye demtimi. Sulmi luajti shume mire krijoi raste por nuk arriti te shenonte ne rastet qe na u paraqiten. Kundershtari luajti ne kundersulm dhe na zuri ne befasi duke shfrytezuar edhe faktin qe mbrojta nuk eshte ajo e sezonit te kaluar dhe eshte ne ndertim ne siper”.
Kukësi: Koliçi – Arbri, Shameti, Alla, Hallaçi – Dvornekoviç, Hasani, Musolli, Carioca – Pejic, Emini.
Skënderbeu: Shehi – Radas, Jashanica, Osmani, Mici – Lilaj, Orelesi – Fukui, Sergio, Gavazaj – Salihi.